MBI ROLIN DHE RËNDËSIN E PËRKUJTIMIT TË TË VDEKURIT

Falënderimet tona më të sinqerta qofshin për All-llahun xh.sh,. i cili është i përjetshëm, i pa fillim dhe i pa mbarim, të cilin nuk e kaplon as kotja e as gjumi. Ndërsa selavatet dhe përshëndetjet tona kofshin për pejgamberin e Tij Muhammedin a.s., familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e fundit.
Vëllezër  të nderuar në hytben e kaluar kemi folur për .... ndërsa në hytben  sotme do të flasim për vdekjen.
Thotë All-llahu xh.sh., në Kur’an:
كُلُّ نَفْسٍ ذَائِقَةُ الْمَوْتِ ثُمَّ إِلَيْنَا تُرْجَعُونَ
“Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne.”{ Ankebut, 57}.
E dim, se prej ku jemi nisur dhe ku është caku ynë përfundimtarë (ahireti) kjo botë është gjysma e rrugës, fillimisht All-llahu krijoi shpirtat e njerëzve, e që të gjithë e besuan All-llahun, pastaj All-llahu krijoi çdo njeri në barkun e nënës së tij ku ju dha edhe shpirit e që është një botë ne vete pastaj me lejen e Tij erdhem në këtë botë, e edhe prej kësaj do të kalojmë në një jetë tjetër e që quhet jeta në varreza, që fillon prej daljes së shpirtit deri në ringjalljen në Ditën e Gjykimit. Andaj sot do të flasim për vdekjen.
Që të gjithë e dimë se kjo jetë në të cilën ndodhemi është e përkoshme dhe jo e gjithmonshme. All-llahu xh.sh., thotë:
يَا قَوْمِ إِنَّمَا هَذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا مَتَاعٌ وَإِنَّ الْآخِرَةَ هِيَ دَارُ الْقَرَارِ
“O populli im, kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.”{Gafir, 39}.
Në këtë botë nuk ka për të mbetur asnjë njeri përgjithmonë  veç përpak ditë, sa të ketë të shkruar nga ana e Zotit.
Thotë All-llahu në Kur’an:
وَلِكُلِّ أُمَّةٍ أَجَلٌ فَإِذَا جَاء أَجَلُهُمْ لاَ يَسْتَأْخِرُونَ سَاعَةً وَلاَ يَسْتَقْدِمُونَ
“Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t'u vijë afati i tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë.”{Araf, 34}.
Qëndrimi i ynë në këtë jetë, një ditë do të mbyllet me një gjë mjaft të tmerrshme dhe të frikshme, që quhet vdekje e cila është nisur me vrull që të arrij tek ne për të na marrë.
Prej kësaj, pra s’ka  kurrë shpëtim, dhe gjithë secili ka për ta shijuar herët a vonë. Kjo është një qështje që e dimë të gjithë. Vetëm ajo që nuk e dimë është: kur e ku kemi për të vdekur. Vdekjën, pra nuk mund ta dijë kurrkush në formë të prerë, se në ç’vend dhe nga do të vijë sepse kjo është në dijen e All-llahut.
E pra, gjëja që na përketë është vertët kjo që para se të na vije vdekja duhet të jemi të llogaritur e të përgatitur duhet plotësuar gjithë ate me çka jemi të ngarkuar.
Ta kujtosh vdekjen nuk do të thotë se duhet të largohesh nga kjo botë dhe të mendosh se nuk na duhet kjo botë. Kemi trguar shumë herë vllëzer se ç’vlerë e ç’rëndësi ka puna për njeriun në këtë jetë. Nuk duhet të kujtojmë, vllëzer se të përmendurit e vdekjes ka për qëllim ftohjen nga kjo jetë vetëm na duhet të kujtohemi se kemi për të vdekur me qëllim që të mos e lëmë punën e sotme për nesër.
Sa për vetën tonë kemi detyrë ta pasurojmë moralisht e materialisht, duke u pajisur me virtyte të larta e duke nderuar rregullat për të mbrojtur shëndetin e trupin tonë.
Qe pra, të kujtuarit e vdekjes vlen jo për tjetër gjë, veçse për t’i përmendur njeriut nevojën  që ka për plotësimin e të tillave detyra, me të cilat është i ngarkuar.
Ka thënë Pejgamberi a.s, shfrytëzoje rinin para se të vijë pleqëria, shfytëzoje pasurin para se të arrij varfëria, shfytëzoje shëndetin para se të arrij sëmundja, shrytëzoj jetën para se të arrijë vdekja.
Të kujtuarit e vdekjes na mundëson neve që të largohemi dhe të ndalemi nga punët e liga, nga mendimet e gabuara, dhe nga veset e ndaluara e ai i cili është larguar nga këto e ka fituar mëshiren e All-llahut. 
All-llahu na baftë prej atyre që nga kjo botë largohen me fjalën më të lartë 

اَشْهَدُ اَنْ لاَ اِلَهَ اِلاَّ الله وَ اَشْهَدُ اَنَّ مُحَمَّداً عَبْدُهُ وَ رَسوُلُهُ
Nuk ka Zot tjetër për veç All-llahut dhe Muhammdi është profet edhe i dërguari i Tij.

اَقُولُ قَوْلِي هَذَا وَ أَسْتَغْفِرُ اللهَ لِي وَ لَكُمْ. اَعوُذ ُبِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ. بِسْمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ.


Pėrgatitur nga:
Sadik Hasani,
Fahri Bahtiri,
Rrahim Bala, dhe
Fatmir Osmani.