HIXHRETI
(Viti i ri Islam)

Falënderimet tona i takojnë vetëm All-llahut të Plotfuqishëm, vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, i lutemi Atij që të gjithë ata që e kanë humbë rrugën e drejtë t'i udhëzoi, e atyre që janë në rrugë të drejtë tu ndihmojë. Ndërsa salavatet dhe përshendetjet tona qofshin për të Dërguarin e Tij, Muhammmedin a.s., i cili ishte njeriu më i ditur i të gjitha kohërave. Deri në ditën e Gjykimit.
Të nderuar besimtarë!
All-llahu xh.sh., në Kur'an thotë:
ÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇú æóåóÇÌóÑõæÇú æóÌóÇåóÏõæÇú Ýöí ÓóÈöíáö Çááøåö ÈöÃóãúæóÇáöåöãú æóÃóäÝõÓöåöãú ÃóÚúÙóãõ ÏóÑóÌóÉð ÚöäÏó Çááøåö æóÃõæúáóÆößó åõãõ ÇáúÝóÇÆöÒõæäó
"Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të lartë te All-llahu dhe vetëm ata janë fatlumë."{Tevbe, 20}.
Ditët po shkojnë, vitet po ecin, jeta po pakësohet, vdekja po afrohet. Njeriut nuk i mbetet asgjë vetëm se të ndalet dhe të mendojë për aktivitetin e kaluar. Ai duhet të ndalet dhe të mendojë për veprimet.
-Vallë, a më shumë ka kontribuar për të mirën apo për të keqen?!
-Cilat janë arritjet e tij gjatë vitit që lamë prapa?
-Libri i tij çfarë shënimesh përmban?
I mençur është ai që bën llogari para se t'i nënshtrohet llogarisë së Allahut të Lartësuar.
          Të nderuar muslimanë!
Përfundoi viti hënor 1429dhe filloi viti i ri islam sipas hixhretit, viti 1430. Muajt e këtij viti janë hënorë e të përmendur në Kur'an.
All-llahu xh.sh., në Kur'an thotë:

Åöäøó ÚöÏøóÉó ÇáÔøõåõæÑö ÚöäÏó Çááøåö ÇËúäóÇ ÚóÔóÑó ÔóåúÑðÇ Ýöí ßöÊóÇÈö Çááøåö íóæúãó ÎóáóÞó ÇáÓøóãóÇæóÇÊ æóÇáÃóÑúÖó ãöäúåóÇ ÃóÑúÈóÚóÉñ ÍõÑõãñ...
"Tek Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas Hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shënjtë…"{Tevbe, 36}.
Viti i ri islam fillon me një ngjarje të rëndësishme historike, që është hixhreti, emigrimi i Muhammedit a.s., prej Mekës për në Medinë. Kjo ngjarje historike ndërroi rrjedhat e historisë së njerëzimit në përgjithësi. Ngjarjet madhore në jetën e popujve, kombeve, grupeve dhe individëve kanë vend dhe hapësirë për të marrë mësime dhe përvoja.
Hixhreti pejgamberik i Muhammedit a.s., hapi rrugën e fitores dhe epërsinë e së vërtetës islame.
Të nderuar besimtarë!
Muhammedi a.s., qëndroi në Mekë dhe ftoi në tevhid (me besue Allahut) trembëdhjetë vjet rresht, natën dhe ditën, por vetëm një pjesë iu përgjigjën thirrjes. Ai pati vështirësi në thirrjen dhe komunikimin e Islamit për shkak të trysnive dhe dredhive  të idhujtarëve.
Ai përjetoi vuajtje prej më të ndryshmeve, së bashku me muslimanët. Një ditë, Muhammedi a.s., doli nga Meka dhe u nis për në Taif, i ftoi banorët e saj, por ata iu përgjigjën me gjuajtje gurësh dhe përgjakje të këmbëve të Muhammedit a.s.
Ai u kthye prapë në Mekë, i lodhur dhe i mërzitur e i preokupuar, po në këtë gjendje erdhi urdhëri i Allahut për hixhret, emigrim. Së bashku me Ebu Bekrin u larguan nga Meka në drejtim të Medinës. . I Dërguari i Allahut me rastin e largimit nga vendi më i dashur, Meka, u shpreh duke thënë: "Pasha Allahun, ti je njëra ndër vendet më të mira dhe më të dashura tek Allahu. Po mos të më largonin, nuk
do të kisha ikur." {Shënon Ahmedi}.
Pa dyshim që edhe gjatë shpërnguljes pati vështirësi, por Allahu i Lartësuar deshi që Fjala e Tij të jetë më e larta:
ÅöáÇøó ÊóäÕõÑõæåõ ÝóÞóÏú äóÕóÑóåõ Çááøåõ ÅöÐú ÃóÎúÑóÌóåõ ÇáøóÐöíäó ßóÝóÑõæÇú ËóÇäöíó ÇËúäóíúäö ÅöÐú åõãóÇ Ýöí ÇáúÛóÇÑö ÅöÐú íóÞõæáõ áöÕóÇÍöÈöåö áÇó ÊóÍúÒóäú Åöäøó Çááøåó ãóÚóäóÇ ÝóÃóäÒóáó Çááøåõ ÓóßöíäóÊóåõ Úóáóíúåö æóÃóíøóÏóåõ ÈöÌõäõæÏò áøóãú ÊóÑóæúåóÇ æóÌóÚóáó ßóáöãóÉó ÇáøóÐöíäó ßóÝóÑõæÇú ÇáÓøõÝúáóì æóßóáöãóÉõ Çááøåö åöíó ÇáúÚõáúíóÇ æóÇááøåõ ÚóÒöíÒñ Íóßöíãñ.
"Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: "Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!" E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti".{Tevbe, 40}.
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u largu nga Meka vetëm për ta ngritur fjalën e vërtetë në një hapësirë me të favorshme dhe më me klimë veprimi. Ai e bëri hixhretin që t'i largonte pengesat e komunikimit të mesazhit.
Përsëri njerëzit kanë lirinë e zgjedhjes dhe të vendosjes.
All-llaju xh.sh., thotë në Kur'an:
æóÞõáö ÇáúÍóÞøõ ãöä ÑøóÈøößõãú Ýóãóä ÔóÇÁ ÝóáúíõÄúãöä æóãóä ÔóÇÁ ÝóáúíóßúÝõÑú ÅöäøóÇ ÃóÚúÊóÏúäóÇ áöáÙøóÇáöãöíäó äóÇÑðÇ ÃóÍóÇØó Èöåöãú ÓõÑóÇÏöÞõåóÇ æóÅöä íóÓúÊóÛöíËõæÇ íõÛóÇËõæÇ ÈöãóÇÁ ßóÇáúãõåúáö íóÔúæöí ÇáúæõÌõæåó ÈöÆúÓó ÇáÔøóÑóÇÈõ æóÓóÇÁÊú ãõÑúÊóÝóÞðÇ.
"E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai". {Kehf,29}.
Të nderuar besimtarë!
Hixhreti ka vlerë dhe rëndësi të madhe dhe për këtë flasin edhe faktet nga fjalët e Allahut të Lartësuar. Në vazhdim po i përmendim disa prej tyre.
ÇáøóÐöíäó ÂãóäõæÇú æóåóÇÌóÑõæÇú æóÌóÇåóÏõæÇú Ýöí ÓóÈöíáö Çááøåö ÈöÃóãúæóÇáöåöãú æóÃóäÝõÓöåöãú ÃóÚúÙóãõ ÏóÑóÌóÉð ÚöäÏó Çááøåö æóÃõæúáóÆößó åõãõ ÇáúÝóÇÆöÒõæäó. íõÈóÔøöÑõåõãú ÑóÈøõåõã ÈöÑóÍúãóÉò ãøöäúåõ æóÑöÖúæóÇäò æóÌóäøóÇÊò áøóåõãú ÝöíåóÇ äóÚöíãñ ãøõÞöíãñ. ÎóÇáöÏöíäó ÝöíåóÇ ÃóÈóÏðÇ Åöäøó Çááøåó ÚöäÏóåõ ÃóÌúÑñ ÚóÙöíãñ.
"Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të lartë te All-llahu dhe vetëm ata janë fatlumë.        Zoti i tyre i përgëzon ata me mëshirë nga Ai, me disponim ndaj tyre, me xhennete ku ata do të kenë nimet (hirësi-mirësi) të pandërprerë. Ata aty do të jenë përjetë të pasosur e te All-llahu është shpërblimi i madh".{Tevbe, 20-22}.
æóÇáÓøóÇÈöÞõæäó ÇáÃóæøóáõæäó ãöäó ÇáúãõåóÇÌöÑöíäó æóÇáÃóäÕóÇÑö æóÇáøóÐöíäó ÇÊøóÈóÚõæåõã ÈöÅöÍúÓóÇäò ÑøóÖöíó Çááøåõ Úóäúåõãú æóÑóÖõæÇú Úóäúåõ æóÃóÚóÏøó áóåõãú ÌóäøóÇÊò ÊóÌúÑöí ÊóÍúÊóåóÇ ÇáÃóäúåóÇÑõ ÎóÇáöÏöíäó ÝöíåóÇ ÃóÈóÏðÇ Ðóáößó ÇáúÝóæúÒõ ÇáúÚóÙöíãõ.
"All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh".{Tevbe, 100}.
Deshi Allahu i Lartësuar që hixhreti i Muhammedit a.s., të jetë një ngjarje e rëndësishme. Po të bëhet një analizë e kësaj ngjarjeje shihet se kjo nuk ka qenë e rastësishme apo thjesht një emigrim. Hixhreti ofron një strategji të re të përhapjes të da'vetit. Kjo ndodhi shkëput dy periudha të thirrjes islame, atë Mekase dhe Medinase.
Mos të harrojmë se hixhreti si ngjarje nuk përkufizohet vetëm në një vend dhe kohë, por gjurmët e saj u vërejtën në mbarë rruzullin tokësor dhe gjurmët e saj do reflektojnë gjatë gjithë kohërave.
Ne fund e lusim All-llahu xh.sh., që lutjet dhe duat tona të na i bënë Kabul dhe çdo pune dhe veper e jona të jetë e pranuar te All-llahu xh.sh.
ÇóÞõæáõ Þóæúáöí åóÐóÇ æó ÃóÓúÊóÛúÝöÑõ Çááåó áöí æó áóßõãú. ÇóÚæõÐ õÈöÇááåö ãöäó ÇáÔøóíúØÇóäö ÇáÑøóÌöíãö. ÈöÓúãö Çááåö ÇáÑøóÍúãóäö ÇáÑøóÍöíãö

Përgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.