DITA E DHJETË E MUAJIT MUHARREM- ASHURA

Falënderimet qofshin për Zotin xh.sh. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut të pa shoq, dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i fundit.
O Zot i Madh derdhe bekimin Tuaj mbi Muhammedi a.s., familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.
Thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:
إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِندَ اللّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا فِي كِتَابِ اللّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَات وَالأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ فَلاَ تَظْلِمُواْ فِيهِنَّ أَنفُسَكُمْ وَقَاتِلُواْ الْمُشْرِكِينَ كَآفَّةً كَمَا يُقَاتِلُونَكُمْ كَآفَّةً وَاعْلَمُواْ أَنَّ اللّهَ مَعَ الْمُتَّقِينَ
Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave).{Tevbe, 36}.
Dita e Ashurës bie në ditën e dhjetë të muajit Muharrem. Kjo ditë quhet edhe “idul enbija” që në quhen shqipe do të thotë “Festa e të dërguarëve të Zotit”. Këtë ditë Zoti i Madhërueshëm të dërguarëve të vet, pejgamberëve, u ka terguar mëshirën dhe shpëtimin nga vështirësitë e ndryeshme që përjetonin.
Nga ajeti të cilin e cituam më lartë kuptojmë se All-llahu xh.sh., vitin e ka ndarë në 12 muaj, nga këta muaj, 4 janë të zgjedhur, ne këta katër muaj gjakderdhja, dhuna dhe lufta janë të ndaluara.
Muaji i parë në vitin hixhri është muaji i zgjedhur dhe në të kemi një ditë të shenjët, dita e dhjetë e Muharremit është ditë e zgjedhur e ajo është dita e Ashurës.
Nga Ebi Kadate, Zoti qoftë i kënaqur me te, transmetohet se i Dërguari i All-llahut xh.sh., është pyetur për agjërimin e ditës së Ashurës, ai është përgjigjur duke thënë:”Agjërimi i ditës së Ashurës është mbulesë e vitit të kaluarë.(d.m.th. i mbulon mëkatët e bëra në vitin e kaluar)”.
Për rëndësin e kësaj ditë Muhamedi a.s,. thotë:”Ai i cili e agjëron ditën e Ashurës, unë do të bëjë lutje te Zoti xh.sh., t’i falënë mëkatet e gjithë vitit të kaluar”.
Kjo ditë shënon edhe shpëtimin e Ibrahimit a.s, nga zjarri. Nemrudi sundimtar i kohës së Ibrahimit a.s., urdhëroi që të ndizët një zjarr i madh me qëllim që ta djegte Ibrahimin a.s. Kur pejgamberi i Zotit e vëndosen në zjarr erdhi xhibrili dhe i tha: “Kam ardhur të të shpëtojë nga zjarri”
Ibrahimi a.s. iu përgjigj:
“Zoti xh.sh., e di gjendjën time, andaj unë nga askush nuk kërkoj shpëtim përveç Atij”.
Këtë ngjarej e rrëfen edhe Kur’ani famlartë duke thënë:
قُلْنَا يَا نَارُ كُونِي بَرْدًا وَسَلَامًا عَلَى إِبْرَاهِيمَ
“Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!"{Enbija, 69}.
Në këtë ditë është një moment i shënuar që pranohet lutja te i madhi All-llah, lypët nga besimtarët që t’i drejtohën All-llahut me lutje t’ua plotësoj çdo dëshirë në këtë botë dhe në botën e ardhshme , megjithëse ata moment e di vetëm All-llahu xh.sh., 
Imam Gazaliu, në lidhje me ditën e Ashurës thotë:
“Në këtë ditë Ademi a.s., iu pranua pendim dhe kjo ditë është dita kur All-llahu xh.sh., leshoi shiun për herë të parë në tokë”.
Nga çdo aspekt që e analizojmë dalim në përfundim se kjo dita është  një festë e madhe dhe një bekim i madh i All-llahut xh.sh., ndaj krijesave të veta.
Muhamedi a.s., ka thënë në një hadith:
“Janë pesë periudha kohore, në të cilat All-llahu xh. sh., nuk ka refuzon lutjën robit të vet”.
Në këto pesë kohëra, përveç Natës së Beratit, Natës së Kadrit, netëve të bajramit, është edhe nata e Ashurës, pra nata e dhjetë e muajt Muharrem, All-llahut duhet t’i lutem ashtu siç thuhet në Kur’an:
فَادْعُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ
“Pra, adhurojeni All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).{El-gafir, 14}.
I lutem të Madhit Zot që të na forcojë besimin në Te, dhe të na bëjë prej atyre që i binden urdhërave të Tija dhe veprojnë në bazë të tyre që kështu të sigurojmë lumturinë në të dy jetët.

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.