HYTBE E KURBANIT

Falënderimet tona më të sinqerta qofshin për Krijuesin e Gjithësisë  dhe Krijuesin tonë All-llahu xh.sh., ndërsa përshendetjet dhe selamet për të dërguarin e Tij Muahmmedin a.s. 
Vëllezër të nderuar jemi në prag të kurban bajramit, andaj dhe hytben e sotit do t’i kushtojmë kësaj feste e cila lidhet me sakrificen (prerjen r kurbanit).
 Fjala “Kurban” është fjalë Arabe që rrjedh prej foljes “karebe” “jukarebu”, dhe infinitivi “takriben” që do të thotë afrim, afërsi.
Andaj edhe kurbani është vepër me të cilën kryesi i afrohet All-llahut xh,sh, Krijuesit të tij.
Në Kur’anin famëlartë flitet për kurbanin si detyrë Islame dhe atë në shumë vende, e më theks të posaçëm në kaptinën “Kevther”.
إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَرَ. فَصَلِّ لِرَبِّكَ وَانْحَرْ. إِنَّ شَانِئَكَ هُوَ الْأَبْتَرُ
“Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd! E s'ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.{Kevther,1-3}.
Nga kjo kaptinë, me këtë rast, neve më tepër na intereson ajeti i dytë, e që është:” Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”
Ky ajet është shpallur në hudejbi, kur idhujtarët e penguan Pejgamberin .a.s. dhe muslimanët të kryejnë haxhin. Atëherë All-llahu.xh.sh. e urdhëroi Pejgamberin.a.s. që të falë namaz, e të therrë kurban dhe të kthehet në Medine.
Me shprehjen “Dhe ti falu” ,mendohet në namazin e bajramit. Ndërsa me shprehjen “Therë-prejë “, mendohet në perjen e kurbanit. All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
لَن يَنَالَ اللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَاؤُهَا وَلَكِن يَنَالُهُ التَّقْوَى مِنكُمْ كَذَلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمْ لِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَبَشِّرِ الْمُحْسِنِينَ
“Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.{EL-haxh, 37}.
Shumë hadithe të Muhamedit a. s flasin rreth prerjes së kurbanit. Disa flasin për vlerën e kryerjes së kësaj vepre, në disa insistohet në kryerjen e kësaj vepre, e disa të tjera spjegojnë rregullat e prerjes së kurbanit. Muhamedi a.s. thotë:”Ai që ka mjete (mundësi) dhe nuk bënë flijim (nuk prenë kurban) nuk bënë t’ia frohet vendit tonë në lutjet e përbashkët (xhamisë).
“Nga Abdil-lah Ibn Hishami r.a transmetohet se Pejgamberi a.s ka prerë për kurban dy desh që kishin brinjë dhe ishin të bardhë. I ka prerë me duartë e veta duke e lartësuar dhe madhëruar All-llahun xh.sh”. 
Muhamedi a.s. ka thënë:”Puna e parë që do të punojmë këtë ditë (fjala është për ditën e kurban bajramit), ajo është ta falim namazin e bajramit e pastaj do të kthehemi në shtëpit tona dhe do të prejmë kurbanët. Kush vepran kështu ka vepruar sipas synetit tim”.
“Nga H. Aishja transmetohet se Pejgamberi a.s ka thënë:”Puna më e mirë që mund ta kryej njeriu gjatë kohës së kurban bajramit, e që për All-llahun është puna më e dashurë, është derdhja e gjakut të kurbanit tënd.
 Ai (kurbani) në Ditën e Gjykimit do t’i afrohet me të gjitha shenjat e veta. Kjo punë (vepër e mirë) me të vërtetë i arrrinë All-llahut (shpërblen për të) para se të bjerë pika e parë e gjakut në tokë. Prandaj, zbukuroni punët tuaja me kurban”.
E lusim All-llahu xh.sh., që këtë adhurim tonin kabul të na e bënë, e lusim All-llahun xh.sh., që atyre që këto ditë janë në haxh haxhin t’ua këtë pranuar.
Mos harro!
Tekbiret pas farzit prej sabahut të natës së bajramit deri në ditën e katërt në namazin e ikindis, tregoje kohën e faljes së bajramit.
E lusmi All-llahun xh.sh., që veprat e tona të mira të na i pranoi. E lusmi All-llahun xh.sh., që Haxhin atyre që janë në Haxh kabul t’ua bënë, e lusmi All-llahun xh.sh., që sakrificën prerjen e kurbanit kabul të na bënë. Dhashtë Zoti xh.sh., që festat tjera të na gjejnë më të bashkuarë, më të fortë, më solidar ndaj njëri-tjetrit, dhe më falëmderues ndaj Fuqiplotit.
Kurban bajrami falet në ora 7.23 minutar ditën e …

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.