HYTBEJA E PARË E PEJGAMBERIT a.s. NË MEDINE

Lavdëruar qoftë Zoti i Plotfuqishëm i Cili ka pushtet mbi çdo gjë dhe është i pastërt nga çdo e metë dhe nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij.
E falënderojmë All-llahun dhe jemi mirënjohës e kërkojmë ndjesë e falje prej Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç All-llahut që na bëri të dashur neve besimin dhe i zbukuroi shpirtërat tonë me te, dhe na bëri neve ta urrejmë mosbesimin dhe abuzimin e bërjen e veprave të liga.
Dëshmojm se Muhammedi është i dërguari i Zotit dhe robi i Tij, e dërgoi ate me fenë më të përsosur për njerëzit e mirë. O Zot bekoje Muhammedin a.s,., familjen e tij, shokët e tij dhe ata që e ndjeken rrugën e tij.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluari kemi folur….ndërsa në hytben e sotshme do të flasim …
I dërguari i  All-llahut, Muhammedi a.s., në udhëtimin e tij prej Mekës ne Medine arriti të hënën në muajin Rebiul-evel të vitit 622, pikërisht në vendin e quajtur Kuba, ku qëndroi për disa ditë dhe aty ndërtoi xhaminë e parë. Pas disa ditësh, në ditën e premte (e xhuma) ai la Kubanë dhe u nis në drejtim të Medinës, ku koha e drekës- xhumasë e zuri në pronën e beni Salim ibni Aufas, dhe aty rreth Pejgamberit u mblodhën njerëz. Pejgamberi Muhammedi a.s. atyre u mbajti një fjalim (hytbe) dhe fali namazin e xhumasë së parë , dhe kjo qe hytbeja e parë që i Dërguari i All-llahut mbajti në Medinë.
Vëllezër të nderuar, pasi dëgjuat tekstin origjinal në gjuhën arabe, tani do ta dëgjoni përkthimin në gjuhën tonë, shqip.
Hamdi, falënderimi dhe lavëdrimi i takon vetëm All-llahut. Vetëm Atë e lavëdroj, nga i Cili kërkojmë ndihmë, kërkojmë mëshirë dhe presim të na udhëzojë në rrugën e drejtë. Unë besoj tek All-llahu dhe në asnjë mënyrë nuk e kundërshtoj. Jam kundër atij që mohon All-llahun.
Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, një i Vetmi, i Cili nuk ka rival të barabartë me Të, dhe dëshmoj se Muhammedi a.s. është rob i All-llahut dhe i dërguar i Tij, të cilin All-llahu e ka dërguar me udhëzimin dhe besimin e plotë e të vërtetë – dritë, mesazh e urtësi pas një kohe të ndërprerjes së misionit të të dërguarëve, pas shfaqjes së mungesës së diturisë, pas zgjerimit të gabimeve ndërmjet njerëzve, dhe pas kalimit të kohës dhe kur  ishte gjithnjë e më afër çasti i fundit dhe gjithnjë e më i pashmangshëm momenti i fundit (exheli).
Ai që i bindet All-llahut xh.sh.dhe të dërguarit të Tij, është në rrugë të drejtë, ndërsa ai që nuk i bindet All-llahut dhe të dërguarit të Tij, është në rrugë të gabuar e tepron në këtë qëndrim dhe gjithnjë e më tepër bën gabime.
Ju ftoj që të besoni fort tek All-llahut, meqë muslimani mund të këshilloj një musliman për ta nxitur që të mendojë për jetën përtej varrit. Prandaj u kujtoni njerëzve në të njëjtën mënyrë siç jua kujton All-llahu juve.
Frikën ndaj All-llaut konsiderojeni si mënyrë përuljeje ndaj Krijuesit, d.m.th. si një dëshirë të vërtetë, që njeriu të meritojë shpëtim në botën tjetër.
Ai që këmbëngul të rregullojë raportin e tij me Krijuesin, fshehtazi dhe publikisht, duke mos pritur asgjë tjetër veçse hirësinë e All-llahut xh.sh., mund të llogarisë se kjo do t’i përmendet (do t’i gjendet ne këtë botë kalimtare dhe do të ketë vlerë për atë që vjen pas vdekjes), kur çdo njeriu do t’i duhet ajo që e ka përgatiturvdekjes, e kjo është një kohë kur njeriu do të dëshironte që ajo kohë e fundit të ishte sa me larg. All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë:
يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍ مَّا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍ مُّحْضَرًا وَمَا عَمِلَتْ مِن سُوَءٍ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُ أَمَدًا بَعِيدًا وَيُحَذِّرُكُمُ اللّهُ نَفْسَهُ وَاللّهُ رَؤُوفُ بِالْعِبَادِ
“Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithëqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robërve.”{Ali Imran, 30}.
وَقُلِ الْحَقُّ مِن رَّبِّكُمْ فَمَن شَاء فَلْيُؤْمِن وَمَن شَاء فَلْيَكْفُرْ إِنَّا أَعْتَدْنَا لِلظَّالِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمْ سُرَادِقُهَا وَإِن يَسْتَغِيثُوا يُغَاثُوا بِمَاء كَالْمُهْلِ يَشْوِي الْوُجُوهَ بِئْسَ الشَّرَابُ وَسَاءتْ مُرْتَفَقًا
“E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai".{Kehf, 29}.
Prandaj jini të vetëdijshëm për All-llahun, fshehtazi dhe publikisht, për shkak të atyre që ju ngjasin dhe do të ngjasin atje. Thotë All-llahu xh.sh. në Kur’an:
ذَلِكَ أَمْرُ اللَّهِ أَنزَلَهُ إِلَيْكُمْ وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يُكَفِّرْ عَنْهُ سَيِّئَاتِهِ وَيُعْظِمْ لَهُ أَجْرًا
”Ky është vendim i All-llahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin”.{Talak, 5}.
Ai që është i vetëdijshëm për All-llahun, do të arrijë një fitore të madhe. Vetëdija ndaj All-llahut e mbron njeriun nga hatërrimi i All-llhut, e mbron nga dënimi i All-llahut, e mbron nga zemërimi i All-llahut. Vetëdija ndaj All-llahut zbardh fytyrën e njriut, i sjell All-llahut kënaqësi dhe e ngre dinjitetin njerëzor.
Prandaj merrni lumturinë tuaj dhe mos e kundërshtoni All-llahun. All-llahu jua mësoi librin për t’ju treguar drejtimin nga duhet të shkoni, se si të bëhet dallimi ndërmjet së vërtetës dhe gënjeshtrës. Bëjuni mirë të tjerëve, siç ju bëri All-llahu mirë juve. Ngrihuni kundër kundërshtarëve të All-llahut, luftoni për të vërtetën, All-llahu do t’jua shpërblejë dhe do t’ju quaj muslimanë.
Le të shkatërrohet ai që meriton të shkatërrohet; le të jetojë ai që meriton të jetojë. Nuk ka fuqi tjetër mbi fuqinë e All-llahut. Përmendeni shumë herë emrin e All-llahut.
Punoni për atë që vjen pas vdekjes. Sepse, ai që rregullon gjendjen e tij në mes All-llahut dhe vetes, All-llahu atij do t’i rregulloj gjendjen e tij ndërmjet njerëzve, e kjo është mënyra sipas së cilës All-llahu i gjykon njerëzit, ndërsa njerëzit nuk e gjykojnë All-llahun xh.sh.


اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.