Domethënia e fjalës LA ILAHE IL-LALLAH dhe kushtet e saja
Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e gjithë botëve. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje e çdo lajthitje të çon në zjarr.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluari kemi folur….ndërsa në hytben e sotme do të flasim për domethënien e fjalës LA ILAHE IL-LALLAH dhe kushtete e saja.
Ç’janë kushtet e fjalës La ilahe il-lall-llah dhe çdo të thotë kjo fjalë.
Dije vëlla i dashur musliman na udhëzoftë All-llahu neve dhe ty se fjala La ilahe il-lall-llah është çelësi i xhennetit. Mirëpo çdo çelës ka dhëmbë, kështu që nëse posedon çelës me dhëmbë mund të çelësh derën, përndryshe nuk do të mundesh. Dhëmbët të këtij çelësi janë kushtet e fjalës La ilahe il-lall-llah. Këto kushte janë:
1. Posedimi i diturisë mbi kuptimin e kësaj fjale, që d.m.th. të mohosh adhurimin e tjetër kujt pos All-llahut xh.sh., dhe t’ia kushtosh këtë adhurim vetëm All-llahut Një.
All-llahu xh.sh., thotë:
فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُْ…
“Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut…”{Muhammed,19}.
Do të thotë se nuk ka tjetër që meriton adhurim në qiej dhe në tokë pos All-llahut.
Muhammedi a.s. thotë:”Kush vdes duke ditur se s’ka tjetër që meriton adhurim pos All-llahut, hyn në xhennet”.
2. Posedimi i bindjes së plotë e cila mohon dyshimin d.m.th: të jesh i bindur në këtë gjë me gjithë zemrën duke mos dyshuar aspak.
All-llahu xh.sh. thotë:
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ ثُمَّ لَمْ يَرْتَابُوا...
“Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan…”{Huxhurat, 15}.
Muhammedi a.s thotë:”Kush dëshmon se s’ka të adhuruar pos All-llahut dhe se unë jam i dërguar i Tij, e takon All-llahun duke mos dyshuar aspak na të dhe hyn në xhennet”.
3.Pranimi i asaj që kërkon kjo fjalë me zemër dhe gjuhë.
All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë:
إِنَّهُمْ كَانُوا إِذَا قِيلَ لَهُمْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ يَسْتَكْبِرُونَ. وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوا آلِهَتِنَا لِشَاعِرٍ مَّجْنُونٍ.
“Për arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart. Dhe thoshin: "A do t'i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?"{Safat, 35-36}.
d.m.th: Ishin mendje mëdhenj dhe nuk e thonin këtë fjalë që e thonin besimtarët.
Muhammedi a.s. thotë:”Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të thonë La ilahe il-lall-llah. Kush thotë La ilahe il-lall-llah mbaron (me këtë fjalë) nga unë pasurinë dhe vetveten e tij, pos me të drejtë të Islamit, kurse llogaria e tij mbetet tek All-llahu”.
4.Pranimi i plotë dhe nënshtrimi në atë që e aludon kjo fjalë.
All-llahu xh.sh. thotë:
وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ…
“Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij…”{Zumer, 54}.
5.Besimi me sinqeritet d.m.th. të thuhet kjo fjalë me sinqeritet nga zemra.
All-llahu xh.sh. thotë:
الم. أَحَسِبَ النَّاسُ أَن يُتْرَكُوا أَن يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ. وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ.
“Elif, Lam, Mim. A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët.”{Ankebut, 1-3}.
Resulull-llahu thotë:” S’ka person që dëshmon sinqerisht se s’ka të adhuruar pos All-llahut dhe se unë jam i dërguar i Tij, sinqerisht nga zemra, e All-llahu të mos ia bëjë haram hyrjen në xhehenem”.
6.Posedimi i sinqeritetit që d.m.th: pastrimi i veprës me qëllim të mirë nga të gjilla njollat e shirkut.
All-llahu xh.sh. thotë:
وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاء وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ
الْقَيِّمَةِ
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij...”{Bejine, 5}.
Pejgamber a.s. thotë:”Njeriu më i gëzuar me shefatin tim është ai që thotë La ilahe il-llallah nga zemra e sinqertë, ose shpirti i sinqertë”.
Gjithashtu Muhammedi a.s. thotë:”All-llahu xh.sh.ia ka bërë haram hyrjen në xhehenem personit që thotë La ilahe il-llallah, duke shpresuar me këtë fytyrën e tij”.
7.Ta duam këtë fjalë të mirë, gjithashtu ta duam atë që kërkon kjo fjali dhe atë që e nënkupton ajo. Ti duash ata që e thonë dhe i praktikojnë kushtet e kësaj fjalie dhe t’i urrejsh ata që i kundërvihen asaj.
All-llahu xh.sh thotë:
النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللّهِ أَندَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللّهِ وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَشَدُّ حُبًّا لِّلّهِ...
“E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë…”{Bekare, 165}.
Muhamedi a.s. në një hadith thotë:”Një person tek i cili gjinden tri gjëra, ka gjetur ëmbëlsinë e imanit: të jenë All-llahu dhe Pejgamberi më të dashur se çdo gjë, të dojë ndonjë person vetëm për hirë të All-llahut dhe të urrej të kthehet në kufër, pasiqë All-llahu e ka shpëtuar nga kjo , mu siç urren të hudhet në zjarr”.
8.Të mohoj tagutet (tagut është çdo send që adhurohet pos All-llahut) dhe të besoj All-llahun xh.sh. si Zot me adhurim sepse vetëm Ai meriton që të adhurohet.
All-llahu xh.sh. thotë:
لاَ إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ قَد تَّبَيَّنَ الرُّشْدُ مِنَ الْغَيِّ فَمَنْ يَكْفُرْ بِالطَّاغُوتِ وَيُؤْمِن بِاللّهِ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَىَ لاَ انفِصَامَ لَهَا وَاللّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm”.{Bekare, 256}.
Muhamedi a.s.thotë:”Kush thotë La ilahe il-llall-llah dhe mohon atë që adhurohet pos All-llahut xh.sh.,bëhet haram (marrja) e pasurisë së tij dhe (derdhja) e gjakut të tij”