DITURIA-MËSIM BESIMI
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, i Cili krijoi lapsin, urdhëroi diturinë, zbriti Kur’anin dhe dërgoi Muhammed Mustafanë mësues dhe edukator të njerëzimit. Ndërsa përshëndetjet tona më të sinqerta ia dërgojmë pishtarit ndriçues, Pejgamberit tonë, roli i te cilit u fokusua ne mësimin dhe edukimin e njerëzve, si dhe nxjerrjen e tyre nga skëterra e injorancës ne parajsën e diturisë.
Dëshmojmë se Allahu është i vetmi qe meriton adhurimin dhe se çdo adhurim i kryer për te tjerët është i kote. Po ashtu dëshmojmë se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Allahut, kreu misionin, kumtoi shpalljen dhe këshilloi ummetin...Paqja, mëshira dhe te gjitha begatitë e Allahut qofshin mbi ty o i dërguari i Allahut!
Vëllezër muslimanë!
Të flasësh për diturinë, për mësimin e fesë se Allahut, për trashëgiminë e Muhammedit, alejhi’s selam, sa është përgjegjësi dhe barrë, po aq është nder dhe privilegj. Mjafton vlere për diturinë se Allahu është i shquar me te dhe zgjodhi emër prej emrave te Tij të bukur. Pra, prej cilësive te Tij te larta është el Ilmu (dituria) ndërsa prej emrave te Tij është El Alim (i Dituri, i Gjithëdituri).
Meqë kjo është një ligjëratë javore dhe detajet nuk na duhen shume, me lejen e Allahut te Gjithëditur, shkurtimisht do te përmendim diç nga thesari i arte i diturisë:
Dituria është urdhri i pare, qe Allahu ia obligoi njeriut e i tha:
“اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ
1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë)”. (el Alek)
Dituria është obliguar para adhurimit, para faljes, madje edhe para besimit. A nuk ka thënë Allahu ne Kur’anin Fisnik:
“فَاعْلَمْ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ
19. Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut”. (Muhammed, 19)
Pra së pari urdhëroi: Dije! E më pas tha beso!
Allahu ka ngritur dijetaret në një grade më të lartë se sa njerëzit tjerë e ka thënë:
“يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni”. (Muxhadele, 11)
“قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لا يَعْلَمُونَ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُولُو الْأَلْبَابِ
Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?" Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim”. (ez Zumer, 9)
Dijetaret janë trashëgimtarë të pejgamberëve të Allahut, te cilët ishin te dalluar me dituri, siç thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
“إنما العلماء هم ورثة الأنبياء، وإن الأنبياء لم يورثوا ديناراً ولا درهماً، و إنما ورثوا العلم فمن أخذه أخذ بحظ وافر
Dijetaret janë trashëgimtarë të Pejgamberëve dhe Pejgamberët nuk kane lënë trashëgimi as dinarë dhe as dërhemë por kane lënë trashëgimi diturinë. Kush e merr këtë ai ka marrë një fat të madh”.
Këto ishin vetëm disa nga te mirat e diturisë ndryshe ato janë te panumërta, dhe jo vetëm në një ligjëratë javore siç është kjo, por ndoshta edhe një libër i madh nuk do të mund te arrinte t’i përfshijë te gjitha.
Muslimanë të nderuar!
Për t’i ikur çdo keqkuptimi apo keqinterpretimi eventual, themi se jo çdo dituri e ka këtë statut, jo çdo dijetar është trashëgimtar i Pejgamberit, alejhi’s selam, ngase për te qene i tille, duhet qe dituria e tij ta shpije para se gjithash ne adhurimin e sinqerte për Allahun, pastaj ne raport te sinqerte me njerëz, e kështu me radhe.
Sa njeriu ka arritur titullin me te larte shkencor por vazhdon me ngul t’i beje shok Allahut, ta mohoje fare apo ta besoje e te mos i beje shok por te mos e adhuroje. Ata depërtuan edhe ne horizonte te gjithësisë, panë mrekullitë e Allahut, por ja qe Allahut prapëseprapë nuk iu nënshtruan, dukurive negative nuk iu larguan. Sa te shumte janë ata qe na “mësojnë”: Mos konsumoni alkool!”, ndërsa vet konsumojnë, “mos pini duhan!”, ndërsa vet pine, dhe musliman i nderuar, mos u habit aspak kur te lexosh ne Kur’anin Fisnik se Allahu këto njohuri, edhe pse te shumta, nuk ua pranon për dituri. Thotë Allahu:
“أَفَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَتَكُونَ لَهُمْ قُلُوبٌ يَعْقِلُونَ بِهَا أَوْ آذَانٌ يَسْمَعُونَ بِهَا فَإِنَّهَا لا تَعْمَى الْأَبْصَارُ وَلَكِنْ تَعْمَى الْقُلُوبُ الَّتِي فِي الصُّدُورِ
46. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vërtetë sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në kraharor”. (el Haxh-xh, 46)
“أَمْ تَحْسَبُ أَنَّ أَكْثَرَهُمْ يَسْمَعُونَ أَوْ يَعْقِلُونَ إِنْ هُمْ إِلَّا كَالْأَنْعَامِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ سَبِيلاً
44. A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta”. (el Furkan, 44)
Pra dituri e vërtetë është mësimi i çdo gjeje qe te shpie ne besimin e vërtet për Allahun, në radhë të parë, në nënshtrimin dhe adhurimin vetëm për Allahun, e pastaj te sjell edhe te mirat tjera te kësaj bote.
Vëllezër besimtarë!
Duke e ditur rëndësinë e kësaj diturie dhe këtyre njohurive, Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri, në takimin e rregulltë mujor me imam, ka vendosur qe edhe kësaj vere, sikurse herëve tjera, te organizoje mësimbesimin ne te gjitha xhamitë e qytetit dhe fshatrave. Tashme qe dëgjuat rendësinë, rolin dhe vlerën e diturisë, tashme qe mësuat se çfarë rreziku ka mosmësimi i fesë, nuk keni arsye te hezitoni aspak, por ejani dhe mësojeni fenë e Allahut neper xhami. Xhamitë janë te Allahut dhe ato janë te hapura për te gjithë besimtarët dhe besimtaret dhe për te gjitha moshat; për fëmijë, për te rinj, për burra dhe për te moshuar. Pra mos hezitoni dhe ejani ne mesmin e fesë, ejani ne shpëtim, Allahu na shpëtoftë neve dhe juve!
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ