KUSH PO E PRISHË RININË? (ardhmërinë)

Lavdëruar qoftë Zoti i Plotfuqishëm i Cili ka pushtet mbi çdo gjë dhe është i pastërt nga çdo e metë dhe nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet veç Tij.
E falënderojmë All-llahun dhe jemi mirënjohës e kërkojmë ndjesë e falje prej Tij.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç All-llahut që na bëri të dashur neve besimin dhe i zbukuroi shpirtërat tonë me te, dhe na bëri neve ta urrejmë mosbesimin dhe abuzimin e bërjen e veprave të liga.
Dëshmojmë se Muhammedi është i dërguari i Zotit dhe robi i Tij, e dërgoi atë me fenë më të përsosur për njerëzit e mirë. O Zot bekoje Muhammedin a.s,., familjen e tij, shokët e tij dhe ata që e ndjeken rrugën e tij.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur….ndërsa në hytben e sotme do të flasim kush po e prishë rininë (ardhmërinë).
All-llahu xh.sh., në kur’an thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنْفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَاراً وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَة.ُ....
” O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët…”{Tahrim, 6}.
قال رسول الله .(ص) : كلكم راع و كلكم مسئول عن راعيته.
“Ju të gjithë jeni kujdestarë dhe të gjithë do të përgjigjeni për atë që iu është dhënë në ruajtje- përkujdesje”. {Transmeton Buhariu}.
Në kohën e fundit në mesin e të rinjëve tanë po shfaqen shumë dukuri, që për ta janë dukuri normale dhe me përputhje me moden. 
Por, a janë këto dukuri pozitve dhe si i përjetojnë ata këto dukuri? E pyes shpesh veten time dikur kur rina e jonë ishte ma e pastërta dhe sa shumë që krenoheshim me të, po sot, a thua vallë, me çka do të krenohemi?
Me viruset që për çdo ditë e më shumë po futen në mesin e të rinjëve tonë? 
Sot disa shkolla të Prishtinës ruhen nga policia e jo sa për “sytë e zi”, por, sepse ka shumë probleme që sjellin nxënësit  ndër të cilat është përdorimi i drogës që ka filluar të shfaqet haptazi nëpër shkollat e kryqytetit tonë, e të mos flasim më për duhanin që po pihet edhe gjatë orëve të mësimit e jo më gjatë pushimëve.
Një gjë tash e zakonshme si duket për këto dukuri të këqija nuk po interesohet askush. A thua pse? Mos, vallë, janë edhe ata (Institucionet shkollore), të inkuadruar brenda këtyre portave që çdo ditë po hapen më të madhe.
Edhe mbrëmjet shoqërore të maturave të cilat tash janë bërë tradicionale nuk sjellin asgjë pozitive. Në ato mbrëmje përveç veshjes gjysmë lakuriqe servohen edhe gjëra që janë të ndaluara me ligj: droga, alkooli, duhani vazhdojnë të përdorën lirishtë në  mbrëmje të tilla.
Pse nuk po i ndal askush?
Përgjigje shumë e thjeshtë dikush duhet t’i mbushë xhepat nga këto mbrëmje dhe ja arsyeja e mos ndalimit të këtyre dukurive negative. E cilët janë organizatorët? Stafi drejtues i shkollave. Edhe pse këtë gjë nuk e pranojnë, kjo është e vërtetë dhe nuk ka këtu asgjë të fshihet. Si duket këto gjëra negative i ka mbuluar pluhuri, e nuk po shkon askush për t’i pastruar. Po pse ndodh kjo? Nëse në shkollat tona do të falet dikush  apo të vërë shaminë, të gjithë ngriten kundër. Për çudi, për gjërat që janë pozitive dhe që sjellin paqë e harmoni në mes njerëzve, ata ngriten dhe protestojnë për ndalimin e tyre, e sa për drogën, prostitucionin dhe duhanin ata heshtin. Deri kur duhet të presim edhe sa mandatar a ministra duhet të ndërrohen që të na lejohet fillimi i mësim besimit nëpër shkollat tona? 
Sikur kjo lëndë të ishte në planprogramin e shkollave tona, nuk do të ishin përballur me këto probleme dhe rinia e jonë nuk do të ishte degjeneruar në këtë shkallë. Edhe në shtetet evropiane, psh, në Austri, pas gjuhës amtare si lëndë kryesore është religjioni (lënda e fesë), dhe që të gjithë nxënësit e presin atë me pa durim.
Ndërsa për nxënësit musliman kryesisht boshnjak, shqiptarë dhe turq një herë në javë shkon nga një hoxhë dhe ua mëson sure të ndryshme nga Kur’ani. 
Po pse kjo nuk ndodh tek ne shqiptarët. Shumë kush po e fajson pushtetin e paraluftës, por tash ai pushtet nuk është më është zhdukur. E kush i ka fajet, - qeveria, ministria, drejtoria e shkollave tona apo prindërit që nuk marrin masa. Edhe sa kohë duhet të presim. Edhe sa ??? 
Deri atëherë kur rinia e jonë të shkatrrohet plotësisht. Po atëherë kush do ta drejtojë shtetin tonë të pavarur që të gjithë po e presin me pa durim. Kjo rini! Këta njerëz të cilëve ju ka humbur rruga në oborr?... me të vërtetë kjo nuk bënë te lejohet kursesi. Dikush duhet ta ngritë zërin dhe që të gjitha këto t’i shtroj haptazi. Por deri sa të vijë ajo ditë, duhet të presim. Edhe pse pritja mund të jetë me ditë, muaj, dhe vite..

O Zot, ruana neve nga çdo mashtrim i djallit të mallkum, rueje rininë tonë nga preukopimi i kësaj bote, duke qenë falënderues dhe mirënjohës ndaj të mirave Tua. Ammin 

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.