KUSH ISHTE MUHAMMEDI a.s.

Falënderimi i takon vetëm All-llahut xh.sh., i Cili e dërgoi Muhammedin a.s., mëshirë dhe rahmet për njerëzimin. 
Vëllezër të nderuar në hutben e  kaluar kemi filluar të flasim për Muahmmedin a.s.., dhe do të vazhdojmë të flasim edhe në këtë hytbe. Siq e dini kemi hyrë në muajin në të cilin lindi njeriu i cili ndryshoi botën e ai ishte Muhammedi a.s. Do të përpiqemi shumë shkurtë të flasim për lindjen, jetën dhe vdekjen e Pejgamberit tonë Muhammedit a.s. 
Muhammedi a.s., rrjedh nga fisi më i njohur arabë, fisi Kurejshë, nga familja më e njohur e këtij fisi, familja Benu Hashim, nga njerëzit më të mirë të këtij fisi, nga babi Abdullahi  dhe nëna Eminja.  Muhammedi a.s. u lind  në qytetin e shenjtë, në qytetin e hazreti Ibrahimit a.s., dhe Ismailit a.s., në Mekën e ndëruar dhe të respektuar. Me 12 Rebiul Evvel  ditë e hënë e vitit 571, ishte ajo ditë e madhe dhe e bekuar në të cilën për herë të parë mori frymë në këtë jetë Muhammedi a.s. që më vonë do të jetë i dërguari i Zotit. Jeta e tij është e mbushur që nga lindja përplotë me shembuj të mirë që do të jenë model – errnek për tërë njerëzimin. 
Ende pa ardhur në jetë mbeti pa babain e tij, i cili asnjëherë nuk e shioi dashurin dhe përkdheljen që ka babai për fëmijët e tij. Kjo na jep të kuptojmë se Muhammedi a.s. ishte i vetmi fëmijë i Abdullahit dhe Emines, në moshen 6 vjeçare i vdes e ëma, kështu që Muhammedi mbet pa të dy prindrit nën mbikqyrjen e gjyshit të tij i cili u kujdes shumë për Muhammedin a.s.
Çdo herë u dallua nga moshatarët e tij me sjellje dhe moral të lartë, asnjëherë nuk është  përzier në mëkate me moshatarët tij, si i ri u dallua me drejtësi dhe sinqeritet të madhë e kjo shihet me rastin e rindertimit të Qabës, është e njohur mënyra se si ai e vendosi gurin e zi në vendin e vetë, me çka i pajtoj të gjitha fiset arabe.
Asnjëherë nuk i adhuroj as nuk ju lutë atyre që ju luteshin arabët e asaj kohe, u shqua për besnikëri, e kjo shihet kur bënte tregti me pasurin e Hatixhes, e kjo besnikëri bëhet shkas dhe ky martohet me Hatixhen.
Në moshën 40 vjeçare filloi ti vie shpallja, mision me të cilin e gradoi dhe e ngarkoi All-llahu xh.sh., mision të cilin e kreu me dashuri dhe përpikëri të madhe. Prej këtu filluan edhe vështërsit e tij por nuk u tremb as nuk u ndal për asnjë qast në përhapjen e fjalës së Zotit xh.sh., nuk e dha fjalën e All-llahut për asnjë çmimi të kësaj bote. Është i njohur rasti kur arabët e fisit të tij i thanë: Nëse dëshiron pasuri po të bëjmë njeriun më të pasur vetëm hiq dorë nga kjo rrugë, nëse dëshiron ndonjë femër të bukur edhe atë po ta japim vetëm hiq dorë nga kjo rrugë, çka do që dëshiron po të japim por ai u përgjigj: “ O axha im, betohemi në All-llahun xh.sh., se sikur të ma venë diellin anën e djathtë dhe hënën në anën e majtë, me qëllim që ta lë këtë thirrje, nuk e lë derisa të na ndihmojë All-llahu xh.sh.,ose të vdes për të”.
Bëri predikimin e fesë duke u nisur nga familja e tij, nga të afërimit e tij, tri vitet e para  fshehurasi e më pasë haptazi, e tashë e din krejtë bota se kush ishte ai dhe në çka thirri ai por shumica nuk e pranojnë.
Vazhdoi ti vie shpallja 23 vite rreshtë, në Meke dhe në Medine, ju shpallë Kur’ani i famshëm i cili në vete përmbanë kaptina, sure e suret përmbajnë ajete, Kur’ani ka gjithësejd 114 sure, të cila përmbajnë tematika të ndryeshme.
E dërgoi Zoti Muhammedin a.s., rahmet për të gjithë njerëzimin pa dalim race, gjinie, kombi apo kombësie, pa dallim vendi, deri në ditën e Gjykimit, mësimet e tija kanë sjellë dhe do t’i sjellin njerëzimit të mira të kësaj bote dhe botës tjetër, ky njeri me modestinë, sjelljen, moralin dhe butësin e tij bëri që shumë popuj dhe njerëz në botë ta përqafojnë rrugën dhe mësimet e tija.
Jetoi në këtë botë kalimtare 63 vite e prej tyre 23 vite jetoj me misionin me të cilin e gradoi All-llahu xh.sh., kishte 7 fëmijë, të cilët i vdiqen sa ishte vet gjallë përveç Fatimes e cila vdiq 6 muaj pas Pejgamberit a.s.
Fjalët e fundit të Pejgamberit ishin:”Me ata të cilëve ua ke dhuruar mëshirën Tënde, me Pejgamberët, të sinqertët, shehidet dhe të mirët. O Zoti im, më fal e më mëshiro dhe me bashko me lajmëtarët e fesë. O Zoti im më bashko me lajmëtarët e fesë. Këto fjalë i përsëriti tri herë dhe mbylli sytë e kaloi të shokët e tij më të dashur në botën e amshueshme. Kjo ndodhi në orët e paraditës, ditën e hënë me 12 Rebiul Evvel të vitit 11 Hixhri.
Pas vetes përkundër traditave dhe zakoneve që udhëheqësit sundimtarët, prijatarët dhe njerëzit e mëdhënjë që lënë pallate pasuri dhe malë të pa skajshëm ai nuk i la këto por botës i la besimin e vërtetë në Zotin xh.sh., devotshmërin, sinqeritetin, besnikërin, moralin e lartë dhe sjelljet e mira e pasurin më të madhe që ai e la është Kur’ani dhe Syneti.
U varros në Medine atëherë, afër Xhamisë së tij e tani vorri i tij gjindet në xhami e ai i cili e viziton këtë varrë është sikur ta kishte vizituar përse gjalli.
All-llahu na bëftë prej atyre që e vizitojnë varrin e tij dhe e përkujtojnë atë.

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.