PUNA NE FENE ISLAME


Falėnderimi i takon vetėm All-llahut xh.sh., Zotit tė botėve, Bamirėsit tė pėrgjithshėm, Mėshirėbėrėsit, Sunduesit nė Ditėn e Gjykimit. Dėshmoj se nuk ka Zot tjetėr tė adhuruar pėrveē All-llahut qė ėshtė Njė dhe nuk ka shok dhe dėshmoj se Muhamedi alejhi selam ėshtė rob dhe i Dėrguari i Tij. Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi tė dhe mbi familjen e ndershme tė tij, pasuesit e tij me tė gjithė ne, deri nė ditėn e fundit, Ditėn e Gjykimit.

Tė gjithė e dimė se sa tė shumta janė tė mirat qė i Madhi Zot na dhuroi nė kėtė jetė. Ajeti kur’anor:

“Po edhe nėse pėrpiqeni t'i numėroni dhuntitė (tė mirat) e All-llahut, nuk do tė mund tė arrini t'i pėrcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumė fal dhe shumė mėshiron”. ([1])

All-llahu i Gjithėfuqishėm krijoi natėn me qėllim pushimi e prehjeje pėr trupin tonė; krijoi ditėn pėr tė lėvizur e qarkulluar nė sipėrfaqe tė tokės, me qellim te fitimit ne mėnyrėn e lejuar dhe dinjitoze te bukės dhe furnizimit tone. Pas ēlodhjes mirė e mirė tėrė natėn, njerėzit dalin nė mėngjes e fillojnė nga puna dhe kalojnė gjithė ditėn me mundime e pėrpjekje maksimale, secili sipas punės e profesionit qė ushtron.

Puna, vėllezėr, ka njė vlerė e rėndėsi tė madhe nė Islam. Mundimet dhe pėrpjekjet pėr tė fituar furnizimin e familjes, janė njė punė shumė mė e mirė se tė falurit nafile-namaz fakultativ. Kjo jo pėr tjetėr por vetėm pėr faktin se puna ėshtė farz-obligim.

Allahu i Madheruar urdhėron e thotė:

“E kur tė kryhet namazi, atėherė shpėrndahuni nė tokė dhe kėrkoni begatitė e All-llahut, por edhe pėrmendeni shpeshherė All-llahun, ashtu qė tė gjeni shpėtim”. ([2])

“Ai ėshtė qė juve tokėn ua bėri tė pėrshtatshme, andaj ecni nėpėr pjesė tė saj dhe shfrytėzoni begatitė e Tij, meqė vetėm te Ai ėshtė e ardhmja”. ([3])

Kėto ajete kur’anore urdhėrojnė punėn andaj njė myslimani i duhet tė punoj pareshtur qė tė pasurohet edhe nė kėtė jetė ashtu siē ėshtė kureshtar pėr ta fituar boten tjetėr, respektivisht, Xhennetin.

Puna, xhemat tė nderuar, ėshtė detyrė e domosdoshme – farz pėr njeriun. Pejgamberi, alejhi’s selam, duke folur pėr punėn, rrėfen se furnizimi ėshtė ne dispozicion te secilit qe mundohet e punon. “Dyert e rrizkut (furnizimit) janė tė hapura pėr secilin qė prej brendisė sė qiellit e deri nė thellėsitė e dheut”- thotė ai, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi te. Mjafton pėr njeriun tė dijė si tė punojė e si tė pėrfitojė nga ato mirėsi qė ia ka falur i madhi Zot xh.sh. gjatė jetės nė kėtė botė.

Sipas kėsaj, kuptohet se pa u pėrpjekur e pa u munduar, njeriut nuk mund t’i vijė ushqimi te kėmbėt. Njė ditė derisa Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi te, po rrinte me shokėt dhe me tė afėrmit e tij, atypari kaloi njė djalosh plot shėndet e i fuqishėm. Lidhur me kėtė shokėt e Pejgamberit, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi te, filluan bisedėn duke i thėnė: “Ja Resulall-llah! Sa mirė do tė ishte qė ky djalė qė po kalon kėndej, tė pėrdorte fuqinė e djalėrinė e tij nė vepra qė ka urdhėruar Zoti i Madhėruar”. Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi te, atyre iu pėrgjigj: “Mos thoni kėshtu sepse ai ėshtė nė rrugėn e Zotit xh.sh. nė qoftė se ka dalur prej mėngjesit me qėllim qė tė fitojė bukėn pėr veten, pėr familjen a pėr prindėrit e tij; nė rast tė kundėrt me tė vėrtetė nuk ėshtė nė rrugė tė Zotit xh.sh.”.

Tė bindemi tani se nuk ka shtytės mė tė madh pėr pune se sa feja jonė, e cila na jep shenja tė gjalla pėr t’iu pėrveshur punės. Sikur tė mendohemi pak me ndėrgjegje, do ta gjejmė vetė se kjo fe e jona edhe lėvizjen mė tė vogėl pėr tė nxjerrė ushqimin e familjes sonė, na e ka bėrė thjesht detyrim. Eshtė mjaft interesant pėr t’u poentuar nje hadith ne tė cilin Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi te, punėn e konsideron detyrim tė madh.

“Mėkatet qė bėn njeriu nė kėtė jetė janė te llojllojshme; tė mėdha e tė rėnda, qė nuk mund t’i fshijė e t’i zhduk ndonjė prej adhurimeve “Ibadet” siē janė tė Falurit, Agjėrimi, Haxhi e tė tjera, pėrveēse mundimi, brenga qė kaplon njeriun duke kėrkuar ushqim pėr familjen e tij”.

Domethėnė se brenga qe kaplon njeriun pėr tė fituar furnizimin e familjes, ėshtė aq ibadet i madh sa zhdukė aso mėkatesh tė mėdha, qė nuk mund t’i shlyej asnjė prej adhurimeve tė tjera.

Vėllezėr besimtarė,  a ėshtė e arsyeshme tė thuhet se feja na porositė ne tė punojmė vetėm pėr Ahiret, e dynjanė ta lėmė pas dore? Kurrė  jo, pėrkundrazi, feja na porositė qė ne tė punojmė nė kėtė jetė tė kėsaj bote aq shumė saqė tė mendojmė se nuk kemi pėr tė vdekur fare.

Prandaj, vėllezėr tė dashur!, duhet ta dimė se feja jonė islame, mė shumė nga ēdo gjė tjetėr, predikon e kėshillon punėn. Pejgamberi, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi te, duke dashur t’i lavdėroj tė gjithė ata qė pėrpiqen e fitojnė ushqimin e familjes me djersėn e ballit thotė:


“Kanė pėr tė dale para All-llahut te Madheruar me fytyra tė ndriēuara porsi hėna pesėmbėdhjetėshe, tė gjithė ata qė punojnė dhe pėrpiqen tė punojnė siē ka urdhėruar i madhi Zot i Madheruar  me qėllim qė tė sigurojnė jetesėn e ruajtjen e familjes sė tyre qė tė mos mbetėn nevojtarė dhe t’u ndihmojnė fqinjėve e nevojtarėve sa tė ėshtė e mundur”.

Prej kėtij hadithi, ne njėfarė mėnyre, kuptohet se kush nuk e ka bėrė zakon tė punojė me djersėn e ballit, por ushqimin e vet e tė familjes mundohet ta sigurojė mbi kurrizin e tė tjerėve, tė mos kėrkoj gjynah tjetėr mė tė madh se ky do ti mjaftojė.


Sadik Hasani                                                                                                        22.04.2008

Mual-lim pranė K.B.I.-sė nė Vushtrri                                                                           Vushtrri



--------------------------------------------------------------------------------

[1] en-Nahl, 18

[2] el-Xhumuah, 10

[3] el-Mulk, 15

H U T B E
Web Page Maker, create your own web pages.