PASTËRTIA
Lavdëruar qoftë Zoti i Plotfuqishëm i Cili ka pushtet mbi çdo gjë dhe është i pastërt nga çdo e metë dhe nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij.
E falënderojmë All-llahun dhe jemi mirënjohës e kërkojmë ndjesë e falje prej Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç All-llahut që na bëri të dashur neve besimin dhe i zbukuroi shpirtërat tonë me te, dhe na bëri neve ta urrejmë mosbesimin dhe abuzimin e bërjen e veprave të liga.
Dëshmojm se Muhammedi është i dërguari i Zotit dhe robi i Tij, e dërgoi ate me fenë më të përsosur për njerëzit e mirë. O Zot bekoje Muhammedin a.s,., familjen e tij, shokët e tij dhe ata që e ndjeken rrugën e tij.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluari kemi folur….ndërsa në hytben e sotme do të flasim për pastërtin.
Muslimanët dhe muslimanet e kanë obligim të domosdoshëm – farz pastrimin. Kjo gjë shihet nga kjo se nuk guxojnë të hynë në namaz duke qenë të papastërt ose pa abdest, e në rast se nuk ka ujë, atëherë të marrë tejemum pastrim me dhe.
All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
.... مَا يُرِيدُ اللّهُ لِيَجْعَلَ عَلَيْكُم مِّنْ حَرَجٍ وَلَـكِن يُرِيدُ لِيُطَهَّرَكُمْ وَلِيُتِمَّ نِعْمَتَهُ عَلَيْكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ.
“…All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t'ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t'ju pastrojë (prej mëkatëve), t'ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t'i falënderoheni.”{Maide, 6}.
Kur’ani nuk kërkon prej nesh që ta pastrojmë trupin, teshat, banesat, oborret dhe gjithçka që na rrethon, por edhe pastrimin e shpirtit
Në Kur’an All-llahu xh.sh., thotë:
.... إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ.
“…All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme.”{Bekare, 222}.
Kemi edhe shumë hadithe të Muhammedi a.s. që na flasin për pastërtinë.
Muhammedi a.s., thotë: “ Islami është fe e pastërtë, prandaj bëhuni edhe ju të pastërt, ngase në xhenet do të hynë vetëm të pastërtit”.
Muhammedi a.s., ka thënë në një hadith:”Pastërtia është pjesë e besimit (imanit).”
Marrja e abdesit nuk është vetëm pastrim i trupi por është edhe pastrim moral, është shlyes i gabimeve. Pejgamberi a.s., ka thënë:”A doni të dini çka ju shlyen mëkatet dhe ju lartëson gradat te All-llahu xh.sh.,”? Ata thanë:”Po, o i dërguari i All-llahut?” Marrja abdes me rregull, ecja largë për të shkuar e falur në xhami, dhe pritja e namazit tjetër pas faljes së namazit, ky është shpëtim”.
Zoti xh.sh., në Kur’an thotë:
يَا بَنِي آدَمَ خُذُواْ زِينَتَكُمْ عِندَ كُلِّ مَسْجِدٍ....
“O bijtë e Ademit, vishuni bukur kur të shkoni në xhami për çdo namaz (lutje)…”{Araf, 31}.
Xhamia ishte vendi kryesor për mbledhjen e muslimanëve për çdo çështje, pra kërkohet prej muslimanëve që të mbajnë vehten bukur, kur të dalin në shoqëri, dhe të vishen mirë mbrenda mundësive të tyre edhe t’i kenë rrobet (teshat) të pastra.
Njëri prej ajeteve të para të Kur’anit që i zbriti Muhammedit a.s., është ky ajet i cili thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:
يَا أَيُّهَا الْمُدَّثِّرُ. قُمْ فَأَنذِرْ. وَرَبَّكَ فَكَبِّرْ. وَثِيَابَكَ فَطَهِّرْ.
“O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd! Dhe rrobat tua pastroi!”{Mudethir, 1-4}.
Muhemmdi a.s., ka thënë:”Zoti është i mirë dhe i don të mirët, Zoti është i pastërt dhe i don të pastërtit, Zoti është i ndershëm dhe i don të ndershmit”.
O musliman, le të jemi të pastër në shpirtë, në mendje, në trup e ne rrobe dhe të kujdesemi për ruajtjen e pastërtisë dhe shëndetit.
Zoti na bëftë prej atyre që veprojnë si na ka urdhëruar Kur’ani dhe na ka porositur Muhammedi a.s., që të ruajn shpirtin dhe trupin nga çdo e ligë.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.