Kujdes fėmijėt tuaj jetimė!

Vdiq fėmija shkaku i anashkalimit tė babait dhe vrazhdėsisė sė njerkės

Tregimi zė fill nė orėn e parė tė jetės sė fėmiut nė kėtė botė kur i vdiq nėna nga dhimbjet e lindjes. Babai mbeti konfuz nė edukimin dhe rritjen e tij kėshtu qė pėr disa kohe atė e morri tezja nė pėrkujdesje. Meqė nuk mund te jetonte pa grua, pas shtate muajsh u martua ne mėnyrė qė edhe fėmija te rritet ne shtėpi. Gruaja nuk kujdesej shume pėr fėmijėn e sidomos pasi qe lindi dy fėmijėt e saj. Kaluan plot katėr vite dhe fėmija 4 vjeēar mbeti nėn kujdesin e shėrbėtores, e cila krahas pėrgatitjes sė ushqimit, pastrimit dhe hekurosjes merrte edhe detyra ekstra pėr dy fėmijėt e zonjės.
Njė ditė gruaja ftoi familjen e saj ne darkė dhe duke qene si zakonisht e pakujdesshme ndaj fėmijės atė e la tė vetmuar derisa shėrbėtorja ishte e detyruar te pėrgatiste darken dhe nuk kishte si ta mbikėqyre fėmijėn. Ai si fėmije lozte me fėmijėt e saj dhe nga vendi kalonte ne vend por gjithnjė si i lėnė pas dore. Kur u shtrua darka ai shikonte ushqimet e shijshme dhe dėshironte ta zgjas dorėn tek ndonjė ėmbėlsire apo diē tjetėr qe ta shuaje etjen por jo…"Gruaja e babait" ia dha njė pjate me oriz dhe i tha me zė tė larte: Shko dhe haje darkėn tėnde nė ballkon!
Fėmija zemėrthyer e morri pjatėn dhe doli derisa familja e saj, qė tė gjitha gra, filluan tė hanė duke mos iu rėnė ndėrmend fare pėr tė. Fėmija pas njė dere filloi te hante ushqimin mu ashtu siē i hedhet maces…
Shkuan familja e gruas ndėrsa kjo e fundit urdhėroi shėrbėtoren qe te pastronte enėt dhe kuzhinėn, dhe shkoi pėr te fjetur. Pas pak u kthye burri dhe e pyeti gruan pėr djalin e vet. Si zakonisht, ai ėshtė me shėrbėtoren- iu pėrgjigj ajo duke mos ditur fare pėr te.
Ra burri pėr te fjetur por nė ėndėrr pa gruan e pare, e cila i thoshte: Ngrihu dhe ke kujdes pėr fėmijėn! U ngrit i frikėsuar dhe e pyeti prape gruan pėr te. Prape e njėjta pėrgjigje. Ra pėr tė fjetur edhe njėherė por nė ėndėrr erdhi pėrsėri gruaja e pare. U zgjua prape i trembur. Mos i stėrmadho gjerat! Ai ėshtė me shėrbėtoren- e "kėshilloi" gruaja.  U kthye ne shtrat por kėsaj radhe gruaja e pare e njoftoi ne ėndėrr se: Fėmija tash erdhi tek unė! U ngrit ta kėrkonte fėmijėn. Shkoi tek shėrbėtorja por nuk ishte. Kėrko andej e kėndej kur ja e gjeti fėmijėn te shtrire afėr njė dere me njė pjate me oriz, qe ai nuk kishte mundur ta hante. E gjeti por jo tė gjalle. Fėmija tashme kishte vdekur dhe trupi i ishte mavijosur.
Ky tregim ėshtė i vėrtetė dhe ka ndodhur ne rajonin e el Kasimit, nė Arabinė Saudite.
www.almawa.net
Pėrshtati nė shqip: Sedat G. ISLAMI
16-6-2007, e shtunė
Vushtrri, Kosovė



TREGIME
Hyrja nė faqen kryesore