PASOMËNI MUA QE T'IU DOJE ALLAHU

 

Fjala el-ittibaė (pasim) gjuhėsisht dtth: El iktifa (ndjekje, pasim i gjurmėve te atij qe ec). Ndėrsa ne kuptimin terminologjik dtth: qe besimtari ta pasoje atė qe erdhi prej Pejgamberit a.s dhe prej shokėve te tij (as-habeve). Sa i pėrket asaj qe transmetohet prej tabiineve (gjeneratės pas sahabeve), ėshtė i lire te zgjedhe (mendimet), siē e thotė kėtė edhe Imam Ahmedi r.a.

Ne realitet tere atė qe e urdhėroi Pejgamberi a.s, Allahu s.w.t na e obligoi ta pasojmė. Pėr pasuesin ka parashikuar shpėrblime ndėrsa pėr kundėrshtuesin ka parashikuar ndėshkime.

Vėlla musliman! Dije se sinqeriteti i dashurisė sate ndaj Allahut s.w.t dhe te dėrguarit te Tij, duket ne pėrfilljen apo zbatimin e urdhrave dhe largimin nga ndalesat, ndryshe te pretendosh dashurinė ndaj Allahut s.w.t dhe te dėrguarit te Tij ėshtė lehte madje nuk te obligon me shume se njė fjali. Por, dashuri e vėrtetė ėshtė: pasimi dhe respekti (nenshtrueshmeria). Thotė Allahu s.w.t"Žõįś Åöä ßõäŹõćś ŹõĶöČųõęäó Ēįįųåó ŻóĒŹųóČöŚõęäöķ ķõĶśČöČśßõćõ Ēįįųåõ ęóķóŪśŻöŃś įóßõćś ŠõäõęČóßõćś ęóĒįįųåõ ŪóŻõęŃń ŃųóĶöķćń  Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė, t'ju falė mėkatet tuaja, se All-llahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė". (Ali Imran 31).

Ka thėnė Ebu Sulejman Ed Darani: Kurė zemrat pretenduan dashurinė ndaj Allahut s.wt,zbriti Allahu kėtė ajet si sprove pėr to.

Po vėlla i dashur, argument i dashurisė sate ndaj Allahut s.w.t dhe te dėrguarit te Tij ėshtė ta pasosh atė, me te cilėn erdhi ligji-feja e Allahut madje edhe nėse ėshtė kundėr teje. Mu pėr kėtė, ky ajet u quajt "ajeti i sprovės".

Ka thėnė Ibnul Kajjimi" Nėse nuk ke arritur (ta realizosh)pasimin atėherė nuk e ke arritur apo shijuar dashurinė. Po ashtu thotė:bazuar ne kėtė (ajetin kuranor te lartcekur), nuk arrihet kėnaqėsia e Allahut s.w.t pėrveēse me pasimin e Pejgamberit a.s".

Çdokush prej nesh e di se lumturia, shpėtimi dhe kėnaqėsia  ne te dy dunjatė ėshtė ne te pasuarit e Muhammedit a.s por kush i pason urdhrat e tij? Kush zbaton sunnetin e tij ne jetėn e vet? Urdhėresat e ndalesat na u sillen neper vesh por kush iu pėrgjigjet?A jemi ne ashtu siq thotė Imam Evzaiu "Ecin me sunnetin kudo qe te shkoje" apo jemi prej atyre qe pasojnė epshin kudo qe te jete e kudo qe te thėrret?

Vėlla te kėshilloj te kesh kujdes nga pasimi i epshit sepse epshi ėshtė rruga e humbjes!!!

Vėlla i dashur! A ke dėshirė te jesh prej atyre, pėr te cilėt thotė Pejgamberi a.s" Tere ummeti im hyjnė ne xhennet…"

Unė e di se ti ke dėshirė por ta lexojmė hadithin prej fillimit .Nga Ebi Hurejre transmetohet se Pejgamberi a.s ka thėnė: Tere ummeti im hyjnė ne xhennet pėrveē atyre qe refuzojnė. Thane: O i dėrguari i Allahut: E kush refuzon? Tha: Kush me respekton mua hyn ne xhennet e kush me kundėrshton veē ka refuzuar (hyrjen ne xhennet)".(Transmeton Buhariu).

Vėrtet shume lehte! Xhenneti ėshtė pėr modestin dhe pasuesin ndėrsa nuk ėshtė pėr atė qe refuzon e  kthen shpien.

A ėshtė respekt dėgjimi i urdhrit pėr ta ulur shikimin pastaj te vazhdosh me shiqimet tua ne gjerat qe i ndaloi Allahu?

A ėshtė respekt dėgjimi i urdhrit pėr lėnien e Gibetit (pėrgojimit) pastaj te mbizotėrosh me gjuhen tende ndaj vėllezėrve muslimanė?

A ėshtė respekt dėgjimi i urdhrit pėr bamirėsi ndaj prindėrve pastaj te vazhdosh ne art-izimin dhe shpikjen e metodave pėr arrogance ndaj tyre?

A ėshtė respekt dėgjimi i urdhrit pėr te ftuar ne rrugėn e Allahut pastaj te nxitosh qe ta mohosh kėtė?

Shume e shume urdhra te cilat godasin veshėt tanė nuk patėn fat te pėrfillen.

Vėlla tashme prezantoja veten hadithit te lartpėrmendur  dhe shiko se a je prej atyre qe e respektojnė apo e kundėrshtojnė Pejgamberin a.s? Atje do ta gjesh veten gjykues te vetvetes"“ĒŽśŃóĆś ßóŹóĒČóßó ßóŻóģ ČöäóŻśÓößó Ēįśķóęśćó Śóįóķśßó ĶóÓöķČĒš  Lexo librin tėnd, mjafton tė jesh sot llogaritės i vetvetes”.(Isra 14).

Ka thėnė Ibnul Kajjimi: Omeri r.a i merrte ēėshtjet me seriozitet dhe pėrpikėri ndėrsa kur i thuhej:ate nuk e ka bere Pejgamberi a.s ndalej".

Ne fatkeqėsisht garojmė ne mėkate ndaj Allahut s.w.t e te dėrguarit te tij. Si dėshirojmė te jemi nga ithtarėt e sunnetit ndėrsa asgjė prej tij nuk kemi bere? Si duam te largohemi nga te humburit ndersa ne jemi duke ecur ne karvanin e tyre?

Ibni Abbasi ne koment te ajetit"ķóęśćó ŹóČśķóÖųõ ęõĢõęåń ęóŹóÓśęóĻųõ ęõĢõęåń  Nė ditėn kur ka fytyra qė zbardhen dhe ka fytyra qė nxihen…(Ali Imran 106), thotė: Sa u pėrket atyre qe iu zbardhen fytyrat, ata janė Ehli Sunneti Dhe Xhemati si dhe dijetaret ndėrsa tyre qe u nxihen fytyrat ata janė bidatxhinjte dhe te humburit".

Gjenerata e pare, sahabet r.a, ishin shembull i larte ne praktikimin e parimeve fetare. Poashtu ishin mostėr e sinqerte ne dashurinė dhe pasimin e Pejgamberit a.s .Omeri r.a kur arriti tek Haxher El Esvedi (Guri i zi ne Qabe) tha: Unė vėrtet e di se ti je guri, nuk bėn dem e as dobi por po te mos e shihja Pejgamberin a.s duke te puthur ty nuk do te puthja". Urdhrat e Allahut dhe te dėrguarit te Tij iu vinin ne kundėrshtim me jetėn e tyre por ata iu pėrgjigjeshin menjėherė madje posa dilte (nxirrej) urdhri e depėrtonte ne veshėt e tyre ata e zbatonin duke treguar kėshtu dashuri ndaj Allahut dhe te dėrguarit te Tij. Thotė Enes Ibni Malik r.a" U shėrbeja njerėzve me raki ne shtėpinė e Ebi Talhase, ne kohen kur rakija pihej sheshazi. Pejgamberi a.s urdhėroi  njė telall (thirrės) te thėrret" Veni re!Alkooli u ndalua. Thotė Enesi: Me tha Ebu Talhaja: Dil dhe derdhe (te teren). Dola dhe e derdha, (e nga sasia e shumte) rridhte (si rreke) ne sokaqet e Medinės".(Buhariu).

Ne njė transmetim qėndron "As nuk e pyeten pėr te (ndalesėn) e as nuk iu kthyen me (alkoolit) pas lajmit te njeriut".(Buhariu).

Nuk kishte nevoje atyre t'iu sqaroheshin demet e elementeve dehėse e as nuk kishte nevoje te publikohen vėrejtje por ēdo gjė mjaftoi me "rakia u ndalua".

E perse te mos pushojnė shpirtrat kur"ęóćóĒ ķóäŲöŽõ Śóäö Ēįśåóęóģ {3} Åöäś åõęó    ÅöįųóĒ ęóĶśķń ķõęĶóģ  Dhe ai nuk flet nga dėshira e tij.Ai (Kur'ani) nuk ėshtė tjetėr pos shpalljes qė i shpallet."(Nexhm 3-4).

Ibni Omeri transmeton se" Derisa njerėzit ishin duke falur sabahun ne Kuba erdhi njė njeri e tha: Pejgamberit a.s i ėshtė zbritur Kur'an, qe e urdhėroi te kthehet kah Qabeja pra kthehuni kah ajo! Atėbotė njerėzit ishin te kthyer kah Shami (por posa dėgjuan urdherin) u kthyen drejt Qabes". (Buhariu). Ndėrsa ne njė transmetim: U drejtuan (drejt Qabes) duke qene ne ruku".(Ebu Davudi,Ibni Maxheh dhe Nesaiu).

Vėlla i dashur dhe motėr e nderuar! Islami nuk erdhi vetėm pėr sahabet e as urdhrat nuk iu drejtuan vetėm atyre por edhe pėr ata qe erdhėn pas tyre. Ju gjithsesi se jeni pasardhės te tyre. Islami erdhi si pėr ata e pėr ne qe te mbizotėroje mbi jeterat tona, t'i pastroje ato dhe ti stolise me bamirėsi e shpėtim.

Imagjino njė karvan, i cili dėshiron te udhėtojė prej njė vendi ne njė vend tjetėr, ku distanca ne mes tyre pėrveē qe ėshtė e largėt ėshtė edhe shume e mundimshme. Rrugėn pėr tek ai vend nuk e di kush pos njė njeriu, rrugės se te cilit kush i largohet fundin e ka shkatėrrim. ēfarė mendon pėr atė qe me qellim e kundėrshton kėtė njeri (udhėzuesin apo udhėheqėsin ne rruge)?

Ne nė kėtė dynja besojmė se lumturia dhe shpėtimi ynė nuk ėshtė ne diē tjetėr  pėrveē ne pasimin e Pejgamberit a.s dhe rrugėn e tij. Andaj perse ta kundėrshtojmė? Na e sqaroi udhėzimin pas humbjes, ndėrsa zemrat tona janė te bindura ne vertetsine e fjalėve te tij.

Kur Pejgamberi a.s i thirri njerėzit ne besatim (bej'ah), i pari i cili shkoi tek ai ishte Sinan El Esediu, i cili i tha: Shtrije dorėn tė besatohem. Tha Pejgamberi a.s: Nė ēka me besatohesh? Tha Ebu Sufjani: Ne tere atė qe ke ne veten tende".(Tefsiri i Ibni Kethirit).

Ajo ishte pėrgjigje e plote dhe bindje se atė qe e urdhėron ky profet ėshtė e mire me plotekuptimin e fjalės, ne te gjitha poret e jetės. Mu pėr kėtė pėrgjigja e tij ishte e plote" Nė tere atė qe ke ne veten tende".

Çėshtja e pasimit nuk ėshtė e pėrkufizuar vetėm ne burra por edhe gratė kishin rolin e vet ne respektimin e urdhrave dhe largimin nga ndalesat. Dispozitat e sheriatit nuk veēohen vetėm me burra por me burra e gra, pėrveē atyre qe janė specifike pėr gjininė pėrkatėse. Nga Ebi Usejd El Ensari transmetohet se ka dėgjuar Pejgamberin a.s duke thėnė derisa ishte duke dalur prej xhamisė, ne kohen kur burrat e gratė ishin pėrzier ne rruge" Qėndroni mbrapa (oj gra) sepse juve nuk u takon te ecni ne mes te rrugės por ecni qosheve te saj". (Ebu Davudi). Thotė transmetuesi pas kėsaj ngjarjeje) gratė (i pėrmbaheshin dhe) ecnin afėr mureve saqė rrobat e ndonjėrės prej tyre kapeshin pėr mureve pėr shkak te afėrsisė se saj (ne ecje) me mure (qoshe te rrugėve).".

Po te ishin te gjitha gratė sikur ato do te ishin me te mira se sa burrat (por ja ndodhe e kundėrta).

Motėr besimtare! Nuk kėrkojmė prej teje te lepitesh-ngjitesh pėr muri por dėshirojmė qe te largohesh nga sprovat e burrave ne ndejet e e tyre!!Kėrkojmė qe mos zbulosh stolitė, te mos parymosesh kur te dalėsh ne treg; ne mėnyrė qe te mos jesh shkaktare pėr sėmurjen e zemrave te besimtareve.

 

LEGJENDA NGA DASHURIA DHE PASIMI I PEJGAMBERIT A.S

 

Transmetohet se ne marrėveshjen e Hudejbise, Urveja shikonte me bishtsyri sahabet e Pejgamberit a.s e tha: Nuk ka ndodhur te pėshtyje i dėrguari i Allahut e te mos bie pėshtyma e tij ne dorėn e ndokujt, me te cilėn e fėrkonte fytyrėn e lėkurėn e tij. Kur i urdhėronte me diē shpejtonin ta kryenin. Kur merrte abdes gati sa nuk luftonin pėr ujin e abdesit te tij. Kur fliste i ulnin zėrat e nuk e shikonin pėrveē se me nder e respekt. U kthye Urve e iu tha shokėve te vet: O njerėz! Vallahi kam qene emisar tek mbretėr: tek Kajseri, Kisraja e Nexhashiu por nuk kam pare kurrė mbret, shokėt e te cilit e nderojnė atė siē e nderonin Muhammedin shokėt e vet."(Buhariu).

Abdurrahman Ibn Ebi Lejla rrėfen se njė dite Abdullah ibni Revaha (ne njė transmetim qėndron Ibni Mesudi) erdhi tek Pejgamberi a.s, i cili ishte duke ligjėruar. E dėgjoi duke thėnė"Uluni!"e ul jashtė xhamisė derisa e kreu Pejgamberi a.s hytben e tij. U njoftua Pejgamberi a.s me kėtė e i tha: Allahu ta shtoftė dėshirėn dhe kureshtjen pėr respekt ndaj Allahut e te dėrguarit te Tij (Ibni Asakiri, shif:Kenz El Ummal pastaj El Isabeh).

Nga Zejd Ibn Halid El Xhehniu rrėfehet se Pejgamberi a.s ka thėnė: Po te mos i rendoja ummetin tim do t'i urdhėroja pėr misvak para ēdo namazi". Thotė (transmetuesi): Zejdi sa here qe shkonte ne xhami e vendoste misvakun ne vesh siē vendoset lapsi. Nuk ka falur ndonjė namaz e te mos ketė bere me misvak para se te falet". (Tirmidhiu,Ahmedi dhe Ebu Davudi).

Thotė Nafiu: Po te shikoje ne Ibni Omerin se si pasonte gjurmėt e Pejgamberit a.s do te thoshe: Qenka i ēmendur." (Ebu Neimi ne El Hilje,Hakimi).

Nafiu rrėfen se Ibni Omeri ka thėnė se Pejgamberi a.s ka thėnė: Po ta caktonim kėtė dere (vetėm) pėr gra". Thotė Nafiu: Ka vdek Ibni Omeri e nuk ka hyre prej saj (ne xhami). (Ibni Sa'di ne Tabekat,Sijer Ea'lam En Nubela).

Nga Ebi Umameja rrėfehet se i ka thėnė Pejgamberit a.s: Me urdhėro me diē? Tha Pejgamberi a.s: Mbaje agjėrimin se vėrtet nuk ka te ngjashėm me te. Thotė transmetuesi: Ebu Umamene, gruan dhe shėrbėtorin e tij nuk i takoja ndryshe veēse agjerueshem. (Ahmedi,Taberaniu dhe Nesaiu).

Thotė Dehebiu ne librin e tij Es Sijer 4/268 Ebu Abdurrahman Es Selmi, lexuesi i Kufes, imami i diturisė. E lexoi Kur'anin bukur dhe u thellua ne te. Njerėzve ua lexoi Kur'anin ne xhami plot 40 vite. Nga Abdurrahman Es-Selmiu  nga Uthman Ibni Affani se Pejgamberi a.s ka thėnė: Me i miri prej jush ėshtė ai qe mėson Kur'anin dhe ua mėson te tjerėve".(Buhariu). Thotė Ebu Abdurrahmani: Vėrtet kjo premise (premtim hyjnor) me ka bere qe te ulem ketu ne kete vend.

Autor: Halid Iben Abdul Aziz El Muslim

3-4/dhjetor/2003,e mėrkurė –e enjte

Brunei Darussalam