VERA DHE VAPA E SAJ
Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Vėllezėr besimtarė!
Ēdo gjė qė gjendet ne kėtė gjithėsi ėshtė krijimtari e Allahut. Toka, qielli, dielli, hėna, yjet dhe te gjitha planetėt tjera janė krijimtari e Allahut; vijnė dhe shkojnė, ecin dhe lundrojnė sipas pėrcaktimit te bėrė nga Allahu, siē ėshtė vėrtetuar edhe ne Kur'an:
40. As dielli nuk mund ta arrijė hėnėn, e as nata paraditėn po secili noton nė njė galaktikė". (Jasin, 40)
Besimtare tė nderuar!
Ne tashmė kemi hyrė nė njė stine prej stinėve te Allahut ku vapa ėshtė me e madhe se ne stinėt tjera, dhe ne vend qe te jemi falėnderues pėr kėtė, ngase te ftohtit prapėseprapė ėshtė mė i dėmshėm se sa vapa, ne Allahut i shfaqim mendjemadhėsi, mėkat, dhe atė masovikisht, nė njė apo mėnyrė tjetėr. Po, erdhi stina ku njerėzit me apo pa vetėdije, e ndoshta dikush edhe me mburrje, kryejnė ritualin (lexo: mėkatin) e ashtuquajtur LAKURIQESI-ZHVESHJE, i cili ėshtė rezultati i parė negativ i mėkatit te pare bere Allahut nga njeriu. Pėr ta kuptuar me mire kėtė do t'i kthehemi tregimit te Ademit, alejhi's selam, Havvasė dhe Iblisit, Allahu e mallkoftė, i cili mashtroi kėta dy te paret qe ta hane pemėn dhe si rezultat erdhi zhveshja e tyre dhe dukja e vendeve te turpshme. Ky ishte qėllimi final i djallit siē na rrėfen Kur'ani:
20. Shejtani i nxiti ata tė dy (i mashtroi), qė t'ua zbulojė atyre pjesėt e turpshme qė u ishin tė mbuluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve atė pemė vetėm qė tė mos bėheni meleqė (engjėj), ose tė mos bėheni prej tė pėrjetshėmve.". (el-A'rafe, 20)
Vėllezėr besimtarė!
E di se vapa e madhe ua ka rėnduar gjendjen, iu ka lodhur, ndoshta iu ka shkaktuar edhe ndonjė sėmundje, por duroni prape ngase vapa e Xhehennemit ėshtė shumė herė mė e madhe. Duroni vėllezėr dhe motra ngase kėshtu do t'i shpėtoni vapės se Xhehennemit, lende djegėse tė tė cilit nuk janė nafta, benzina, thėngjilli por janė njerėzit dhe gurėt. Thotė Allahu:
6. O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt e rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruar". (et-Tahrim, 6)
Tashme e kuptove se kush janė lende djegėse te tij por nėse do te dish pėr gradėt e vapės se xhehennemit ja urdhėro e dėgjo: Thotė Allahu:
Thuaju: "Zjarri i xhehennemit ka vapėn edhe mė tė fortė, nėse janė qė kuptojnė!". (et-Teube, 81)
Pejgamberi, alejhi's selam duke pėrshkruar dėnimin e xhaxhait te vet, Ebu Talibit, si dėnimin mė tė lehtė nė tė ka thėnė:
Ndoshta do t'i bėjė dobi ndėrmjetėsimi im nė Ditėn e Kijametit kėshtu qe do tė jete nė zjarrė tė paktė nga i cili i vlon truri". (Buhariu dhe Muslimi)
Nė njė rast tjetėr ka thėnė:
Zjarri i juaj tė cilin ju e ndezni ėshtė pjesa e shtatėdhjetė e vapės sė xhehennemit. Njė nga tė pranishmit tha:"Pėr (pasha) All-llahun o i dėrguar i All-llahut sikur tė jetė edhe sa ky (i kėsaj botė) do tė mjaftonte! Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem i tha:"E kėtij do t'i shtohen edhe 69 pjesė tjera, tė gjitha me nxehtėsi sa ky." (Muslimi)
Tash mendo se kush ėshtė mė lehtė tė pėrballohet: Dielli i kėsaj bote apo nxehtėsia e zjarrit te Xhehennemit?
Edhe nxehtėsia por edhe te ftohtit burojnė nga Xhehennemi
Eshtė ēudi se sikur vapa po ashtu edhe acari i dimrit vijnė pikėrisht nga Xhehennemi. Tani qe kjo vale nxehtėsia pėrshkon vendet duhet ta dimė se rrjedh prej Xhehennemit, dhe ne vend qe te zhvishemi e lakuriqėsohemi, te mendojmė se rreziku pėr te kaluar atje ėshtė permanent. Thotė Pejgamberi, alejhi's selam:
Ka thėnė zjarri: O Zoti im! Kam filluar ta ha vetveten kėshtu qė mė lejo tė marr frymė. Allahu ia lejoi dy frymėmarrje; njė nė dimėr dhe njė nė verė. Kur tė gjeni tė ftohtė apo acar dijeni se ėshtė prej frymėmarrjes sė Xhehennemit dhe kur te gjeni vape apo nxehtėsi (erėra tė nxehta) dijeni se ėshtė prej frymė marrjes sė Xhehennemit". (Buhariu)
Muslimanė te nderuar!
A nuk turpėrohemi prej Allahut? Kemi pėrmendur shumė herė se te mirat, dhuntitė dhe begatitė e Allahut ndaj nesh janė te panumėrta. Prej begative te shumta qė na ka dhėnė Allahu janė edhe rrobat pėr vere dhe hijet andaj vėllezėr mos zgjidhni mėkatin por zgjidheni respektin pėr Zotin tuaj dhe falėnderojeni Atė. Thotė Allahu:
All-llahu, nga ajo qė krijoi Ai, ju bėri edhe hije, e nė kodra vendstrehime, edhe petka qė ju mbrojnė prej tė nxehtit dhe petka qė ju mbrojnė nė luftė. Ashtu All-llahu plotėson tė mirat e Tij ndaj jush, nė mėnyrė qė tė dorėzoheni (besoni)". (en-Nahl, 81)
Pėrkujtojeni ditėn kur do tė dilni para Allahut
Vape. Monotoni. Kah t'ia mbash, ku te shkosh
Planet pėr plazhe, pėr pishina e liqene tashme janė shtruar ne tavolinėn e punės
Kėtu apo atje.. Kėtu qenka me lire por kushtet me te kėqija
Kėto janė vetėm disa inserte nga bisedat e familjareve pėr pushimet verore. Unė iu them shkurt dhe qarte: Mendoni pėr pushime por mendoni edhe pėr shkuarjen tek Allahu. Thotė Allahu:
33. O ju njerėz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikė ditės kur prindi nuk mund t'i bėjė dobi fėmijės sė vet, e as fėmija nuk mund t'i bėjė dobi asnjė send prindit tė vet. Premtimi i All-llahut (pėr thevab ose azab) ėshtė i sigurt, pra tė mos ju mashrojė jeta e kėsaj bote dhe tė mos ju mashtrojė ndaj All-llahut djalli mashtrues". (Llukman, 33)
Cka tė bėjmė dhe ēka tė mos bėjmė gjatė verės?
Sikur t'i numėronim njė nga njė do te duhej njė libėr i tėrė por se ne kėtu do te ndalemi vetėm nė dy gjera:
Kujdes nga korzotė dhe shėtitjet gjate verės. Islami nuk ėshtė fe e pikėllimit, mėrzisė, e lejon argėtimin porse me parime dhe norma konkrete. Kur te jemi tek shėtitjet e ashtuquajtura korzo feja ka vene disa rregulla, tė pėrmbledhura nė njė hadith te Pejgamberit, alejhi's selam:
"Ruajuni nga ndejat nėpėr rrugė". (As-habėt) kanė thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, ē'tė bėjmė nėse duhet medoemos pikėrisht tė takohemi, sepse nė to kuvendojmė". I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Nėse nuk mundeni pa ato ndeje, atėherė jepjani tė drejtėn rrugės". Ata kanė thėnė: "Cila ėshtė e drejta e rrugės, o i Dėrguari i All-llahut?" Ka thėnė: " Tė mos ngacmohet askush, tė mbyllen sytė (tė ulet shikimi); tė kthehet selami, tė urdhėrohet e mira dhe tė ndalohet e keqja". (Muslimi)
Edhe nėse thua se tri kushtet e para i plotėson te fundit jo assesi. Nuk ke mundėsi qe tė gjithė atyre njerėzve tua tėrheqėsh vėrejtjen, madje edhe nuk ke arsye sepse edhe vet je njė prej tyre. Por nėse ti nuk e bėn kėtė atėherė dėgjo pėr punėn tende. Muhamedi a.s. thotė: "Ai qė hesht pėr tė vėrtetėn ėshtė djall memec".
Nxitja pėr sadaka gjate verės. Dhėnia ujė ėshtė prej gjerave me te mira. Muslimi transmeton se:
Njė grua prostitute pa njė qen nė njė dite me vape qe sillej rreth njė pusi dhe qe nga etja e madhe kishte citur gjuhen jashtė. Ajo me kėpucėn e saj ia nxori ujin dhe ia shoi etjen kėshtu qe Allahu ia fali mėkatet".
(Hytbeja e dytė)
Vėllezėr muslimanė! Dijeni se Allahu na ka ndaluar shikimet nė lakuriqėsi e ka thėnė:
30. Thuaju besimtarėve tė ndalin shikimet (prej haramit), t'i ruajnė pjesėt e turpshme tė trupit tė tyre se kjo ėshtė mė e pastėr pėr ta. All-llahu ėshtė i njohur hollėsisht pėr atė qė bėjnė ata". (en-Nur, 30)
Ruani familjet tuaja ngase zhveshja e femrave ka gjasa qe te sjell ndėshkimin e Allahut. Thotė Allahu:
16. Kur duam tė shkatėrrojmė ndonjė vend (popull), i urdhėrojmė pasanikėt (parinė) e atyhit (tė jenė nė rrugė), e ata kundėrshtojnė; atėherė zbatohet dėnimi i merituar kundėr tyre dhe i shkatėrrojmė krejtėsisht". (el-Isra, 16)
Vėllezėr dhe motra!
Derisa jemi ne kėtė stine te ngrohte te kemi kujdes nga erėrat e kėqija. Gjate kėsaj stine myslimani duhet te ketė kujdes qe erėrat e kėqija t'i largoje nga trupi, sidomos ditėn e xhuma, pėr ēka edhe ėshtė ligjėsuar pastrimi. Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė:
O njerėz! Kur te vije kjo dite pastrohuni dhe parfymosuni! (Transmeton Ebu Davudi me sened tė mirė)
Muslimanė tė nderuar!
Pėrkujtojeni Allahun, faleni namazin dhe dėrgoni salavat mbi Muhammedin, alejhi's selam, qė Allahu dhe i dėrguari i Tij tė jenė tė kėnaqur me ne!
Sedat Gani Islami
23-6-2007, e shtunė
Vushtrri, Kosovė