ISRAJA DHE MIRAXHI

 

Falënderimi i takon Allahut të Lavdishëm, qe barti robin e Tij nga Meka ne Kuds, e prej aty për në mbi shtate pale qiej, ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun e njerëzimit, Muhammedin, imamin e te gjithë pejgamberëve dhe vulën e tyre.

Israja dhe Miraxhi janë një ndodhi, e cila ne faqe e historisë islame shënon një ngadhënjim shpirtëror te Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, një fitore te madhe për muslimanët, si dhe fillimin e një riti te madh ne Islam, i cili pastron njeriun nga mëkatet ashtu sikurse uji pastron njollat e ndyrësirës nga rroba. Ai rit është namazi.

Thotë Allahu:

ÓõÈúÍóÇäó ÇáøóÐöí ÃóÓúÑóì ÈöÚóÈúÏöåö áóíúáðÇ ãöäó ÇáúãóÓúÌöÏö ÇáúÍóÑóÇãö Åöáóì ÇáúãóÓúÌöÏö ÇáúÃóÞúÕóì ÇáøóÐöí ÈóÇÑóßúäóÇ Íóæúáóåõ áöäõÑöíóåõ ãöäú ÂóíóÇÊöäóÇ Åöäøóåõ åõæó ÇáÓøóãöíÚõ ÇáúÈóÕöíÑõ

Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit)”. (Isra, 1)

Po ashtu thote:

æóåõæó ÈöÇáúÃõÝõÞö ÇáúÃóÚúáóì (7) Ëõãøó ÏóäóÇ ÝóÊóÏóáøóì (8) ÝóßóÇäó ÞóÇÈó ÞóæúÓóíúäö Ãóæú ÃóÏúäóì (9) ÝóÃóæúÍóì Åöáóì ÚóÈúÏöåö ãóÇ ÃóæúÍóì (10) ãóÇ ßóÐóÈó ÇáúÝõÄóÇÏõ ãóÇ ÑóÃóì (11) ÃóÝóÊõãóÇÑõæäóåõ Úóáóì ãóÇ íóÑóì (12) æóáóÞóÏú ÑóÂóåõ äóÒúáóÉð ÃõÎúÑóì (13) ÚöäúÏó ÓöÏúÑóÉö ÇáúãõäúÊóåóì (14) ÚöäúÏóåóÇ ÌóäøóÉõ ÇáúãóÃúæóì (15) ÅöÐú íóÛúÔóì ÇáÓøöÏúÑóÉó ãóÇ íóÛúÔóì (16) ãóÇ ÒóÇÛó ÇáúÈóÕóÑõ æóãóÇ ØóÛóì (17) áóÞóÏú ÑóÃóì ãöäú ÂóíóÇÊö ÑóÈøöåö ÇáúßõÈúÑóì

Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).

8. Pastaj u lëshua dhe iu afrua.

9. E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër.

10. Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli.

11. Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).

12. A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?

13. Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.

14. (E ka parë) tek Sidretul Munteha.

15. Që pranë saj është xhennetul Me'va (kopsht strehimi i...)

16. Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi.

17. Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.

18. Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet”. (Nexhm, 7-18)

Ajeti i pare flet për Isranë, ndërsa ajetet tjera flasin per Miraxhin.

Çka d.t.th Isra e çka Miraxh?

Isra, sipas asaj qe thonë gjuhëtarët, d.t.th.: udhëtim natën, respektivisht, ta bartesh vikend gjate natës prej një vendi ne tjetrin.

Miraxhi, sipas asaj qe rrëfen Ibni Haxheri, është ngjitëse, shkalle, me një shkalle nga argjendi dhe një nga ari. Miraxhi nuk është kryer me burak. Udhëtimi i Burakut është ndalur ne Kuds.

Përshkrimi i Israsë dhe Miraxhit. Israja dhe Miraxhi ne Kur’an janë përmendur ne mënyrë te përgjithshme derisa ne sunnet janë sqaruar ne detaje. Janë transmetuar hadithe nga 25 sahabij te mëdhenj, te cilat arrijnë gradën e tevaturit, mënyrës me te sakte te bartjes sa haditheve.

Ata që transmetuan keto hadithe prej sahateve ishin: Enes b. Malik, Omer b. Hattab, Aliu, Ibni Mes’udi, Ebu Dherri, Malik b. Sa’sa’, Ebu Hurejre, Ebu Seid, Ibni Abbas, Sheddad b. Evs, Ubej b. Ka’b, Abdurrahman b. Kuredh, Ebu Habbe (ÃÈæ ÍÈÉ), Ebu Lejla El Ensariu, Abdullah b. Amr, Xhabiri, Hudhejfe, Burejde, Ebu Ejjubi, Ebu Umame, Semure b. Xhundub, Ebu’l Hamra, Suhejb Err Rrumi, Ummi Hani, Aishe dhe Esmaja, Allahu qofte i kënaqur me të gjithë.

Meqë hadithet janë te shumta dhe me versione te ndryshme, ne, në këtë punim, me emrin e Allahut të Lartësuar, do te mjaftojmë me një transmetim, i cili është i cilësuar nder me te saktit.

Transmeton Imam Muslimi nga Enesi se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, ka thënë:

ÃõÊöíÊõ ÈöÇáúÈõÑóÇÞö æóåõæó ÏóÇÈøóÉñ ÃóÈúíóÖõ Øóæöíáñ ÝóæúÞó ÇáúÍöãóÇÑö æóÏõæäó ÇáúÈóÛúáö íóÖóÚõ ÍóÇÝöÑóåõ ÚöäúÏó ãõäúÊóåóì ØóÑúÝöåö ÞóÇáó ÝóÑóßöÈúÊõåõ ÍóÊøóì ÃóÊóíúÊõ ÈóíúÊó ÇáúãóÞúÏöÓö ÞóÇáó ÝóÑóÈóØúÊõåõ ÈöÇáúÍóáúÞóÉö ÇáøóÊöí íóÑúÈöØõ Èöåö ÇáúÃóäúÈöíóÇÁõ ÞóÇáó Ëõãøó ÏóÎóáúÊõ ÇáúãóÓúÌöÏó ÝóÕóáøóíúÊõ Ýöíåö ÑóßúÚóÊóíúäö Ëõãøó ÎóÑóÌúÊõ ÝóÌóÇÁóäöí ÌöÈúÑöíáõ Úóáóíúåö ÇáÓøóáóÇã ÈöÅöäóÇÁò ãöäú ÎóãúÑò æóÅöäóÇÁò ãöäú áóÈóäò ÝóÇÎúÊóÑúÊõ ÇááøóÈóäó ÝóÞóÇáó ÌöÈúÑöíáõ Õóáøóì Çááøóåõ Úóáóíúåö æóÓóáøóãó ÇÎúÊóÑúÊó ÇáúÝöØúÑóÉó Ëõãøó ÚóÑóÌó ÈöäóÇ Åöáóì ÇáÓøóãóÇÁö ÝóÇÓúÊóÝúÊóÍó ÌöÈúÑöíáõ ÝóÞöíáó ãóäú ÃóäúÊó ÞóÇáó ÌöÈúÑöíáõ Þöíáó æóãóäú ãóÚóßó ÞóÇáó ãõÍóãøóÏñ Þöíáó æóÞóÏú ÈõÚöËó Åöáóíúåö ÞóÇáó ÞóÏú ÈõÚöËó Åöáóíúåö ÝóÝõÊöÍó áóäóÇ ÝóÅöÐóÇ ÃóäóÇ ÈöÂÏóãó ÝóÑóÍøóÈó Èöí æóÏóÚóÇ áöí ÈöÎóíúÑò Ëõãøó ÚóÑóÌó ÈöäóÇ Åöáóì ÇáÓøóãóÇÁö ÇáËøóÇäöíóÉö ÝóÇÓúÊóÝúÊóÍó ÌöÈúÑöíáõ Úóáóíúåö ÇáÓøóáóÇã ÝóÞöíáó ãóäú ÃóäúÊó ÞóÇáó ÌöÈúÑöíáõ Þöíáó æóãóäú ãóÚóßó ÞóÇáó ãõÍóãøóÏñ Þöíáó æóÞóÏú ÈõÚöËó Åöáóíúåö ÞóÇáó ÞóÏú ÈõÚöËó Åöáóíúåö ÝóÝõÊöÍó áóäóÇ ÝóÅöÐóÇ ÃóäóÇ ÈöÇÈúäóíú ÇáúÎóÇáóÉö ÚöíÓóì ÇÈúäö ãóÑúíóãó æóíóÍúíóì Èúäö ÒóßóÑöíøóÇÁó ÕóáóæóÇÊõ Çááøóåö ÚóáóíúåöãóÇ ÝóÑóÍøóÈóÇ æóÏóÚóæóÇ áöí ÈöÎóíúÑò Ëõãøó ÚóÑóÌó Èöí Åöáóì ÇáÓøóãóÇÁö ÇáËøóÇáöËóÉö ÝóÇÓúÊóÝúÊóÍó ÌöÈúÑöíáõ ÝóÞöíáó ãóäú ÃóäúÊó ÞóÇáó ÌöÈúÑöíáõ Þöíáó æóãóäú ãóÚóßó ÞóÇáó ãõÍóãøóÏñ Õóáøóì Çááøóåõ Úóáóíúåö æóÓóáøóãó Þöíáó æóÞóÏú ÈõÚöËó Åöáóíúåö ÞóÇáó ÞóÏú ÈõÚöËó Åöáóíúåö ÝóÝõÊöÍó áóäóÇ ÝóÅöÐóÇ ÃóäóÇ ÈöíõæÓõÝó Õóáøóì Çááøóåõ Úóáóíúåö æóÓóáøóãó ÅöÐóÇ åõæó ÞóÏú ÃõÚúØöíó ÔóØúÑó ÇáúÍõÓúäö ÝóÑóÍøóÈó æóÏóÚóÇ áöí ÈöÎóíúÑò Ëõãøó ÚóÑóÌó ÈöäóÇ Åöáóì ÇáÓøóãóÇÁö ÇáÑøóÇÈöÚóÉö ÝóÇÓúÊóÝúÊóÍó ÌöÈúÑöíáõ Úóáóíúåö ÇáÓøóáóÇã Þöíáó ãóäú åóÐóÇ ÞóÇáó ÌöÈúÑöíáõ Þöíáó æóãóäú ãóÚóßó ÞóÇáó ãõÍóãøóÏñ ÞóÇáó æóÞóÏú ÈõÚöËó Åöáóíúåö ÞóÇáó ÞóÏú ÈõÚöËó Åöáóíúåö ÝóÝõÊöÍó áóäóÇ ÝóÅöÐóÇ ÃóäóÇ ÈöÅöÏúÑöíÓó ÝóÑóÍøóÈó æóÏóÚóÇ áöí ÈöÎóíúÑò ÞóÇáó Çááøóåõ ÚóÒøó æóÌóáøó  { æóÑóÝóÚúäóÇåõ ãóßóÇäðÇ ÚóáöíøðÇ } Ëõãøó ÚóÑóÌó ÈöäóÇ Åöáóì ÇáÓøóãóÇÁö ÇáúÎóÇãöÓóÉö ÝóÇÓúÊóÝúÊóÍó ÌöÈúÑöíáõ Þöíáó ãóäú åóÐóÇ ÞóÇáó ÌöÈúÑöíáõ Þöíáó æóãóäú ãóÚóßó ÞóÇáó ãõÍóãøóÏñ Þöíáó æóÞóÏú ÈõÚöËó Åöáóíúåö ÞóÇáó ÞóÏú ÈõÚöËó Åöáóíúåö ÝóÝõÊöÍó áóäóÇ ÝóÅöÐóÇ ÃóäóÇ ÈöåóÇÑõæäó Õóáøóì Çááøóåõ Úóáóíúåö æóÓóáøóãó ÝóÑóÍøóÈó æóÏóÚóÇ áöí ÈöÎóíúÑò Ëõãøó ÚóÑóÌó ÈöäóÇ Åöáóì ÇáÓøóãóÇÁö ÇáÓøóÇÏöÓóÉö ÝóÇÓúÊóÝúÊóÍó ÌöÈúÑöíáõ Úóáóíúåö ÇáÓøóáóÇã Þöíáó ãóäú åóÐóÇ ÞóÇáó ÌöÈúÑöíáõ Þöíáó æóãóäú ãóÚóßó ÞóÇáó ãõÍóãøóÏñ Þöíáó æóÞóÏú ÈõÚöËó Åöáóíúåö ÞóÇáó ÞóÏú ÈõÚöËó Åöáóíúåö ÝóÝõÊöÍó áóäóÇ ÝóÅöÐóÇ ÃóäóÇ ÈöãõæÓóì Õóáøóì Çááøóåõ Úóáóíúåö æóÓóáøóãó ÝóÑóÍøóÈó æóÏóÚóÇ áöí ÈöÎóíúÑò Ëõãøó ÚóÑóÌó Åöáóì ÇáÓøóãóÇÁö ÇáÓøóÇÈöÚóÉö ÝóÇÓúÊóÝúÊóÍó ÌöÈúÑöíáõ ÝóÞöíáó ãóäú åóÐóÇ ÞóÇáó ÌöÈúÑöíáõ Þöíáó æóãóäú ãóÚóßó ÞóÇáó ãõÍóãøóÏñ Õóáøóì Çááøóåõ Úóáóíúåö æóÓóáøóãó Þöíáó æóÞóÏú ÈõÚöËó Åöáóíúåö ÞóÇáó ÞóÏú ÈõÚöËó Åöáóíúåö ÝóÝõÊöÍó áóäóÇ ÝóÅöÐóÇ ÃóäóÇ ÈöÅöÈúÑóÇåöíãó Õóáøóì Çááøóåõ Úóáóíúåö æóÓóáøóãó ãõÓúäöÏðÇ ÙóåúÑóåõ Åöáóì ÇáúÈóíúÊö ÇáúãóÚúãõæÑö æóÅöÐóÇ åõæó íóÏúÎõáõåõ ßõáøó íóæúãò ÓóÈúÚõæäó ÃóáúÝó ãóáóßò áóÇ íóÚõæÏõæäó Åöáóíúåö Ëõãøó ÐóåóÈó Èöí Åöáóì ÇáÓøöÏúÑóÉö ÇáúãõäúÊóåóì æóÅöÐóÇ æóÑóÞõåóÇ ßóÂÐóÇäö ÇáúÝöíóáóÉö æóÅöÐóÇ ËóãóÑõåóÇ ßóÇáúÞöáóÇáö ÞóÇáó ÝóáóãøóÇ ÛóÔöíóåóÇ ãöäú ÃóãúÑö Çááøóåö ãóÇ ÛóÔöíó ÊóÛóíøóÑóÊú ÝóãóÇ ÃóÍóÏñ ãöäú ÎóáúÞö Çááøóåö íóÓúÊóØöíÚõ Ãóäú íóäúÚóÊóåóÇ ãöäú ÍõÓúäöåóÇ ÝóÃóæúÍóì Çááøóåõ Åöáóíøó ãóÇ ÃóæúÍóì ÝóÝóÑóÖó Úóáóíøó ÎóãúÓöíäó ÕóáóÇÉð Ýöí ßõáøö íóæúãò æóáóíúáóÉò ÝóäóÒóáúÊõ Åöáóì ãõæÓóì Õóáøóì Çááøóåõ Úóáóíúåö æóÓóáøóãó ÝóÞóÇáó ãóÇ ÝóÑóÖó ÑóÈøõßó Úóáóì ÃõãøóÊößó ÞõáúÊõ ÎóãúÓöíäó ÕóáóÇÉð ÞóÇáó ÇÑúÌöÚú Åöáóì ÑóÈøößó ÝóÇÓúÃóáúåõ ÇáÊøóÎúÝöíÝó ÝóÅöäøó ÃõãøóÊóßó áóÇ íõØöíÞõæäó Ðóáößó ÝóÅöäøöí ÞóÏú ÈóáóæúÊõ Èóäöí ÅöÓúÑóÇÆöíáó æóÎóÈóÑúÊõåõãú ÞóÇáó ÝóÑóÌóÚúÊõ Åöáóì ÑóÈøöí ÝóÞõáúÊõ íóÇ ÑóÈøö ÎóÝøöÝú Úóáóì ÃõãøóÊöí ÝóÍóØøó Úóäøöí ÎóãúÓðÇ ÝóÑóÌóÚúÊõ Åöáóì ãõæÓóì ÝóÞõáúÊõ ÍóØøó Úóäøöí ÎóãúÓðÇ ÞóÇáó Åöäøó ÃõãøóÊóßó áóÇ íõØöíÞõæäó Ðóáößó ÝóÇÑúÌöÚú Åöáóì ÑóÈøößó ÝóÇÓúÃóáúåõ ÇáÊøóÎúÝöíÝó ÞóÇáó Ýóáóãú ÃóÒóáú ÃóÑúÌöÚõ Èóíúäó ÑóÈøöí ÊóÈóÇÑóßó æóÊóÚóÇáóì æóÈóíúäó ãõæÓóì Úóáóíúåö ÇáÓøóáóÇã ÍóÊøóì ÞóÇáó íóÇ ãõÍóãøóÏõ Åöäøóåõäøó ÎóãúÓõ ÕóáóæóÇÊò ßõáøó íóæúãò æóáóíúáóÉò áößõáøö ÕóáóÇÉò ÚóÔúÑñ ÝóÐóáößó ÎóãúÓõæäó ÕóáóÇÉð æóãóäú åóãøó ÈöÍóÓóäóÉò Ýóáóãú íóÚúãóáúåóÇ ßõÊöÈóÊú áóåõ ÍóÓóäóÉð ÝóÅöäú ÚóãöáóåóÇ ßõÊöÈóÊú áóåõ ÚóÔúÑðÇ æóãóäú åóãøó ÈöÓóíøöÆóÉò Ýóáóãú íóÚúãóáúåóÇ áóãú ÊõßúÊóÈú ÔóíúÆðÇ ÝóÅöäú ÚóãöáóåóÇ ßõÊöÈóÊú ÓóíøöÆóÉð æóÇÍöÏóÉð ÞóÇáó ÝóäóÒóáúÊõ ÍóÊøóì ÇäúÊóåóíúÊõ Åöáóì ãõæÓóì Õóáøóì Çááøóåõ Úóáóíúåö æóÓóáøóãó ÝóÃóÎúÈóÑúÊõåõ ÝóÞóÇáó ÇÑúÌöÚú Åöáóì ÑóÈøößó ÝóÇÓúÃóáúåõ ÇáÊøóÎúÝöíÝó ÝóÞóÇáó ÑóÓõæáõ Çááøóåö Õóáøóì Çááøóåõ Úóáóíúåö æóÓóáøóãó ÝóÞõáúÊõ ÞóÏú ÑóÌóÚúÊõ Åöáóì ÑóÈøöí ÍóÊøóì ÇÓúÊóÍúíóíúÊõ ãöäúåõ

Ma sollën Burakun, i cili ishte kafshe, me e madhe se gomari dhe me e vogël se mushka, e vente thembrën atje ku i përfundonte shikimi. Hipa ne te derisa arritëm ne Kuds, ku e lidha për vendit, ku i lidhin Pejgamberet, alejhimu’s salatu ve’s selam, pastaj hyra ne xhami dhe fala dy rekate.

Pastaj dola ndërsa Xhibrili ma solli një ene me vere dhe një tjetër me qumësht. E zgjodha qumështin, ndërsa ai me tha: E zgjodhe natyrshmërinë.

Pastaj u ngritëm ne qiellin e dunjasë. Kërkoi Xhibrili qe t’i hapej dera.

Kush je ti- pyeti rojtari?

Tha: Xhibrili

Kush është me ty- pyeti prape?

Muhammedi.

A i është dërguar shpallja?

Tha: Po.

U hap dera kur ja Ademi. Me dëshiroi mirëseardhje dhe u lut për mua për te mire.

Pastaj u ngritëm ne qiellin e dyte, ku Xhibrili kërkoi lejehyrje.

Kush je ti- pyeti rojtari?

Tha: Xhibrili

Kush është me ty- pyeti?

Muhammedi.

A i është dërguar shpallja?

Tha: Po.

U hap dera kur ja dy djemtë e tezes, Isai, i biri Merjemes dhe Jahjaja, i biri i Zekrijasë. Me dëshiruan mirëseardhje dhe u luten për hajr për mua.

Pastaj u ngritëm ne qiellin e trete. Xhibrili kërkoi leje.

Kush je ti- u pyet?

Tha: Xhibrili.

Kush është me ty- pyeti prape?

Muhammedi.

A i është dërguar shpallja?

Tha: Po.

U hap dera kur ja Jusufi, i bukuri, i cili me dëshiroi mirëseardhje dhe u lut për mua.

Pastaj u ngritëm ne qiellin e katërt. Xhibrili kërkoi te hapej.

Kush je ti- pyeti rojtari?

Tha: Xhibrili.

Kush është me ty- pyeti prape?

Muhammedi.

A i është dërguar shpallja?

Tha: Po.

U hap dera kur ja Idrisi, i cili me dëshiroi mirëseardhje dhe u lut për mua. Thotë Allahu:

óæÑóÝóÚúäóÇåõ ãóßóÇäÇð ÚóáöíøÇð

Ne e ngritëm atë në një vend të lartë (ia ngritëm lart famën)”. (Merjem, 57)

Pastaj u ngritëm ne qiellin e peste. Xhibrili kërkoi lejehyrje.

Kush je ti- pyeti rojtari?

Tha: Xhibrili.

Kush është me ty- pyeti prape?

Muhammedi.

A i është dërguar shpallja?

Tha: Po.

U hap dera kur ja Haruni, i cili me dëshiroi mirëseardhje dhe u lut për mua.

Pastaj kaluam ne qiellin e gjashte. Xhibrili kërkoi lejehyrje.

Kush je ti- pyeti rojtari?

Tha: Xhibrili.

Kush është me ty- pyeti prape?

Muhammedi.

A i është dërguar shpallja?

Tha: Po.

U hap dera kur ja Musai, i cili me uroi mirëseardhje dhe u lut për mua.

Pastaj kaluam ne qiellin e shtate. Xhibrili kërkoi lejehyrje.

Kush je ti- pyeti rojtari?

Tha: Xhibrili.

Kush është me ty- pyeti prape?

Muhammedi.

A i është dërguar shpallja?

Tha: Po.

U hap dera Ibrahimi, e cili ishte mbështetur m shpine ne Bejtu’l Ma’mur. Çdo dite aty hynin 70.000 melek;, të cilët me nuk ktheheshin kurrë ne te.

Pastaj shkuam ne Sidretu’l Munteha, kur ja gjethet e saj sikurse vesh elefanti ndërsa frytat e saj sikurse vorbe e madhe. Kur e mbuloi nga urdhri i Zotit çka e mbuloi, ndryshoi, dhe askush prej krijesave te Allahut nuk ka mundësi ta përshkruaj bukurinë e saj.

Me frymëzoi çka me frymëzoi, e m’i obligoi 50 namaze për çdo dite dhe nate.

Zbrita derisa arrita tek Musai, i cili me tha: Çka i obligoi Zoti yt ummetit tënd?

Pesëdhjetë namaze- ia ktheva.

Kthehu tek Zoti yt dhe lute për lehtësim ngase ummeti yt nuk kane mundësi për këtë. Unë i kam sprovuar izraelitet- i tha Musai.

U ktheva tek Zoti im dhe i thashë: O Zoti im! Lehtësoja pak ummetit tim? Ia lehtësoi duke ia hequr pese namaze.

U ktheva tek Musai dhe i thashë: M’i hoqi pese namaze.

Tha: Ummeti yt nuk kane mundësi për këtë. Kthehu tek Zoti yt dhe lute për lehtësim!

Vazhdova tek shkoje tek Zoti im e te kthehem tek Musai derisa tha: íÇ ãÍãÏ! Åäåä ÎãÓ ÕáæÇÊ áßá íæã æ áíáÉ áßá ÕáÇÉ ÚÔÑ ÝÊáß ÎãÓæä ÕáÇÉ æ ãä åã ÈÍÓäÉ Ýáã íÚãáåÇ ßÊÈÊ áå ÍÓäÉ ÝÅä ÚãáåÇ ßÊÈÊ áå ÚÔÑÇ æ ãä åã ÈÓíÆÉ Ýáã íÚãáåÇ áã ÊßÊÈ ÔíÆÇ ÝÅä ÚãáåÇ ßÊÈÊ ÓíÆÉ æÇÍÏÉ

O Muhammed! Ato janë pesë namaze për çdo dite dhe nate. Për çdo namaz llogaris dhjete, dhe kështu bëhen 50. Kush dëshiron ta beje ndonjë te mire, por nuk e bën, ia shkruaj një te mire, ndërsa nëse e bën ia shkruaj dhjete te mira. Ndërsa kush donë ta beje ndonjë te keqe por nuk e bën, nuk i shkruhet atij asgjë, e nëse e bën i shkruhet një e keqe.

Zbrita tek Musai dhe e lajmërova. Me tha: kthehu tek Zoti dhe lute për lehtësim? Thashë: U ktheva tek Zoti im aq sa edhe u turpërova”. ([1])

Koha e udhëtimit. Për ditën, javën, muajin dhe vitin e Israse dhe Miraxhit janë bere diskutime tek dijetaret, por ajo qe konsiderohet si me e sakte është se: Israja ka ndodhur një vit e katër muaj para hixhretit. Këtë mendim e përfaqësojnë një grup i madh dijetaresh.

Ndërsa sa i përket asaj, qe është e njohur tek masa e gjere e myslimaneve,s e Israja është natën e 27 te muajit Rexheb, dijetaret e Xherhit dhe Ta’dilit (biografive te transmetuesve), e kane refuzuar.

Urtësitë e udhëtimit. Urtësitë e kësaj ndodhie madhështore mund t’i ndajmë ne dy aspekte:

                          I.      Urtësi e vendit. Ka’b Ahbari ka thënë se dera e qiellit, e cila quhet ashensor (lift) i melaikeve është përballë Kudsit, kështu qe urtësia e Israsë, sipas dijetareve, është qe ngritja te behet ne mënyrë te drejte vertikale për ne qiell.

Është thënë edhe ndryshe: për t’i pare te dy kiblet, pe shkak se Kudsi ishte vendmigrim i shume pejgamberëve, për shkak se është vendtubim i krijesave pas ringjalljes, është me se afërmi me qiellin, rreth 18 mile, etj.

                       II.      Urtësia e kohës. Ka ndodhur kjo ngjarje pas sprovave me te mëdha ndaj Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, dhe besimtareve; i vdiq gruaja, i vdiq xhaxhai, u persekutua ne Taif, u persekutuan shokët e tij nga familjarët, zotërinjtë, vëllezërit, e kështu me radhe.

Si është e mundur Israja dhe miraxhi?

Një gjë duhet ditur se Israja ka qene me trup dhe shpirt si dhe ka qene ne te zgjuar te Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam.

Disa pyeten: Si ka mundësi qe njeriu te ngritët nga Mekeja ne Kuds, e me pastaj te ngritët ne qiell, kur dihet se ne atë kohe vetura, aeroplanë, etj, nuk ka patur?

Për Allahun nuk ka te vështirë asgjë; ai krijoi njeriun dhe çdo gjë ne këtë natyre nga asgjëja, e sidomos kur ta dije se Allahu është:

Åöäøó Çááøóåó Úóáóì ßõáøö ÔóíúÁò ÞóÏöíÑñ 

Vërtetë, All-llahu është i plotfuqishëm për çdo gjë”. (Bekare, 20)

Åöäøó Çááøóåó åõæó ÇáÑøóÒøóÇÞõ Ðõæ ÇáúÞõæøóÉö ÇáúãóÊöíäõ

All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti”. (Dharijat, 58)

æóáöáøóåö ãõáúßõ ÇáÓøóãóÇæóÇÊö æóÇáúÃóÑúÖö æóÇááøóåõ Úóáóì ßõáøö ÔóíúÁò ÞóÏöíÑñ

Vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës dhe All-llahu është i gjithfuqishëm për çdo send”. (Ali Imran, 189)

Sikurse që Allahu i madhëruar dorën e Musait, alejhi’s salatu ve’s selam, e shndërronte e te bardhe-drite, shkopin e tij ne gjarpër te vërtetë, ringjallte te vdekurit nga Isai, alejhi’s salatu ve’s selam, ndërroi funksionin e zjarrit te Ibrahimit, alejhi’s salatu ve’s selam, e i tha:

ÞõáúäóÇ íóÇ äóÇÑõ ßõæäöí ÈóÑúÏÇð æóÓóáÇãÇð Úóáóì ÅöÈúÑóÇåöíãó

Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!”. (Enbija, 69), po ashtu ka mundësi, qe Muhammedin, alejhi’s salatu ve’s selam, ta ngrisë përmbi shtate pale qiej.

Shkenca moderne ka vërtetuar se forca shpirtërore, spiritualiteti, ka mundësi te ndikoje ne trupa dhe t’i barte nga një vend ne tjetrin, ndoshta për 3-4 metra. Disa dijetarë spirituoz kane kryer eksperimente te kësaj natyre duke bartur njerëzit me gjithë kolltukë disa metra larg vendit te tyre.

Nëse njeriu ka mundësi ta beje këtë, atëherë si nuk ka mundësi ta beje këtë Allahu, i Cili krijoi njeriun, i dha mendje, krijoi qiejt dhe token dhe ligjet e tyre?!

Israja a është kryer me shpirt apo me trup dhe shpirt?

Israja është kryer me shpirt dhe trup, ngase ata qe mohojnë nuk kane argumente te forta për këto kundërshtime. Ndërsa ne, si demantim trillimeve te tyre iu themi:

§         Ligjet e kësaj gjithësie nuk mund ta përshkruajnë Krijuesin e tyre.

§         Allahu vërtetoi këtë ndodhi, se ka ngjare me shpirt dhe trup, nëpërmjet reagimit te pabesimtarëve, te cilët ia mohuan Muhammedit, alejhi’s selam, dhe i thane: ÃÊÏÚí Ãäß ÃÊíÊåÇ Ýí áíáÉ æ äÍä äÖÑÈ ÅáíåÇ ÃßÈÇÏ ÇáÅÈá ÔåÑÇ¿ A mos pretendon se shkove atje brenda një nate ndërsa ne nuk mund te arrijmë atje me deve për një muaj?! Sikur te mos ishte me trup dhe shpirt, ata nuk do ta mohonin një gjë te tille, ngase shpirtërisht, do ta kishin marre me mend më lehtë, dhe assesi nuk do ta thonin këtë.

§         Muhammedi, alejhi’s selam, nuk pohoi se ka shkuar por tha: ÃõÓÑí Èí ÇááíáÉ ãä ÇáãÓÌÏ ÇáÍÑÇã Åáì ÇáãÓÌÏ ÇáÃÞÕì Jam bartur sonte nga Qabeja deri tek Kudsi. Pastaj, një gjë te tille, e tha edhe Allahu i Madhëruar:

ÓõÈúÍóÇäó ÇáøóÐöí ÃóÓúÑóì ÈöÚóÈúÏöåö áóíúáðÇ ãöäó ÇáúãóÓúÌöÏö ÇáúÍóÑóÇãö Åöáóì ÇáúãóÓúÌöÏö ÇáúÃóÞúÕóì

Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes)”. (Isra, 1)

Sekreti i udhëtimit. Israja dhe Miraxhi janë një ndodhi e jashtëzakonshme, për te cilën nuk vlejnë rregullat e natyrës, por megjithatë, si ndodhi, ajo nuk është sfiduese për pabesimtarët, as për t’i ftuar ne besim dhe as për ta vërtetuar misionin e tij. Ata thane:

æóÞóÇáõæÇ áóäú äõÄúãöäó áóßó ÍóÊøóì ÊóÝúÌõÑó áóäóÇ ãöäó ÇáúÃóÑúÖö íóäúÈõæÚðÇ (90) Ãóæú Êóßõæäó áóßó ÌóäøóÉñ ãöäú äóÎöíáò æóÚöäóÈò ÝóÊõÝóÌøöÑó ÇáúÃóäúåóÇÑó ÎöáóÇáóåóÇ ÊóÝúÌöíÑðÇ (91) Ãóæú ÊõÓúÞöØó ÇáÓøóãóÇÁó ßóãóÇ ÒóÚóãúÊó ÚóáóíúäóÇ ßöÓóÝðÇ Ãóæú ÊóÃúÊöíó ÈöÇááøóåö æóÇáúãóáóÇÆößóÉö ÞóÈöíáðÇ (92) Ãóæú íóßõæäó áóßó ÈóíúÊñ ãöäú ÒõÎúÑõÝò Ãóæú ÊóÑúÞóì Ýöí ÇáÓøóãóÇÁö æóáóäú äõÄúãöäó áöÑõÞöíøößó ÍóÊøóì ÊõäóÒøöáó ÚóáóíúäóÇ ßöÊóÇÈðÇ äóÞúÑóÄõåõ Þõáú ÓõÈúÍóÇäó ÑóÈøöí åóáú ßõäúÊõ ÅöáøóÇ ÈóÔóÑðÇ ÑóÓõæáðÇ

Ata thanë: "Nuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime".

91. Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre.

92. Ose, (nuk të besojmë derisa) të bie mbi ne qielli copa - copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellish All-llahun dhe engjëjt pranë nesh.

93. Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!" Thuaj: "Subhanallah - i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?”. (Isra, 90-93)

Ata i propozuan qe te ngritej ne qiell, por Allahu e urdhëroi t’ua beje me dije se kjo nuk është ne kompetence te tij; ai është njeri sikurse te gjithë te tjerët. Allahu i tha:

Þõáú ÅöäøóãóÇ ÃóäóÇ ÈóÔóÑñ ãöËúáõßõãú íõæÍóì Åöáóíøó ÃóäøóãóÇ Åöáóåõßõãú Åöáóåñ æóÇÍöÏñ Ýóãóäú ßóÇäó íóÑúÌõæ áöÞóÇÁó ÑóÈøöåö ÝóáúíóÚúãóáú ÚóãóáðÇ ÕóÇáöÍðÇ æóáóÇ íõÔúÑößú ÈöÚöÈóÇÏóÉö ÑóÈøöåö ÃóÍóÏðÇ

Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë”. (Kehf, 110)

Madje, kur Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam u kthye nuk iu tha: “Ejani e besoni ngase kërkesa juaj tashme u realizua”. Jo, Israja dhe Miraxhi, ishin nderim dhe respekt për Pejgamberin, alejhi’s selam, forcim për shpirtin e tij, ngase atë vit, i patën vdekur gruaja, xhaxhai dhe ishte zhgënjyer nga sjelljet e banoreve te Taifit.

Pejgamberi, alejhi’s selam u kthye i përgjakur, me zemër te thyer, me këmbë te gjakosura, u drejtua kah Allahu, siç rrëfen Ibni Is’haku, dhe tha:

O Zoti im! Ti je Zot i te dobëtëve! Ti je Zoti im! Tek kush po me le; tek i largëti qe te me shikoje i mrrolur, apo te armiku, qe ka mbizotëruar mbi mua? Nëse kjo nuk është shkak i hidhërimit Tënd ndaj meje, fare nuk brengosem. Mëshira Jote është me e gjere për mua.

Kërkoj mbrojtje me dritën e Fytyrës Sate, e cila ka ndriçuar errësirat, dhe nen te cilën janë rregulluar dhe sistematizuar dynjaja dhe ahireti, qe te mos jesh i hidhëruar ndaj meje. Ty te takon falënderimi derisa te kënaqesh dhe se nuk ka force perverse me Ty”.

Një Pejgamber, qe është caktuar te jete vule e pejgamberëve, e meriton qe ta bej nje udhëtim te tille. Edhe pse kjo vizite ishte pas mundimeve, qe i përjetoi Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, e sidomos pas vdekjes se xhaxhait dhe gruas, megjithatë, kjo vizite ka edhe sekrete tjera, si:

1.      Besa e dhënë nga Pejgamberët se është prijës i tyre, ngase ata u falen pas tij, gjë, e cila e dëshmon këtë.

2.      T’i behet e mundur Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, qe te shoh argumentet e madhërisë se Allahut, te shikoje ngjarje e ndodhi te ndryshme, ne te cilat manifestohet fuqia e Allahut.

3.      Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, me këtë vizite përmblodhi te gjitha mrekullitë e pejgamberëve para tij.

a.                   Isait, alejhi’s salatu ve’s selam, iu ringjallen disa te vdekur, ndërsa Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, iu ringjallen tërë pejgamberët.

b.                  Musait, alejhi’s salatu ve’s selam, Allahu i foli ne toke ndërsa Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, ne qiell.

c.                   Pejgamberët u dërguan për një popull ndërsa ky për te gjithë.

d.                  Librat tjera u falsifikuan ndërsa libri i tij jo. Thotë Allahu:

ÅöäøóÇ äóÍúäõ äóÒøóáúäóÇ ÇáÐøößúÑó æóÅöäøóÇ áóåõ áóÍóÇÝöÙõæäó

Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij”. (Hixhr, 9)

Po ashtu thotë:

áÇ íóÃúÊöíåö ÇáúÈóÇØöáõ ãöäú Èóíúäö íóÏóíúåö æóáÇ ãöäú ÎóáúÝöåö ÊóäúÒöíáñ ãöäú Íóßöíãò ÍóãöíÏò

Atij nuk mund t'i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit”. (Fussilet, 42)

e.                   Nëse Ibrahimi, alejhi’s salatu ve’s selam, shikoi ne madhësitë e qiellit nga toka, Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, i shikoi mbi qiej.

f.                    Nëse Sulejmanit, alejhi’s salatu ve’s selam, i erdhi froni i Belkisës sa çel e mbyll sytë, Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, i erdhi po kështu Kudsi, dhe u vendos mbi shtëpinë e Akilit, ku Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, e përshkroi para kurejsheve politeist ne detaje.

g.                   Nëse era e Sulejmanit, alejhi’s salatu ve’s selam, bartte ushtrinë ne distancën njëmuajshe për një kohe te shkurtër, Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, përshkroi distancën qindra milion viteshe për një kohe po kështu te shkurtër.

h.                   Nëse Jusha’ b. Nunit, i ishte ndalur dielli për pak çaste, Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, i është ndalur i tere kozmosi, dhe nuk ka funksionuar derisa është kthyer.

Madje, edhe nëse themi se nuk është ndalur po kështu do te vërtetonim një mrekulli tjetër shume te madhe, qe d.t.th.: se e tere kjo ngjarje është zhvilluar ne baze te një procesi, jashtë ligjeve te kësaj natyre. 

Hapja e gjoksit. Sipas Ibni Haxherit, hapja e gjoksit te Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, ka ndodhur tri here:

                     i.                        Në fëmijëri, qe te rritet i ruajtur nga cytjet e djallit.

                   ii.                        Me rastin e dërgimit si Pejgamber, qe për te është një nderim i theksuar, ne mënyrë qe ta pranoje shpalljen ne formën me te pastër.

                  iii.                        Natën e Israse dhe Miraxhit. Ndoshta kjo e fundit është bere për hire te pastërtisë se përpiktë, ngase sikurse qe ne sheriatin (legjislacionin) e Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, pastrimi tri here me rastin e abdesit dhe pastrimeve tjera, është shenje e një pastërtie te përpiktë, po kështu edhe ky pastrim tri here fsheh te njëjtën urtësi.

Këtë duhet besuar kështu ngase është vërtetuar ne hadith sahih (te sakte) se Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, pas këtij operacioni hyjnor, i vëreheshin shenjat e qepjes se gjoksit.

Perse ndodhi natën? Ka thënë Ibni Muniri: Israja ka ndodhur natën ngase nata, sipas zakonit, është koha e vetmisë dhe veçimit, madje ishte edhe koha e namazit obligativ per vetem Pejgamberin, qe është i përshkruar ne Kur’an:

íÇ ÃóíøõåóÇ ÇáúãõÒøóãøöáõ (1) Þõãö Çááøóíúáó ÅöáøóÇ ÞóáöíáðÇ (2) äöÕúÝóåõ Ãóæö ÇäúÞõÕú ãöäúåõ ÞóáöíáðÇ (3) Ãóæú ÒöÏú Úóáóíúåö æóÑóÊøöáö ÇáúÞõÑúÂóäó ÊóÑúÊöíáðÇ

O ti i mbështjellur!

2. Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj.

3. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën.

4. Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje me vëmendje”. (Muzzemmil, 1-4)

K; e takoi ne qiej? Sipas asaj qe kane arritur dijetaret te konkludojmë nga transmetimet e ndryshme, Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, ne qiellin e:

1.      ka takuar Ademin, alejhi’s salatu ve’s selam.

2.      ka takuar Jahjane dhe Isain, alejhima’s salatu ve’s selam.

3.      ka takuar Jusufin, alejhi’s salatu ve’s selam.

4.      ka takuar Idrisin, alejhi’s salatu ve’s selam.

5.      ka takuar Harunin, alejhi’s salatu ve’s selam.

6.      ka takuar Musain, alejhi’s salatu ve’s selam.

7.      ka takuar Ibrahimin, alejhi’s salatu ve’s selam.

Perse u konsultua me Musain, alejhi’s salatu ve’s selam? Dijetaret kane përmendur se ky konsultim pikërisht me Musain, alejhi’s salatu ve’s selam, është bere për njërën nga këto shkaqe:

a.       Ishte i pari, qe priti me ardhjen e tij ne qiell. Ky mendim është i dobët, ngase Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, Musain e takoi ne qiellin e gjashte.

b.      Ummeti i tij janë me shume se ummetet tjera.

c.       Libri i tij, Tevrati, ne raport me librat tjerë qiellore, përveç Kur’anit, është libri me më se shumti dispozita dhe ligje.

d.      Popullin i tij u obliguan me detyra dhe adhurime, por nuk i përfillën, kështu qe ai pati frike se ndoshta edhe ummeti i tij mund te mos i përfillin e te dënohen ashtu siç u dënuan populli i tij.

A e ka parë Allahun? Rreth kësaj çështjeje janë përcjellur mendime te ndryshme.

§         Ibni Abbasi dhe një grup tjetër mendojnë se Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, e ka pare Allahun e Madhëruar. Imam Ahmedi transmeton nga Ibni Abbasi se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, ka thënë: “ÑÃíÊ ÑÈí ÊÈÇÑß æ ÊÚÇáì E kam pare Zotin tim([2]).

Taberaniu transmeton nga Ikrimeja se Ibni Abbasi ka thënë: äÙÑ ãÍãÏ Åáì ÑÈå ÊÈÇÑß æ ÊÚÇáì Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, e shikoi Zotin e tij te Madhëruar. Thashë: E shikoi Muhammedi Zotin e vet?! Tha: äÚã º ÌÚá ÇáßáÇã áãæÓì ¡ æÇáÎáÉ áÅÈÑÇåíã ¡ æÇáäÙÑ áãÍãÏ Õáì Çááå Úáíå æÓáã Po, te foluri ia dha Musait, miqësinë Ibrahimit, ndërsa shikimin Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam”.

Haseni ishte betuar se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, e ka pare Allahun. Urve b. Zubejri e kishte vërtetuar këtë si dhe ishte i ashpër kur i përmendej se Aisheja e mohonte këtë. Këtë mendim e kane edhe Ka’b el Ahbari, Zuhriu, Ma’meri, Esh’ariu, etj.

§         Aisheja dhe Ibni Mes’udi mendojnë se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, nuk e ka pare Allahun. Transmeton Buhariu nga Mesruku se ky i kishte thënë Aishes: Oj nena ime! A e ka pare Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, Zotin e vet? Tha: Me janë rrëqethur flokët nga ajo qe the. Kush te flet për tri gjera, dije se te ka gënjyer:

§                                                   Kush thotë se Muhammedi e ka pare Zotin e vet, te ka gënjyer, ngase Allahu thote:

áÇ ÊõÏúÑößõåõ ÇáúÃóÈúÕóÇÑõ æóåõæó íõÏúÑößõ ÇáúÃóÈúÕóÇÑó æóåõæó ÇááøóØöíÝõ ÇáúÎóÈöíÑõ

Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur”.  (En’am, 103),

æóãóÇ ßóÇäó áöÈóÔóÑò Ãóäú íõßóáøöãóåõ Çááøóåõ ÅöáøóÇ æóÍúíÇð Ãóæú ãöäú æóÑóÇÁö ÍöÌóÇÈò Ãóæú íõÑúÓöáó ÑóÓõæáÇð ÝóíõæÍöíó ÈöÅöÐúäöåö ãóÇ íóÔóÇÁõ Åöäøóåõ Úóáöíøñ Íóßöíãñ

Nuk ka asnjë njeri që t'i ketë folur All-llahu ndryshe, vetëm se me anë të frymëzimit, ose pas ndonjë perdeje, ose t'i dërgojë të dërguar (melek), e ai t'i shpallë me lejen e Tij atë që do Ai. Vërtet, Ai është më i larti, më i urti”. (Shura, 51)

§                                                   Kush te thotë se e di te nesërmen se çka do te sjell, dije se te ka gënjyer. Thotë Allahu:

æóãóÇ ÊóÏúÑöí äóÝúÓñ ãóÇÐóÇ ÊóßúÓöÈõ ÛóÏÇð

nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër ”. (Llukman, 34)

§                                                   Dhe kush te thotë, se Muhammedi, e ka fshehur (nuk e ka kumtuar) shpalljen, dije se te ka gënjyer, ngase Allahu thotë:

íóÇ ÃóíøõåóÇ ÇáÑøóÓõæáõ ÈóáøöÛú ãóÇ ÃõäúÒöáó Åöáóíúßó ãöäú ÑóÈøößó

ti i dërguar! Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd ”. (Maide, 67)

Ai e ka pare Xhibrilin dy here (ne formën e tij flurore)”.

Ka thënë Neveviu: Aisheja nuk e ka mohuar te parit me ndonjë hadith te shkalles merfu’, ngase po te kishte do ta përmendte, por ajo është mbështetur ne atë, qe e nxori nga forma sipërfaqësore e ajetit. Këtë mendim e kane kundërshtuar sahabij te tjerë”.

Sahabiu, nëse e thotë një mendim, ndërsa kundërshtohet nga te tjerët, po ashtu sahabe, mendimi i tij nuk merret për argument. Ky rregull është aprovuar unanimisht nga dijetaret islam.

Këtë mendim e tha edhe Ibni Huzejme, i cili shtoi: “…Aisheja nuk ka rrëfyer nëse e ka lajmëruar Pejgamberi,  alejhi’s salatu ve’s selam, se ai nuk e ka pare Zotin e vet. Ajo vetëm e ka komentuar (bere te’vil) ajetin”.

Ka thënë Ijjadi: Pamja e Allahut te Madhëruar lejohet, racionalisht, madje është vërtetuar me argumente te vërteta se besimtaret do ta shohin Allahun ne ahiret. Ndërsa sa i përket pamjes ne dunja, ka thënë Maliku: Njerëzit nuk mund ta shohin Allahun, ngase Allahu është i përjetshëm ndërsa ne jemi te përkohshëm, dhe i përkohshmi nuk mund te sheh te përhershmin. Ndërsa kur te vije ahireti, njerëzit do te pajisen me shikim te përhershëm, kështu që i përhershmi e sheh te përhershmin.

Ijjadi shtoi: Ne këtë fjalim, nuk ka ndonjë pamundësi te pamjes se Allahut, përveç nga aspekti i fuqisë. Ndërsa kujt t’i jep force Allahu prej robërve te Tij, atëherë kjo gjë nuk është e pamundur.

Ibni Haxheri thotë përkitazi me këtë: Në Sahihun e Muslimit është vërtetuar se me një hadith merfu’ kjo ndarje (e shikimit ne këtë dhe boten tjetër), ku qëndron: “æÇÚáãæÇ Ãäßã áä ÊÑæÇ ÑÈßã ÍÊì ÊãæÊæÇ Dijeni se ju nuk do ta shihni Allahun derisa te vdisni”. Nëse shikimi lejohet, racionalisht, atëherë ai është i pamundur, tradicionalisht, por kush ia vërteton këtë Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, është mire qe te thotë se: Folësi nuk hyn ne përgjithësinë e te folurit te tij”. (d.t.th.: se ai nuk bën pjese ne mesin e atyre qe mund ta shohin Allahun)

Nesaiu me sened sahih transmeton nga Ikrimeja, e ky nga Ibni Abbasi: A e ka pare Muhammedi Zotin e vet? Ia dërgoi një njeri e i tha: Po.

Imam Muslimi transmeton nga Ebu Alijeh, e ky nga Ibni Abbasi ne koment te ajetit:

ãóÇ ßóÐóÈó ÇáúÝõÄóÇÏõ ãóÇ ÑóÃóì (11) ÃóÝóÊõãóÇÑõæäóåõ Úóáóì ãóÇ íóÑóì (12) æóáóÞóÏú ÑóÂóåõ äóÒúáóÉð ÃõÎúÑóì

Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).

12. A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?

13. Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër”. (Nexhm, 11-13),: E ka pare Zotin e vet me zemrën e tij dy here.

Ibni Merdivejh transmeton nga Atau, e ky nga Ibni Abbasi: Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, nuk e ka pare me sy, por e ka pare me zemër.

Bazuar në këtë, mund t’i përputhim dy mendimet, atë te Aishes dhe atë te Ibni Abbasit, duke konkluduar se: Aisheja e ka mohuar te pamurit me sy ndërsa Ibni Abbasi e ka vërtetuar te pamurit me zemër.

Ibni Huzejme transmeton me sened te forte nga Enesi se: “Muhammedi e ka pare Zotin e vet”. Ndërsa Muslimi nga Ebu Dherri transmeton se Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, ka thënë: “äæÑ Ãäì ÃÑÇå Drite, e si ta shoh?!”.

Ahmedi transmeton: “ÑÃíÊ äæÑÇ  Kam parë dritë”.

Ibni Huzejme transmeton se: “ÑÂå ÈÞáÈå æ áã íÑå ÈÚíäå E ka pare me zemër e nuk e ka pare me sy”.

Me këtë, behet e qarte se qëllimi i Ebu Dherrit me përmendjen e dritës është se drita është ajo, qe e ka penguar shikimin me sy.

Kjo pikërisht është gjëja, që e shtyu Kurtubiun te hesht për këtë mes’ele (problematike), duke mos favorizuar as njërin dhe as tjetrin mendim. Madje këtë ia mbështeti edhe nje grupi dijetaresh te mëdhenj, duke thënë se nuk ka ndonjë argument te prere për asnjërin mendim. Problematika nuk është prej gjerave praktike, qe mund te mjaftojmë me ndonjë argument jo te prere (dhannijj), por është prej heshtjeve te besimit, qe përveç argumentit te prere, nuk vlen gjë tjetër.

Pamjen e kishte vërtetuar edhe Imam Ahmedi, i cili me një rast qe pyetur: Ata po tone se Aisheja ka thënë: Kush pretendon se Muhammedi e ka pare Zotin e vet, ai ka shpifur një shpifje te madhe ndaj Allahut. Me çka e demanton këtë thënie? Tha: Thotë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam,: “ ÑÃíÊ ÑÈíE kam pare Zotin tim”. Fjala e Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, është me e madhe se sa fjala e saj.

Autori i librit El Huda thotë se Imam Ahmedi ka qene i mendimit se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, nuk e ka pare Allahun me sy, por me zemër, ngase njëherë kishte thënë: “Muhammedi e ka pare Zotin e vet”, ndërsa herën tjetër kishte shtuar: “...me zemër”.

Cilat janë argumentet e mëdha te Allahut, qe i pa ne qiell? Argumentet e mëdha, te cilat i pa Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, ne qiell, siç thotë Allahu: áóÞóÏú ÑóÃóì ãöäú ÂóíóÇÊö ÑóÈøöåö ÇáúßõÈúÑóì Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet“. (Nexhm, 18), janë:

Bejtu’l ma’mur. Transmeton Buhariu: “...Kur arritëm ne qiellin e shtate, pyeten: Kush është? Tha: Xhibrili. Tha: Kush është me ty? Tha: Muhammedi. Tha: A i është dërguar shpallja? Le te urdhërojë ngase mysafir i mire nga ka ardhur. Shkova tek Ibrahimi dhe e përshëndeta me selam. Tha: Mirësevjen o bir dhe pejgamber. Mu ngrit  Bejtu’l ma’muri. E pyeta Xhibrilin (per te), e tha: Ky është Bejtu’l ma’muri, ne te cilin falen çdo dite 70.000 melaike, qe kur te dalin prej tij me nuk kthehen ne te kurrë”.

Melaiket. Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, ne atë udhëtim ka pare shume melekë te Allahut, duke filluar nga kujdestaret e dyerve e deri tek melaiket tjera ne vende tjera. Ai ka pare Xhibrilin ne formën e tij flurore nga afërsia siç e ka pare me pare ne nje distance me te largët.

Muslimi transmeton nga Mesruku se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, kësaj radhe, (pra ne këtë udhëtim) e kishte pare Xhibrilin ne formën e tij, ne te cilën është krijuar, qe kishte zënë hapësirën e qiellit.

Buhariu transmeton nga Ibni Mes’udi, i cili ne koment te ajetit:

ÝóßóÇäó ÞóÇÈó ÞóæúÓóíúäö Ãóæú ÃóÏúäóì (9) ÝóÃóæúÍóì Åöáóì ÚóÈúÏöåö ãóÇ ÃóæúÍóì (10)

E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër. 10. Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli”. (Nexhm, 9-10) ka thënë: E ka pare Xhibrilin, i cili kishte 600 pale krahë”.

Refrefi. Ne koment te ajetit,

áóÞóÏú ÑóÃóì ãöäú ÂóíóÇÊö ÑóÈøöåö ÇáúßõÈúÑóì

Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet”. (Nexhm, 18), Ibni Mes’udi ka thënë: E ka pare refrefin e gjelbër, i cili kishte zënë horizontin.

Se çka është refrefi, mësojmë nga transmetimi i Imam Ahmedit dhe Tirmidhiut se Ibni Mes’udi ka thënë: “Ai (Muhammedi) e ka pare Xhibrilin, i cili kishte një rrobe nga refrefi, qe kishte mbuluar hapësirën ne mes tokës dhe qiellit”.

Me këtë na u behet e qarte se refrefi është rrobe. Madje këtë e argumenton dhe ajeti kur’aor:

ãõÊøóßöÆöíäó Úóáóì ÑóÝúÑóÝò ÎõÖúÑò æóÚóÈúÞóÑöíøò ÍöÓóÇäò

Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura”. (Rrahman, 76) 

Sidretu’l Muntehaja dhe Lumenjtë. Sidretu’l Muntehaja është peme, ne piken me te larte te qiellit. Shkaku se perse është quajtur me këtë emër është thënë ne versione te ndryshme. Imam Neveviu thotë: “Është quajtur Sidretu’l munteha ngase dituria e melaikeve përfundon atje, dhe askush, përveç Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, nuk e ka kaluar atë”.

Disa te tjerë kane thënë: Për shkak se atje përfundojnë shpirtrat e dëshmorëve”.

Disa te tjerë kane thënë: “Aty mbaron, është caku i fundit, i diturisë se çdo Pejgamberi te dërguar apo meleku te afërm”. 

Sa i përket vendit te saj, ajo është ne qiellin e shtate, siç ka thënë Kurtubiu, edhe pse në një hadith, te cilin e transmeton Imam Muslimi, thuhet se ajo është ne qiellin e gjashte. Megjithatë, shumica e dijetareve ndajnë mendimin se ajo gjendet ne qiellin e shtate.

Njeri nga dijetaret, Ibni Haxheri, duke bashkuar këto duke thënie, konkludon: Rrënjët e Sidret’ul munteha-se janë ne qiellin e gjashte ndërsa degët e saj janë ne qiellin e shtate.

Tek Imam Muslimi qëndron: “Kur e mbuloi nga urdhri i Zotit çfarë e mbuloi (ne versionet tjera është sqaruar se behet fjale për lloje ngjyrash), ndryshoi, saqë askush prej krijesave te Allahut nuk mund ta përshkruaj bukurinë e saj”.

Ibni Dehijjeh ka thënë: “Është zgjedhur Sidretu’l munteha ndaj tjerave për arsye se ajo veçohet me tri gjera: Hije te shtrire, ushqim te mire dhe ere te këndshme. Këto janë sikurse besimi, i cili përbehet nga fjala, vepra dhe nijeti. Hija i ngjan veprës, ushqimi i ngjan nijetit ndërsa era e këndshme i ngjan fjalës. Ne te janë katër lumenj”.

Tek Imam Muslimi është rrëfyer se ata katër lumenj janë: Nili, Furati (Eufrati), Sejhani dhe Xhihani. Ka gjasa qe këta lumenj rrjedhin nga kjo peme, sikurse janë gjasat qe kjo peme te jete e mbjellur ne Xhennet, dhe kështu, del i vërtetë mendimi se ajo është prej Xhenneti.

Dijetaret janë kompakt sa i përket faktit se Sejhani dhe Xhejhani nuk janë këta lumenj, te cilët ne toke i njohim me këta emra.

Sa i përket hadithit te mësipërm nga Imam Muslimi, e vërteta është se këta katër lumenj te tokës rrjedhin prej Xhennetit, por për Sejhanin dhe Xhejhanin nuk është vërtetuar qe ata te kenë burim Sidretu’l Muntehane, kështu qe Nili dhe Eufrati shquhen me këtë veçori, pra rrjedhjen nga Sidretu’l Muntehaja, ndaj atyre dyve.

Ka thënë Neveviu: Hadithi tregon se  baza e Nilit dhe Eufratit është prej Xhennetit dhe se ata rrjedhin nga rrënjët e Sidretu’l Muntehase, pastaj rrjedhin atje ku te doje Allahu, derisa te zbresin ne toke...”.

Thënë me qarte, këta dy lumenj e kane bazën ne Xhennet. Ata se pari dalin nga baza e tyre, pastaj rrjedhin derisa te vendosen ne toke, e pastaj burojnë apo gufojnë nga toka.

Tek Buhariu qëndron: “U ngrita gjer tek Sidretu’l Muntehaja ne qiellin e shtate...prej trungut te saj burojnë dy lumenj te dukshëm dhe dy te padukshëm. Thashë: O Xhibril! Çka është kjo? Tha: Sa iu përket dy lumenjve te padukshëm, ata janë ne Xhennet, ndërsa dy lumenjtë e dukshëm janë Nili dhe Eufrati”.

Sa iu përket dy lumenjve te fshehtë, padukshëm, ka mundësi, qe ata te jene Kevtheri dhe Rahmeti. Ne hadithin e Ebu Seidit qëndron: “Kur ja ne te një burim qe rridhte dhe i cili quhej Selsebil. Prej tij degëzoheshin dy lumenj: njeri ishte Kevtheri ndërsa tjetri Rahmeti”.

Mukatili ka thënë se dy lumenjtë e padukshëm janë Kevtheri dhe Selsebili.

Porosite. Israja dhe Miraxhi ne vete bartin shume porosi, te cilat përherë janë te freskëta, përherë janë aktuale dhe përherë janë ne shërbim te vetëdijesimit te myslimanit, pastrimit te ndërgjegjes se tij, dhe forcimit te besimit te tij.

Megjithatë, nder porosite, qe edhe tani janë shume aktuale, janë:

a)      Namazi, i cili ne shifër ka mbetur 5 ndërsa ne vlere 50. Besimtaret duhet ta kuptojnë këtë porosi dhe njëherit te kujdesen për te. Atë nate, pejgamberit, Alejhi’s salatu ve’s selam,  ne shenje nderimi iu obliguan këto pese namaze, te cilat janë miraxh i shpirtit te muslimait. Për rendësinë e namazit dëshmojnë faktet kur’anore si dhe ato te traditës profetike. Allahu ka thënë:

æóÃóÞöãö ÇáÕøóáÇÉó Åöäøó ÇáÕøóáÇÉó Êóäúåóì Úóäö ÇáúÝóÍúÔóÇÁö æóÇáúãõäúßóÑö

fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat”. (Ankebut, 45) Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, namazin e kishte shëmbëllyer me një lum , cili kalon pranë shtëpisë se ndokujt prej nesh, dhe nëse njeriu do te pastrohej ne te pese here ne dite, nuk do t’i mbetej asnjë njolle ndyrësire. Pra edhe namazi kështu, nuk ia le njeriut asnjë mëkat ne shpirt.

b)      Durimi. Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, duroi shume; i vdiq gruaja, e cila i besoi se pari dhe i dha përkrahje shpirtërore te madhe. Pastaj i vdiq xhaxhai, i cili edhe pse nuk i besoi, e mbrojti. U persekutua ne Taif, por prapëseprapë, duroi dhe nuk lëshoi pe ne fenë e Allahut. Dhe mu për këtë, Allahu caktoi qe shpërblimi për durim te jete i pakufishëm, e tha:

ÅöäøóãóÇ íõæóÝøóì ÇáÕøóÇÈöÑõæäó ÃóÌúÑóåõãú ÈöÛóíúÑö ÍöÓóÇÈò

ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”. (Zumer, 10)

c)      Besimtari dhe mynafiku. Kur Muhammedi, Alejhi’s salatu ve’s selam, lajmëroi këtë ngjarje disa qe kishin zemra te luhatshme ne Islam, e lëshuan këtë fe, ndërsa pabesimtaret, e morën si mjet për t’iu kundërvënë Pejgamberit, Alejhi’s salatu ve’s selam, kështu qe shkuan tek Ebu Bekri dhe i thane: Vërtet shoku yt po pretendon se mbrëmë ka shkuar ne Sham dhe është kthyer, dhe ja tani është gdhire ne mesin tone. A këtë e ka thene ai- pyeti Ebu Bekri? Thane: Po. Tha: Nëse ai e ka thënë këtë, atëherë e ka thënë te vërtetën. Unë i kam besuar edhe ne atë qe është me e çuditshme se kjo. I kam besuar ne lajmin e qiellit, qe i vie mëngjes e mbrëmje”.

d)      Forca ne kumtimin e fesë. Pejgamberi, Alejhi’s salatu ve’s selam, posa u kthye e informoi Ummi Hanen për këtë dhe i tha se do te dal e t’ua kumtoj njerëzve këtë. Ajo i tha se ka frike për te ngase ata do ta përgënjeshtrojnë. Por, ai, nuk u dobësua aspak. Ne rruge për tek vendi ku mblidhej paria kureshtie, u takua me njërin prej tyre dhe ia rrëfeu ngjarjen. Ky njeri mendonte se meqë Muhammedi, Alejhi’s salatu ve’s selam, e pa vetëm e shfrytëzoi rastin ta bënte për vete, kështu qe i tha: Nëse shkoj dhe i thërras te tjerët a ua thua këtë? Tha: Po. Shkoi dhe ua tha edhe atyre. Ata i bën disa pyetje kinse per ta vërtetuar ne ishte apo jo i vërtet. Kërkuan përshkrimin e Kusit, ndërsa Allahu i madhëruar ia solli atë mbi shtëpinë e Akilit dhe ai ua përshkroi ne detaje. I informoi po ashtu për karvanin se do t’iu vinte kam mbrëmja dhe ashtu ndodhi. Madje, Pejgamberi, Alejhi’s salatu ve’s selam, ua kishte treguar disa detaje te karvanit, dhe kur u kthyen ata, te njëjta gjera i pohuan edhe vete.

Festimi i kësaj nate. Një gjë duhet patur ne mend: Islami është fe, e cila lufton formalitet, është fe, e cila me tere qenien mundohet ta shuaje zjarrin e se ftes, është fe, e cila me tere potencialin prej një feje te pranuar qiellore, mundohet ta bind njeriun se nuk ka nevoje për formalitet te tij, por për sinqeritetin dhe vullnetin e tij.

Thënë me ndryshe, unë nuk jam i mendimit se kjo feste duhet festuar me “hallve dhe tomëlariz”, jo, ngase njeriu, i cili e këtë nate nuk fal namazin, nuk ka nevoje fare te ziej hallave apo te gatuaj ëmbëlsira. Madje, siç pame me larte, porosia me e madhe e kësaj ngjarjeje është namazi, dhe nëse lihet kryesorja, atëherë edhe gjera qe ndoshta janë te dorës e dhjete, nuk duhet përfillur fare.

Unë po ashtu nuk mendoj se kjo nate duhet veguar me agjërim, përveç nëse bie ne ditët e hënë dhe te enjte, kur është sunnet agjërimi i tyre. Dhe këtë, jo pse është kjo nate, por për arsye se është sunnet te agjërohen këto dite.

Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, kur ishte pyetur për atë se si njerëzit e veçojnë muajin Rexheb me disa adhurime, kishte thënë:

"Veçimi i muajit te Ramazanit me Natën e Regaibit apo festimin e Natës se Israse dhe Miraxhit, është risi ne fe, e cila nuk lejohet...Kemi shkruar shume here se namazi i Regaibit është bidat (risi), qe zakonisht behet ne natën e xhumasë te javës  se pare te muajit Rexheb.

Po kështu edhe festimi i Natës se Israse dhe Miraxhit, qe sipas tyre është ne natën e 27-te, është risi, qe nuk ka baze ne fe, ngase kjo nate nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur, madje edhe po te dihej nuk do te duhej festuar, sepse Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam, dhe shokët e tij, ne mesin e tyre edhe katër halifet e pare, nuk festuan këtë nate([3])". ([4])

21 gusht 2006, e hënë

Vushtrri, Kosovë



[1] Muslimi ne Kitabu’l iman, 126

[2] Këtë hadith Shejh Ahmed Shakiri e ka cilësuar shih (te sakte). Shih recensimin e tij bere këtij gjiganti hadithesh me nr: 2080.