SOLIDARITETI  {ndihma}

Falënderimi i takon vetëm All-llahut, xh.sh., Zotit të botëve, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirbërësit, Sunduesit në Ditën e Gjykimit. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër te adhurohet përveç All-llahut që është Një dhe nuk ka shok dhe dëshmoj se Muhammedi a.s., është rob dhe i Dërguar i Tij. Paqja dhe bekimi All-llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e ndershme të tij, pasuesit e tij me të gjithë ne, deri ne ditën e fundit, Ditën e Gjykimi.
Vëllezër  të nderuar në hytben e kaluar kemi folur për .... ndërsa në hytben sotme do të flasim për solidariteti – ndihma.
All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
....وَمَنْ أَحْيَاهَا فَكَأَنَّمَا أَحْيَا النَّاسَ جَمِيعًا….
E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit....{El-maide, 32}.
Muhamedi a,s thotë.” Ndihmo pa thënë jo, e mos u frikëso duke menduar se Zoti ka për ta pakësuar (pasurinë)”.
Njeriu është i krijuar prej gjymtyrëve që janë  të lidhura ngushtë njëra me  tjetrën. Ato si tërësi ndihmojnë njëri tjetrin dhe trupin e njeriut e mbajnë në pozitë të tillë që funksionimi i ti të jetë normal.
Edhe njerëzimi duhet të jetë si një trup i përbërë prej shumë gjymtyrësh, pra, që njerëzit të jenë të lidhur ngushtë njëri me tjetri. Kjo është detyrë fetare, prandaj është edhe detyrë morale. Nëse njëra nga gjymtyrët e trupit është e sëmurë, me të shpejtë duhet të shërohet, në të kundërtën trrupi shqetësohet dhe sëmundja zgjerohet.
Njeriu është i obliguar të veprojë sipas parimeve Islame. Ai duhet të jetë i gatshëm dhe t’i  dalë në ndihmë domosdo ati që ka nëvojë. Të përpiqat me shpirtë t’iu ndihmojë atyre që u kanoset mjerimi ose fatkeqësit të ndryshme dhe sipas mundësive gjendjen e vështirë ta zavendësoi me kënaqësi shpirtërore e materiale. Siq është rasti i termetit në Oqeanin  Indian, ku përfshinë disa shtete, dhe vdiqen një numer shumë i madhë i njerëzve. Njerzit e tillë duhet ndihmuar parezervë, dhe nuk duhet shikuar a janë afër apo larg, a janë të këtij apo të atij nacionaliteti, çfarë gjuhe flasin etj. Por zemërgjerësia , bëmirësia, ndergjegjja, janë cilësi shpirtërore të atij që ndihmon, se vetëm njeriu i pajisur me këto cilësi e kryen emanetin e All-llahut xh, sh. All-llahu xh, sh, thotë:
مَّثَلُ الَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ فِي سَبِيلِ اللّهِ كَمَثَلِ حَبَّةٍ أَنبَتَتْ سَبْعَ سَنَابِلَ فِي كُلِّ سُنبُلَةٍ مِّئَةُ حَبَّةٍ وَاللّهُ يُضَاعِفُ لِمَن يَشَاء وَاللّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
“Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet”.{El-bekare, 261}.
Shtrohet pyetja, a thua këtë mundësi ja ka dhuruar njeriut për të fituar shpërblim të madh, kur dhe ku njeriu mund ta arrijë? Përgjegjja është: Shpërblimi mund të fitohet në çdo vend dhe në çdo kohë. Pra , të ndihmosh nuk do të thotë të zgjedhesh vendë dhe të zgjedhesh kohë, por, të ndihmosh do të thotë të jesh i obliguar që ta kryesh detyrën e të Madhit Zot, sepse ta shtonë pasurinë. I pasuri duhet të jetë i kënaqur, që All-llahu xh, sh ja dha pasurinë për t’iu gjeturë në ndihmë në momente të vështira, të iu ndihmoj edhe të tjerëve.
Disa njerëz nuk ndihmojnë, duke menduar se po varfërohen ata mendojnë kështu, sepse shejtani arrin të fusë frikë në zemrat e tyre.
Vëllezër të nderuar besimëtar Kryesia e Bashkësisë Islame ka marrë vendim që në shenjë solidariteti me viktimat e termetit në Oqeanin Indian, në të gjitha Xhamitë e Kosovës të tubohen mjete, që sa do pakë edhe ne të japim kontributin tonë në ndihmë këtyre njerëzve.
S’ka dyshim se All-llahu xh, sh i shpërblen ata që ndihmojë. Të ndihmosh do të thotë të jesh bujar, i pastërt dhe krenar, bereqetli dhe të pasur në këtë botë, dhe më shumë sevabë në botën tjetër.

All-llahu xh.sh., na mëshiroftë, All-llahu xh.sh., na bëftë prej atyre që jetën e tyre pasurin e tyre dhe punët e tyre i bëjnë vetëm për All-llahun xh.sh..
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ



Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.