TURPI
Falënderuar qoftë Zoti xh.sh., që krijoi njeriun në formen më të përsosur, e zbukuroi dhe e paisi më të menduar e të logjikuar, me çka e dalloi nga krijesat tjera, i tregoi rrugën e drejtë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut i cili ka urdhëruar që të kemi turp dhe të pajisemi me virtyte të moralit të lartë. Dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i Zotit, edhe dëshmoj se Ai e edukoi dhe e pajisi me virtytet më të larta njerëzimin.
Zot i Madhënueshëm bekoje shpriti e Muhammed mustafas, dhe shpirtrat e të gjithë atyre që e pasuan atë, deri në Ditën e Gjykimit.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur.... ndërsa në hyben e sotme do të flasim për turpin .
Muhammedi a.s., ka urdhëruar e ka thënë:”Çdo fe ka virtytin e saj, e virtyti i fesë Islame është turpi”. Dhe në një rast tjetër thotë:”Pasja turp është prej besimit e ai na shpie në xhennet”, turpi dhe besimi janë dy gjëra të pa ndarshme njëra me tjetrën, në qoftë se nuk ekziston njëra nuk ekziston as tjetra. Do të thotë, njeriu që nuk ka turp (marre) nuk ka besim, ose ai që nuk ka besim nuk ka turp (marre).
Feja Islame erdhi me parime të qarta që t’i siguroi njeriut nderin dhe dinjitetin e tij dhe e lartësoi moralisht, thirri njerëzimin në gjithçka që i gjallë ndjenjat humanitare dhe i ndriçon shpirtat.
Prej vetive më të bukura dhe cilësive më të mira është të pasurit turp, kjo veti që frutet e saja janë përsosshmëria dhe lartësimi dhe që e bënë njeriu të lartësohet dhe të pastrohet nga gjërat me të cilat shahet dhe poshtrohet. Njeriu që ka turp nuk bjenë në grackë dhe veset e liga, ai është i drejtë dhe i bindur duke qëndruar në kufijt që ia ka cakruar Krijuesi i tij.
Muhamedi a.s. thotë:”Kush ka turp nuk bënë tjetër veç vepra të mira”. Duke vazhduar “Besimi përbëhet prej shtadhjetë e ca degësh, e parë është fjala Lailahe il-lall-llah dhe më e fundit është largimi i pengesave nga rruga. Edhe turpi është prej degëve të besimit”.
Marrja (turpi) është ajo që e ruan njeriun nga të ligat se kur kemi marre nuk i bëjmë askujt keq dhe nuk e ndyjmë gojën tonë me fjalë të liga. Sikurse kemi turp nga njerëzit, ashtu duhet të kemi turp nga Zoti xh.sh., se kjo na bënë të jemi më të devotshëm.
Në Kur’an thuhet:
يَعْلَمُ خَائِنَةَ الْأَعْيُنِ وَمَا تُخْفِي الصُّدُورُ
“Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.”{Gafir, 19}.
Kur njeriu ka turp ai është atje ku e donë Zoti të jetë. Muhamedi a.s., u tha shokëve të tij:”Kini turp nga Zoti xh.sh., turp të vërtetë” ata thanë:”Lavdëruar qoftë Zoti, ne të gjith kemi turp nga Ai. Pejgamberi ju tha:” Nuk është ashtu, ai që ka turp nga Zoti, turp të vërtetë e ruan kokën dhe gjithçka përmban, dhe barku dhe çka bluan, kujton vdekjen dhe pësimet e saja, largohet nga lukset e kësaj botë dhe preferon të mirat e botës së ardhshme, kush i bënë këto ai ka turp nga Zoti xh.sh., turp të vërtetë
Ka shumë njerëz sot që mohojnë vetit që predikon feja Islame, duke pretenduar se ju kufizon lirinë. Duan të jenë si shtazet. Çka i cilëson feja Islame imoralitet ata që emitojnë të tjerët kunder çdo traditet të ndershme e quajnë modernizim dhe qytetërim. Feja Islame nuk ndalon që të mësojmë dhe të përparojmë në pikëpamje shkencore se vetë Muhamedi a.s., ka thënë:”Kërkoni diturinë sikur dhe në Kinë”.
Feja Islame donë prej besimtarit të sajë që të ketë personalitetin e tij dallues, ajo donë prej tij që të jetoj një jetë në rrugë të drejtë, të ketë turp dhe mos t’u bëjë të tjerëve çka nuk don ai t’i bëhet atij. Ta shikoj nderin e muslimanit si nderin e vet. Me fjalë të tjera të vejë në praktikë (zbatim) moralet që i predikoi Muhammedi a.s., në jetën e tij, dhe i pajisi me to edhe shokët e vet, dhe i shkëmbej prej arabëve zemërgurë dhe të vrazhdtë në zemërbardhë dhe të butë me morale të larta e duke patur turp.
Se në ç’masë duhet muslimani të jetë i turpshëm na mësojn hadithet e Muhammmedit a.s., transmetohet nga Ebu Said El-Huduri i cili thotë:”Ai, Muhammedi a.s., ishti më i turpshëm se nusja në gjerdek. Po të shihte gjë që urrente i dukej paknaqësia në shenjat e fytyrës”. Ne duhet ta marrim Pejgamberin a.s., shembull në jetën tonë dhe të pasojmë gjurmët e tija se Zotin në Kur’an thotë:
لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ لِمَنْ كَانَ يَرْجُو اللَّهَ وَالْيَوْمَ الْآخِرَ وَذَكَرَ اللَّهَ كَثِيرًا
“Ju, më të vërtetë në të dërguarin e Zotit keni shembull të shkëlqyer (ai është shembull) për ate që shpreson në Zotin xh.sh., dhe në ditën e fundit dhe e përmend Zotin shumë”.{Ahzab, 21}
Në historinë Islame kemi shumë shembuj që tregojnë se sa të turpshëm kanë qenë shokët e Muhammedit a.s., në një prej luftave të parë të muslimanëve, një prej heronjëve idhujtarë kërkoi dyluftim me një muslimanë e ai që i doli përball ishte Aliu r.a., pas një përleshje të ashpër e mundi dhe e hodhi në tokë të plagosur, zakonet e atëherëshme ishin që Aliu duhej ta mbyte, por Ai nuk e bëri një gjë të tillë. Kur e pyeten shokët pse nuk e vrave. U përgjegj: Kur u rëzua në tokë, u dukën vendet e turpit të tij, për ta vrarë duhej t’i shikoj ata, por mua më erdhi turp dhe e lashë.
O besimtarë, o robët e Zotit, ta ruajmë veten dhe të mos harrojmë se besimi dhe turpi janë shokë të pandarë nga njëri tjetri. Ai që nuk ka besim nuk ka turp. Ai që nuk ka turp nuk ka besim. Ai që nuk ka turp nuk lenë gjë pa bërë, prandaj Pejgamberi ka urdhëruar dhe ka thënë:”Ajo që kanë ruajtur njerëzit nga Pejgamberët e parë janë edhe këto fjalë:”Në qoftë se nuk ke turp bënë çka të duashë.”
Zoti na ruajtë dhe na shpëtoftë nga ata njerëz që nuk kanë turp (marre).
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ