KUROREZIMI PER HIRE TE NENSHTETESISE
Pyetja:
Kohėve tė fundit dukuria e martesės me vajza tė huaja, te krishtere apo tjera, pėr te marrė njė nėnshtetėsi te huaj ėshtė ne hov te madh. Ky kurorėzim kryhet para gjykatėsit por pa patur martesa asnjė funksion me pėrjashtim te ekzistimit te saj ne letėr. Me njė fjale martesė formale; nuk ka jete te pėrbashkėt, por pėr njė shume te caktuar te hollash ndonjė vajze pranon kurorėzimin formal.
Argumentimi i tyre ne kėtė rast ėshtė se ata thonė se kjo nuk ėshtė martese e njėmendtė por njė marrėveshje pėr njė interes tė dyanshėm; edhe pėr vajzėn qe pranon njė shume te hollash por edhe pėr mashkullin qe fiton nėnshtetėsinė.
?farė dispozite ka pėr kėtė? A ėshtė e lejuar nė fe kjo gjė? A konsiderohet martese?
Allahu ne begatoftė me diturinė tuaj ndėrsa juve iu shpėrbleftė me te mirat e Tij!
Pėrgjigja:
Falėnderimi i takon Allahut ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi te dėrguarin e Tij te fundit, Muhammedin, familjen, shokėt dhe te gjithė pasuesit e tij!
Akti i kurorėzimit ėshtė prej akteve mė tė rėndėsishme ne shoqėri ngase ai drejtpėrdrejtė lidhet me krijimin e familjes. Mu pėr kėtė Allahu e ligjėsoi atė qe te kryhet ne formėn e rregullte dhe mėnyrėn e pranuar pėr te cilėn edhe ėshtė ligjėsuar e jo tė lidhet kurorėzimi pėr ndonjė qellim tjetėr. Ndoshta kėtu qėndron sekreti i emėrtimit te aktit te kurorėzimit ne fe: "Mithak galidh-besė e fortė".
Disa njerėz lidhin kurorėzimin pėr te fituar nėnshtetėsinė e gruas apo pėr te fituar lejeqėndrimin ne vendin pėrkatės. Nėse tek dy partnerėt ekziston qėllimi pėr martese te pėrhershme dhe te vėrtetė por ne kuadėr te saj edhe fitimi i nėnshtetėsisė apo lejeqėndrimit, atėherė kjo ėshtė e lejuar ngase Pejgamberi, alejhi's selam ka thėnė:
Katėr motive nxisin njeriun tė martoje ndonjė grua: pasuria e saj, prejardhja e saj, bukuria e saj dhe feja e saj. Zgjidhe atė qė ėshtė fetare nė daē tė shpėtosh". (Transmetim unanim)
Por nėse akti lidhet vetėm formalisht atėherė kjo nuk lejohet ngase akti ėshtė lidhur ne mėnyrė te paligjshme dhe ne kundėrshtim me fenė islame. Pastaj mbi kėtė akt formal radhiten edhe disa dėme tjera, si:
Mos pėrfillja por edhe as mos eliminimi i gjerave qe rrjedhin prej kėtij akti: Nėse do behet grua (bashkėshorte) nėse nuk do nuk behet.
Statut i dyshimte i burrit: Ka grua por qe nuk njeh legjitimitetin e kėtij akti pėr faktin se e beson si formal.
Fėmijėt qe lind kjo grua kane pėrkatėsi te kėtij njeriu.
Me njė fjale, martesa e tille shkaku i qėllimeve te pėrmendura, nuk lejohet dhe kurorėzimi ne kėtė forme dhe mbi kėtė baze ėshtė i ndaluar.
Nga ndalesa nuk bėn pėrjashtim askush pėrveē atij qe jeton ne njė vend ku luftohet feja, persekutohen ithtarėt e saj dhe rruge tjetėr pėr te adhuruar Allahun dhe shpėtuar nga zjarri i tiranėve nuk ka pėrveē kalimit ne ndonjė vend tjetėr, qe pėr pa bere njė akt te tille nuk mund te kalohet assesi. Por ky hap nuk merret menjėherė, ai vie ne shprehje kur njeriu te jap maksimumin e mundit te tij pėr te gjetur njė grua me te cilėn do te lidhe kurore te vėrtetė, edhe nėse diē nga kėto qėllime ekzistojnė ne mendjen dhe zemrėn e tij.
Fetuaja e ka edhe njė pjese ku janė pėrmendur debatet e dijetareve pėr kurorėzimin formal se a llogaritet i vėrtetė dhe a lejohen prej tij gjerat qe lejohen prej njė kurorėzimi normal?
Shumica e dijetarėve mendojnė se lejohen gjerat e tilla derisa Imam Maliku dhe Imam Shafiu nuk e mendojnė njė gjė te tille. Ata mendojnė se derisa qėllimet nuk janė te ligjshme atėherė akti nuk mund te lidhet fare. Autori i kėsaj pėrgjigjeje, Selman Maxhid, preferon mendimin e dyte, pra mendimin e imamėve, Malikut dhe Shafiut.
Se fundi hadithin:
" Tri gjera, edhe kur janė pėrnjėmend por edhe kur janė shaka llogariten pėrnjėmend: Kurorėzimi, shkurorėzimi dhe kthimi i gruas (rexh'a)",
...e sqaron se nuk ėshtė i vėrtetė dhe se shume dijetare e kane cilėsuar te dobėt me gjithė rrugėt dhe variantet e ndryshme te transmetimit te tij.
www.denana.com
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
20-7-2007, e xhuma
Vushtrri, Kosovė