NIMETET E ALL-LLAHUT xh sh PËR XHENETLINJËT
Falënderimi i takon vetëm All-llahut, xh.sh., Zotit të botëve, Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirbërësit, Sunduesit në Ditën e Gjykimit. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër te adhurohet përveç All-llahut që është Një dhe nuk ka shok dhe dëshmoj se Muhammedi a.s., është rob dhe i Dërguar i Tij. Paqja dhe bekimi All-llahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e ndershme të tij, pasuesit e tij me të gjithë ne, deri ne ditën e fundit, Ditën e Gjykimi.
Vëllezër të nderuar në hytben e kaluar kemi folur për .... ndërsa në hytben sotme do të flasim për nimetet e All-llahut xh. sh., për xhenetlinjët.
All-llahu xh.sh., për besimtarët musliman, në botën tjetër ka krijuar xhennete me lloj lloj të mirash, që nuk i ka parë syri i njeriut, nuk i ka dëgjuar veshi i njeriut, as që i vie në hatër njeriut, e vendqëndrimi për ta është: Xhenneti-Firdevs, për të cilin Muhammedi a.s., është lutur dhe ka thënë, para se të ndërrojë jetë:”U takofshim me ju në Xhenneti-Firdevs”.
E për qëndrimin në të, All-llahu xh.sh., në Kur’an ka thënë:
خَالِدِينَ فِيهَا لَا يَبْغُونَ عَنْهَا حِوَلًا.
“Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t’u ndryshohet).{Kehf, 108}.
All-llahu xh.sh., mbarë njerëzimit u dërgoi të dërguar të cilët ishin përgëzues për ata që besonin dhe vepronin sipas urdhërave të Tij, dhe qortues për ata që nuk besuan.
Lidhur me këtë All-llahu xh.sh., në librin e Tij fisnik thotë:
يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍ مَا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍ مُحْضَرًا وَمَا عَمِلَتْ مِنْ سُوءٍ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُ أَمَدًا بَعِيدًا....
“Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë)…”{Ali Imran, 30}.
Të gjithë Pejgamberët, prej Ademit e deri te Muahmmedit a.s., ishin thirrës për në Islam, urdhërues për të mirë e ndalues nga të këqijat, e ata që i janë përgjigjur në mënyrë pozitve, pa përjashtura asnjë pejgamber prej Ademit e deri te Muhammedi a.s., e fitojnë Xhennetin. E kush i është përgjigjur në mënyrë negative, do të hyjë në Xhehennem – ruana Zot.
Lidhur në këtë All-llahu xh.sh., thotë:
وَسَارِعُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ.
“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.”{Ali Imran,133}.
Në këtë ajet All-llahu xh.sh., urdhëron të shpëtojmë duke bërë sa më tepër amele të mira me të cilën arrihet mëshira e All-llahut xh.sh. Që të na gëzojë me Xhennetin në të cilin nuk do të zhduken të mirat e Tij, por do të qëndrojnë përgjithmon. Banorë të Xhennetit do të jenë pejgamberët, dëshmorë, besimtarët, muslimanët që veprojnë sipas urdhërave të All-llahut xh.sh., dhe porosive të Muhammedit a.s.
Lidhur me banuesit e Xhennetit All-llahu xh.sh., thotë:
لَا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا وَلَا تَأْثِيمًا. إِلَّا قِيلًا سَلَامًا سَلَامًا.
“Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër). Vetëm thënie: selam pas selami.”{El-Vakia, 25-26}.
Xhennetlijtë në Xhennet do të bisedojnë mes veti për mënyrën e jetësës së tyre në dynja, si kanë kaluar e kanë qëndruar, për dhuntitë që ua ka dhuruar All-llahu xh.sh., me hidajet e kështu me radhë.
Për këtë All-llahu xh.sh., në Kur’an thotë:
وَأَقْبَلَ بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ يَتَسَاءَلُونَ. قَالُوا إِنَّا كُنَّا قَبْلُ فِي أَهْلِنَا مُشْفِقِينَ. فَمَنَّ اللَّهُ عَلَيْنَا وَوَقَانَا عَذَابَ السَّمُومِ. إِنَّا كُنَّا مِنْ قَبْلُ نَدْعُوهُ إِنَّهُ هُوَ الْبَرُّ الرَّحِيمُ.
“Dhe njëri-tjetrit i qasen duke u pyetur (për punët e tyre në Dunja). (Këta) Thonë: "Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit. Ne më parë ishim ndër ata që e lutëm Atë, e Ai është bamirës, mëshirues".”{Et-Tur, 25-28}.
Duke treguar lidhur me ta, All-llahu xh.sh., në librin e Tij thotë:
هُمْ وَأَزْوَاجُهُمْ فِي ظِلَالٍ عَلَى الْأَرَائِكِ مُتَّكِئُونَ. لَهُمْ فِيهَا فَاكِهَةٌ وَلَهُمْ مَا يَدَّعُونَ. سَلَامٌ قَوْلًا مِنْ رَبٍّ رَحِيمٍ.
” Ata dhe shoqet e tyre janë nën hije të mbështetur në kolltukë. Aty ata kanë pemë dhe çka të duan. Kanë "Selam", thënie e Zotit mëshirues!”{Jasin, 56-58}.
Xhennetlijtë në Xhenneti janë në vendet e tyre të këndshme, kënaqen më të mirat e tij, por kënaqësinë më të madhe do ta përjetojnë kur do t’ju prezentohet Zoti mëshirues dhe t’u jap selam. Për këtë pejgamberi a.s., ka thënë:”Duke qenë të preokupuar me kënaqësinë e Xhennetit, xhennetlinjve u paraqitet një dritë, ata ngrisin kokat dhe çka të shohin: Zoti i Madhëruar u thotë:”Esselamu-ajelkum, o xhenetlinj!” Ai i shikon ata dhe ata e shikojnë Atë. Sytë e tyre nuk mund të shikojnë tjetërkah derisa të largohen prej tyre, por edhe atëherë mbetet drita e Tij, gëzimi ndaj Tij në mesin e tyre.”
Pra, xhemat i nderuar, i lutemi Zotit xh.sh., të na bëjë prej xhenetlinjve dhe të na largojë nga Xhehennemi, nga kufri e shirku. O, Zot! Merrna shpirtat me iman, duke deklaruar fjalën e fundit:
“LA ILAHE IL-LALL-LLAH MUHAMMED RESULULL-LLAH! Amin.
اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.