MAGJIA
(hutbe)
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Vėllezėr besimtarė!
Bashkėsia njerėzore gjate tėrė historisė sė saj ėshtė pėrshkruar me intriga, mashtrime dhe manipulime, dhe atė nga njė shtresė njerėzish, tė cilėt, tė veshur me rroba reformatorėsh, kanė mashtruar njerėzit kinse janė duke vepruar pėr tė mirėn e tyre ndėrsa nė realitet ata kanė shkatėrruar mė shumė se qė kanė pėrmirėsuar. Ata shkelėn e shkatėrruan fe e moral, nder e edukatė, ata harruan se njė ditė do tė dalin para Allahut pėr tė dhėnė llogari. Thotė Allahu:
11. E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin nė tokė"! Ata thonė: "Ne jemi vetėm pėrmirėsues (paqtues)!". (el Bekare, 11)
Nė kuadėr tė kėtyre njerėzve mashtrues hyjnė edhe magjistarėt, tė cilėt janė mė tė rrezikshėm pėr besimin e njeriut se ēdo gjė tjetėr. Si jo kur besimi ne veprat e tyre ėshtė mjet pėr dalje nga feja apo edhe vet dalje prej saj.
Besimtarė tė nderuar!
Magjia, apo sihri siē e njohim nė gjuhėn popullore, ėshtė njė mashtrim dhe dredhi e kryer nga magjistari pėr qėllime tejet tė ulėta; pėr pėrfitimin e zemrės se ndonjė femre, pėr pėrfitimin e simpatisė se ndonjė lideri, pėr shkatėrrimin e tė mirave tė ndonjė njeriu, pėr ndarje tė dy bashkėshortėve, etj.
Magjia konsiderohet mashtrim pėr arsye se atė qė demonstron magjistari nė fakt nuk ėshtė e vėrtetė edhe pse ndikon tek njerėzit. Kėshtu ėshtė definuar nė fe: Veprim tėrėsisht i fantazuar, iluzion, por me ndikim. Allahu pėrkitazi me Musain, alejhi's selam dhe te themi kushtimisht me garėn e tij me magjistaret ka thėnė:
Ai (Musai) tha: "Hidhni ju"! E kur hodhėn ata (shkopinj e litarė), magjepsėn sytė e njerėzve, i frikėsuan ata dhe sollėn njė magji tė madhe". (el A'raf, 116)
Ai (Musai) tha: "Jo, hidhni ju!" Kur ja, atij iu duk se nga ajo magji e tyre litarėt dhe shkopinjtė lėviznin (si gjarpėrinj)". (Taha, 66)
Pra, magjia nė tė vėrtetė na qenka njė mashtrim dhe demonstrim i maskuar i magjistarit pėr tė bindur masėn e paarsimuar tė njerėzve se kinse ajo qė bėn ai ėshtė e vėrtetė. Allahu, nė ajetet e pėrmendura mė lartė, rrėfeu se ata iu kanė bėrė magji syve tė njerėzve, iu kanė shkaktuar iluzione dhe se jo nė tė vėrtetė ata bėn shkopinjtė e tyre gjarpėrinj.
Kėtė e dėshmon mė sė miri fakti se posa Musai, alejhi's selam hodhi shkopin e tij dhe u shndėrrua nė gjarpėr, tė gjithė magjistarėt u penduan pėr atė qė kishin bėrė dhe iu kthyen fesė sė Allahut ngase kuptuan se veprimi i Musait, alejhi's selam nuk ėshtė magji por mrekulli, qė njeriu nuk mund ta bėj dhe se gjarpėrinjtė e tyre nuk ishin fare tė vėrtetė. Thotė Allahu:
45. Atėherė edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjėherė gėlltiste gjithė ēka kishin improvizuar ata.
46. Atėherė magjistarėt ranė nė sexhde (u pėrulėn).
47. E thanė: "Ne i besuam Zotit tė botėve,
48. Zotit tė Musait e tė Harunit!". (esh Shuara, 45-48)
Muslimanė tė nderuar!
Edhe pse me lloje e mėnyra tė ndryshme, magjia nė tėrėsi mbetet e ndaluar nė fe. Ajo konsiderohet prej mėkateve tė mėdha. Thotė Pejgamberi, alejhi's selam:
Largojuni shtatė (mėkateve) shkatėrruese. Thanė cilat janė ato, o i Dėrguar i Allahut? Tha:Shirku, magjia, mbytja e njeriut pa tė drejt e qė e ka ndaluar Allahu, ngrėnja e kamatės, ngrėnja e pasurisė sė jetimit, kthyerja e shpinės kur takohen dy palėt (ikja nga fronti) dhe shpifja ndaj grave tė ndershme muslimane". (Buhariu dhe Muslimi)
Jo vetėm kaq. Magjia konsiderohet pabesim (kufėr) apo mjet qė tė shpie tek kufri, dhe mu pėr kėtė ndalohet. Thotė Allahu:
(E hodhėn librin e Zotit) E ndoqėn atė qė e thonin djajt nė kohėn e sundimit tė Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin tė pafé, sepse u mėsonin njerėzve magjinė...". (el Bekare, 102)
Mu pėr kėtė ėshtė ndaluar mėsimi i magjisė pėr vete dhe mėsimi i saj tė tjerėve. Ibni Kudame ndalonte rreptėsishtė mėsimin e magjisė. Ai ka thėnė: Nuk dimė te kenė polemizuar dijetaret pėrkitazi me ndalimin e ushtrimit te magjisė por edhe te mėsimit te saj. Imam Neveviu ne koment te Sahihut te Muslimit ka thėnė se: Ndalohet ta mėsosh dhe tua mėsosh te tjerėve magjinė.
ČĒŃß Ēįįå įķ ęįßć ę䯌äķ ęÅķĒßć ČåĻķ ÓķųöĻ ĒįĖŽįķä” ĆŽęį Žęįķ åŠĒ” ęĆÓŹŪŻŃ Ēįįå ĒįŚŁķć ĒįĢįķį įķ ęįßć ęįÓĒĘŃ ĒįćÓįćķä ćä ßįųö ŠäČ” ŻĒÓŹŪŻöŃęå Åäå ßĒä ŪŻųĒŃšĒ” ęŹęČęĒ Åįķå Åäųå ßĒä ŹęĒČšĒ.
***
Vėllezėr besimtarė!
Derisa jemi tek magjia shfrytėzoj rastin tua pėrcjell tė vėrtetėn e pamohuar se askush dhe asgjė pa caktimin e Allahut nuk mund tė bėjnė as mirė dhe as keq. Allahu nė kaptinėn el Bekare, ajeti 102, kur foli pėr magjinė nė kohėn e Sulejmanit, alejhi's selam tha:
.por pa lejėn e All-llahut me atė (magjine) askujt nuk mund t'i bėnin
.".
Pra vėllezėr ruajeni besimin tuaj tė pastėr nė Allahun dhe pėrkujtoni se vetėm prej Tij vjen e mira si shpėrblim dhe e keqja si sprovė e dėnim. Mu pėr kėtė, ēka do qė t'iu ndodhė kuptojeni prej kėtij kėndi dhe assesi mos ia lejoni vetes tė gjunjėzoheni para mashtrimeve tė magjistarėve e falltorėve. Mos harroni se shkuarja tek magjistari dhe falltari ndalohet rreptėsishtė dhe ai qė shkon e iu beson fjalėve tė tyre del prej feje.
Pėrkujtoni se dėnimi i atyre qė pėrhapin tė kėqijat nė mesin e muslimanėve ėshtė i madh. Thotė Allahu:
Ata, tė cilėt dėshirojnė qė te besimtarėt tė pėrhapet imoraliteti, ata i pret dėnimi i dhembshėm nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. All-llahu di (tė fshehtat) e ju nuk i dini". (en Nur, 19)
Dėnimi i atyre qė luftojnė (kundėrshtojnė) All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij dhe bėjnė shkatėrrime nė tokė, nuk ėshtė tjetėr vetėm se tė mbyten ose tė gozhdohen, ose (tė gjymtohen), t'u priten duart dhe kėmbėt e tyre tė anėve tė kundėrta, ose tė dėbohen nga vendi. Kjo (masė ndėshkuese) ėshtė poshtėrim pėr ta nė Dunja, dhe nė botėn tjetėr ata do tė kenė dėnim tė madh". (el Maide, 33)
O Zoti Ynė! Dėrgoja salavatet mė tė ngrohta dhe mė tė sinqerta Muhammedit, tė dashurit tonė!
O Zot! Fali muslimanėt dhe muslimanet, besimtarėt dhe besimtaret, tė gjallėt prej tyre dhe tė vdekurit, dhe afroji zemrat e tyre. O Zot i tė gjitha botėrave!
O Zoti Ynė! Ti i di tė fshehtat tona dhe pamjen e jashtme, na prano arsyetimet tona, dhe e di ē'kemi nė mbrendinė tonė dhe na i fal gabimet tona, na i di nevojat tona na jep atė ēka tė kėrkojmė.
O Zot i ynė, na jep shėndet trupit tonė, familjes tonė dhe trashėgimtarėve tanė.
O Zot bėne kėtė vend tė sigurt, tė qetė dhe tė bereqetshėm qė tė jetė nėn hijen e librit Tėnd dhe ndjekės i udhėzimeve tė Pejgamberit Tėnd .
O Zot, e kush ja do Islamit dhe muslimanėve tė mirėn merre me dorėn tėnde tė tė gjitha tė mirat, e kush ia do Islamit dhe muslimanėve tė keqen mere me forcėn tėnde, O Drejtues i qiejve dhe i tokės! O i Lartėsuar dhe i Ndershėm!
O Zoti Ynė, na fal neve, prindėrit tanė, vėllezėrit tanė qė janė prezent dhe prindėrit e tyre, dijetarėve tonė, ata qė na kanė borxh neve dhe gjithė besimtarėve ku do qė janė. Amin, amin, amin
Pėrgatiti: Sedat G. Islami
14 qershor 2006, e enjte
Vushtrri, Kosovė