MBI RAMAZANIN
Si në çdo hytbe, ashtu edhe në këtë, në rend të parë i shprehim falënderime All-llahut xh.sh., Krijuesit të gjithësisë. Dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij.
Kjo hytbe bënë fjalë për muajin e Ramazanit. Ky është muaji i nëntë me rend sipas vitit musliman. Sot është xhumaja e parë në këtë muaj. Mirë se na erdhe o Ramazan. Ne të cilët të agjërojmë, jemi të vetëdijshëm se ti na sjell fat dhe dobi të shumta.
Në Ramazan All-llahu i gjithmëshirshëm iu ofron çdo të mirë muslimanëve. Në këtë muaj filloi zbritja e Kur’anit Muhammedit a.s.,nga ana e All-llahut xh.sh.
All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ....
“Muaji i Ramazanit është muaj në të cilin ka zbritur Kur’ani…”{Bekare, 184}.
Si musliman ne e dimë së Kur’ani është shpallja e fundit e All-llahut xh.sh. nga e cila e mësojm fenë Islame dhe çdo gjë që është e mirë dhe e keqe. Në mesin e këtyre detyrave është edhe agjërimi i Ramazanit.
I Lartëmadhërishmi All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.”{Bekare, 183}.
Agjërimi i ramazanit zakonisht zgjatë tridhjetë ditë e nga njëhërë mund të jetë edhe njëzet e nënt ditë. Ditët e Ramazanit në të cilat jemi janë ditët të përtrirjes shpirtërore të muslimanëve, ditët e rezonimit serioz, ditët e Ramaznit janë ditët të ibadeteve, lutjeve dhe të kujdesit ndaj fesë dhe jetës fetare.
Agjërimi i Ramazanit është njeri prej pesë shtyllave të fesë Islame, të cilën detyrë duhet ta kryej çdo musliman dhe muslimane psiqikisht të shëndosh.
Agjërimi i Ramazanit është gjë e brendshme e njeriut dhe e drejt e tij kështu që në kryerjen dhe mos kryerjen e këtij obligimi askush nuk ka të drejtë t’i përzihet dhe ta kontrolloi njeriun, përveç All-llahut xh,sh.
Pejgamberi a.s., thotë:
“Çdo vepër e bijve të Ademit është për ta, përveç agjërimit ai është për Mua dhe Unë do t’i shpërblej besimtarët për të”.
Duke agjëruar më mirë do t’ia dijmë vlerën e begative të cilat na i dha All-llahu xh.sh., kështu që do t’i falënderohemi me shumë për të mirat e shumta që na i dha.
Me agjërim adaptohemi që të jemi të durueshem, e durimi i rekomandohet muslimanëve.
All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
....إِنَّ اللّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ
“ …. Me të vërtet All-llahu është me durimtarët.”{Bekare, 153}.
Muhamedi a.s., thotë në një hadith:”Agjërimi është gjysma e durimit” ndërsa, durimi është gjysma e imanit.
Siq po shihet agjërimi konsiderohet si përforcim i imanit, e për të agjëruar duhet të jemi të durueshëm.
All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اسْتَعِينُواْ بِالصَّبْرِ وَالصَّلاَةِ...
“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur…” {Bekare, 153}.
Muhammedi a.s., thotë:”Për çdo gjë ka zekat, e zekat i trupit është agjërimi, e agjërimi është gjysma e durimit”.
Agjërimi mbi të gjitha është një vepër, bindje dhe nënshtrim i urdhërit të Zotit xh. sh. Ky nënshtrim dhe dorëzim bazohet në dashurinë që e kemi për Zotin, Krijuesin dhe Mirëbërësin tonë.
Agjërimi është një vepër që na përgatitë për tu pajisur me virtyte të larta.
Muhammedi a.s., ka urdhëruar e ka thënë:”kushdo që agjëron muajin e Ramazanit me besim të plotë, për hirë të Zotit, atij i falën të gjitha mëkatet e bëra më parë”.
All-llahu xh.sh., na e pranoftë agjërimi tonë, namazin tonë, lutjet tona dhe të gjitha veprat e mira të cilat i bëjmë gjatë këtij muaji të madhërishëm.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ