H A XH I
E falënderojmë All-llahun xh.sh., i cili e bëri obligim viziten e Qabës për besimtarët, gjithashtu u dërgojmë selavat të gjithë pejgambrëve e në veçanti Ibrahimit a.s., i cili i ngriti themelet e shtëpisë së shenjtë Qabes, selavatet tona kofshin edhe për Muhammed mustafan i cili e pastrojë Qaben nga idhujt dhe adhurimet e kota.
Vëllezër të nderuar ne hytben e kaluar kemi folur për …. ndërsa ne hytben e sotme do të flasim për haxhin.
Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë ka thënë :
إِنَّ أَوَّلَ بَيْتٍ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِي بِبَكَّةَ مُبَارَكًا وَهُدًى لِّلْعَالَمِينَ
“ Me të vërtetë e para shtëpi ( faltore ) që është ndërtuar për njerëzit , është ajo në Bekke ( Meke) . ( ajo ) është e bekuar dhe udhërrëfyes përt (mbarë ) boten” . {Ali imran,96}.
Sipas këtij ajeti kuptojmë se Qabja është tempulli më i vjetër në botë që është ndërtuar për ta adhuruar njerëzit All-llahun e tyre . Duke u bazuar se njerëzit e kanë adhuruar All-llahun xh.sh. prej krijimit të njeriut të parë , dhe duke u bazuar në ajetin Kur’anor : “ Kur i ngriti Ibrahimi a.s. themelet e shtëpisë ( Qabesë) … “ . Disa thonë se Qaben për herë të parë e ka ndërtuar Ademi a.s., kurse Ibrahimi a.s. e ka rindërtuar mbi të njejtat themele . Si ndërtesa e Qabes ashtu edhe simbolet e tjera , siç është Mekami Ibrahim, Zemzemi, Safaja , Merveja , Arafati , Myzdelifja dhe Minja etj. Të gjitha kanë lidhje me ngjarjet që i kanë ndodhur Ibrahimit a.s. , gruas së tij , Haxheres dhe djalit të tij Isamilit a.s..
Megjithat All-llahu xh.sh . kishte vendosur të bekonte këtë vend dhe nga ky vend të dërgonte pejgamberin e fundit Muhamedin a.s., andaj e porositi Ibrahimin a.s. që ta vendoste në këtë vend bashkëshorten e tij Haxheren bashkë me të birin e porsalindur, Ismailin a.s. Lidhur me këtë po theksojmë këtë hadith në Sahihul Buhari : transmetuar nga Ibni Abasi r.a “ Ibrahimi a.s. e solli Haxheren me të birin , të cilin ende e kishte në gji , dhe e vendosi në vendin ku gjendet Qabja. Në atë kohë, në Mekë nuk jetonte askush , ndërsa Haxherja me veti kishte vetëm një shport me hurma dhe një enë me ujë. Ibrahimi a.s. e la aty dhe zuri të largohej. Nëna e Ismailit ( Haxherja) e ndoqi prapa duke i thënë : “ O Ibrahim ku po shkon e po na lenë në këtë luginë ku nuk jeton asnjë njeri “.
Kështu ajo e thirri disa herë dhe në fund i tha : “ A të ka urdhëruarë All-llahu xh.sh. kështu”? , Po , iu përgjigj Ibrahimi a.s. : Ajo tha :” Atëherë All-llahu ne nuk do të na humbë “.
Pasi që Ibrahimi a.s. u kthye në palestinë , nga kishte ardhur , dhe Haxheres ju kishte hargjuar uji , nga frika se do t’i vdiste djali nga etja ajo kishte filluar të hulumtonte se mos gjendej aty afër ndonjë pus a burim . Me këtë rast Haxherja vrapoi 7 herë ndërmjet kodrave Safa dhe Merve, ngase i dukej se po dëgjonte gugullimen e ujit nga burimi . Më në fund e lodhur dhe e rraskapitur , kur u kthye te fëmija i saj , kishte vrejtur tek buronte uji (zemzemi) te këmbët e tij . Në emërë të adhurimit ndaj Allahut dhe në shenjë kujtimi të kësaj ngjarjeje tashë haxhinjet ecin me hapa të shpejtë në mes Safas dhe Mervës .
Pas shumë viteve të qëndrimit të Haxheres dhe Ismailit e që i vizitonte në ndërkohë Ibrahimi a.s. All-llahu xh. sh. E urdhëroi Ibrahimin a.s. që të ndërtonte shtëpinë e shenjtë të Qabes , duke i dëftuar përmes xhibrilit a.s. vendin e bekuar të saj . Ibrahimi a.s. lidhur me këtë e njoftoi Ismailin a.s. dhe së bashku filluan ndërtimin e Qabes , në vendin e përcaktuar .
Duke përfunduar ndërtimin e Qabes, Ibrahimi a.s. me të birin Ismailin.a. s. iu lutën All-llahut xh.sh. që t’ua pranonte këtë vepër të tyre dhe kërkuan prej tij që tua mësonte rregullat për zbatimin e haxhit. Lidhur me këtë Kur’ani thotë :
الَّذِينَ يَنقُضُونَ عَهْدَ اللَّهِ مِن بَعْدِ مِيثَاقِهِ وَيَقْطَعُونَ مَا أَمَرَ اللَّهُ بِهِ أَن يُوصَلَ وَيُفْسِدُونَ فِي الأَرْضِ أُولَـئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ. كَيْفَ تَكْفُرُونَ بِاللَّهِ وَكُنتُمْ أَمْوَاتاً فَأَحْيَاكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
“Ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasiqë është lidhur ajo, dhe e këpusin atë që All-llahu ka urdhëruar të jetë e kapur (sa i takon fesë së All-llahut, monoteizmit Islam, dhe të praktikohen ligjet e saj në tokë dhe gjithashtu sa i takon të mbajturit e lidhjeve të mira me farefisin dhe miqësinë) e edhe bëjnë shkatërrimie në tokë, të tillët janë ata të dështuarit. Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit të vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni?” ( Bekare 27-28) .
Zoti i madhërishem ua mësoi atyre rregullat e ritualit të Haxhit , siq janë Tavafi rreth Qabes , Sa’ji , Arafati , Myzdelifja , hudhjen e guralecave në Mine etj.
Pastaj , e urdhëroi Ibrahimin a.s. që t’i thrriste njerëzit që ta vizitojnë Qaben :
وَأَذِّن فِي النَّاسِ بِالْحَجِّ يَأْتُوكَ رِجَالًا وَعَلَى كُلِّ ضَامِرٍ يَأْتِينَ مِن كُلِّ فَجٍّ عَمِيقٍ. مَنَافِعَ لَهُمْ وَيَذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ فِي أَيَّامٍ مَّعْلُومَاتٍ عَلَى مَا رَزَقَهُم مِّن بَهِيمَةِ الْأَنْعَامِ فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْبَائِسَ الْفَقِيرَ.
“ Dhe thirri njerëzit për ( Ta zbatuar) Haxhin , se do të vinë këmbësorë dhe (kalorës) , mbi çdo deve të rraskapitur , duke ardhur nga rrugët e largëta . Për të prezentuar në dobit e tyre dhe për të përmendur emrin e Allahut në ditët e caktuara , por edhe për ata që i ka furnizuar me kafshë . Andaj hani prej tyre ( kurbanëve ) dhe ushqeni ata që janë ngusht dhe të varfur “ . (El-Haxh. 27-28) .
Kështu shumë vitë më vonë Qabeja nuk e humbi prap karakterin e të vizituarit , përveqë se adhurimi ndaj krijuesit nuk ishte i sinqert , aty rreth Qabes kishin varur politeistët Mekas mëse 360 idhuj ( vjersha , poezi , proza ) e figura të ndryshme .
Pas çlirimit të Mekës nga ana e muslimanëve më krye me Pejgamberin e Zotit Muhamedin a.s. në vitin 10 hixhri , prej atij momenti Qabeja ka hyre në mbikqyrjen e pastërtë të muslimanve dhe aty bëhet adhurimi ashtu siq e porositi Allahu i Madhëruar Ibrahimin dhe Ismailin a.s. , pastaj edhe Muhamedin a.s. dhe sot e kësaj dite qabeja vizitohet nga haxhinjë nga të katër anët e botës me sinqeritetin dhe vullnetin më të madhë duke kryer një nga kushtet e Islamit për të cilat na obligoi i Madhi Zot xh.sh.
E lusmin All-llahu xh.sh., që të gjithë atyre që e kanë vizituar atë vend të shenjtë haxhin, lutjet dhe duat t’ua ketë pranuar, ndërsa të gjithë atyre që nuk e kanë vizituar t’ua bëjë të mundur me mallë të hallallit ta vizitojnë atë vend të shenjtë.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ