MUSLIMANET E GREQISE NGA FORCE DOMINANTE NE PAKICE TE DOBET

     Mahmud Bujumi
     Edhe pse kane kaluar me shume se 80 vite nga marrėveshja pėr ndėrrimin e banoreve, ne mes Turqisė dhe Greqisė, e cila ėshtė nėnshkruar me 1924 (1344 h), ende njė numėr muslimanesh jetojnė ne Greqi nen horizontin e pakicės islame, te cilės i mungojnė njė sere te drejtash…
    Marrėveshja ne mes Turqisė dhe Greqisė, e njohur si "Marrėveshja e Lausanne-it" (Luzanit), ėshtė shkaku i pare dhe kryesor i dobėsimit te faktorit musliman ne Greqi, ne te cilėn sot ekzistojnė vetėm 250.000 muslimanė. Atėbotė kur u be largimi i muslimaneve nga Greqia, ata qe kishin mbetur ishin vetėm 200.000, ēka d.t.th se gjate 80 viteve te kaluara numri i muslimanė nuk ėshtė shtuar me shume se 50.000, derisa para shpėrnguljes, respektivisht, ne vitin 1913 pėrbenin 60% te popullsisė se Greqisė, ose thėnė me fjale tjera: ishin shumice dominante ne Greqi.
     A thua valle ky kompensim njerėzor ne mes Turqisė dhe Greqisė, nėse mund ta quajmė kėshtu, ka qene shkaku kryesor i dobėsimit te pėrqindjes muslimanė greke?  Pakica islame greke a punon ne drejtim te ruajtjes se trashėgimisė se te parėve te tyre? Pakica islame greke a ka mundėsi ta ruaj tere kėtė thesar te rralle te gjurmėve dhe kulturės islame ne Greqi?
     Greqia ėshtė shtet evropian, ne kuadėr te vendeve te gjirit ballkanik, sipėrfaqja e se cilės arrin 131.944 km2, me rreth 11 milion banore, ne mesin e te cilėve edhe pakica islame me 250.000 banore. Kryeqyteti i saj ėshtė Athina, ndėrsa monedha qarkulluese ne vend ėshtė Dhrahmi (Drachma) ndėrsa sistemi administrative ėshtė republikan. Greqia iu ėshtė bashkėngjitur KB (Kombeve te Bashkuara) me 25 tetor 1945.
     Ne verilindje pėrkufizohet me Turqinė ndėrsa ne veri me Bullgarinė dhe ish-Jugosllavinė. Ne veriperėndim pėrkufizohet me Shqipėrinė ndėrsa nga jugu dhe perėndimi pėrkufizohet me Detin e Bardhe te Mesėm dhe ne lindje me Detin Aigaion, det ne mes Turqisė dhe Greqisė.
      Depėrtimi i Islamit ne Greqi
     Greqia e ka njohur Islamin shume herėt, qysh nga gjysma e pare e shekullit te pare te hixhretit te Muhammedit, Alejhi selam. Me konkretisht, Greqia e njohu Islamin ne vitin 210 sipas hixhretit, kur nen komandėn e Ebu Hafs Umer El Endelusijj u ēliruan disa ujdhesa te saj, si ajo" Rodos", pastaj " Kriti", pėr tu pėrhapur me pas Islami ne shumicėn e ujdhesave greke.
      Pėrhapja e Islamit ne Greqi ndihmoi edhe ne pėrhapjen e tij ne Gadishullin ballkanik, ku me 782 h (1380 miladijj) u ēlirua Makedonija, pastaj Islami depėrtoi ne zemrėn e Greqisė, pėr t'iu nėnshtruar greket ligjit islam shekuj me radhe.
      Gjate kėsaj periudhe u krijua kultura islame, e cila pas vete la qindra xhami, mėsonjėtore dhe librari islame. Ndikoi shume poashtu edhe ne pėrpilimin e librave te ndryshme ne shkenca te ndryshme; islame e te tjera. Greqia mbeti vatėr diturie dhe cak studentesh e dijetaresh, ēka ndikoi edhe ne shtimin e numrit te muslimaneve derisa arriti ne vitin 1913 ne 60% te popullsisė se Greqisė.
      Marrėveshja pėr ndėrrimin e banoreve
     Greqia pėrjetoi migrime te muslimaneve ne te nga Turqia, Shqipėria, Bullgaria dhe disa vende te gadishullit ballkanik. Greqia u pavarėsua nga Turqia dhe ne vitin 1924 e nėnshkruan marrėveshjen dypalėshe te Lausanne-s pėr ndėrrimin e banoreve. Si rezultat i kėsaj kontrate, nga Greqia pėr ne Turqi migruan 1.200.000 veta pėr te mbetur vetėm 200.000.
Vitet e mėpasshme pėrjetuan njė rėnie te papare ne mesin e muslimaneve pėr shkak te migrimit pėr ne Shqipėri, Greqi, Australi dhe ne disa vende arabe ne veri te Afrikės. Ne dekadėn e fundit, Greqia pėrjetoi njė shtim te popullsisė islame, duke arritur shifrėn ne 250.000.
      Pakica islame ne Greqi ne kohen me te re ėshtė duke pėrjetuar njė rizgjim te madh, i cili me se miri vėrehet ne hapjen e disa xhamive monumentale ne shumicen e ujdhesave te Greqisė, pastaj hapjen e disa shkollave dhe instituteve islame, ne te cilat diplomohen imamėt dhe predikuesit islame. Pastaj janė themeluar njė numėr i konsiderueshėm i shoqatave, te cilat veprojnė ne fushėn e predikimit dhe arsimimit islam. Muslimanet kane rimarre vakfet e tyre pėr shpenzim ne nismat e mbara islame dhe fale ndihmės se Allahut,Subhanehu ve teala, qeveria greke ka pajtuar qe te mėsohet feja islame ne shkollat ku ka nxėnės muslimanė.
      Prej shoqatave me te rendesishme, te cilat edhe sot janė aktive ne Greqi, janė: Sh.B.I-ja, (Shoqėria e Bashkimit Islam), SH.R.I-ja, (Shoqėria e Rizgjimit Islam), KI-ja, (Komiteti Islam), etj. Krahas kėtyre ekzistojnė edhe Darul Ifta (Myftinia) dhe Darul Kadai Esh Sher'ijj (Gjykata sheriatike). Prej instituteve me te njohura te pėrgatitjes se imamėve dhe predikuesve islame janė El Medrese Er Rreshadijje, pastaj El Medrese El Hajrijje, duke mos harruar edhe qindra shkolla fillore dhe te mesme islame, te cilat luajnė rol te madh ne ruajtjen e identitetit besimor ne gjeneratat e reja.
      Zonat e muslimaneve
      Zona me e rendesishem, ne te cilėn janė te pėrqendruar muslimanet ėshtė Trakia perėndimore, e cila ne gjirin e saj 80 vite me pare, nga pėrqindja e pėrgjithshme e popullsisė, kishte 60% muslimanė, ose 400.000 muslimanė. Edhe pse sipas marrėveshjes se Lausannes nuk parashihej qe muslimanet e Trakia perėndimore te shpėrnguleshin, megjithatė ata kishin migruar ne vendet fqinje, duke mos mbetur hiq me shume se 125.000, dhe nga 300 fshatra sa numėronin muslimanet nuk mbeten me shume se 42.
     Ne Maqedoninė greke gjenden rreth 15.000 muslimanė, kryesisht shqiptare. Pastaj, ne zonėn e Detit Aigaio dhe ne ujdhesėn Rodos ekzistojnė poashtu muslimanė ndėrsa ne zonėn Ebros (ĒķČŃęÓ) gjenden 15.000 muslimanė. Njė pakice gjenden edhe ne kryeqytet, Athine.
      Xhamitė ne Greqi
      Ne Greqi gjenden pėrafėrsisht 300 xhami monumentale, shumica e te cilave ne zonėn Ebros (ĒķČŃęÓ). Qeveria greke ua ka lejuar muslimaneve meremetimin e kėtyre xhamive. Ne qytetin Komotene, kryeqytetin e Ebros (ĒķČŃęÓ),  janė riparuar 14 sosh. Ne ujdhesėn Rodos janė riparuar 5 sosh ndėrsa ne ujdhesat tjera, si ne ato pėrreth Detit Aigaion janė disa tjera ne riparim e sipėr.
       Ekzistojnė Myftini neper te gjitha territoret islame, te cilat luajnė rol te madhe ne pėrhapjen e mėsimeve te pastra islame ne mesin e muslimaneve. Myftinia nen mbikėqyrje ka gjykatėn fetare dhe vakėfet. 1/4 e kėtyre vakėfeve janė te destinuara pėr shkollat fetare, xhamitė dhe pagat e imamėve.
      Cėshtja e pakicės islame ne Greqi qysh moti ka qene ne epiqendėr te vėmendjes se  Organizatės se Konferencės Islame, pėr ruajtjen e te drejtave te tyre ne kthimin e vakėfeve, themelimin e shoqatave islame, praktikumin e lire te riteve islame. Sipas burimeve islame ne Greqi, feja islame ėshtė e pėrhapur dhe ėshtė duke u pėrhapur nė tė gjitha ujdhesat greke, kjo si argument i kureshtjes se muslimaneve pėr ruajtjen e identitetit te tyre fetar.
---------------
Marre nga: www.islamway.com
Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
18-10-2005, e marte (14 Ramazan 1426)
Brunei Darussalam