MAGJISTARI DESHI POR…

Njė djalosh i ri, i udhėzuar, ftonte nė rrugėn e Allahut ne fshatin e vet dhe jashtė tij. Iu mbante ligjėrata njerėzve, duke i ftuar ne besimin e pastėr dhe duke ua tėrhequr vėrejtjen qe tė mos shkojnė tek magjistari ngase mėsimi i magjisė ėshtė pabesim-dalje prej feje.
Ishte bėrė tradite ne fshat qe ēdo i ri qe donte te martohej te shkonte se pari tek magjistari, pėr t'ia dhėnė njė shume te majme parash ngase ne te kundėrtėn ai me magjinė e tij do ta pengonte atė martese. Nėse nuk paguanin ne fillim ai iu bėnte magji dhe kur vinin pėr here te dyte edhe duhej te paguanin dyfish me shume.
Kur i erdhi radha kėtij djaloshi te martohej vendosi te mos shkonte tek magjistari, madje ai ende luftonte ideologjinė e magjisė si besėtytni dhe bindje e gabuar. Pak para se te martohej, djaloshi i ri -rrėfen hoxha Vehid Bali- me erdhi dhe me tha:
Magjistari me ka kėrcėnuar ndėrsa fshatarėt presin se kush do te ngadhėnjejė. ?farė me kėshillon tė bėj? A mund te m'i mėsosh disa lutje kundėr magjisė ngase jam i bindur se ai me tėrė fuqinė qe ka do te mundohet te mė poshtėrojė?
Po, mundem, por me kusht qe te kėrkosh duel me magjistarin ditėn e martesės sate. Shko dhe thuaji: Unė do te martohem kėtė dite dhe ti eja ne duel me ke te duash para masės se gjere te fshatareve.
Vėrtetė kėshtu me thua te veproj?- pyeti djaloshi.
Thashė: Po, ngase fitorja gjithmonė iu takon besimtareve ndėrsa poshtėrimi iu takon kriminelėve.
Djaloshi i kėrkoi duel magjistarit dhe fale ndihmės se Allahut dhe lutjes me lutjet e ligjėsuara fetare, magjistari nuk ia arriti dot qėllimit. Njerėzit u ēuditen, dhe prej asaj dite ne atė fshat ngadhėnjeu besimi i pastėr ndėrsa e kota u zhduk. Djaloshit iu rrit nami ndėrsa magjistari mbeti i nėnēmuar dhe poshtėruar.

Burimi: www.denana.com
Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
2o qershor 2007, e mėrkurė
Vushtrri, Kosovė


TREGIME
Hyrja nė faqen kryesore