TËRË JETËN TA JETOSH NË ISLAM
E falënderojmë All-llahu xh.sh., i cili na bëri prej atyre që jetën e tyre e kaluan në Islam prej lindjes e deri në vdekje, e falënderojmë All-llahun xh.sh., i cili na porositi dhe na obligojë vetëm e vëtem më punë të mira, gjithashtu i dërgojmë selavat pejgamberit të Tij Muhammedit a.s., i cili ishte prej atyre që tërë jetën e tij punoi dhe thirri në punë dhe vepra të mira.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur…. ndërsa në hytben e sotme do të flasim tërë jetën ta jetosh në Islam.
Thotë All-llahu xh.sh., në librin e Tij të ndershëm:
إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنتُمْ تُوعَدُونَ. نَحْنُ أَوْلِيَاؤُكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِي أَنفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ. نُزُلًا مِّنْ غَفُورٍ رَّحِيمٍ. (فصلت 30-32).
“E, s'ka dyshim se ata që thanë: "All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej.(u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues!” {Fusilet, 30-32}.
Ja, pra, xhennetin do ta fitojnë vetëm ata që tërë jetën janë në Islam. Kësij besimtari kërkon All-llahu xh.sh. Mu pët këtë Muhammedi a.s. ka thënë:
“Vepra më e dashur te All-llahu xh.sh. është ajo që vazhdimisht kryhet, po edhe e vogël qoftë”.
Qëndro në rrugë të All-llahut xh.sh. dhe bënë sjelljen tënde ndaj njerëze të mirë”.
“Në rrugën e All-llahut xh.sh. të qëndroni vazhdimisht, ngase është kënaqësi të qendrosh! Vepra më e mirë e juaj është namazi, ndërsa vazhdimisht me abdest vetëm besimtari”.
“Ruajuni thellësisë ne fe (mos e teproni d.m.th. mos i merrni me hollësi gjërat në fe) ngase All-llahu xh.sh., fenë Islame ua ka bërë të lehtë. Prandaj, prej fesë islame merrin aqë sa keni mundësi. All-llahu xh.sh., i don ata që janë të qendrueshëm (vazhdimisht i kryenë obligimet) vazhdimisht bëjnë vepra të mira, po edhe në qoftë edhe më rëndësi të vogël”.
Në një hadith thuhet:
“Transmetohet se Sufjan i ka thënë Pejgamberit a.s., se ç’është Islami që të mos pyes më askënd? Pejgamberi a.s., iu përgjigj duke i thënë: “Thuaj besoi All-llahun xh.sh. , dhe qëndro në ate”
“Transmetohet nga Muadhi r.a se i ka thënë: Ka thënë Pejgamberi a.s.:”Do të vijë koha e njerëzvë që do ta kundërshtojne sunnetin tim dhe do t’i kapin bidatet- risitë. Kush do të veprojë sipas sunnetit tim në atë kohë, ai do të jetë i vetmuar (do të konsiderohet i huaj), do të jetë si musafir”.
Kush do t’i ndjek bidate e njerëzve, do të gjejë pesëdhjetë shokë ose më tepër. Shokët i thanë Pejgamberit a.s.,”A do të jetë ndonjëri pas nesh më i vlefshëm se ne? Muhammedi a.s., tha:”Po! Ata thanë: “A të kanë parë ty? Ai tha:” Jo”. A do t’iu vije atyre shpallje? Muhammedi a.s. tha: “Jo”. Ata përsëri i thanë:”Si do të jetë në atë kohë? Pejgamberi a.s., tha:”(Ajo kohë do të jetë) Si krypa në ujë.
Do të shkrihen zemrat e atyre ashtu si që shkrihet kripa në ujë. Ata përsëri i thanë:”Si do të jetojnë në atë kohë? Ai tha:”Si krymbi në biruckë. Ata e pyetën përsëri duke i thënë:”Si do të ruajnë fenë e tyre? Ai tha:”Si gaca e zjarrit në dorë, nëse leshon prej dore, ajo do të shuhet, e nëse e merr në dorë, do të digjet”.
Prej këtij hadithi kuptohet se ibadetet ndaj All-llahu xh.sh., nuk mbaron me mbarimin e muajit të shenjtë, ramazani sherif, por ibadetet vazhdohen deri në fund të jetës së njeriut.
All-llahu xh.sh., na mëshiroftë, All-llahu xh.sh., na bëftë prej atyre që jetën e tyre pasurin e tyre dhe punët e tyre i bëjnë vetëm për All-llahun xh.sh..
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ