VETËVRASJA NË ISLAM
       
E falënderojmë Allahun xh.sh., në çdo gjendje, Ai është i cilësuar me cilësi të plota dhe i madhëruar, falënderimi i takon në fillim e mbarim, e tek Ai do të kthehemi dhe do të jemi përgjithmonë. Krijuesit të gjithësisë, vetëm Atë e adhurojmë, vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e mbrojtje, vetëm Atij i lutemi të dhurojë paqe e nderim të veçantë për të Dërguarin e Tij të fundit, Profetin tonë hazdreti Muhammedin a.s., për familjen e tij të uruar, për shokët e tij të nderuar dhe për të gjithë besimtarët që ndjekin me besnikëri mesazhin që ai kumtoi.
Vëllezër të nderuar ne hytben e kaluar kemi folur.... ndërsa sot do të flasim për vetëvrasjen në Islam.All-llahu xh.sh., thotë në Kur’an:

.... وَلا تَقْتُلُوا أَنْفُسَكُمْ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيماً
“….dhe mos mbytni veten tuaj. Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.”{En-nisa, 29}.
Akti i vetevrasjes ka qenë i njohur që prej kohësh, por forma dhe motivet e saj kanë ndryshuar në kohë të ndryshme. Diku i kuptuar si një akt qyqarë e ndonjëherë edhe si një akt patriotik “për të mos rënë në dorë të armikut”, sidomos gjatë luftërave, vetëvrasja ka gëlltitur jetët e njerëzve. Aktet e vetëvrasjes historikisht kanë qenë më shumë individuale, por edhe kolektive. 
Vetevrasja në Kosovë
Kosva po kalon fazën e tranzicionit me probleme që sa vinë e shtohen, falë edhe perspektivës që s’duket në horizont. Një pjesë e madhe e popullit ju nënshtrua traumave të shumta të luftes që kaloi, por që vazhdon të reflektoj negativisht edhe ne ditët e sotme. 
Fjala është për dukurin e vetëvrasjes së para lufte nihej rrallë në Kosovë, por pas saj rastete sa vinë e shtohen. Për ballë porblemeve të shumta që kalon sot Kosova, vetëvrasja gjithëherë e më shumë zë vendë si një dukuri në rritje.
Kur brenda 24 orëve ndodh të ketë edhe dy vetëvrasj si dhe tentime të parealisuara, kjo është tregues që populli i Kosovës po kalon një fazë me ndryshime të mëdha, si morale ashtu edhe shpirtërore, ku rëniet e shumta dhe sfidata e një realiteti jo shumë potimist i shtynë indivitet e saj që zgjidhjen ta gjejnë duke i shkurtuar vetës jetën në formën më të dhimbshme .
Statistikat tregojnë rritje brengosëse
Kosova deri para luftes llogarist diku reth dhjetë rste vetëvrasje brend vitit dhe shkaqet mund ti ishin nga më të ndryshmet por, për vetë numrin e paktë të rasteve, s’mirrej si diçka alarmante. Aq më shumë, s’njiheshin raste që për shkak të varfërisë dikush të vetëvritej. Kjo lidhej me faktin e një realiteti të brishtë nën pushtimin serb. Por njerëzit prapa kësaj drame përplot tmerre shpresonin se do të vinin ditë kur do t’u hapej perspektiva, duke filluar nga mirëqenia materiale, sociale etj, që lidhej pa dyshim me çlirimin e Kosovës. Shpresa për ditët që do të vijnë i mbante dhe u jepte forcën për të përballuar sfidat e shumta të asja kohe.
Pas luftës, shifrat e vetëvrasjes filluan të rriten ndjeshëm. Dukuria  e vetëvrasjeve është paraqitur në të gjitha rajonet e Kosovës, te të dy gjinitë dhe te grupmoshat e ndryshme, por, megjithatë, të dhënat tregojnë se të rinjët janë më të sulmuarit nga kjo dukuri negative.
Supozohet se kushtet e kufizuara dhe perspektiva e ngushtuar e zhvillimit dhe e afirmimit të individualitetit të njeriut dhe të aftësive të tij në mjedisin aktual dhe në këto raporte ekonomike dhe politike, po i detyron individët që të ndërmarrin një akt të padëshirueshëm për krejt shoqërin tonë e sidomos për individin. Po dominon depresioni disaminutësh për t’ia marre individit jetën.

Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.