VIRTYTET E NAMAZIT
Falënderimet i takojnë Allahut, subhanehu ve teala ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tone, Muhammedin, Alejhi selam, familjen, shokët dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim, më pas:
1. Vlera e Namazit.
Namazi është shtylla e fesë dhe kush e ka kryer atë, ai veç ka përforcuar fenë e vet. Pastaj namazi është lidhje ne mes krijesës dhe Krijuesit; kush e mban atë, Allahu, subhanehu ve teala, do t'i mbaje lidhjet me te ndërsa kush e braktise atë, edhe Allahu, subhanehu ve teala, do ta braktise atë.
Ne namaz këndohet kur'an, Allahu, subhanehu ve teala, zhvishet nga cilësitë, te cilat nuk i shkojnë shtati Qenies Madhështore te Tij dhe te cilat ia kane shpifur pabesimtarët kriminel( ) si dhe poshtërohet shejtani( ).
Namazi është ushtrim trupor, dëfrim shpirtërorë, është prej formave me te mëdha te shprehjes se përuljes se besimtarit për Allahun, subhanehu ve teala. Si jo kur njeriu më së afërmi Zotit te vet është kur është ne sexhde, dhe mu për këtë thotë Allahu, subhanehu ve teala,:" æóÇÓúÌõÏú æóÇÞúÊóÑöÈú vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të".(Alek, 19)
Ndërsa Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë:" ÃÞÑÈ ãÇ íßæä ÇáÚÈÏ Åáì ÑÈå æ åæ ÓÇÌÏ ÝÃßËÑæÇ ãä ÇáÏÚÇÁ Njeriu me se afërmi Zotit te vet është kur është ne sexhde andaj shpeshtoni duatë". (Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu).
- Namazi është gjeja me e mire pas besimit ne Allahun, subhanehu ve teala,. Pejgamberi, Alejhi selam, ishte pyetur: Cila është vepra me e mire pas besimit ne Allahun? Tha: ÇáÕáÇÉ áæÞÊåÇ Namazi ne kohën e vet". (Buhariu & Muslimi).
- Namazi mjet për kërkimin e ndihmës prej Allahut, subhanehu ve teala. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:"æóÇÓúÊóÚöíäõæÇ ÈöÇáÕøóÈúÑö æóÇáÕøóáÇÉö æóÅöäøóåóÇ áóßóÈöíÑóÉñ ÅöáøóÇ Úóáóì ÇáúÎóÇÔöÚöíäó Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)".(Bekare, 45)
- Namazi është shkak për fitore. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:" æóáóíóäÕõÑóäøó Çááøóåõ ãóä íóäÕõÑõåõ Åöäøó Çááøóåó áóÞóæöíøñ ÚóÒöíÒñ {40} ÇáøóÐöíäó Åöä ãøóßøóäøóÇåõãú Ýöí ÇáúÃóÑúÖö ÃóÞóÇãõæÇ ÇáÕøóáóÇÉó æóÂÊóæõÇ ÇáÒøóßóÇÉó æóÃóãóÑõæÇ ÈöÇáúãóÚúÑõæÝö æóäóåóæúÇ Úóäö ÇáúãõäßóÑö æóáöáøóåö ÚóÇÞöÈóÉõ ÇáúÃõãõæÑö E All-llahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se All-llahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues. 22:41.(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve".(Haxh, 40-41)
- Namazi është tregti, e cila nuk humb. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:"Åöäøó ÇáøóÐöíäó íóÊúáõæäó ßöÊóÇÈó Çááøóåö æóÃóÞóÇãõæÇ ÇáÕøóáÇÉó æóÃóäúÝóÞõæÇ ãöãøóÇ ÑóÒóÞúäóÇåõãú ÓöÑøÇð æóÚóáÇäöíóÉð íóÑúÌõæäó ÊöÌóÇÑóÉð áóäú ÊóÈõæÑó Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet".(Fatir, 29) 2. Rëndësia e namazit ne fe. Rëndësinë e madhe te namazi na e sqaron fakti se ai:
- ?shtë i obliguar ne lufte e paqe. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,:"æóÅöÐóÇ ßõäúÊó Ýöíåöãú ÝóÃóÞóãúÊó áóåõãõ ÇáÕøóáÇÉó ÝóáúÊóÞõãú ØóÇÆöÝóÉñ ãöäúåõãú ãóÚóßó æóáúíóÃúÎõÐõæÇ ÃóÓúáöÍóÊóåõãú ÝóÅöÐóÇ ÓóÌóÏõæÇ ÝóáúíóßõæäõæÇ ãöäú æóÑóÇÆößõãú æóáúÊóÃúÊö ØóÇÆöÝóÉñ ÃõÎúÑóì áóãú íõÕóáøõæÇ ÝóáúíõÕóáøõæÇ ãóÚóßó æóáúíóÃúÎõÐõæÇ ÍöÐúÑóåõãú æóÃóÓúáöÍóÊóåõãú æóÏøó ÇáøóÐöíäó ßóÝóÑõæÇ áóæú ÊóÛúÝõáõæäó Úóäú ÃóÓúáöÍóÊößõãú æóÃóãúÊöÚóÊößõãú Ýóíóãöíáõæäó Úóáóíúßõãú ãóíúáóÉð æóÇÍöÏóÉð æóáÇ ÌõäóÇÍó Úóáóíúßõãú Åöäú ßóÇäó Èößõãú ÃóÐìð ãöäú ãóØóÑò Ãóæú ßõäúÊõãú ãóÑúÖóì Ãóäú ÊóÖóÚõæÇ ÃóÓúáöÍóÊóßõãú æóÎõÐõæÇ ÍöÐúÑóßõãú Åöäøó Çááøóåó ÃóÚóÏøó áöáúßóÇÝöÑöíäó ÚóÐóÇÈÇð ãõåöíäÇð Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t'i bartin armët dhe të jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t'iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos i bartni armët, por mbani gadishmërinë tuaj. All-llahu ka përgaditë dënim nënçmues për jobesimarët".(Nisa, 102)
- Namazi është i obliguar edhe ne kohe te vështira kur frika mbizotëron dhe kur aradhet janë bere gati për beteja. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:"ÝóÅöäú ÎöÝúÊõãú ÝóÑöÌóÇáÇð Ãóæú ÑõßúÈóÇäÇð ÝóÅöÐóÇ ÃóãöäúÊõãú ÝóÇÐúßõÑõæÇ Çááøóåó ßóãóÇ Úóáøóãóßõãú ãóÇ áóãú ÊóßõæäõæÇ ÊóÚúáóãõæäó E nëse keni frikë (nga armiku), atëherë faluni duke ecur ose duke kalëruar, por kur të jeni të siguruar, përkujtojeni (me namaz) All-llahun ashtu si u mësoi Ai për atë që ju nuk dinit".(Bekare, 239), d.t.th: faluni duke ecur ose duke qene hipur, drejt kibles ose jo drejt kibles.
- Allahu, subhanehu ve teala, nuk ka arsyetuar askënd, i sëmurë apo i shëndoshë qofte, për lënien e namazit derisa ende është me mendje ne koke (vetëdijshëm), ose te mos këtë ndonjë arsye, fetarisht te justifikuar, si cikli i përmuajshëm i grave, lehonia, etj. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:"æóÇÚúÈõÏú ÑóÈøóßó ÍóÊøóì íóÃúÊöíóßó ÇáúíóÞöíäõ Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja)".(Hixhr, 99), d.t.th: Adhuroje Allahun, subhanehu ve teala, derisa te vie vdekja. Nëse është kështu, atëherë namazi është adhurimi me i mire.
- Allahu, subhanehu ve teala, namazin ua ka obliguar te gjithë popujve, siç thotë:" æóÃóæúÍóíúäóÇ Åöáóíúåöãú ÝöÚúáó ÇáúÎóíúÑóÇÊö æóÅöÞóÇãó ÇáÕøóáÇÉö i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit".(Enbija', 73)
- Namazi ishte rahati për Pejgamberin, Alejhi selam, i cili ka thënë:" ÍõÈøöÈó Åöáóíøó ãöäú ÇáÏøõäúíóÇ ÇáäøöÓóÇÁõ æóÇáØøöíÈõ æóÌõÚöáó ÞõÑøóÉõ Úóíúäöí Ýöí ÇáÕøóáóÇÉö Me janë bere te dashura prej dunjase suaj: gratë dhe era e mire (misku, parfumi) ndërsa rehatia ime shpirtërore me është bere ne namaz". (Nesaiu), andaj mu për këtë, Pejgamberi, Alejhi selam, pjesën me te madhe te natës e kalonte duke u falur derisa edhe këmbët e tij te ndershme i ishin çarë.
- Pejgamberi, Alejhi selam, kur kishte ndonjë dert e kishte zakon qe atë ta shëroj me namaz. Me konkretisht kur kishte ndonjë brenge thoshte:" Þõãú íóÇ ÈöáóÇáõ ÝóÃóÑöÍúäóÇ ÈöÇáÕøóáóÇÉö Ngrihu o Bilal dhe na fresko me namaz".(Ebu Davudi)
2. Obligueshmëria e namazit.
Obligueshmëria e namazit është vërtetuar me argumente nga Kur'ani Kerim, Sunneti dhe Ixhamai (koncenzusi) i ummetit, dhe çdokush qe e mohon atë apo përqesh dhe tallet me te konsiderohet pabesimtar.
Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:"æóÃóÞöíãõæÇ ÇáÕøóáÇÉ Faleni namazin ".(Bekare, 43), pastaj thote:"Åöäøó ÇáÕøóáÇÉó ßóÇäóÊú Úóáóì ÇáúãõÄúãöäöíäó ßöÊóÇÈÇð ãóæúÞõæÊÇð pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët".(Nisa, 103), d.t.th: i obliguar dhe me kohe te caktuara. Ndërsa Pejgamberi, Alejhi selam ne Haxh-xhetul Veda' ka thënë:" ÇÊøóÞõæÇ Çááøóåó ÑóÈøóßõãú æóÕóáøõæÇ ÎóãúÓóßõãú æóÕõæãõæÇ ÔóåúÑóßõãú æóÃóÏøõæÇ ÒóßóÇÉó ÃóãúæóÇáößõãú æóÃóØöíÚõæÇ ÐóÇ ÃóãúÑößõãú ÊóÏúÎõáõæÇ ÌóäøóÉó ÑóÈøößõãú T'ia keni friken Allahut, Zotit tuaj!, falni te pestat (pese namazet) tuaja, agjërojeni muajin tuaj, jepne zekatin e pasurisë suaj dhe respektojeni udhëheqësin tuaj, do te hyni ne Xhennetin e Zotit tuaj".(Tirmidhiu)
3. Frytet e namazit.
Namazi ka dobi te shumta, vlen 'i përmendim këtu vetëm disa:
Namazi shlyen mekatet dhe gabimet. Ka thënë Pejgamberi,Alejhi selam:" ÃóÑóÃóíúÊõãú áóæú Ãóäøó äóåóÑðÇ ÈöÈóÇÈö ÃóÍóÏößõãú íóÛúÊóÓöáõ Ýöíåö ßõáøó íóæúãò ÎóãúÓðÇ ãóÇ ÊóÞõæáõ Ðóáößó íõÈúÞöí ãöäú ÏóÑóäöåö ÞóÇáõæÇ áóÇ íõÈúÞöí ãöäú ÏóÑóäöåö ÔóíúÆðÇ ÞóÇáó ÝóÐóáößó ãöËúáõ ÇáÕøóáóæóÇÊö ÇáúÎóãúÓö íóãúÍõæ Çááøóåõ Èöåö ÇáúÎóØóÇíóÇ Me lajmëroi sikur një lum te kalonte pranë dres se ndonjërit prej jush dhe te lahej ne te pese here ne dite, çfarë mendoni, a do te mbetej diç e papastër ne trupin e tij? Thane: Jo, nuk mbetet asgjë e papastër ne trupin e tij. Tha:Ja ky është shembulli i pese namazeve, Allahu fshin me to mëkatet".(Buhariu)
Ne një hadith tjetër ka thënë:" ÇáÕøóáóæóÇÊõ ÇáúÎóãúÓõ æóÇáúÌõãúÚóÉõ Åöáóì ÇáúÌõãúÚóÉö æóÑóãóÖóÇäõ Åöáóì ÑóãóÖóÇäó ãõßóÝøöÑóÇÊñ ãóÇ Èóíúäóåõäøó ÅöÐóÇ ÇÌúÊóäóÈó ÇáúßóÈóÇÆöÑó Pese namazet, xhumaja deri ne xhuma dhe ramazani deri ne ramazan, nëse braktisen mëkatet e mëdha, janë shlyerëse te mëkateve ne mes (periudhave mes) tyre ".(Muslimi)
Namazi te ndalon nga te këqijat dhe te irituarat. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,:" æóÃóÞöãö ÇáÕøóáÇÉó Åöäøó ÇáÕøóáÇÉó Êóäúåóì Úóäö ÇáúÝóÍúÔóÇÁö æóÇáúãõäúßóÑö vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat".(Ankebut, 45)
Namazi do te jete drite, argument dhe shpëtim për falësin (namazliun). Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë:" ãóäú ÍóÇÝóÙó ÚóáóíúåóÇ ßóÇäóÊú áóåõ äõæÑðÇ æóÈõÑúåóÇäðÇ æóäóÌóÇÉð íóæúãó ÇáúÞöíóÇãóÉö æóãóäú áóãú íõÍóÇÝöÙú ÚóáóíúåóÇ áóãú íóßõäú áóåõ äõæÑñ æóáóÇ ÈõÑúåóÇäñ æóáóÇ äóÌóÇÉñ æóßóÇäó íóæúãó ÇáúÞöíóÇãóÉö ãóÚó ÞóÇÑõæäó æóÝöÑúÚóæúäó æóåóÇãóÇäó æóÃõÈóíøö Èúäö ÎóáóÝò Kush përkujdeset për te (namazin) do te jete drite, argument dhe shpëtim për te ne Ditën e Kiametit ndërsa kush nuk përkujdeset për te, nuk do te jete as drite (nur), as argument dhe as shpëtim për te, ndërsa ai, ne Ditën e Kiametit, do te jete me Karunin, Faraonin dhe Ubejj bin Halefin". (Ahmedi me sened te mire) 5. Urdhëresa për kryerjen me rregull te namazit.
Meqë namazi ka rëndësi dhe vlere te madhe, Allahu,subhanehu ve teala, na urdhëroi ta kryejmë me rregull. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:"ÍóÇÝöÙõæÇ Úóáóì ÇáÕøóáóæóÇÊö æóÇáÕøóáÇÉö ÇáúæõÓúØóì æóÞõæãõæÇ áöáøóåö ÞóÇäöÊöíäó Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze)".(Bekare, 238)
Kryerësit e namazit Allahu, subhanehu ve teala, i lëvdoi duke thënë:" æóÇáøóÐöíäó åõãú Úóáóì ÕóáóæóÇÊöåöãú íõÍóÇÝöÙõæäó dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre".(Mu'minun, 9)
Kryerësit e namazit konsiderohen trashëgimtarë ligjor te Xhennetit, siç thotë Allahu, subhanehu ve teala,:"ÇáøóÐöíäó íóÑöËõæäó ÇáúÝöÑúÏóæúÓó åõãú ÝöíåóÇ ÎóÇáöÏõæäó të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë".(Mu'minun, 11)
Falësit e namazit janë prej banoreve te Xhennetit. Thotë Pejgamberi, Alejhi selam,:" ãóäú ÍóÇÝóÙó Úóáóì ÇáÕøóáóæóÇÊö ÇáúÎóãúÓö ÑõßõæÚöåöäøó æóÓõÌõæÏöåöäøó æóæõÖõæÆöåöäøó æóãóæóÇÞöíÊöåöäøó æóÚóáöãó Ãóäøóåõäøó ÍóÞøñ ãöäú ÚöäúÏö Çááøóåö ÏóÎóáó ÇáúÌóäøóÉó Ãóæú ÞóÇáó æóÌóÈóÊú áóåõ ÇáúÌóäøóÉõ Kush përkujdeset për pese namazet, për rukutë, sexhdet, abdesin dhe kohet e tyre, si dhe e din se ato janë te obligim prej Allahut, do te hyje ne Xhennet, ose ka thënë: Xhenneti i është obliguar atij (hyrja ne te)". (Ahmedi)
4. Dispozita e lënies se namazit.
Nëse njeriu i mençur dhe moshërritur e mohon obligueshmerine e namazit, duke mos patur asnjë arsye, atëherë ai ka rene ne kufer (pabesim) sepse ai ka mohuar një baze te forte fetare dhe e cila është e obliguar me argumente te prera. Ai nuk arsyetohet për këtë sepse mohimi i tij është përgënjeshtrim i fjalës se Allahut, subhanehu ve teala dhe Pejgamberit, Alejhi selam, e kush e bën këtë, ai është kafir (pabesimtar) dhe mbytet si i dalur prej feje (murtedd).
Thotë Pejgamberi, Alejhi selam,:" ãä ÈÏøá Ïíäå ÝÇÞÊáæå Kush e ndërron fenë e vet mbyteni!". (Buhariu) Ndërsa nëse e braktise për shkak se ai rishtazi ka hyre ne Islam ose ka jetuar ne një ambient joislam, ai nuk bën kufer por i mësohen dispozitat e fesë dhe nëse me pastaj mohon namazin, ai mbytet sepse behet pabesimtar.
Ndërsa sa i përket atij qe nuk e braktise namazin, jo pse e mohon atë por për shkak te përtacisë, derisa edhe t'i dale koha e parapare, është thënë se ai bën kufer por është se nuk bën kufer, dhe ky mendim është me i qëlluar. Allahu e di me se miri!
24 nëntor 2005, e enjte, Marrë nga: Hukmu Tariki Es Salati ve Kejfe Tusal-lii?, Ahmed Isa Ashuur, Darul I'tisam, Kajro, Egjipt, f: 9-13, Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami Brunei Darussalam