NJ? KANAL TELEVIZIV ISLAM SHKAK I UDH?ZIMIT TIM
Njėri nga hoxhallarėt tanė, Muhammed Hasani, rrėfen e tregon: Isha nė njė lagje tė pasur pėr ta dhėnė njė ligjėratė. Gjatė kthimit, nė njė vend, mė ndalėn disa tė rinj. Nga zyra doli njė djalosh i ri, i cili i pėrkiste familjes mė tė madhe nė qytet. Mė pėrshėndeti ngrohtėsisht dhe mė ftoi pėr njė kafe nė zyre tė tij.
Posa hymė, ai, i pėrlotur, mė tha: O hoxhė, ti je shkak i udhėzimit tim. Filloi tė ma rrėfej storien e jetės sė tij: Isha plotėsisht i larguar nga rruga e Allahut, madje edhe tallesha me muslimanėt e devotshėm. Gjėja e parė qė nė sofrėn time shtrohej ishte rakia. Dhoma pėrcjellėse e kėsaj zyreje ishte e pėrgatitur enkas pėr prostitucion. Kam patur tre nėpunės tė veēantė pėr tė m'i sjellur vajzat mė tė bukura. Njė ditė dėfrehesha me njė vajzė por ta them tė vėrtetėn nuk ndieja lumturi. Ma largoni kėtė vajze, dua njė tjetėr. E mora dirigjuesin e televizorit dhe fillova tė kėrkoj ndonjė film erotik. Gjatė kėrkimit tė pashė ty duke dhėnė ligjėratė nė njė kanal. A edhe hoxhallarėt nė televizion?! Nuk ėshtė televizioni pėr ta- thashė nė vete. U ndala pėr pak sekonda tė tė shikoja, jo pse doja tė dėgjoja fjalėt tua apo ta shikoj fytyrėn tėnde, tė pazakonshme pėr mua (rroba, mjekėr)
Pas njė apo dy minutash, fjalėt tua mė magjepsen dhe dirigjuesi mė ra nga dora. E dėgjoja ligjėratėn tėnde, e cila dridhi boshtin e shpirtit tim dhe, pa e vėrejtur veten, kisha filluar tė qajė. Pėrfundoi ligjėrata, e cila ishte rreth "Rreziku i prostitucionit". U ngrita dhe u pastrova dhe fillova tė falem. Nė sexhde ndjeva atė kėnaqėsinė qė kurrė mė parė nuk e pata ndier. Fillova tė qaj. Ishte namazi im pas shumė vitesh. E kreva namazin dhe ika nė shtėpi. Tė nesėrmen e mora gruan dhe shkuam nė Mekke pėr ta kryer Umren dhe pėr ta hapur kapitullin e njė jete tė re, njė jetė me Allahun.
Mėsimet e tregimit:
- Pasuria dhe pozita janė ndėshkim pėr njeriun nėse ato nuk ia nėnshtron interesit tė pėrgjithshėm.
- Udhėzimi nuk ėshtė i pamundur pėr asnjė njeri, sado qė mėkatet e tij tė jenė tė mėdha e tė shumta.
- Mėshira e madhe e Allahut me robėrit e Tij.
- Lumturia nuk gjendet askund pėrveēse nė respektimin dhe nėnshtrimin Allahut.
- Kanalet televizive islame dhe rėndėsia e tyre.
- Duhet tė jemi kureshtar pėr pėrdorim tė tė gjitha mjeteve tė reja teknike pėr t'i shėrbyer kėsaj feje.
Autor: Shamil b. IBRAHIM
Burimi: www.denana.com
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
11-2-2008, e hėnė
Vushtrri, Kosovė