tregime
VENDOSMERIA E NJE TE SEMURI
Njė djalosh i ri punonte nė njė kompani me pagė tė lartė por pėr shkak tė procedurave qė binin ndesh me fenė, ai kishte hequr dorė nga puna. Njė kohė tė gjatė mbeti pa punė dhe kishte rėnė nė varfėri.
E nxita tė dilte nė ndonjė vend tė gadishullit arabik dhe tė kėrkonte punė- rrėfen njėri prej predikuesve muslimanė. Gjeti punė dhe shkoi por sėmundja e kancerit tė gjakut ishte ajo qė e ktheu mbrapsht pas ca muajsh. U kthye nė vend ndėrsa sėmundja vetėm sa i bėhej mė e rėndė. Mjeket e kėshilluan pėr njė mjekim kimik por ai shkaktoi rėnien e flokėve dhe mjekrės sė tij.
Do tė shtohen dhimbjet- i thashė.
Mė shumė ndiej dhimbje kur mendoj se do ta takoj Allahun pa mjekėr- mu pėrgjigj.
Edhe pse kishte ngulur kėmbė, mjekėt ia dhanė disa barėra qetėsuese, tė cilat edhe ashtu nuk i ndihmonin shumė.
E kėshillova tė shkonte nė Mekke pėr Umre dhe tė pinte ujė nga Zemzemi. Shkoi dhe atje njė natė kishte parė njė ėndėrr. Ai sė bashku me dy veta kishin hyrė nė Xhennet me ē’rast iu ishte hapur njė derė e madhe ku kishte parė njė pallat. Shikojeni, ėshtė i imi- iu kishte thėnė shokėve. U zgjua nga ėndrra ndėrsa zemra i ishte mbushur me gėzim nga kjo ėndėrr. Mori abdes dhe filloi tė falej derisa hyri koha e sabahut.
Pas disa ditėsh u kthye nė vendin e tij. E vizitova, rrėfen hoxha, qė t’ia lehtėsoja pak dhimbjet dhe t’ia pėrkujtoja Allahun por nė fakt ai ishte qė ma pėrkujtonte mua Allahun, dhe mė besoni, sa herė qė doja ta mbaja ndonjė ligjėratė, mė parė shkoja tek ai qė tė mė zbutej zemra dhe tė mė rritej vullneti.
Ishte kureshtar pėr kėshilla dhe ndihmė ndaj ēdokujt e sidomos ndaj atyre qė i kishte nė dhomė. Derisa ishte nė spital, kishte ardhur njė pasanik dhe ua kishte shpėrndarė disa tė holla pacientėve. Ky kishte marrė tė hollat e tij dhe ia kishte lėnė nėn jastėk njėrit pacient i cili kishte dalur pėr njė analizė.
Ai kishte edhe njė bindje tė fortė. ?doherė thoshte: Unė kam bindjen se Allahu ėshtė duke ma ruajtur njė tė mirė tė madhe. Pas njė kohe refuzoi hapat qetėsues dhe tha: Kėto dhimbje dhe mundime janė mėshirė prej Allahut. Ato m’i shlyejnė mėkatet dhe m’i ngritin gradat ndėrsa leximi i Kur’anit dhe dhikri pėr mua janė mė qetėsues se sa ata hapa.
Mėngjesin e sė premtes, ishte ngritur dhe kishte pyetur njėrin nga pacientėt: Edhe sa ka mbetur koha e sabahut? Edhe dy orė. U shtri edhe pak dhe pastaj pyeti: Edhe sa ka mbetur koha e sabahut? Ende ka kohė- iu pėrgjigj. Dikur kur koha ishte afėr, ai u ngrit, mori abdes, e fali sabahun dhe pasi qė dha selam, e ngriti gishtin tregues e tha: Dėshmoj se nuk ka zot pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij. Ngriti shikimin kah qielli dhe buzėqeshi shumė e pastaj ra i vdekur nė shtrat.
Meqė kishte lėnė amanet qė ta pastroja, e pastrova. Pasha Allahun, nuk kam parė trup mė tė butė, fytyra e tij shndriste. Sikur nuk kishte vdekur fare. Ia falėm xhenazen ndėrsa ai qė e futi nė varr tha se ai shndriste nga nuri dhe se buzėqeshja asnjėherė nuk iu largua.
Pas disa javėsh e takova njėrin nga vėllezėrit e tij. Pėrgėzohu o hoxhė, durimi i vėllait tim dhe qėndrimet e tij madhėshtore si dhe vendosmėria e tij gjatė sėmundjes kanė qenė shkak i udhėzimit tim, tė babait tim dhe tė vėllezėrve tė mi. Allahu e pastė mėshiruar vėllain tonė!
Mėsimet e tregimit:
Burimi: www.denana.com
Hoxha: Abdurrahman es-SAVI
Pėrgatiti: Shamil b. IBRAHIM
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
11-2-2008, e hėnė
Vushtrri, Kosovė