DITURIA

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut, i Cili krijoi lapsin, urdhėroi diturinė, zbriti Kur'anin dhe dėrgoi Muhammed Mustafanė mėsues dhe edukator tė njerėzimit.  Ndėrsa pėrshėndetjet tona mė tė sinqerta ia dėrgojmė pishtarit ndriēues, Pejgamberit tonė, roli i te cilit u fokusua ne mėsimin dhe edukimin e njerėzve, si dhe nxjerrjen e tyre nga skėterra e injorancės ne parajsėn e diturisė.
Dėshmojmė se Allahu ėshtė i vetmi qe meriton adhurimin dhe se ēdo adhurim i kryer pėr te tjerėt ėshtė i kote. Po ashtu dėshmojmė se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Allahut, kreu misionin, kumtoi shpalljen dhe kėshilloi ummetin...Paqja, mėshira dhe te gjitha begatitė e Allahut qofshin mbi ty o i dėrguari i Allahut!
Vėllezėr muslimanė!
Tė flasėsh pėr diturinė, pėr mėsimin e fesė se Allahut, pėr trashėgiminė e Muhammedit, alejhi's selam, sa ėshtė pėrgjegjėsi dhe barrė, po aq ėshtė nder dhe privilegj. Mjafton vlere pėr diturinė se Allahu ėshtė i shquar me te dhe zgjodhi emėr prej emrave te Tij tė bukur. Pra, prej cilėsive te Tij te larta ėshtė el Ilmu (dituria) ndėrsa prej emrave te Tij ėshtė El Alim (i Dituri, i Gjithėdituri).
Meqė kjo ėshtė njė ligjėratė javore dhe detajet nuk na duhen shume, me lejen e Allahut te Gjithėditur, shkurtimisht do te pėrmendim diē nga thesari i arte i diturisė:
Dituria ėshtė urdhri i pare, qe Allahu ia obligoi njeriut e i tha:
1. Lexo me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė)". (el Alek)
Dituria ėshtė obliguar para adhurimit, para faljes, madje edhe para besimit. A nuk ka thėnė Allahu ne Kur'anin Fisnik:
19. Atėherė, dije se nuk ka zot tjetėr pos All-llahut". (Muhammed, 19)
Pra sė pari urdhėroi: Dije! E mė pas tha beso!
Allahu ka ngritur dijetaret nė njė grade mė tė lartė se sa njerėzit tjerė e ka thėnė:
All-llahu i lartėson ata qė besuan prej jush, i lartėson nė shkallė tė lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė dituri. All-llahu ėshtė i njohur mirė me atė qė punoni". (Muxhadele, 11)
Thuaj: "A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė?" Po, vetėm tė zotėt e mendjes marrin mėsim". (ez Zumer, 9)
Dijetaret janė trashėgimtarė tė pejgamberėve tė Allahut, te cilėt ishin te dalluar me dituri, siē thotė Muhammedi, alejhi's selam:
Dijetaret janė trashėgimtarė tė Pejgamberėve dhe Pejgamberėt nuk kane lėnė trashėgimi as dinarė dhe as dėrhemė por kane lėnė trashėgimi diturinė. Kush e merr kėtė ai ka marrė njė fat tė madh".
Kėto ishin vetėm disa nga te mirat e diturisė ndryshe ato janė te panumėrta, dhe jo vetėm nė njė ligjėratė javore siē ėshtė kjo, por ndoshta edhe njė libėr i madh nuk do tė mund te arrinte t'i pėrfshijė  te gjitha.
Muslimanė tė nderuar!
Pėr t'i ikur ēdo keqkuptimi apo keqinterpretimi eventual, themi se jo ēdo dituri e ka kėtė statut, jo ēdo dijetar ėshtė trashėgimtar i Pejgamberit, alejhi's selam, ngase pėr te qene i tille, duhet qe dituria e tij ta shpije para se gjithash ne adhurimin e sinqerte pėr Allahun, pastaj ne raport te sinqerte me njerėz, e kėshtu me radhe.
Sa njeriu ka arritur titullin me te larte shkencor por vazhdon me ngul t'i beje shok Allahut, ta mohoje fare apo ta besoje e te mos i beje shok por te mos e adhuroje. Ata depėrtuan edhe ne horizonte te gjithėsisė, panė mrekullitė e Allahut, por ja qe Allahut prapėseprapė nuk iu nėnshtruan, dukurive negative nuk iu larguan. Sa te shumte janė ata qe na "mėsojnė": Mos konsumoni alkool!", ndėrsa vet konsumojnė, "mos pini duhan!", ndėrsa vet pine, dhe musliman i nderuar, mos u habit aspak kur te lexosh ne Kur'anin Fisnik se Allahu kėto njohuri, edhe pse te shumta, nuk ua pranon pėr dituri. Thotė Allahu:
46. A nuk udhėtuan ata nėpėr tokė e tė kenė zemra me tė cilat do tė kuptojnė, dhe veshė me tė cilat do tė dėgjojnė? Pse nė tė vėrtetė sytė nuk verbėrohen, por verbėrohen zemrat nė kraharor". (el Haxh-xh, 46)
44. A mendon ti se shumica e tyre dėgjojnė ose kuptojnė? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetėm si kafshė, bile janė edhe mė tė humbur nga e vėrteta". (el Furkan, 44)
Pra dituri e vėrtetė ėshtė mėsimi i ēdo gjeje qe te shpie ne besimin e vėrtet pėr Allahun, nė radhė tė parė, nė nėnshtrimin dhe adhurimin vetėm pėr Allahun, e pastaj te sjell edhe te mirat tjera te kėsaj bote.
Vėllezėr besimtarė!
Duke e ditur rėndėsinė e kėsaj diturie dhe kėtyre njohurive, Kėshilli i Bashkėsisė Islame nė Vushtrri, nė takimin e rregulltė mujor me imam, ka vendosur qe edhe kėsaj vere, sikurse herėve tjera, te organizoje mėsimbesimin ne te gjitha xhamitė e qytetit dhe fshatrave. Tashme qe dėgjuat rendėsinė, rolin dhe vlerėn e diturisė, tashme qe mėsuat se ēfarė rreziku ka mosmėsimi i fesė, nuk keni arsye te hezitoni aspak, por ejani dhe mėsojeni fenė e Allahut neper xhami.
Xhamitė janė te Allahut dhe ato janė te hapura pėr te gjithė besimtarėt dhe besimtaret dhe pėr te gjitha moshat; pėr fėmijė, pėr te rinj, pėr burra dhe pėr te moshuar. Pra mos hezitoni dhe ejani ne mesmin e fesė, ejani ne shpėtim, Allahu na shpėtoftė neve dhe juve!
(Duaja)
Pėrgatiti: Sedat G. Islami
29 maj 2007, e martė
Vushtrri, Kosovė