NATA E KADRIT- RËNDËSIA DHE VLERA E SAJ
Falënderimi i takon vetem All-llahut xh.sh. Mëshiruesit, Mëshirebëresit, Sunduesit të ditës se gjykimit paqa dhe begatit e Tij qofshin mbi Muhammedin a.s. familjen, shoket e tij dhe mbi gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. Pa nderprere falënderimet i takojne vetëm All-llahut xh.sh. që na e bëri të mundur të shijojme muajin më të dashur tek Ai, muajin e bekuar të Ramazanit, muanjin e rahmetit, begative, Kur'anit e ibadetit.
Këtë muaj edhe më tëpër e lartëson nata më e ndershme te All-llahu xh.sh. e ajo është pikërisht nata e Kadrit, e cila paraqet festë të madhe dhe rast të vetëm në historine e nejrëzimit, e cila ka një rëndesi të madhe dhe vlerë të posaçme dhe të përhershme. Këtë më së miri e shohim në Kur’an ku All-llahu xh.sh., thotë:
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ. وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ. لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ. تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ. سَلَامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ.
“Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në natën e Kadrit. E ç'të bëri ty të dijsh se ç'është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”. (El-Kadër: 3-5).
Siç shihet, Kur'ani Famëlartë këtë natë e emeroni "LEJLETUL KADRI" që do të thotë nata e vlefshme dhe e rëndesishme , ndërsa në kaptinën "ED DUHAN" këtë natë e quan "LEJLETIN MUBAREKETUN" që do të thotë natë e bekuar, natë e dhuartave më të mëdhaja
Pra sipas fjalëve të cituara Kur'anore, nata e Kadrit është nata më e vlefshme dhe më e rëndësishme, ngase në të ndodhi zbritja e Kur'anit gjegjësisht zbriti drita e All-llahut xh.sh. për të zhdukur errësirat e kësaj bote. Kur themi këtë, e marim parasyesh kohen para zbritjes së Kur'anit. Kohën të cilën e karakterizonin: xhahilieti, injoranca, errësira, adhurimi i putave, etj.
Me një fjalë kjo ishte koha në të cilën njeriu kishte humbur veten dhe dinjitetin e tij. Kohe në të cilën ai kishte harruar obligimet e tij ndaj Krijuesit, ndaj njerzëve, ndaj vetes. Mirëpo Mëshira e All-llahut xh.sh., ndaj çdo krijese e sidomos ndaj njeriut si krijesë më e dalluar ka qenë e madhe, kështu që Ai në këtë natë të qetë të Kadrit, e zbriti Kur'anin prej LEUHI MAHFUDHI në qiellin e dunjasë. Në këtë natë pra zbriti drita për njerëzine zbriti imperativi i All-llahut xh.sh. drejtuar Muhammedit a.s., si dhe tërë njerëzimit : IKRE (LEXO) në emrin e Atij që të krijoi. Regull i cili paraqet princip kryesore për të njohur Krijuesin, jetën si dhe të jetuarit në fatbardhësi dhe lumturi.
Për këtë shkak nata e Kadrit paraqet ngjarjen më të rëndesishme dhe më madhështore ne historinë e njerëzimit dhe si e tille paraqet kthesë në historinë njerezore, sepse siç u cekë më lartë, Shpallja e Kur'anit në këtë natë madhështore lidhi qiellin me token, njeriun me Krijuesin e vet.
Nata e kadrit përveç rëndësisë së madhe si ngjarje historike në të njëjten kohë paraqët natën mjaft të dobishme për çdo besimtarë që dëshiron ti këthehet All-llahut xh.sh. gjëgjesisht spastrimin e tij shpirtëror. Pse All-llahu xh.sh. kur flet për vlerën e kësaj nate thotë:
لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ. تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ. سَلَامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ
“Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit”
Nga këto fjalë qartë shihet vlera dhe dobia e kësaj nate për atë që din ta shfrytëzojen. Kjo natë pra, është më e mirë se një mijë muaj tjerë, dhe se në këtë natë zbresin meleket, në qiellin e dunjasë, në tokë rreth njerzëve. Zbresin për shkak se All-llahu xh.sh. përcakotin çdo çështje të vitit mbi jetën dhe furnizimin ai përcaktim nuk është asgjë tjetër përveç se për të mirën e njeriut. Engjujt (meleket) në këtë natë përshëndesin besimtarët me SELAM dhe zbatojnë vendimet e All-llahut xh.sh., që janë vetëm shpëtim për njerëzit.
Po i përmendim dy hadithe të Muhammedit a.s., që janë në lidhje me rëndësinë dhe vlerën e kësaj nate.
Kur hynë nata e Kadrit zbret Xhibrili me grupe melekesh duke bërë lutje dhe duke sjelle salavate për çdo kënd (çdo njeri) që në këmbë dhe ulur e përmendin All-llahun xh.sh.”
Kush kalon në ibadet në natën e Kadrit me besim të plotë duke llogaritur në begatitë e saja, do ti falën gabimet e më parshme.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.