KOHA DHE VLERA E SAJ
Falënderuar qoftë Zoti që në ndrrimin e natës në ditë, dhe të ditës në natë bëri shenja për ata që duan të mendojnë dhe që duan të jenë mirënjohes.
Dëshmojë se nuk ka Zot përveç All-llahut të pashokë, që dërgoi pejgamberi e Tij udhëzues e drejtues të njerëzis.
Dëshmojë se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Zotit cili na thërret në rrugën e Zotit, me lejen e Tij, dhe dritë driquese për ne.
O Zot i Mashënueshem, lëshoj bekimet Tuaj mbi profetin Muhammed, shokët dhe të gjithë besimatëret e Tij.
Vëllezër të nderuar në hytbe e kaluar kemi folur për..... ndërsa në këtë hytbe do të flasim për vlëren e kohës dhe shfrytëzimin e saj.
Thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:
قُل لِّعِبَادِيَ الَّذِينَ آمَنُواْ يُقِيمُواْ الصَّلاَةَ وَيُنفِقُواْ مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرًّا وَعَلانِيَةً مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَ يَوْمٌ لاَّ بَيْعٌ فِيهِ وَلاَ خِلاَلٌ.
“Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Ta falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi".{Ibrahim, 31}.
Vëllezër të nderuar! Në këtë ajet Zotit me mëshirën e Tij na dërgon një mesazh mëshirues, nëpër mjet të dërguatit të Tij, përmbajtja tregon se sa fortë kujdeset Ai, për ne dhe donë prej nesh që të arrim graden më ta lartë duke u përpjekur dhe vepruar dhe ta përdorim mirë kohën e kufizuar që na është dhuruar në këtë botë, për të fitruar kënaqësin e Zotit duke ju falur Atij. All-llahu xh.sh., thotë:
فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ. وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ.
“E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë”.{Ez-Zelzele, 7-8}.
Nga ky ajet duhet të kuptojmë dy gjëra
1. Të përfitojmë nga koha, dhe mos ta humbin, e dijmë se jeni miq në këtë botë, por nuk jemi të sigurtë se kur do ta lëmë, prandaj duhet të përfitojmë nga çdo minutë duke bërë vepra të mira që t’i kemi për në botën tjetër, mos të lëjmë një gjë që mund ta bëjmë sot, për nesër me që nuk dijmë a do të arrijmë të nesërmen. All-llahu xh.sh., thotë në Kur’an:
يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍ مَّا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍ مُّحْضَرًا وَمَا عَمِلَتْ مِن سُوَءٍ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُ أَمَدًا بَعِيدًا....
“Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë)...”.{Ali Imran, 30}.
Po, ditën e llogarisë do të na ballafaqojnë veprat tonë qofshin të mira ose të liga, për të mirat do të shpërblehemi dhe do të ndjejmë kënaqësi; por kur të shohim të ligat që kemi bërë do të dëshirojshim që të ishim shumë largë tyre, që mos të ndeshkohemi. Prandaj në qoftë se me të vërtetë mendojmë dhe kujtojmë këtë qendrim që na përmend ky ajet duhet që ta përdorim çdo minutë të kohës sonë duke bërë punë dhe vepra të mira.
2. Në mesazhin Hyjnor përmenden dy veprimet më të rëndësishme ne fenë Islam: Namazi që është i obligushëm për çdo musliman e muslimane pesë herë në ditë. Duke e kryer këtë rregullisht e falënderojmë të madhin Zot, me trup me mendje e me shpirtë për të mirat që na ka dhuruar. Gjithashtu na urdhëron që të japim nga çka na ka dhënë, t’i përhapim të mirat që na i ka dhuruar që t’i gëzojmë dhe të tjerët dhe kështu të jemi mirënjohës për çka na ka dhuruar.
Ditën e Kijametit mirëbërësit do t’i shohin shpërblimet e mëdhaja që do t’i jipen nga ana e All-llahut.xh.sh dhe do të jenë të kënaqur, ndërsa keqbërësit do t’i shohin dënimet dhe do të vuajn ndeshkimet e veprave të liga e do të donin të ishte më largë tyre, por atëhetë është shumë vonë.
Muhammedi a.s. ka urdhëruar e ka thënë:”Puno për këtë botë sikur mos të keshë për të vdekur kurrë, dhe puno për botën tjetër sikur ke me vdekë nesër”.
Për këtë botë duhet të punojmë sa të mundim që të sigurojmë një jetë të mirë për vehten dhe familjen dhe të rrisim fëmijët tonë me edukatë të mirë dhe t’i mësojmë që të jenë të vlefshëm për vehten e tyre dhe për rrethin ku jetojën, sikur të kemi për të vdekur nesër. Për botën tjetër duhet të punojmë duke bërë gjithnjë vepra të mira dhe sa më shpejtë që të mundim, punën e kësaj ditë mos ta lëmë për nesër se nuk e dijmë a e arrijmë të nesërmen.
Muhammedi a.s. na ka porositur që neve kohën ta ndajmë në pjesë: Koha për vehte tonë, punën për jetën tonë, për familjen dhe për Zotin. Kohën për Zotin janë detyratë fetare si namazi, dhe ky madje është caktuar në kohë të ndryshme dhe të prera që në mes të tyre të mirremi me vepra të mira (të bëjmë punë të mira). Po jemi të porositur që kohë mos ta kalojm kotë.
"Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr"!
Zoti na bëftë prej atyre që ja dijnë vlerën kohës e nuk e humbin kotë, por çdo sekond dhe minut e kalojmë duke bërë vepra dhe punë të mira.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ