SADAKAJA

Falënderimet tona kulmore i takojnë vetëm All-llahut xh.sh., i Cili krijoi këtë gjithësi, i pa fillim dhe i pa mbarim, i përjetëshëm dhe i pa vdekshëm është lartë Madhëria e Tij, Atë e falënderojnë çdo gjë që është në tokë dhe në qiell. Dëshmoj me gjuhë dhe vërtetojë me zemër e vepra se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij, paqja, mëshira dhe rahmeti i Zotit qofshin mbi shpirtin e tij mbi famijlen e tij, shokët e tij dhe gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tija deri në amshim.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur….(rëndësin e leximit të Kur’anit) ndërsa në këtë hytbe të shkurt por përmbajtësore do të flasim për Sadakanë, duke u bazuar dhe mbështetur në argumentet nga Kur’ani dhe Sunneti i Muhammedit a.s.
All-llahu i Lartësuar në librin e Tij të shenjtë:
لَنْ تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّى تُنْفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ شَيْءٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيم
“Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.”{Ali Imran ,92}.
الشَّيْطَانُ يَعِدُكُمْ الْفَقْرَ وَيَأْمُرُكُمْ بِالْفَحْشَاءِ وَاللَّهُ يَعِدُكُمْ مَغْفِرَةً مِنْهُ وَفَضْلًا وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
“Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.”{Bekare, 268}.
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تُبْطِلُوا صَدَقَاتِكُمْ بِالْمَنِّ وَالْأَذَى كَالَّذِي يُنفِقُ مَالَهُ رِئَاءَ النَّاسِ وَلَا يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ...
“O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk e beson All-llahun dhe as botën tjetër…”{Bekare, 264}.
Gjithashtu Muhammedi a.s., në lidhje më sadakanë thotë: Ishte një herë duke qëndruar më mesin e njerëzve dhe tha: Nuk ka njeri i cilin nuk mund të jep sadak (lëmoshë) të pranishmit i thanë. Ja resul All-llah, filani apo filani nuk ka pasuri dhe nuk ka mundësi të japë sadakë, nuk është e tërë sadaka vetëm në pasuri, dhe nëse një fjalë të mirë  që ja thua dikujtë, edhe nëse dikënd e udhëzon në punë të mira, apo e ndalon nga punët e këqija, apo dikujt i tregon ndonjë të mirë edhe ajo është sadakë, e këtë ka mundësi ta bëjë çdo njëri, plaku, dhe i riu, mashkull apo femra.
“Në çdo ditë që lind dielli, All-llahu dërgon dy melekë që thërrasin:dhe ata i dëgjojnë të gjitha krijesat e qiejve dhe të tokës, përveç njerëzit dhe xhinët dhe thonë: O ju njerëz, mirësevin tek Zoti i juaj, e pakta e mjaftueshme është më e mirë se e shumta e padobishme (dhe thonë Melaiket) O All-llah zëvendësoja atij  që shpërndanë dhe shtoja (pasurinë), dhe pakësoja atij që nuk ndanë dhe bëja të pa vlefshme atë që ka (nga pasuria)”.
“Çdo musliman që ndan sadaka natën apo ditën, është i ruajtur nga vdekja e papritur, nga kafshimet dhe nga shkatërrimet”.
“Ai popull që thyen besën dhe marrëveshjet, All-llahu i sprovon me përhapjen e vrasjeve, dhe nëse përhapet imoraliteti (prishja morale), All-llahu përhap tek ata vdekjen, dhe ai popull që ndalon zekatin (sadakanë) All-llahu do t’ia ndaloj shiun”.
“Një melek thërret në dyert e qiellit(çdo ditë): Kush ndan sot, do ta gjejë nesër”.
“Tregtinë e shoqërojnë fjalët e kota, betimet dhe gënjeshtrat, dhe ajo vetëm me sadaka mund të  pastrohet”.
Ruajuni nga zjarri edhe me një gjysëm kokrre hurme. Ai që ju kërkon mbrojtje për hirë të All-llahut mbrojeni, ai që ju kërkon lëmosh për hirë të All-llahut jepni, ai që ju fton juve përgjigjuni, ai që ju bënë një të mirë shpërblejeni, dhe nëse nuk keni mundësi atëherë lutni për te.
Sadakaja e zbutë zemrimin e All-llahut xh.sh., dhe largon vdekjen e keqe. Zeqati e pastron pasurin ndërsa sadakaja e shtonë pasurinë.
“Kur All-llahu xh.sh., e krijoi tokën, ajo rrëshqiste dhe All-llahu krijoi malet, dhe toka u stabilizua, ndërsa Melaiket të çuditura pyeten All-llahun e Lartësuar: O All-llah, a ke krijuar krijes më të fortë se sa malet? Po thotë: hekurin! A ke krijuar krijes më të fortë se sa hekurin? Po i thotë, zjarrin. A ke krijuar krijes më të fortë se sa zjarrin? Po i thotë, ujin. A ke krijuar krijes më të fortë se sa ujin? Po i thotë, erën. A ke krijuar krijes më të fortë se sa erën? Po i thotë, sadakaja që jep biri i Ademit, që nuk e dinë dora e majtë se sa ka thënë dora e djathtë”.
Thuhet: Ai që ndalohet nga pesë gjëra të shëmtuara,  All-llahu do t’ia ndalojë edhe pesë tjera:
-        Ai që nuk ndanë zekatin, All-llahu nuk ja ruan pasurin.
-        Ai që nuk ndanë sadaka, All-llahu nuk ja ruan shëndetin.
-        Ai që nuk jep 1/10 e prodhimit të tokës, All-llahu ja ndalon bereqetin e tokës.
-        Ai që nuk lutet, All-llahu nuk i përgjigjet.
-        Ai që është përtac ndaj namazit, e ka vështirë të thotë shahadetin në prag të vdekjes.

Sadakaja lavdërohet për pesë gjera në dynja, dhe pesë në ahiret: të dynjasë janë.
-        E pastron pasurin.
-        Pastron trupin prej gjynaheve.
-        Largon belatë dhe sëmundjet.
-        Shtonë kënaqësi tek të varfërit.
-        E shton bereqetin në pasuri.
Ndërsa në ahiret është e lavdërueshme:
-        Sadakaja i bëhët hije atij që e ndanë, në atë temperaturë të lartë.
-        Bëhet shkak që të kesh një llogari të lehtë
-        Është e rëndë ne peshoren e punëve te mirë.
-        Urën e Siratit e kalon me lehtësi dhe shpejtësi.
-        Ta shtonë graden e lartë ne xhennet.
All-llahu xh.sh., na bëftë prej atyre që japin nga pasuria e tyre zeqatin dhe sadakën, dhe na bëftë prej atyre që ua ruan dhe ua shtonë pasurin, dhe bereqetin.

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.