HYTBE E MIRAXHIT

Falënderimet dhe Lavdërimet janë vetëm për Zotin xh.sh i Cili ju dhuroi një dhunti të madhe robërve të Tij duke e dërguar Muhamedin a.s, mëshir për të tërë botrat, dhe i nderoi ata me mesazhin e fundit hyjnor, Kur’anin, deri në ditën e Kijametit.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër për veç All-llahut xh.sh. të vetëm dhe të pashokë që e lartësoi Muhamedin a.s. me natën e Isras dhe të Miraxhit dhe ia bëri të mundur të shoh me mëshiren e Tij të gjitha mrekullit e një bote shpirtërore deri në Sidretul Munteha ku pau xhennetin e të tjera 
Dëshmoj se Muhamedi a.s është robi i  Zotit dhe i dërguari i Tij,e nderoi me robëri sikur e nderoi me shpallje Hyjnore dhe arriu në të dyja mirësi të mëdhaja. O Zot derdhi bekimet Tuaja mbi Muhamedin a.s. familjen, shokët e pasuesit e tij.
Vëllëzër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur për ….ndërsa në hytben sotme do të flasim për Isran dhe Miraxhin. Thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:
سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَى بِعَبْدِهِ لَيْلاً مِّنَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ إِلَى الْمَسْجِدِ الأَقْصَى الَّذِي بَارَكْنَا حَوْلَهُ لِنُرِيَهُ مِنْ آيَاتِنَا إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ.
Zoti në Kur’an thotë:“Qoftë lavdëruar Ai  që e shëtit robin e Tij prej xhamisë së Mekës e deri në xhaminë e Aksasë rrethinën e të cilën e kemi bekuar, që ti shohin provat Tona. Ai me të vërtetë dëgjon dhe sheh çdo gjë “ {Isra,  1}
O vëllezër Musliman, këto ditë është për vjetori i një kujtimi shumë me rëndësi, e ky është përvjetori i Israsë, udhëtimit të Muhamedit.a.s prej xhamisë së Mekës në xhamin Aksasë e cila gjindet në Jerusalem dhe Miraxhi do të thotë ngritja e Muhamedit a.s. në sferat e larta ku shikoi mrekullit hyjnore dhe bukurin e Zotit xh.sh.
Deshti Zoti xh.sh se Muhamedi a.s.  e bëri këtë udhëtim prej xhamisë Qabës e deri në xhamin Aksa, Muhamedi.a.s në sferat e larëta të qiejve u takua me pejgamberët e Zotit xh.sh. Israja dhe Miraxhi janë dy mrekulli prej mrekullive të Zotit xh.sh. Vëllezër  Musliman, Kur’anin është mrekullia më e madhe, që e vërteton pejgamberëllakun e Muhamedit.a.s se një njëri i pashkollë si mundet të sjellë një libër në stilin më të lartë dhe me parime të ndryshme.
Israja dhe Miraxhi gjithashtu ishte dhe edukimë për besimtarët se duke ju treguar çka kishte parë në xhennet dhe xhehennem u përfytyronte shpërblimet dhe ndeshkimet. Ebu Hurejreja na raporton se kishte dëgjuar Muhamedin a.s. që kishte thënë: “Natën që u bëra të udhëtoj në qiellin e shtatë, sipër meje, binte rrufe, vetëtonte e shkrepëtonte dhe pashë njerëzit që kishin barqet si shtëpijt e mbushura me gjarprinj, që dukeshin nga  jashtë. E  i thashë Xhebrailit kush janë këta? Ai mu përgjigj: këta janë ata që kanë ngrërë faide “.
Kjo natë, nata e Israsë dhe Miraxhit, e ka dhe një rëndësi historike për ne Muslimanët se në këtë natë u bë farzë falja e namazit pesë herë në  ditë.
O vëllëzer Musliman, ruani nga Zoti e përfitoni nga këto netë të bekuara duke shtuar leximin e Kur’anit dhe bërjen e veprave të mira, që të jemi të denjtë të jemi me të vërtetë dhe të pastërt e të sinqertë të Muhamedin a.s. e të gjejmë shpëtimin në të dy botërat.                            

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.