PËRKUJTIMI I  VDEKJES

Lavdëruar qoftë Zoti i Plotfuqishëm i Cili ka pushtet mbi çdo gjë dhe është i pastërt nga çdo e metë dhe nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij.
E falënderojmë All-llahun dhe jemi mirënjohës e kërkojmë ndjesë e falje prej Tij.
Dëshmojm se nuk ka Zot tjetër veç All-llahut që na bëri të dashur neve besimin dhe i zbukuroi shpirtërat tonë me te, dhe na bëri neve ta urrejmë mosbesimin dhe abuzimin e bërjen e veprave të liga.
Dëshmojm se Muhammedi është i dërguari i Zotit dhe robi i Tij, e dërgoi ate me fenë më të përsosur për njerëzit e mirë. O Zot bekoje Muhammedin a.s., familjen e tij, shokët e tij dhe ata që e ndjeken rrugën e tij.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur ….ndërsa në hytben e sotme do të flasim për përkujtimin e vdekjes.
Thotë All-llahu xh. sh., në Kur’an: 
كُلُّ نَفْسٍ ذَائِقَةُ الْمَوْتِ ثُمَّ إِلَيْنَا تُرْجَعُونَ
“Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.”{Ankebut, 57}.
Pastaj ajeti tjetër.
وَلِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌ فَإِذَا جَاءَ أَجَلُهُمْ لا يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً وَلا يَسْتَقْدِمُونَ
“Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t'u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë.”{El-Araf, 34}.
Nga kjo mund të kuptohet se frymëmarrjet njerëzore në këtë jetë janë të caktuara. Me përfundimin e jetës, marrin fund edhe veprat njerëzore dhe njeriu kalon prej kësaj jete në një jetë tjetër.
Duke qenë në një pozitë të lartë, njeriu me dhënein e shpirtit, apo me kalimin e kësaj jete, do të hyjë në barkun e tokës prej së cilës është krijuar për herë të parë e do t’i kthehen shokë, të afërmit,  djemë apo baballarë, a do të mbetet i vetmuar, vetëm me ato vepra që i ka përgatitur, të mira apo të këqija (Zoti  na e bëftë lehtë).
Mbulesa e njeriut është dheu, ndërsa munker melekët do ta bëjnë sual (në pytje): Kush është Zoti yt? Kush është Pejgamberi yt? Cila është feja e jote? E nëse është fjala për njeri të mirë, do të përgjigjet:”Zoti im është All-llahu; Pejgamberi im është Muhammedi dhe feja ime është Islami”. Nëse e jep përgjigjen e saktë, atëherë atij varri i bëhet një kopsht prej kopshteve të Xhennetit. E nëse nuk u jep përgjigje melekëve, atëherë atij i nisen të ligat e mundimet, i niset adhabi (dënimi) dhe varri i bëhet një gropë prej gropave të Xhehennemit – ruana Zot!
Lidhur me këtë Pejgamberi a.s., ka thënë:
إِنَّمَا أَلْقَبْرُ رَوْضَةٌ مِنْ رِيَاضِ الْجَنَّةِ أَوْ حُفَرَةٌ مِنَ حُفَرِ النَّارِ.
“S’ka dyshim se varri është një kopsht prej kopshteve të Xhennetit apo një gropë prej gropave të Xhehennemit.” (transmeton Termidhiu).
Pra, vëllezër besimtar, dhashtë All-llahu që varret tona të bëhen kopshte të Xhennetit, e jo gropa të Xhehennemit. Pas kësaj të vdekurit qëndrojnë në varre, derisa te vijë Dita e Kijametit, dita e llogarisë, dita e hesapeve, dita kur njeriu ik prej vëllait të vet, prej nënës së vet, prej babait të vet, prej shoqës së vet dhe prej fëmijëve të vet.
Këtë na e bën të ditur All-llahu xh.sh., në Kur’anin fisnik:
يَوْمَ يَفِرُّ الْمَرْءُ مِنْ أَخِيهِ . وَأُمِّهِ وَأَبِيهِ . وَصَاحِبَتِهِ وَبَنِيهِ
“Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet. Prej nënës dhe prej babait të vet. Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet.”{Abese, 34-36}.
Pra, me këtë kuptohet se vëllai po e kërkon nga vëllai hakun që i ka takuar, e nëna kërkon hakun dhe respektin e vet që i ka takuar nga fëmijët e vet, por edhe babai do ta kërkojë prej bijve e bijave të veta atë që i ka takuar, e kështu me radhë. Kjo na paralajmëron se nuk mund t’ia marrim të drejtën askujt qoftë edhe sa grimca, por duhet të përgatitemi për ditën e nesërme (Kijametin), siç porosit All-llahu xh.sh., në Kur’an:
يَوْمَ لا يَنْفَعُ مَالٌ وَلا بَنُونَ. إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ
“Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.”{Esh-Shuara’e, 88-89}.
Për besimtarët muslimanë, për ata që bëjnë amele (punë të mira), për ata që i zbatojnë urdhrat e All-llahut. All-llahu xh.sh., thotë në Kur’an:
وَسِيقَ الَّذِينَ اتَّقَوْا رَبَّهُمْ إِلَى الْجَنَّةِ زُمَراً حَتَّى إِذَا جَاءُوهَا وَفُتِحَتْ أَبْوَابُهَا وَقَالَ لَهُمْ خَزَنَتُهَا سَلامٌ عَلَيْكُمْ طِبْتُمْ فَادْخُلُوهَا خَالِدِينَ
“E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te xhenneti, e kur arrijnë aty, dyert e tij i gjejnë të hapura dhe roja e tij u thotë atyre: "Selamun alejkum" - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.”{Ez-Zumer, 73}.
Kurse, për jobesimtarët All-llahu xh.sh., thotë:
قِيلَ ادْخُلُوا أَبْوَابَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا فَبِئْسَ مَثْوَى الْمُتَكَبِّرِينَ
“U thuhet: "Hyni nëpër dyer të xhehennemit, aty do të jeni përgjithmonë, sa vend i keq është për kryeneçt (për kryelartët)!”{Ez-Zumer, 72}.
Thënë shkurt, kjo botë është urë kaluese, exheli i njeriut është i fshehur, qëndrimi në këtë jetë ka llogarinë në Ditën e Kijametit, në Ditën e Mahsherit, në të cilën do të vijnë fletoret e shënuara me veprat tona, ku vetë do të shohim çka kemi punuar! Jobesimtarëve shënimet u vinë nga pas – ruana Zot! Mëkatarëve do t’u vinë nga e majta – ruana Zot! Kurse besimtarëve musliman të cilët bëjnë lutje e ibadete, shënimet do t’u vijnë nga e djathta.
Këto fjalë më së miri na i përkujtojnë ajetet e Kur’anit ku All-llahu xh.sh., thotë:
فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ. فَسَوْفَ يُحَاسَبُ حِسَاباً يَسِيراً. وَيَنْقَلِبُ إِلَى أَهْلِهِ مَسْرُوراً.
“E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta. Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë. Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.”{El-Inshikak, 7-9}.
Ndërsa për mëkatarët apo jobesimtarët All-llahu xh.sh., thotë:
وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ وَرَاءَ ظَهْرِه. فَسَوْفَ يَدْعُو ثُبُوراً. وَيَصْلَى سَعِيراً.ِ
“E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës. Ai do t'i ndjellë vetes shkatërrim.Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.”{El-Inshikak, 10-12}.
Prandaj, njerëzit e mirë e të mençur nuk mashtrohen në këtë botë por bëjnë vepra të mirë, i kryejnë obligimet që na i ka urdhëruar All-llahu xh.sh., dhe Muhammedi a.s., dhe largohen prej atyre që All-llahu xh.sh., na i ka ndaluar.
Pra, e lusim All-llahun xh.sh., që shënimet tona të na vinë nga ana e djathtë e të jemi të gëzuar e të kënaqur me veprat e mira të cilat i kemi bërë. Amin. 

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.




Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.