MBI RAMAZANIN
Falënderimët qofshin për Zotin , lavdërime që me to shtohen të mirat e Tij dhe largojnë zëmrimin e Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç All-llahut xh.sh., të vetëm që nuk ka shoq e as ortak, i cili e krijoi njerëzimin, i krijoi pa patur nevojë për adhurimin e tyre, me që bindja e tyre nuk i sjell as një të mirë Atij, por është për të mirën e tyre, dhe ata të cilët nuk i nënshtrohen urdhërave të Tij, Ai nuk dëmtohet por ata e dëmtojnë veten e tyre. Sikur dëshmoj që Muhammedi a.s., është robi dhe i dërguari i Zotit, na mësoi sit ë jeni të sinqertë në adhurime, dhe na tregoi sit ë ruhemi nga veprat e liga.
O Zot i Madh, derdhe paqën dhe bekimet Tuaja mbi Muhammedin a.s., famijlen dhe mbi shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që ftojnë dhe besojnë deri në ditën e fundit.
All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
إِنَّ الَّذِينَ اتَّقَواْ إِذَا مَسَّهُمْ طَائِفٌ مِّنَ الشَّيْطَانِ تَذَكَّرُواْ فَإِذَا هُم مُّبْصِرُونَ
“Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).{Araf, 201}.
Nga ky ajet kuptojmë dhe një msheftësi të ramazanit, sepse gjatë ramazanit jemi të thelluar në ibadete dhe pendime për mëkatet e më parshme, nëse sinqerisht nga zemra agjërojmë.
Sot është xhumaja e dytë e ramazanit. Në xhumanë e kaluar ju kemi thënë se muslimanët janë të obliguar të agjërojnë muajin e ramazanit.
Pejgamberi a.s., në një hadith kudsij thotë:
“Çdo vepër e mirë e bijve të Ademit, është e dukshme dhe njeriu mund ta kryej për dobin e tij të dukshme përveç agjërimit, i cili bëhet për Mua vetëm më emrin Tim dhe Unë do ta shpërbjel agjëruesin”.
Nga kjo shihet se All-llahu xh.sh., ju garanton agjëruesëve shpërblime të mëdha, për ato punë dhe vepra të mira të cilat i kryejnë gjatë muajit të Ramazanit, por agjërimi mund të përlyhet me fjalë të ndyta me gënjeshtra, shpifje, përgojime etj.
Të ruhemi nga ato vepra që mund të ua përlyej agjërimin. Mos harroni se ju pret shpërblimi i madh për atë qe agjëroni, sepse agjërimi është manifestimi i imanit. Gjatë ramazanit duhet të jemi të durueshëm, të sinqert , të ndershëm dhe bujar, sepse na mbulon mëshira dhe rahmeti i Zotit xh.sh.
Muhammedi a.s. thotë në një hadith:
“Kush gjatë muajit të Ramazanit nuk i lënë fjalët dhe veprat e kota (të liga, të këqija) i tilli nuk e kryen si duhet detyren ndaj All-llahut xh.sh., përveç që përmbahet nga ushqimet dhe pijet”.
Ky hadith na udhëzon që me ndershmeri ta kryejmë këtë obligim, këtë farz ndaj All-llahut xh.sh. Agjërimi duhet të jetë komplet i pastërt shpirtrisht dhe fizikisht, dhe si të tillë mund të shpresojmë shpërblimin e Zotit xh.sh.
Muhammedi a.s., ka urdhëruar e ka thënë:”kushdo që agjëron muajin e Ramazanit me besim të plotë, për hirë të Zotit, atij i falën të gjitha mëkatet e bëra më parë”.
O All-llah i Gjithfuqishëm! Ne jemi të pa fuqishëm që vet plotësisht të ruhemi nga haramet, për këtë pendohemi dhe të lutemi dhe Vetëm Ty të drejtohemi për ndihmë. All-llahu xh.sh., na e pranoftë agjërimi tonë, namazin tonë, lutjet tona dhe të gjitha veprat e mira të cilat i bëjmë gjatë këtij muaji të madhërishëm.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ