SINQERITETI

Lavdëruar dhe falënderuar qoftë Zoti xh.sh., i cili i lartëson të sinqertit dhe i forcon me ndihmen e Tij besimtarët. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut xh.sh., të Vetëm dhe të pashokë: te Ai lartësohen fjalët e mira dhe veprat e mira. Dëshmoj se Muhammedi a.s., është rob dhe i dëguari i Tij i cili është shembull ideal për sinqeritet dhe drejtësi.
Vëllezër të nderuar jemi duke folur për disa nga cilësit e besimtarëve në hytben e kaluar kemi folur për turpin(marren) ndërsa në hytben e sotme do të flasim për sinqeritetin. 
All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَكُونُوا مَعَ الصَّادِقِينَ
“O ju që besuat! Ta keni në kujdes (në hatër) All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit.”{Tevbe, 119}.
Njëra nga karakteristikat e cilësit e dukshme të muslimanit është sinqeriteti në fjalë dhe në vepra. Shumë muslimani e kuptojnë sinqeritetin vetëm atë që lidhet me gjuhën, por besimtari duhet të jetë i sinqertë në gjuhë (në të folur), në zemër dhe në punë. Sinqeriteti është një shpatë në dorën e besimtarit, kudo që ta vëndosësh pret pengesat që pengojnë drejtë rrugës për tek All-llahu i lartësuarë. Sinqeriteti është çelsë i të gjitha punëve të mira, i të gjitha çështjeve shpirtërore të besimtarit. Pra, kur besimatrët  vishen me petkun e sinqeritetit mund të ecin me hapa të shpejtë drej gradave të lartësuara të besimit, sepse sinqeriteti është forcë shtytse e cila e shtynë besimtarin drejtë punëve dhe veprave të mira.
Sinqeriteti është arma që lufton shejtani për të shpëturë prej vesveseve që e mbrojnë besimtarin nga mashtrimet dhe intrigat e tij, sikurse i humbë shpresat edhe shejtani nga humbja e tij. Sinqeriteti i dhuronë besimtarit qetësi në zemër, kthjelltësi në mendime, përderisa gënjeshtra shkakton shqetësin dhe lëkundje në besimin e tij. 
Ai që veprat e veta i bënë sa për sy e faqe, shikon nga njerëzit që t’i mashtrojë ata dhe të mendojnë mirë për ta, dhe nuk shikon nga Krijuesi i tij, shpreson nga njerëzit atë që e shpreson i sinqerti nga Krijuesit  i tij.
Thotë All-llahu xh.sh., në disa vende në Kur’an:
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَكُونُوا مَعَ الصَّادِقِينَ
“O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit.”{Tevbe, 119}.
مِنَ الْمُؤْمِنِينَ رِجَالٌ صَدَقُوا مَا عَاهَدُوا اللَّهَ عَلَيْهِ فَمِنْهُمْ مَنْ قَضَى نَحْبَهُ وَمِنْهُمْ مَنْ يَنْتَظِرُ وَمَا بَدَّلُوا تَبْدِيلًا
“Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë All-llahut xh.sh., e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.”{Ahzabë, 23}.

طَاعَةٌ وَقَوْلٌ مَعْرُوفٌ فَإِذَا عَزَمَ الْأَمْرُ فَلَوْ صَدَقُوا اللَّهَ لَكَانَ خَيْرًا لَهُمْ
“Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte më e mirë për ta). E kur çështja (e luftës) të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.”{Muhammed, 21}.

قَالَ اللَّهُ هَذَا يَوْمُ يَنفَعُ الصَّادِقِينَ صِدْقُهُمْ لَهُمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
“All-llahu tha: "Kjo është dita që të drejtëve u bën dobi drejtësia e tyre. Ata kanë xhennete në të cilët rrjedhin lumenj, janë për jetë të pasosur në to. All-llahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Ky është shpëtim i madh.”{Maide, 119}.
Për sinqeritetin foli dhe spjegoi, edhe i sinqeriti i të sinqertëve Muhammedi a.s., i cili thotë: ”Sinqeriteti të udhëzon për në mirësi, dhe mirësia të udhëzon për në xhennet, dhe nëse një njeri vazhdon të thotë të vërtetën derisa të shkruhet tek All-llahu i sinqert, ndërsa gënjeshtra të çonë drejtë të keqës, dhe e keqja të çonë drejt  xhehennemit, dhe nëse një njeri vazhdon të gënjejë, ai do të shkruhet tek All-llahu xh.sh., gënjeshtarë.
“Me të vërtetë All-llahu xh.sh., nuk shiqon në trupat e juaja dhe as në pamjet e juaja por shikon në zemrat e juaja”.
“Tri gjëra nuk e tradhtojnë zemrën e një muslimani e ndër to është sinqeriteti në punë për hirë të All-llahut xh.sh.”.
Të parët që do të pyeten në ditën e gjykimit janë: Një njeri që All-llahu i ka dhënë dituri, dhe All-llahu i thotë: Çfarë punove me atë që mësove ? I përgjigjet: O Zoti im, unë punaja me te ditën dhe natë. All-llahu i thotë: Gënjeve, dhe Melaiket i thonë, gënjeve, ti doje që njerëzit të thërrisnin dijetarë, dhe ashtu të kanë thirrur.
I dytë është një njeri që All-llahu xh.sh., i ka dhënë pasuri, dhe i thotë: se qfarë bërë me pasurin që ta dhashë? I përgjigjet: O Zoti im, unë e ndaja pasurin sadaka ditën dhe natën, All-llahu i thotë: Gënjeve, dhe Melaiket i thonë, gënjeve, ti doje që njerëzit të lavdrunin që ti je bujar dhe ashtu u tha për ty në dynja.
I treti është një njeri që është vrarë në rrugën e All-llahut xh.sh., dhe All-llahu i thotë se qfarë bërë në dynja? Ai i përgjigjet: O Zoti im, Ti urdhërove për ta mbrojtur fenë dhe vendin dhe unë shkova dhe luftova deri sa u vrava. All-llahu i thotë: Gënjeve, dhe Melaiket i thonë gënjeve, ti doje që njerëzit të thonë se ti je trim dhe hero, dhe tash është thënë për ty kjo lëvdatë. Ebu Hurerja thotë se Pejgamberi a.s., vuri dorën e tij mbi gjurin tim dhe tha: Këto janë tri krijesat e para që All-llahu i futë në zjarrë të xhehennemit.
Ka thënë i dërguari i Zotit:”Më garantoni mua gjashtë gjëra t’ju garantoj xhennetin:
-        Të jeni të sinqertë kur flisni.
-        Mbajeni premtimin  (fjalën) e dhënë.
-        Ruani amanetet.
-        Ruani nderin.
-        Ruani shikimin nga haramet.
-        Ruani duart e juaja nga haramet.
Ai që bënë veprat të mira dhe nuk i bënë me sinqeritet, nuk i bëjnë dobi ato punë të  mira që i bënë.
I sinqertë është ai që nuk i donë lavdatat e njerëzve. I sinqertë është ai që lavdatat dhe qortimet e njerëzve janë të barabarta tek ai. 
Ai që donë të jetë me All-llahun e lartësuar le të jetë i sinqertë sepse All-llahu xh.sh., thotë:

يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَكُونُوا مَعَ الصَّادِقِينَ
“O ju që besuat! Ta keni në kujdes All-llahun dhe të jeni me ata të drejtit.”{Tevbe, 119}.
I lutemi All-llahut xh.sh., që të na pajis me virtytin e sinqeritetit, e lusim All-llahu xh.sh., që namazi i jonë, ibadeti i jonë dhe punët tjera në dynja të jenë të sinqerta.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.