ISLAMI FE E SHPËTIMIT NJERËZOR

Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botërave, ndërsa salavetet dhe përshëndetjet i takojnë Pejgmaberit të Tij të fundit, Muhammedit a.s.
Besimtarë të nderuar: Islame fe e shpëtimit njerëzor.
E dijmë se All-llahu xh.sh., njerzimit i dhuroi aq shumë të mira dhe begati sa që nuk jemi në gjendje  t’i numrojmë “ edhe drunjet të bëhë lapsa e detrat ngjyra të mira e All-llahut xh.sh., nuk mund të shkruhe e as të numrohen” Në mesi e këtyre begative edhe logjika të menduarit. Këtë begati të madhe All-llahu xh.sh., ua fali njerëzve, për të menduar me ndihmen e saj të zgjedhin atë që është e mirë dhe ta lënë ate që është e keqe dhe e dëmshme.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur…. ndërsa ne hytben e sotme do të flasim Islami fe e shpëtimint njerëzor
All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ الإِسْلاَم دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ ِ
“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit (nga të humburit).” {Ali Imran, 85}.
Me këtë begati All-llahu xh.sh., i ngriti lart njerëzit mbi të gjitha gjallesat. Por Ai nuk na la vetëm me këtë. Ai në Kur’an thotë: “Ua ka dhënë mendjen e sipas saj kuptoni dhe gjykoni çdo gjë.”
Kohë pas kohe iu dërgoi njerëzve pejgambëret e Vet dhe me ta dërgoi edhe librat e Veta në të cilat qart e tregoin rrugën e drejt.
Kështu pra, njerzit duke shkuar në rrugën që ai treguan të dërguarit e Zoti, e mjaftonë gjithë atë që iu duhet për të arritur jetë të lumtur në këtë jetë kalimtare ashtu edhe në amshim (ahiret).
I kan njohur me rrugen e cila iu mundëson që të gjitha gjërat leht mbarojn, i mësuan se me mund dhe punë mbahet jeta.
I Gjithfuqishmi All-llahu xh.sh., i dërgoi njerëzimit shumë pejgamber e i fundit dhe më i zgjedhur ishte Muhammedi a.s.
Islam është feja që All-llahu xh.sh., ia shpalli Muhammedit a.s., nëpër mes librit të shenjët Kur’anit fisnik.
Libër i ndershëm udhëheqës për të gjithë muslimanët e botës, kjo është drita më e përsosur dhe e pa fikur, kjo është rruga e drejt dhe e vërtetë e Zotit xh.sh. Islami i ngriti njerëzit, ai i tërhoqi njerëzit nga germina e rrëzikshme e mëkatëve dhe bredhjeve të kota.
Islami tregon rrugën e shpëtimit dhe të fatit, Islami shkatërroj rrënjët e kufrit në të cilën ishin zhytur njerëzit, duhet pa tjetër të pranohet se Islami është dhe do të jetë feja e vetme e përsosur e të gjitha kohërave. Islami i mësoj njerëzimin se çka është e vërtetë dhe çka është e kotë, ai i mëson njerëzit mbi bukurin e drejtësin, mbi gjërat jo të mira dhe dhunë, mbi dobin e punës dhe veprimtaris dhe mbi dëmin e pa punësis dhe përtacin. Njerëzit panë dhe njohën të vërtetën dhe rrugën e drejtë në këtë drit të pa fikur të Zotit xh.sh.
Islami ngriti dhe lartësoj vleren e njerëzimit. Islmin na mësoi se më të vjetrin duhet ta nderojm, kurse ndaj të rinjëve të kemi mëshirë na mësoi që me njerëzit të kemi marrëdhënje të mira njerëzore.
Vëllezër musliman, ta dimë se rruga Islamit është e rruga e të vërtetës dhe e shpëtimit.
Fjalet e All-llahut janë të vërteta dhe të pa kundërshtueshme. Fati dhe shpëtimi i njerëzimit janë me Të. Nëse dëshironi kënaqësi dhe shpëtim në këtë botë, e fatë dhe siguri të përhershme  në ahiret, atëherë mos u ndani nga rruga të cilën na e tregoi All-llahu xh.sh.
Atë që urdhëron Ai (All-llahu) për të punuar punone, e largohuni nga ajo që e ka ndaluar Ai (All-llahu) dhe pejgamberi i Tij. Feja e jonë është burimi i pa shterrshëm i fatit, urtësin dhe diturin, të pa diturin e mëson, e të urtit e të diturit me përmbajtjen e saj e lidh për vete. Detyrë e çdo muslimanë është të këtë respekt ndaj parimeve fetare, sepse këto vlera i çmojn dhe i respektojn edhe një numer i madh i jomuslimanëve në botë.
Kjo fe është e pa ndryshueshme për të gjitha kohërat dhe gjëri në amshim dhe si e tillë do të mbetet deri në ditën e Kijametit. Ruajtjen e saj e ka garantuar i Gjithëmadhërishmi. 
All-llahu xh.sh., me fjalët e Tij në Kur’an thotë:
إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ
“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm ketë fe (Kur'anin) dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij (nga dryshimet, shtesat, dhe mungesat).”{Hixhir, 9}.
Ky ajet është porosi dhe premtin e Zotit që u vërtetua gjatë 14 shekuj. Kjo është një e vërtet e qart të cilën e vërtetuan edhe ata që nuk besuan. Islami na mëson që të jemi të devotshëm ndaj Zotit në këtë ajet ku thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَطِيعُواْ اللّهَ وَأَطِيعُواْ الرَّسُولَ وَأُوْلِي الأَمْرِ مِنكُمْ ...
“O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju…”{Nisa, 59}.
Urdhëron drejtësin, punën dhe përparsin, e ndalon çdo ves të keq, ndalon dhunën dhe pa drejtësin, tradhtin dhe tiranin, shpifjen dhe dyftyrësin, zilin dhe veset  tjera të këqia.
Mos u largoni nga rruga e drejt e Islamit. Sa janë të lumtur ata të cilët janë në rrugën  të cilën e ka ndritur kjo fe, e sa dëm kanë ata të cilët nuk e ndjekin .
O Zot na udhëzo në rrugë të drejtë, dhe na e mëso nga fjala e Jote atë që nuk e dim apo e keni harruar.

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.