KUJDESI NGA MASHTRIMET E KËSAJ BOTE DHE PERGATITJA PËR BOTEN TJETËR
Falënderimi e lavdërimi i takojnë vetëm All-llahut xh.sh., Krijuesit të gjithësisë, vetëm Atë e adhurojmë, vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e mbrojtje, vetëm Atij i lutemi të dhurojë paqe e nderim të veçantë për të Dërguarin e Tij të fundit, Profetin tonë hazdreti Muhammedin a.s., për familjen e tij të uruar, për shokët e tij të nderuar dhe për të gjithë besimtarët që ndjekin me besnikëri mesazhin që ai kumtoi.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur për .... ndërsa në hytben sotme do të flasim për kujdesin nga mashtrimet e kësaj bote dhe përgatitjen për botën tjetër.
Thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:
كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ. وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ
“Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!”{Err-rrahman, 26-27}.
Hytbeja e sotshme ka për qëllin te na bëjë me dije te kemi kujdes sa më tëpër që të mos mashtrohemi në këtë botë kalimtare. Bukurit e kësaj botë të cilat Zotit xh.sh., i krijoj për njerëzit, sa do te lakmueshme e të deshirueshme qofshin, nuk duhet që të na mashtrojnë, që ta humbi mendjen pas tyre sepse, edhe jeta e njeriut edhe përjetimi i tyre janë për një kohë të shkurtër. E nëse njeriu mashtrohet pas tyre dhe i lënë anash mësimet e All-lahut xh.sh., atëherë dështimi është i sigurt dhe i madhë.
Thotë All-llahu xh.sh. në Kur’an:
وَالْعَصْرِ إِنَّ الْإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ. إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ
“Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.”{El-Asr,1-3}.
Pra kujtoni dhe vlerësoni veprat tuaja, llogaritni veten tuaj para se të vijë dita e dhënjës së llogarisë. Gjykone veten tuja para se të vijë dita e gjykimit të fundit. Dhe ta dini se shpërblimi është sipas veprës.
وَأَنْ لَيْسَ لِلْإِنسَانِ إِلَّا مَا سَعَى
“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.”{Nexhem, 39}.
Ta dini se kjo botë është shkatërrimtare se është urë kaluese. Çdo gjalles do ta shijon vdekjen. Çdo i fortë do të dobësohet. Çdo e re do të vjetërsohet. Çdo ndërtes do të shkatërrohet. Këtë e vërteton Kur’ani me shembuj hollësisht e mirë për ata që kuptojnë.
..... فَلَا تَغُرَّنَّكُمْ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا وَلَا يَغُرَّنَّكُمْ بِاللَّهِ الْغَرُورُ
“….pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndaj All-llahut djalli mashtrues.”{Lukman, 33}.
Lidhur më këtë ditë bënë fjalë edhe ajeti i sures Rrahman:
َ كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ. وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ
“Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është madhëruar e i nderuar!”{Err-rrahman, 26-27}.
All-llahu xh.sh., na bënë me dije për ata njerëz, qëllimi i të cilëve është vetëm jeta e kësja botë dhe kënaqësit ne te, kurse për jetën tjetër s’duan të dëgjojnë e as nuk përgatiten për te!
Zoti i Madhëruar ka thënë:
مَنْ كَانَ يُرِيدُ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا وَزِينَتَهَا نُوَفِّ إِلَيْهِمْ أَعْمَالَهُمْ فِيهَا وَهُمْ فِيهَا لَا يُبْخَسُونَ. أُوْلَئِكَ الَّذِينَ لَيْسَ لَهُمْ فِي الْآخِرَةِ إِلَّا النَّارُ وَحَبِطَ مَا صَنَعُوا فِيهَا وَبَاطِلٌ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
”Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t'ua plotësojmë atyre shpërblimin e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t'u mungojë gjë. Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehennemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.”{Hud, 15-16}.
Vëllezër të nderuar, kryesorja është të mos bëhët shkak jeta e kësaj botë, të mbesim prapa me amele për ahiret. Prandaj, në anën tjetër, duhet punuar për këtë botë sikur do të jetosh gjithmonë në te, e në anën tjetër, duhet punuar për ahiret sikur do të vdesesh çdo moment. Kjo mund të thuhet edhe kështu: Puno për këtë botë sa do të jetosh në të. Por puno për ahiret sa do të jetosh atje. Puno për All-llahun xh.sh., sa ke nevojë për Te. E puno për xhehenemin sa mund të qendrosh atje! Do të thotë, jeta në këtë botë është shumë e shkurtër, kurse jeta në ahiret është e përhershme, atëherë mendo sa këtu e sa atje! Njeriu gjithmon ka nevojë për All-llahun xh.sh. E dimë se as qërpikun e syrit nuk mund ta levizim pa dijen e All-llahut xh.sh., atëherë punoni për All-llahun se të gjitha dertet, telashet dhe brengat vetëm Ai i rregullon.
Pak më parë u tha punoni për xhehenem sa mund të qendrosh atje, por ta dini se atje nuk mund të qendrohet as pak.
Transmeton Numan Ibni Beshiri i cili thotë:”E kam dëgjuar Pejgamberin a.s., duke thënë:”Me i lehti azab për xhehenemlit Diten e Kijametit është ai përson të cilit i vëndose dy gaca të zjarrit nën themrat e këmbëve e që prej nxehtësisë së tyre i zien trut! E ai përson nuk mendon që dikush është duke u për azab më shumë se ky, po ky në realitet është azabi më i lehtë!” Mutefikun alejhi.
Atëherë vëllezër të bëhemi të vetdijshëm e të mos punojmë për xhehenem sepse kjo e pret çdo njërin i cili punon për te!
Para përfundimit të kësaj hytbe po e cekim vetëm edhe këtë hadith të Muhamedit a.s., i cili thotë:” Krejt umeti im do të hyjnë në xhennet, përveç atij që nuk do. I thanë:”E kush nuk do, O I dërguar i All-llahut ?” Tha:”Kush më respekton mua, ai do të hyjë në Xhennet, ndërsa kush më kundërshton (nuk me respekton) ai nuk do të hyjë”.
Në fund, i lutem All-llahut xh.sh., të na bëjë prej atyre që bëjnë amele fisebililah, prej atyre që e adhurojnë All-llahun Një dhe të Vetëm, prej atyre që veprojnë fisebililah, prej atyre që hyjnë nën flamurin e Muhammedit a.s. Amin.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.