RËNDËSIA E MËSIMIT TË LEXIMIT TË KUR’ANIT

Falënderimet tona i takojnë vetëm All-llahut xh.sh., i Cili e udhëzoi njerëzimin nëpër mes të dërguarëve të Tij, të cilëve u shpalli edhe libra të shenjëta, përshëndetjet dhe salavatet tona qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhammedi a.s., familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në amshim.
Vëllezër të nderuar në ketë hytbe do të flasim për vlerën e atij i cili mëson shkrimin dhe leximin e Kur’anit.
Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, në vazhden e aktiviteteve të saja fetare duke bërë përpjekje si çdo herë të jetë sa më afër xhematit e posaçerisht të rinjëve, këtë vit organizon një kurs intensiv për leximin e Kur’anit. Ky kurs do të fillon prej 17 qërshorit e do të vazhdon gjatë pushimit verorë, të nxënsëve dhe studentëve. Të gjithë të intersuarit për informata të tjera mund të lajmërohen tek imamet e tyre apo drjetë për drejtë në K.B.I.
Se sa është rëndësishme dhe e dobishme mësimi dhe leximi i Kur’anit më se miri e shohim në librin e All-llahut xh.sh., dhe synetitin e Muhammedit a.s.
Thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:
كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُوا الْأَلْبَابِ
“(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.”{Sad, 29}.
وَلَقَدْ جِئْنَاهُمْ بِكِتَابٍ فَصَّلْنَاهُ عَلَى عِلْمٍ هُدًى وَرَحْمَةً لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ
“Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kur'anin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë, e që është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë.”{El-Araf, 52}.
وَمَا عَلَّمْنَاهُ الشِّعْرَ وَمَا يَنْبَغِي لَهُ إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ وَقُرْآنٌ مُبِينٌ . لِيُنْذِرَ مَنْ كَانَ حَيًّا وَيَحِقَّ الْقَوْلُ عَلَى الْكَافِرِينَ
“Ne as nuk ia mësuam atij (Muhammedit) poezinë, e as që i takon ajo atij, ai (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë dhe Kur'an i qartë. Për t'ia tërhequr vërejtjen atij që është i gjallë (me mend e zemër) dhe dënimi të bëhet meritë për jobesimtarët.”{Ja sin, 69, 70}.
يَاأَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَتْكُمْ مَوْعِظَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لِمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ
“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.”{Junus, 57}.
لَوْ أَنْزَلْنَا هَذَا الْقُرْآنَ عَلَى جَبَلٍ لَرَأَيْتَهُ خَاشِعًا مُتَصَدِّعًا مِنْ خَشْيَةِ اللَّهِ وَتِلْكَ الْأَمْثَالُ نَضْرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ
“Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.”{Hasher, 21}.
Leximi i Kur’anit zënë një vend shumë të rëndësishëm edhe në thënjet e Muhammedit .a.s., ai me rastin e çlirimit të Mekës robëve të luftës ua kushtëzoi lirinë e tyre me mësimin dhe leximin e Kur’anit 10 fëmijëve muslimanë.
Ai thotë:”Lexoni Kur’anin duke kërkuar më këtë knaqësin e All-llahut xh.sh., dhe shpërblimin e Tij”.
“All-llahut  nuk i pëlqen asgjë me shumë se të degjuarit e bukur dhe melodik duke lexuar Kur’an “.
Të mësuarit e Kur’anit është garancion i lumturisë dhe suksesit dhe në këtë dhe botën tjetër, por edhe fatkeqësi e madhe për ata të cilët e braktisin Kur’anin.
Në përmbledhjen e Muslimit është shënuar edhe ky hadith:”Kur’ani është argument për ty, apo kundër teje”.
Ibën Mesudi thotë:”Kur’anin a.sh., do të jetë ndërmjetës dhe dëshmitarë në ditën e Gjykimit, andaj ai që e pranon dhe i nënshtrohet (d.m.th. sillet dhe vepron sipas tij) ai do ta dërgojë në xhennet, por nëse e mohon e hedh pas shpine (d.m.th. nuk punon dhe vepron sipa tij) Kur’ani do ta dëgojë në xhehennem”.
O robërit e All-llahut ky është libri i All-llahut i cili duhet lexuar dhe mësuar. Ky është Kur’ani sikur t’i shpallej maleve, do të shikonim se si mali tundet dhe frikohet nga fuqia e All-llahut, por edhe përkundër kësaj ka pak veshë që e dëgjojnë Kur’anin si duhet, ka pak sy që qajnë, apo zemra që fërglëllojnë nga respekti i madh ndaj tij. 
Ku jemi sot në krahasim me ata, të cilët kur dëgjonin lajmtarin e All-llahut, mënjëherë i përgjigjeshin thirrjes, ndërsa kur i dëgjonin ajetet e All-llahut zemrta e tyre u trishtoheshin, kurse sytë u mbusheshin lotë.
رَبَّنَا لَا تُزِغْ قُلُوبَنَا بَعْدَ إِذْ هَدَيْتَنَا وَهَبْ لَنَا مِنْ لَدُنْكَ رَحْمَةً إِنَّكَ أَنْتَ الْوَهَّابُ
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh".{Ali Imran, 8}.
Zoti ynë, na udhëzo në rrugë të drejtë, që Kur’ani i lartësuar t’na jetë udhërrëfyes, bëna që ta duam dhe mësojmë, që udhëzimet e tija t’i pasjmë, dhe ndalesat e tij t’i respektojmë, AMMIN.

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.

Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.