ITAATI NDAJ ALL-LLAHUT DHE PEJGAMBERIT
Falënderimi e lavdërimi i takojnë vetëm All-llahut xh.sh., Krijuesit të gjithësisë, vetëm Atë e adhurojmë, vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e mbrojtje, vetëm Atij i lutemi të dhurojë paqe e nderim të veçantë për të Dërguarin e Tij të fundit, Profetin tonë hazdreti Muhammedin a.s., për familjen e tij të uruar, për shokët e tij të nderuar dhe për të gjithë besimtarët që ndjekin me besnikëri mesazhin që ai kumtoi.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur për .... ndërsa në hytben sotme do të flasim për itaatin (nënshtrimin) ndaj All-llahut.
Thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:
وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَالرَّسُولَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ
“E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu që të mëshiroheni.{Ali Imran, 132}.
Vëllezër besmitarë feja Islame i ka sjellë shumë të mirë shpirtrore dhe trupore njerëzimit. Të gjitha këto të mira i kuptojmë përmes Kur’anit dhe haditheve të Pejgamberit a.s. Urdhërat e All-llahut e të Pejgamberit, i kuptojmë përmes këshillave e ligjëratave të dijetarëve të Islamit, të cilët i komentojnë Kur’anin dhe hadithin e Pejgamberit a.s., andaj duhet dëgjuar më vëmendje ligjëratat e tyre. Të cilët përfillin dhe zbatojnë fjalët e All-llahut në Kur’an ku thotë:
وَذَكِّرْ فَإِنَّ الذِّكْرَى تَنفَعُ الْمُؤْمِنِينَ
“Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.” {Dharrijat, 55}.
Vëllezër besimatë itaati (nënshtrimi) ndaj All-llahut xh.sh., për besimtarëni është i domostorshëm, All-llahu nuk e la njeriun të pa mvarur ndaj askujt, andaj nënshtrimi ndaj Krijuesit është i domostorshëm e jo ndaj dikujt tjetër, shumë njerëz sot në botë e edhe disa muslimanë janë bërë rob të gjërave të ndryshme, dikush është bërë i nënshtruar ndaj shejtanit, dikush është bërë rob i kësaj botë, dikush është bërë rob i parasë, dikush është bërë rob i punëve të këqija, zinaz, alkoolit, bixhozit, e dukurive tjera negative. Të gjithë këta janë të humbur. E i shpëtuar është ai i cili e kupton se është rob i All-llahut dhe i nënshtrohet vetëm Atij.
Thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:
.... إِنَّ رَحْمَةَ اللَّهِ قَرِيبٌ مِنْ الْمُحْسِنِينَ.
“….S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.”{EL-Araf, 56}.
Mirëpo, nëse nuk bënë ibadete, nuk drejton lutje, nuk i kryen urdhërat e All-llahut atëherë mëshira e All-llahut është larg! Ekzistojnë njerëz të cilët kur i pyet çka janë deklarojnë se janë muslimanë po në realitet ata janë larg Islamit:
Thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:
وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَقُولُ آمَنَّا بِاللَّهِ وَبِالْيَوْمِ الْآخِرِ وَمَا هُمْ بِمُؤْمِنِينَ
“Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë. Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.”{El-Bekare, 8}.
Ata në anën tjetër merren me disa gjëra që janë haram! Si p.sh. joshen pe pije alkoolike, me bixhoz, me hajni, me tradhti, me përgojime, me shpifje, shikojnë harame, duke shikuar femra lakuriq në rrugë apo në televizion etj, ruana o Zot, e ndaj këtyre njerëzve mëshira e All-llahut është larg.
Madje edhe nëse njëri prej tyre falet, mund të mos i pranohet namazi! Për shkak se namazi i tij nuk është fisebililah! Lidhur më këtë All-llahu xh.sh., thotë:
.... إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَى عَنْ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ...
“…fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat…”{Ankebut, 45}.
Nga kjo kuptohet se ata që falin namazin e përseri bëjnë mëkate, se namazin nuk e bwjnw për All-llahun, por e kanë bërë si zakon (adet). Se namazi që është fisebililah nuk të lejon të bësh mëkate. Thotë Muhammedi a.s.,:”O Ummeti Muhammed! Për All-llahun, sikur ta dini ju çka di unë, shumë do të kishit me qajtur e pak do të kishit me qeshur!” Kurse në një hadith tjetër thotë:”Kur t’ju ndaloj diçka largohuni prej saj ndërsa ku t’ju urdhëroj për diçka, përmbusheni atë sa të keni mundësi, ata që kanë qenë para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve te shumta dhe kundërshtimeve të tyre me pejgamberët e tyre.
Më e mirë për njeriun është që ta mbaj veten të përulur e jo krye lartë, të pranoj këshillat me mençuri. Thotë All-llahu në Kur’an:
إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِنْدَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ
“…e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.”{El-Huxhurat, 13}.
Ndërsa Muhammedi a.s., ka thënë lidhur më këtë:” Mos i merrin zili njëri-tjetrit , as mos mashtroni njeri-tjetrit, as mos e urreni njeri-tjetrin, as mos i ktheni shpinen njeri-tjetrit duke u hidhruar, as mos iu inpononi njeri-tjetrit në shitblerje. Bëhuni rob të All-llahut dhe vëllezër të një mendtë. Muslimani është vëllau i muslimanit, nuk i shkakton atij pa drejtësi, nuk e përul, nuk e braktisë, devotshmëria qëndron këtu! – Këtë e kishte përsëritur tri herë duke e prekur gjoksin e vet se cilit musliman pa tjetër duket t’ia jenë të shejta dhe të pa cenueshme: jeta, pasuria dhe nderi i muslimanit tjetër”.
Pra ne duhet dëgjuar, zbatuar dhe vepruar sipas këtij hadithi të Pejgamberit a.s., dhe atëherë të gjejmë lumturi në këtë dhe ne botën tjetër, nëse dëshiron All-llahu i Madhëruar.
E lusim All-llahu xh.sh., të na bëjë prej atyre besimtarëve që All-llahut i bëjnë itaat dhe e rrespektojnë Pejgamberi a.s.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ