MUSLIMANI NUK ESHTE TERRORIST
(dukuria e akteve terroriste)
Falėnderimet i takojnė Allahut ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi's selam!
Nuk ka dyshim se lajmet e pėrgatitjes se komplotit kundėr bazės ushtarake Fort Diks ne Amerike nga disa shqiptare na kane shokuar te gjithėve, sidomos ne kėtė kohe kur statuti jone si shtet, jo vetėm qe nuk ėshtė i definuar, porse nuk pėrkrahet nga askush siē pėrkrahet nga Amerika.
Eshtė e vėrtete se propaganda perėndimore kundėr Islamit pas ngjarjeve te 11 shtatorit te 2001-it ėshtė njė prej mjeteve qe ka ndikuar ne shfaqjen e dukurisė se Islamofobisė neper tere boten, duke e cilėsuar atė si agresiv, te egėr, te dhunshėm, gjakpirės, mizor, te prapambetur, gjera, prej te cilave Islami ėshtė i pastėr. Kjo ka ndikuar edhe tek muslimanėt pėr te keq, edhe tek te mirėt por edhe tek ata muslimanė, qe prej tij kane vetėm emrin. Te gjitha kėto janė te vėrteta porse veprimet e ngutshme te disa te rinjve muslimanė janė te pavenda dhe strategjikisht te gabuara.
Sa i pėrket taborit te muslimanėve te mire por injorante, kjo propagande shkakton indinjate te thelle, qe ndoshta i bėn te ndėrmarrin disa nisma te pa matura dhe pa peshuara mire, kėshtu qe ne vend se t'i kontribuojnė Islamit pėr te mire, ata i kontribuojnė pėr te keq.
Ndėrsa pėrkitazi me taborin e muslimanėve te llojit te dyte ajo ėshtė  edhe njė motiv pėr t'i arsyetuar qėndrimet e tyre injorante dhe antiislame. Madje njeri prej kėtyre injoranteve pati thėnė: "Keni nis me u krym ju atje. Ma mir o me i qart punt me Zotin se me Ameriken".
Sido qe te jete, unė do te mundohem ta shqyrtoje apo shtjelloje kėtė problematike aq sa me premton koha dhe mundėsitė, dhe atė nen hijen e fjalės se atij qe nuk flet nga hamendja, Muhammedit, alejhi's selam. Ne njė hadith te tij, te shėnuar nga Buhariu dhe te transmetuar nga Ibni Omeri, ai, alejhi's selam, kishte thėnė:
"ĒįćÓįć ćä Óįć ĒįćÓįćęä ćä įÓĒäå ę ķĻå ę ĒįćåĒĢŃ ćä åĢŃ ćĒ äåģ Ēįįå Śäå
Musliman ėshtė ai, prej gjuhės dhe dorės se te cilit janė te sigurt muslimanėt ndėrsa muhaxhir, emigrant, ėshtė ai, qe bėn migrim nga mėkatet".
Muslimani nuk i bėn padrejtėsi askujt
Musliman i vėrtetė ėshtė ai qe te gjithė njerėzit shpėtojnė dhe janė te qete prej tij. Ai nuk fyen njerėzit, nuk iu shkakton te liga, nuk rrah askėnd, nuk shqelmon askėnd, ai nuk zgjat dorėn tek e drejta e tjetrit sikurse nuk zgjat kėmbėn ta dėmtojė tjetrin. Kėtė e themi pėr arsye se emri Musliman rrjedh nga folja selime dhe esleme qe ka kuptim te te qenit shendosh, i pa te meta, nuk shkakton dem, etj. Me kuptim tė parė Pejgamberi, alejhi's selam pėrdori fjalėn musliman ne hadithi djersa me kuptim te dytė Allahu pėrmend nė Kur'an:
Nuk ėshtė ashtu (si thonė ata), po ai qė i ėshtė dorėzuar All-llahut dhe ėshtė bamirės, ai e ka shpėrblimin e vet te Zoti i tij, pėr ata nuk ka frikė, as nuk kanė pse tė mėrziten". (el Bekare, 112)
Islami ėshtė feja e kėnaqėsisė, sigurisė dhe paqes. Kėto principe janė aq tė zakonshme nė jetėn e muslimanėve sa, kur ata sapo fillojnė lutjet, shkėpusin tė gjitha lidhjet me botėn, pėrkulen dhe shtrihen para Zotit dhe atėherė qėndrojnė me duart e tyre shtrėnguar nė respekt. Kur ata lėnė lutjen, ėshtė sikur kanė filluar njė jetė tė re. Ata e pėrfundojnė lutjen duke pėrshėndetur tė tjerėt nė tė majtė dhe nė tė djathtė tė tyre dhe duke u uruar atyre shėndet, siguri dhe paqe, ngrihen, shkojnė dhe bashkohen me njerėzit e tjerė.
Pėrshėndetja e tė tjerėve dhe urimi i tyre pėr paqe janė konsideruar tė jenė mes akteve mė tė pėlqyeshme qė mund tė kryen nė Islam. Nė tė vėrtetė, kur Muhammedi, paqja dhe bekimi qofshin mbi tė, ishte pyetur se "cili ishte veprimi mė i pėlqyeshėm nė Islam", ai pėrgjigjej: "Dhėnia e ushqimit pėr tė tjerėt dhe pėrshėndetja e tė gjithė atyre qė njihni dhe nuk njihni.
Pra musliman na qenka ai, qe i dorėzohet Allahut, vepron sipas normave te fesė se Tij, prej te cilave ėshtė edhe kjo: Mos shqetėsimi i besimtareve.
Ne hadithi janė pėrmendur emrat el muslim dhe el muslimune (muslimani dhe muslimanėt), ne gjininė mashkullore porse kjo nuk pėrjashton edhe femrėn. E themi kėtė pėr arsye se kėto shprehje kane ardhur ne formėn gjuhėsore te mbizotėrimit (et taglib) ku njeri emėr pėrdoret edhe pėr tjetrin, si f.v. hėnės e diellit arabet iu thonė kamerani (dy hėnat), Ebu Bekrit dhe Omerit iu thonė Umerani (dy Umerat), etj. Pastaj femra, ne Islam, ėshtė motėr e mashkullit, dhe ndėrmjet tyre nuk ka dallim.
Pra, nuk i lejohet as muslimanit t'iu shkaktoje dem muslimanėve, meshkuj e femra, por as anasjelltas. Dėshmi pėr kėtė kemi ajete kur'anore dhe hadithi. Thotė Allahu:
124. Kush bėn ndonjė nga punėt e mira, qoftė mashkull ose femėr duke qenė besimtarė, tė tillėt hyjnė nė xhennet dhe nuk u bėhet farė padrejtėsie". (en Nisa, 124)
195. Zoti i tyre iu pėrgjegj lutjes sė tyre (e tha): Unė nuk ia humb mundin asnjėrit prej jush, mashkull qoftė apo femėr…". (Ali Imran, 195)
Ndersa deshmi nga Sunneti kemi hadithin vijues:
I ėshtė thėnė Pejgamberit, alejhi's selam: O i dėrguari i Allahut! Filan gruaja falet natėn, agjėron ditėn, bėn kėtė dhe jep lėmoshė, porse shqetėson fqinjėt e saj me gjuhe. Pejgamberi, alejhi's selam tha: Ne te nuk ka hajr, ajo ėshtė prej banoreve te Xhehennemit.
Po pėr filan gruan, e cila fal vetėm namazet e obliguara dhe jep lėmoshė ushqim me ene porse nuk shqetėson askėnd, ēfarė thua pėr te?
Tha: Ajo ėshtė prej banoreve te Xhennetit". (1)
Vlera e paqes nė Islam
Si te mos shquhet besimtari me paqe kur ajo ėshtė prej emrave te Allahut te Madhėruar. Thotė Allahu:
23. Ai ėshtė All-llahu qė nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, sundues i pėrgjithshėm, i pastėr (prej tė metave qė i mvishen), shpėtimtar (qė i shpėton njerėzit prej ndėshkimit tė padrejtė), sigurues (qė i siguroi njerėzit me premtimin e vet dhe pejgamberėt me mrekulli) mbikėqyrės (qė mbikėqyr dhe pėrcjell ēdo send), i plotfuqishėm, mbizotėrues, i madhėrishėm. I lartėsuar ėshtė All-llahu nga ēka i shoqėrojnė!". (el Hashr, 23)
Paqja ėshtė simbol edhe i pėrshėndetjes ditore te besimtareve, madje jo vetėm te tyre por edhe te Pejgamberėve, alejhimu's selam. Transmetohet se kur Allahu e ka krijuar Ademin, alejhi's selam e ka urdhėruar te shkoje tek njė grumbull melekėsh dhe i ka thėnė se pėrshėndetja, me te cilėn te pėrshėndesin ėshtė pėrshėndetja jote. Pėrshėndetja e melaikeve pėr te ishte es selamu alejkum ve rahmetullah! Ndėrsa sa iu pėrket besimtareve ne pak me pare pėrmendėm hadithin, qe nxit pėr pėrshėndetje me selam-paqe atė qe e njeh dhe atė qe nuk e njeh.
Paqja ėshtė moto e Kur'anit, ėshtė objektiv prej objektivave te tij, siē thotė Allahu:
… Juve ju erdhi nga All-llahu dritė dhe libėr i qartė. 16. All-llahu e vė me atė (me Kur'anin) nė rrugėt e shpėtimit atė qė ndjek kėnaqėsinė e tij dhe me ndihmėn e Tij i nxjerr ata prej errėsirave nė dritė dhe i udhėzon nė njė rrugė qė ėshtė e drejtė". (el Maide, 15-16)
Salami, paqja, do te jete pėrshėndetje e besimtareve kur te takohen me Allahun dhe me melaiket tek porta e Xhennetit. Thotė Allahu:
44. Ditėn qė e takojnė Atė (Zotin), pėrshėndetja e tyre ėshtė Selam (paqe) dhe pėr ta ka pėrgatitur shpėrblim tė mirė". (el Ahzab, 44),
... engjėjt duke hyrė nė secilėn derė. 24. (u thonė) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetėt shpėtimin; sa pėrfundim i lavdishėm ėshtė ky vend". (err Rra'du, 23-24),
25. Aty nuk dėgjojnė fjalė tė kėqija as qė janė mėkat (gėnjeshtėr).26. Vetėm thėnie: selam pas selami". (el Vakia, 25-26)
58. Kanė "Selam", thėnie e Zotit mėshirues!". (Jasin, 58)
23. E ata, tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, me urdhrin e Zotit tė tyre u vendosėn nė xhennete, nėn pallatet e tė cilėve rrjedhin lumenj, ku do tė jenė pėrgjithmonė. Pėrshėndetja e tyre nė tė ėshtė "Selam" - paqe". (Ibrahim, 23)
... e kur arrijnė aty, dyert e tij i gjejnė tė hapura dhe roja e tij u thotė atyre: "Selamun alejkum"...". (ez Zumer, 73)
Vet Xhenneti ėshtė i pėrshkruar si paqėsor. Thotė Allahu:
127. Ata e kanė vendin e shpėtimit (xhennetin) te Zoti i tyre; Ai ėshtė mbrojtės i tyre, pėr atė qė ata vepruan". (el En'am, 127)
Bamirėsia e muslimanit nuk pėrkufizohet vetėm nė muslimanė
Muslimani, qe ia ka friken Allahut, nuk i bėn keq askujt, madje as atij qe nuk ėshtė ne fenė e tij. Thotė Allahu:
8. All-llahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; All-llahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė. 9. All-llahu ua ndalon t'u afroheni vetėm atyre qė ju luftuan pėr shkak tė fesė, qė ju nxorėn prej shtėpive tuaja dhe qė ndihmuan dėbimin tuaj; ju ndalon tė miqėsoheni me ta. Kush miqėsohet me ta, tė tillėt janė dėmtues tė vetvetes". (el Mumtehineh, 8-9)
Pejgamberi, alejhi's selam kishte lajmėruar se ata, qe mbysin njė jomusliman, qe pranon te jetoje nen ombrellėn e shtetit islam, vetėm pse ėshtė jo musliman, ai do te ngritėt kundėr tyre ne Ditėn e Kiametit (2).
Toleranca e Islamit ėshtė aq e gjerė, sa qė Profeti i ndalonte veēanėrisht njerėzit qė tė flisnin pėr gjėrat qė mund tė ishin fyese. Pavarėsisht nga pėrpjekjet vetsakrifikuese tė Profetit Muhammed, Ebu Xhehli nuk arriti tė bėhej musliman dhe vdiq jashtė feje. Prej kėtej, emri Xhehl nėnkuptohet injorant. Ky njeri injorant dhe i vrazhdė e kaloi tė gjithė jetėn e tij si njė armik i Profetit dhe tani, nė mėnyrė tė trishtueshme, nofka e tij ėshtė bėrė natyra e dytė e muslimanėve tė sotėm. Pak pas pushtimit tė Mekės, djali i Ebu Xhehlit, Ikrime, filloi tė fliste nė kėshill kundėr babait tė tij dhe pėr kėtė u qortua rėndė nga Profeti.
Ai ngritej ne kėmbė pėr xhenazet e jomuslimaneve derisa ndalonte rreptėsishtė ngritjen ne kėmbė pėr te gjallin.
Historia islame ka dėshmuar njė tolerance te pashembullt te muslimanėve me jomuslimanėt, saqė pėr te krishterėt, me te mire ishin muslimanėt "PUSHTUES" sesa perandoria romake e krishtere "CLIRUESE". Kur ushtria myslimane nen komandėn e Ebu Ubejdes arriti ne luginat e Jordanit, familjet e krishtera te kėtij vendi i shkruajtėn njė letėr: "O muslimanė! Ju pėr ne jeni me te dashur se sa romaket, edhe pse jemi te njė feje. Ju jeni me te sinqerte ne pėrmbushjen e kėrkesave tona, jeni me te mėshirshėm, nuk na bėni padrejtėsi dhe udhėheqėsia juaj ndaj nesh ėshtė me e mire". (3)
Pas nėnshkrimet te njė marrėveshje pėr paqe ndėrmjet Salahuddinit dhe te krishterėve, ai ua lejonte te krishterėve te vizitonin vendet e shenjta, Jerusalemin, kėshtu qe njė numėr i madh pelegrinėsh te krishtere shkuan atje pėr vizite. Riēardi u frikėsua se kjo do ta zemėrojė Salahuddinin kėshtu qe i shkroi te mos lejonte asnjė vizitor pa lejen e tij. Salahuddini refuzoi dhe tha: Ata vizitor kane ardhur prej vendeve te largėta qe ta vizitojnė vendin e shenjte kėshtu qe unė nuk kam te drejte t'i ndaloj. (4)
Princi Ali pėrmend se njė numėr i te krishterėve lanė Jerusalemin dhe shkuan ne Antiokun krishterė. Atje nuk u mirėpritėn, po madje u dėbuan nga princi i Antiokut…
Ata qe u dėbuan nga Jerusalemi vuajtėn pėr mungese buke, Tripoli ua mbylli portat dhe njė grua u detyrua te hidhte fėmijėn e saj ne det dhe mallkoi te krishterėt, te cilėt refuzuan ta strehonin. (5)
Kur te krishterėt kishin vendosur ta lėshonin Jerusalemin, pjese e marrėveshjes ne mes Salahuddinit dhe ushtarake te krishtere, disa gra kishin shkuar dhe ishin ankuar tek Salahuddini duke i thėnė:
"O sulltan, siē po e sheh ne jemi duke ikur. Ne jemi gra, motra dhe vajza te kėtyre te burgosurve. Do te largohemi pėrgjithmonė nga ky qytet, na i liro te burgosurit tanė qe janė mbrojtėsit dhe ruajtėsit tanė. Nėse i vret, do te humbim jetėn tone, nėse i liron do te jemi mirėnjohėse dhe do tė na lehtėsohen dhembjet dhe varfėria jone sepse nuk mund te jetojmė pa mbrojtės". Salahuddini i kishte liruar te afėrmit e tyre…(6)
Nėse ne kemi qene te mire me ta, athua valle ata a kane qene kėshtu me ne. Historia e dėshmon te kundėrtėn. Ne Etiopi banoret janė muslimanė dhe te krishtere, dhe sipas disa statistikave, janė 55-65 % muslimanė. Nė kėtė vend deri vone nuk ka patur asnjė shkolle fetare islame, madje edhe nėse ėshtė hapur ndonjė ne mėnyrė private, asaj i janė obliguar taksa te renda prej shteti kėshtu qe ėshtė detyruar te mbyllet.
Deri pak para luftės italiane, nėse muslimani nuk mund t'ia kthente borxhin te krishterit, ky i fundit e robėronte muslimanin dhe kishte te drejte ta shiste, ndėshkonte, duke qene shteti ne dijeni pėr kėtė.
Asnjė ministri nuk iu takon kėtyre edhe pse pėrbejnė gjysmėn e banoreve et Etiopisė(7).
Sa njeriu i pafajshėm ėshtė vrare brenda 4 viteve ne Irak? Vetėm gjate muajit prill, siē citon njė e pėrditshme e jona, Kosova Sot(8), janė vrare 1056 veta. Ndėrsa prej fillimit te luftės e deri me tani shifrat e viktimave janė mijėra here me te mėdha se sa te viktimave ne Kosove. Se kush ėshtė shkaktar pėr kėtė e dimė te gjithė, madje nuk ia arsyetojmė krimet kurrė porse koha nuk ėshtė te flasim.
Ne Evropėn tone ėshtė pėrhapur aq shume islamofobia saqė me te pėrmendur ndonjė akt terrorist, automatikisht, vėmendja e njeriut shkon tek muslimanėt: Ndoshta ata e kane bere. Por kėshtu nuk mendon edhe Evropoli, i cili kėto dite publikoi raportin e vet vjetor pėr dhunėn dhe aktet terroriste ne Evropė. Raporti i Evropolit tregon 498 sulme nė njėmbėdhjetė shtete tė unionit Evropian nė vitin e kaluar tė cilat janė karakterizuar si "sulme terroriste". Organizata separatiste Baske ETA udhėheq nė kėtė listė me 136 sulme terroriste dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr sulmin nė Madrid, ku gjetėn vdekjen dy persona. Pėr fat 497 raste tjera kaluan pa vrasjen e personave tė pafajshėm . Cfarė ndodhi me terroristėt islamik? Kur ėshtė fjala pėr kėta terroristė, raporti i Europolit ėshtė befasues. ?shtė e vėrtetė se islamistėt kanė kryer vetėm njė nga 498 sulme tjera terroriste nė shtetet e Unionit Evropian nė vitin 2006. Nėse jeni skeptik, shikoni nė faqen e Europolit ku ėshtė paraqitur raporti nė tėrėsi(9).
Sikur fundamentalistėt islamik tė ishin pėrgjegjės pėr shumicėn e sulmeve terroriste nė vitin e kaluar, pa mėdyshje se ky do tė ishte njė nga lajmet kryesore nė tė gjitha gazetat ditore nė mbarė Evropėn. Njė sulm me tė vėrtet ėshtė shumė i vogėl dhe nuk do tė ndihmoj nė vazhdimin e imixhit tė krijuar tė "kėrcėnimit islam". Krahas numrit mjaft tė vogėl tė sulmeve, raporti i Europolit pėrmban disa faqe kushtuar terrorizmit islam…(10 )
Kisha serbe ne krye me Artemijen, edhe gjate kohės se luftės por edhe tani ushtron dhune, nxit pėr te dhe ėshtė protagoniste kryesore e njė urrejtje ndėretnike. Ajo ne vend se te prodhoje tolerance prodhon urrejtje, ne vend se te mėsoje pėr mirėkuptim mėson pėr diskriminim, dhe pikerisht prej oborreve te kishave serbe kane dalur "ēliruesit" e Kosovės. Shembullin me te freskėt e kemi tani kur jemi ne prag te definimit te statutit te shtetit tone ku serbe nacionaliste te mbledhur ne kishe formojnė garda pėr te luftuar pėr rimarrjen e Kosovės.
Kėto krime jo vetėm qe janė ne kundėrshtim me demokracinė, te cilėn rrejshėm e pretendojnė por janė ne kundėrshtim edhe me parimet e fesė se tyre. Ne Ungjillin e Metės, 5/44-45, shkruan:
"Lum pėr paqėvenesit ngase ata janė bijtė e Zotit",
"Duani armiqtė tuaj, bekojeni mallkuesin tuaj, bėjini mire atij qe iu urren, shkoni tek ai qe nuk iu vjen ne daci te jeni bij te babait te tuaj ne qiej, dielli i te Cilit ndriēon te mirėt e te kėqijtė, lėshon shiun mbi te mirėt e mizoret".
Kjo ėshtė pikėrisht ajo indinjata e pėrmendur me lart, qe ka shtyre disa muslimanė, te prire nga emocionet me shume se sa nga parimet, te bėjnė akte te tilla terroriste.
Mendoj se rruga me e mire ėshtė te dy palėt te largohen nga ajo qe nuk iu takon, dhe qe te dy palėt e dine se ēka ėshtė ajo, e pastaj problemi vetvetiu shuhet. Definitivsht, nuk ėshtė koha pėr fronte te reja ngase askujt me shume se muslimanėve nuk mund t'iu shkaktojnė dem luftėrat. Kjo pėr disa arsye:
Sido qe te jete,
Nė fe nuk ka dhune
Thotė Allahu:
256. Nė fe nuk ka dhunė". (el Bekare, 256)
Omeri, Allahu qofte i kėnaqur me te, kishte thėnė:
Kur i keni robėruar ju njerėzit ndėrsa nenat e tyre i kane lindur te lire?!
Muslimani ėshtė i mėshirshėm edhe me kafshe e lėre mė me njerėz
Bamirėsia e muslimanit nuk ndalet vetėm ne gjininė njerėzore, ajo tejkalon kėtė suaze te ngushte dhe depėrton ne boten shtazore e bimore, dhe nė ēdo gjė tjetėr. Pėr bamirėsinė me kafshe janė pėrmendur te mira te shumta derisa pėr vrazhdėsinė ndaj tyre janė pėrmendur ndėshkime te rrepta.
Ebu Hurejre r.a. thotė se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Njė njeri duke udhėtuar nė njė rrugė e kaplon etja e madhe, e gjen njė pus, zbret nė tė dhe pi ujė. Pastaj del nga pusi dhe has njė qen me gjuhė tė nxjerrė jashtė qė han baltė nga etja. Njeriu thotė: "Kėtė qen e paska kapluar etja siē mė pat kapluar edhe mua mė parė". Pastaj njeriu zbret nė pus dhe mbush kėpucėn e vet me ujė, pastaj e kap me gojė derisa ngjitet lartė dhe i jep tė pijė qenit. All-llahu pėr kėtė e falėnderon dhe ia fal mėkatet". (As'habėt i) Thanė: "O i Dėrguari i All-llahut, edhe pėr kafshėt kemi shpėrblim?" (Pej­gam­be­ri) Tha: "Nė gjithēka qė ka mėlqi tė lagur ka shpėrblim". (Muttefekun alejhi)
Nė transmetimin e Buhariut theksohet: "E falėnderon All-llahu, ia falė mėkatet dhe e fut nė Xhennet". Kurse nė njė transmetim tė Buhariut dhe Muslimit (ku kjo ngjarje thek­sohet mė gjerėsisht), thekso­het: "Njė ditė njė qen u soll rreth pusit, pasi qė etja e kishte kapluar pėr vdekje. Atė e sheh njė lavire dhe horre prej Beni Israilėve e cila e zbathi kėpucėn e saj dhe me tė i dha ujė qenit derisa e ngopi; pėr kėtė vepėr iu falėn mėkatet".
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Njė grua do tė dėnohet pėr shkak tė maces. E ka mbyllur nė shtėpi derisa ka ngordhur, e pėr kėtė do tė hyjė nė zjarr. As s'e ka ushqyer, as nuk i ka dhėnė ujė kur e ka mbyllur, as nuk e ka lėshuar qė vetė tė ushqehet me zvarritėsit dhe insektet e tokės". (Muttefekun alejhi)
Nga Ibni Umeri r. anhuma trans­me­tohet se ai ka kaluar pranė disa djelmoshave nga fisi Kurejsh, tė cilėt e kishin vendosur njė shpend pėr ta qėlluar; dhe ata e qėllonin me shtiza. Kush nuk e qėllonte, shtizėn e vet ia jepte pro­narit tė shpendit. Kur e panė Ibni Umerin, djelmoshat u shpėrndanė, kurse Ibni Umeri u tha: "Kush bėn kėshtu? All-llahu e ka mallkuar kush bėn kėshtu. Vėrtet i Dėr­guari i All-llahut s.a.v.s. e ka mallkuar ēdokėnd qė merr krijesė tė gjallė pėr cak nė tė cilin qėllohet me diē". (Muttefekun alejhi)
***
Me pas ne hadithi pėrmendet gjuha, e cila ne radhitje ėshtė para dores, per faktin se ajo shkakton te kėqija me shume se sa dora, ėshtė   me lehte dėmi me te se sa me dore, madje njeriu me shume shqetėsohet nga fjala se sa nga ndonjė e qėlluar prej keqdashėsit(11).
Pastaj gjuha ka dem me gjitheperfshires, pėrfshin numėr me te madh se sa qe mund te dėmtohen me dore, ndodhe te shqetėsohet nga gjuha i afėrmi dhe i largėti, i gjalli dhe i vdekuri, familja, fisi, shoqėria dhe shteti derisa nuk dora kėtu nuk mund te pėrfshihen.
Pastaj ne hadithi pėrmendet migrimi i vėrtetė, qe ėshtė migrim nga mėkatet, nga gjerat e ndaluara ne fe.
E lusim Allahun qe kjo ligjėratė modeste te jete prehje pėr shpirtrat tuaj, te jete shėrim pėr problemet tuaja, te jete udhėzim ne kėto dite te vėshtira dhe te jete shpėtuese nga sprovat dhe fitnet e tėrbuara!
Sedat Gani Islami
10 maj 2007, e enjte
Vushtrri, Kosove
----------------------------------------
  1- Shejh Albani hadithin e ka cilėsuar autentik. Shih: Es Silsiletu's sahihah, 1/320
  2- Madje ne letrėn e tij, alejhi's selam, dėrguar pėr murgjėrit e Manastirit tė Shėn Katerinės rreth vitit 628 sipas hixhretit, shkruan:
"Ky ėshtė njė mesazh nga Muhammed ibn Abdullah, si njė pakt pėr ata qė mbajnė Kristianitetin, pranė dhe larg, ne jemi me ta.
Me tė vėrtetė unė, shėrbėtorėt, ndihmuesit, dhe ndjekėsit e mi i mbrojnė ata, sepse kristianėt janė qytetarėt e mi; dhe pėr Allah, unė jam gjithmonė kundėr ēdo gjėje qė i dėshpėron ata.
Asnjė lloj detyrimi nuk duhet tė ketė mbi ta.
As gjykatėsit e tyre nuk do tė hiqen nga puna dhe as murgjėrit e tyre nga manastiret e tyre.
Asnjė nuk lejohet qė tė shkatėrrojė njė shtėpi tė besimit tė tyre, ta dėmtojė atė, apo tė marrė ndonjė gjė nga ajo pėr tek shtėpitė e muslimanėve.
Nė qoftė se ndonjė merr ndonjė nga kėto, ai do tė shkelė paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit tė Tij. Me tė vėrtetė, ata janė aleatėt e mi dhe kanė statutin tim tė sigurtė kundėr gjithēkaje qė ata urrejnė.
Asnjė nuk do t'i detyrojė ata qė tė udhėtojnė apo t'i obligojė pėr luftė.
Muslimanėt duhet tė luftojnė pėr ta.
Nė qoftė se njė femėr kristiane martohet me njė musliman, kjo nuk duhet tė ndodhė pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet tė ndalohet tė vizitojė kishėn e saj pėr t'u lutur.
Kishat e tyre duhet tė respektohen. Atyre nuk duhet t'u ndalohet riparimi i tyre as shenjtėrimi i pakteve tė tyre.
Asnjė njeri nga ummeti (bashkėsia muslimane) nuk duhet tė shkelė kėtė pakt deri nė Ditėn e Kijametit (fundi i botės)."  http://www.forumivirtual.com/showthread.php?t=9061    
  3- Muhammed Kutb, Shubuhatun havle'l islam, 196
  4- Abdullah Nasih Ulvan, Salahuddin el Ejjubi, hero i betejes se Hittinit, Prishtine, 2006, f. 84
  5- Abdullah Nasih Ulvan, Salahuddin el Ejjubi, hero i betejes se Hittinit, f. 136
  6- Abdullah Nasih Ulvan, Salahuddin el Ejjubi, hero i betejes se Hittinit, f. 73
  7- Muhammed Kutb, Shubuhatun havle'l islam, 196-197. Shenimet jane te vjetra ka gjasa qe ato te kene nderuar net e mire apo net e ekq te banoreve muslimanė atje.
  8- 8 maj 2007, e marte
9-  http://www.europol.europa.eu/publications/TESAT/TESAT2007.pdf
10-http://www.islamgjakova.net/Lajmet/prill_07/Prej_498_sulmeve_terroriste_ne_UE_vetem_nje_eshte_kryer_nga_islaistet.htm -->
11- Ne popull shpesh pėrmendet: "?a ta bon fjala sta bon kurgjafi", "Um ka ardh ma ron ajo fjal se sa me ma qit qit shpi mi kry", pastaj tregimi me Arushėn dhe njeriun, qe e ftoi ne konak. Ne mėngjes njeriu e falėnderoi Arushėn pėr mikpritje por i tha se e kishte penguar njė ere e rende. Arusha iu kėrcėnua se do ta shqyente nėse nuk do ta merrte njė njė sėpatė dhe ta qėllonte Arushėn ne shpine. Pas ca kohesh, Arusha e takon njeriun, dhe pėr t'ia mėsuar se si fjala ėshtė me e rende se sa e qėlluara me sėpate, i thotė: Plaga nga sėpata me ėshtė shėruar ndėrsa plaga nga fjala jote ėshtė ende e hapur.
Njė gjė dihet: tregimi nuk ėshtė i vėrtetė porse prej tij pėrfitohet njė kėshillė. Madje, ne kėtė kuptim, kane aluduar citate fetare te shumta, qe ne kėtu do te shkėpusnim njė varg poetik i ngjashėm me tregimin:

Plagėt e dhėmbėve kane shėrim
Ndėrsa atė qe shkakton gjuha pėr te nuk ka shėrim