LARGIM NGA MASHTRIMET E KËSAJ BOTE
Falënderimi e lavdërimi i takojnë vetëm All-llahut xh.sh., Krijuesit të gjithësisë, vetëm Atë e adhurojmë, vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e mbrojtje, vetëm Atij i lutemi të dhurojë paqe e nderim të veçantë për të Dërguarin e Tij të fundit, Profetin tonë hazdreti Muhammedin a.s., për familjen e tij të uruar, për shokët e tij të nderuar dhe për të gjithë besimtarët që ndjekin me besnikëri mesazhin që ai kumtoi.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur për .... ndërsa në hytben sotme do të flasim larg nga mashtrimet e kësaj bote.
Thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:
لاَ يَغُرَّنَّكَ تَقَلُّبُ الَّذِينَ كَفَرُواْ فِي الْبِلاَدِ
“Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan.” {Ali Imran, 196}.
Frikohuni All-llahut xh.sh., duke menduar të kaluaren që nuk ishim, e të tashmen që jemi dhe të ardhmen që s’do të jemi! Duhet ditur fare mirë se sa shumë njerëz para nesh kanë jetuar në këtë botë por prapë se prapë janë larguar nga kjo botë mashtruese dhe kanë shkuar në botën tjetër. Si ata, ashtu edhe ne, do të lëmë këtë do të shkojmë në botën tjetër, por duhet pasur me vete furnizim të mjaftueshëm, sepse është rrugë e gjatë dhe vendbanim i përhershëm.
Muhammedi a.s., ka thënë:” Më tha mua Xhebraili:”O Muhammed, jeto sa të duash, por dije se do të vdesësh , duaje cilin të duash, por dije se do të ndahesh me të, puno çfarë të duash, por dije se do të takohesh me të, (në ditën e kiametit , ku do të presin veprat tua).
Pra, të shikojmë a i kemi mbushur valixhet tona me furnizim të mjaftueshëm: me vepra të mira, apo me vepra të këqija- ruana o Zot! Mendoni e mos u mashtroni në këtë botë, se ajo është si një urë kaluese e cila shpie në një vend tjetër.
Ibni Omeri transmeton që I Dërguari i All-llahut duke ia hedhur dorën në supe, i kishte thënë:”Jeto në këtë botë si të ishe i huaj apo udhëtar”
Kurse Ibni Omeri deklaronte:” Kur të zë akshami mos e prit mëngjesin, kur të zë mëngjesi mos e prite mbrëmjen (pa e llogaritur vetveten), derisa je shëndosh përgatitu për sëmundje, kurse gjatë jetës përgatitu për vdekje”.
Dynjaja udhëton prapa, kurse ahireti udhëton para, çdo njëra i ka bijtë e vet, të bëhemi ne bijat e ahiretit, e mos të bëhemi bijët e dynjasë, për shkak se dita e sotshme është ditë punë e jo ditë e llogarisë, kurse dita e nesërme është dita e llogarisë dhe jo ditë pune!
Lidhur më këtë All-llahu xh.sh., thotë:
يَوْمَ يَقُومُ الرُّوحُ وَالْمَلَائِكَةُ صَفًّا لَّا يَتَكَلَّمُونَ إِلَّا مَنْ أَذِنَ لَهُ الرحْمَنُ وَقَالَ صَوَابًا. ذَلِكَ الْيَوْمُ الْحَقُّ فَمَن شَاء اتَّخَذَ إِلَى رَبِّهِ مَآبًا.
“Atë ditë Xhibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën. Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet.”{Nebe, 38-39}.
Vëllezër, dita e gjykimit quhet edhe dita e ndarjes, ngase atë ditë All-llahu xh.sh., me gjykimin e Vet bënë ndarjen për xhennet ose për xhehennem, e cila është caktuar për tubimin e të gjithëve. Atë ditë i fryhet Surit për ringjallje dhe njerëzit paraqiten në grupe, qielli është hapur kodrat janë bërë hi e pluhur, xhehennemi u rri në pusi duke i kapur ata që ishin arrogant dhe aty do të qëndrojnë për jetë dhe për kohë të pa mbaruar.
Ata nuk do të kenë me çko do të freskohen pos ujë të valë sa herë që kërkojnë dhe luten për lehtësime, vuajtja u shtohet edhe më shumë .
All-llahu xh.sh., në librin e Tij këtë ditë e përshkruarn:
... يَنظُرُ الْمَرْءُ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ وَيَقُولُ الْكَافِرُ يَا لَيْتَنِي كُنتُ تُرَابًا.
“…në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: "Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!" {Nebe, 40}.
Atë ditë të gjithë do të dalim para Zotit. Nuk mund të fshehet as vepra e as njeriu, kujt i vjen libri i shenimeve nga ana e djathtë, ai është i lumtur e nga gëzim thrretë ata që i ka afër dhe familjen e vet dhe ju thotë:” Urdhëroni dhe lexoni shënimet e mia, unë kam besuar se do të dalë para Zotit dhe do të jepë llogari, andaj besova dhe bëra vepra të mira dhe shpëtova”.
I thuhet njeriut ditën e mahsherit:” Si u mashtrove e nuk e falënderove Zotin tënd që është bujar dhe mëshirues, por është edhe ndëshkues i rrept kundër kundërshtarve të Tij. Apo djalli të mashtroj duke të thënë puno keq sa të duash se Zoti është mëshirues, apo ndoshta nuk besove fare në këtë ditë. A nuk e dite se meleket e shënojnë çdo vepër tënde, e sot të mirët janë në xhennet e të këqit janë në xhehennem dhe as kush nuk ka në dorë asgjë përveç All-llahut.
Lidhur me këtë All-llahu xh.sh., thotë:
لِمَنِ الْمُلْكُ الْيِوْمَ
“(bëhet pyetje i kujt është pushteti sot?”
S’ka kush që i përgjigjet All-llahut xh.sh.Atëherë vetë përgjigjen i jep i madhi Zot duke thënë: لِلِّهِ الْوَاحِدِ الْقَهَار
“I All-llahut, i Atij që është Një e Fuqishëm është përgjigjja.{Gafir, 16}.
Prandaj vëllezër nuk guxojmë të mashtrohemi në këtë botë kalimtare për duhet të përgatitemi sa më tepër siq na porosit All-llahu xh.sh., nëpër mes ajeteve të Kur’anit:
يَوْمَ لَا يَنفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ. إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ.
“Ditën kur nuk bën dobi as malli, as fëmijët.(bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.”Eshuara, 88-89}.
Në fund, i lutem All-llahut xh.sh., të na bëjë prej atyre që bëjnë amele fisebililah, prej atyre që e adhurojnë All-llahun Një dhe të Vetëm, prej atyre që veprojnë fisebililah, prej atyre që hyjnë nën flamurin e Muhammedit a.s. Amin.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.