MBI  VLEREN E AGJËRIMIT TË GJASHTË DITËVE TË  MUAJIT SHEVALIN

Falënderimet i takojnë All-llahut xh.sh., i cili na krijoi në formën më të bukur dhe më të përsosur, na paisi me virtyte të larta morale e njerëzore, me mendje dhe logjikë  na dalloi nga krijesat e tjera. Gjithashtu selavatet dhe përshendetjet tona kofshin për Pejgamberi a.s., familjen, shokët e tij dhe mbi të gjithë besimtarët e besimit Islam.
Në hytben e kaluar kemi folur për ….. ndërsa në këtë hytbe do të flasim për agjërimi dhe vlerën e gjashtë ditëve të muajit Sheval.
Hytbja flet për muajin Sheval. Ky është muaji i dhjetë me rend sipas vitit musliman. Siç e dim se muaji i kaluar ishte Ramazani. Muslimanët këtë muaj e kanë agjëruar. Për të mos harruar muslimanët agjërimin dhe për të mos u kthyer në rrugën të gabuar, Muhammedi a.s., ka thënë në një hadith :
“Kush agjëron muajin e Ramazanit e në muajin  Sheval i agjëron edhe gjashtë ditë, do ta ketë sevape sikurse me agjëruar terë kohen (terë vitin)”.
Me këtë Muhammedia a.s., na tregon sevapin e madhë që arrin besimtari me agjërimin në Sheval, sepse ky agjërim vërteton se besimtari nuk është mërzitur me Ramazan dhe se nuk është lodhur nga ibadeti, por gjithmon është në gjendje gatishmërie që të agjëron edhe Ramazanat e ardhshëm dhe ti pret me kënaqësi.
All-llahu xh.sh., thotë në Kur’an:
فَإِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا إِنَّ مَعَ الْعُسْرِ يُسْرًا فَإِذَا فَرَغْتَ فَانصَبْ وَإِلَى رَبِّكَ فَارْغَبْ
“E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. E kur ta kryejsh (obligimin), atëherë mundohu me adhurim (All-llahun). Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!”{El-inshirah, 5-8}.
All-llahu xh.sh., thotë në Kur’an:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّبِعُوا خُطُوَاتِ الشَّيْطَانِ وَمَن يَتَّبِعْ خُطُوَاتِ الشَّيْطَانِ فَإِنَّهُ يَأْمُرُ بِالْفَحْشَاء وَالْمُنكَرِ...
“O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të shejtanit, pse kush ndjek gjurmët e shejtanit ai urdhëron (për në punë të turpshme dhe te këqija) për të shëmtuara e të irituara….”{En-nur, 21}.
Imam Muslimi dhe Termidhiu në koleksionet e veta të haditheve, shënojnë hadithin të cilin e transmeton Ibni Mesudi se Muhammedi a.s., ka thënë:
“Më të vërtet All-llahu është i bukur dhe Ai (All-llahu) i don çdo gjë të bukur”.
Ne tani pyesim, a thua ne a jemi të bukur, për të na dashur All-llahu xh.sh. Njeri fisnik është ai që ka shpirt fisnik, e njeri i bukur është ai që ka turp të bukur. Qëllimi në këtë hadith është se njeriu të ketë shpirt fisnik e trup të bukur. Shpirti fisnik është të ai njeri i cili është i butë, i sinqert, o ndershëm dhe tjetrit ia dëshiron atë që ia dëshiron vetit. Trupi i bukur është të ai njeri i cili e ruan shëndetin e vet, nuk e lodh trupin me punë të tepruara, me ushqime të tepruara etj.
Muhammedi a.s., thotë: “I mençur është ai njeri, i cili vet me vetin i qeron hesapet dhe përgatitet për jetën pas vdekjes, e i marrë është ai i cili ia lëshon frejtë epsheve të tij dhe shkon pas kërkesave të epshit, e pastaj shpreson se All-llahu xh.sh., do t’i ndihmon”.
All-llahu xh.sh., mund t’i ndohmoj gjithëkujt nëse dëshiron por edhe nga njeriu mvaret se a e meriton këtë ndihmë.
Kush nga ne ka të meta dhe mungesa nga këto urdhëra  le të mundohet që sa më parë t’i përmirësoi. Muaji i Ramazanit na ka frenuar që mos t’i kënaqim jashtë masës epshet tona.
O All-llah Ty të drejtohem dhe Ty të lutemi që Ti të na drejtosh në rrugën e atyre me të cilët Ti je i kënaqur Amin.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.

Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.