SHEJHU ABDUL AZIZ BIN BAZ, ALLAHU E MËSHIROFTË!

 

          Ky ėshtė Shejhu Abdul Aziz Bin Abdil-lah Bin Abdurrahman Bin Muhammed Bin Abdil-lah Bin Baz, i lindur ne muajin Dhul Hixh-xhe, me 1330 sipas kalendarit hėnor.

         Kur'anin e kishte mėsuar ne moshėn e mitur pėr te vazhduar me pas ne studimet e sheriatit dhe gjuhės arabe tek dijetare te shumte te Rijadit (kryeqytetit te A.Saudite), prej te cilėve do te kishim veēuar:

Ø      Shejhu Muhammed Bin Abdul Latif Bin Abdurrahman Bin Husejn Bin Esh Shejh Muhammed Bin Abdul Vehhab,

Ø      Shejhu Salih Bin Abdul Aziz Bin Abdurrahman Bin Husejn Bin Esh Shejh Muhammed Bin Abdul Vehhab,

Ø      Shejhu Sa'd Bin Hamd Bin Atik, gjykatės i Rijadit,

Ø      Shejhu Hamd Bin faris, udhėheqės i Arkės Shtetėrore (Bejtul Mal) ne Rijad

          Shkencėn e Texhvidit (leximit te Kur'anit), me 1355, e kishte mėsuar nga Sa'd Vekas El Buhari, dijetar prej dijetareve te Mekkes ndėrsa te gjitha shkencat fetare, duke filluar nga 1347-1355 i kishte mėsuar prej Shejhut Muhammed Bin Ibrahim Bin Abdul Latif Alejhi selam Esh Shejh, te cilin e shoqėroi afėr 10 vite dhe i cili ndikoi shume ne formimin intelektual te Shejhut Bin Baz, e sidomos ne propozimin pėr pozite te gjykatėsit.

Pozitat dhe funksionet e ushtruara:

Shejhu i nderuar kishte ushtruar disa pozita, prej te cilave:

·        Pozitėn e gjykatėsit ne krahinėn e Harexhit njė kohe te gjate, respektivisht 14 vite (1357-1371)

·        Me pas, me 1372, ushtroi detyrėn e ligjėruesit ne Institutin Shkencor ne Rijad, pėr te kaluar njė vit me vone, me 1373, me te njėjtin funksion ne Fakultetin e Sheriatit ne Rijad, i cili qe hapur kėtė vit. Ne kėtė funksion qėndroi deri ne vitin 1380.

·        Me 1381  u emėrua zėvendės i Rektorit te Universitetit Islam ne Medine, ku qėndroi ne kėtė funksion deri me 1390, pėr ta vazhduar karrierėn e tij si Rektor i po kėtij universiteti.

 

·        Me 1995, me urdhėr mbretėror, ishte emėruar Kryetar i Pėrgjithshėm i Departamentit pėr Hulumtime Shkencore, Fetwa, Predikim dhe Udhėzim si dhe Kryetar i Kėshillit te Dijetareve te Mėdhenj,

·        Kryetar i Komitetit te Pėrhershėm pėr Hulumtime Shkencore dhe Fetwa,

·        Kryetar i Kėshillit, i cili ishte nen patronatin e Ligės Botėrore Islame,

·        Kryetar i Kėshillit te Larte Botėror pėr Xhamia,

·        Kryetar i Asamblese pėr Fikhun Islam ne Mekke, i cili poashtu ishte nen patronatin e Ligės Botėrore Islame

·        Anėtar i Kėshillit te Larte te Universitetit Islamik ne Medine

·        Anėtar ne Kėshillin e Larte pėr Predikim Islam ne Mbretėrinė e Arabisė Saudite.

Librat dhe punimet e tij shkencore:

Ne emrin e Shejhut janė botuar mbi 21 libėr, prej te cilave me te njohurat janė:

@     El Fevaid El Xhel-lijje Fil Mebahithi El Ferdijje

@     Et Tahdhir Min El Bide'

@     Hukmus Sufuri Vel Hixhabi Ve Nikahish Shigari

@     El Xhevab El Mufid Fi Hukmit Tasvir

@     Hukmul Islami Fi Men Taane Fil Kur'ani Ev Fi Resulil-lahi, Sal-la Allahu Alejhi Ve Sel-leme

@     El Xhihadu Fi Sebilil-lahi

@     Fetawa Teteal-laku Bi Ahkamil Haxh-xhi Vel Umreti Vez Zijareti

@     Vuxhubu Luzui Es Sunneti Vel Hadhri Minel Bid'ati

         Kėto libra dhe te tjera janė publikuar brenda njė libri te madh te quajtur "Mexhmuu Fetava Ve Mekalatin Mutenevviatin", te pėrmbledhura ne 14 vėllime dhe te radhitura ne baze te kapitujve te Fikhut. 

Metodologjia e tij ne fetwa:

         Edhe pse Shejhu ėshtė dijetar i madh dhe njohės i mire i Sunnetit (traditės se Muhammedit), ai epte fetwa ne baze te argumenteve qe kishte, duke ndjekur kėshtu rrugėn e gjeneratave te para (selefit). Kur e pyeste ndokush, i thoshte: "Do te hulumtoje pėr kėtė, eja nesėr!", ose "Do te hulumtoje me dijetaret tjerė", ose " Ajo qe mua me duket ėshtė kėshtu", ose "Nuk me kujtohet asgjė pėr momentin

         Fetwate i epte duke cekur edhe argumentin pėrkatės. Edhe pse medh'hebi i tij ishte Hanbelijj, ai kishte kundėrshtuar hanbelite ne disa ēėshtje dhe kishte dhėnė fetwa ashtu siē ia merrte mendja se ėshtė me se miri dhe ashtu siē argumentet zinin vend tek ai.

         Prej fetwawe, ne te cilat Shejhu ka kundėrshtuar drejtimin e vet juridik, veēojmė:

þ     Prekja e gruas nuk e prish abdesin absolutisht.

þ     Nėse njeriu ėshtė duke falur namaz nafile dhe ikameti ka thirrur pėr farz, atėherė ai e ndėrpret namazin nėse nuk ėshtė ne rekatin e dyte (por ne te parin, ne te kundėrtėn jo.S.I)

þ     Obligueshmeria e leximit te Sures Fatiha nga Me'mumi (namazliu i rėndomtė e jo imami) edhe nėse ėshtė ne namazet me dhe imami kėndon.

þ     Obligueshmeria e zekatit te Hul-lijjit (stolive, ornamenteve), edhe nėse ėshtė pėrgatitur pėr pėrdorim dhe pamarre parasysh se a vishet (kjo stoli) apo huazohet (epet tjetėrkujt ne pėrdorim).

þ     Lejohet hedhja e gurėve natėn (gjate ceremonive te haxhit ne Mina)

þ     Nuk i pranohet namazi atij, i cili del nga safi dhe falet vetėm (ne njė saf te ri)

þ     Mysafirit, i cili vendos te qėndrojė ne njė vend me shume se 4 dite, nuk i lejohen lehtėsimet e mysafirit (si shkurtimi i namazit, bashkimi i tyre, etj).

þ     Lejohet falja e Xhumasė me tre veta; imami dhe dy te tjerė.

þ     Nėse burri e lėshon gruan e tij tri here me njė shprehje (p.sh: ti je e lėshuar tri here. S.I), llogaritet njėherė (dhe nuk i humb e drejta ta ktheje prape nen kurore) ndėrsa nėse i thotė tri here ndarazi, llogariten tri shkurorėzime, (dhe ai me nuk ka te drejte ta ktheje pėrveē nėse ajo martohet me tjetrin, pasta ai e lėshon, e pastaj ky i pari, me kurore dhe prike (mehr) te ri, e marton. S.I) pėrveē nėse ka patur pėr qellim pėrforcim te asaj qe ka thėnė (kėrcėnimit se do ta lėshojė) ose sqarim (se nėse nuk biem dakord pason ndarja). Shejhu poashtu mendon se nuk realizohet Shkurorėzimi Risimtar, i cili ėshtė shkurorėzim gjate periudhės se menstruacioneve, nėse burri e din se gruaja ėshtė me menstruacione, ose gjate lehonisė, ose gjate periudhės kur gruaja ėshtė normal (pa menstruacione dhe nuk ėshtė ne lehoni), pėrveē nėse gruaja ėshtė shtatzėne ose ėshtė ne menopauze (moshėn kur nuk gjen fėmijė)

 

Vdekja e tij:

         Shejhu vdiq ne vitin 1420, ne kohen kur kishte mbushur 91 vit, njė muaj e ca dite. Mbretėria Saudite kishte nxjerrur njė shkrese-komunikate, ne te cilėn ngushėllohej Shejhu. Namazi i xhenazes iu fal ne Qabe, me 28 Muharrem 1420, sikurse qe i ishte falur edhe Namazi Gaib (ata, te cilėt nuk kane prezantuar aty, ia falin nga vendet e tyre) ne shume xhami te botes islame, ne shume universitete islame ne Evrope, Amerike, Australi, etj.

Pėrgatiti: Dr: Adil Muhammed Abdul Aziz El Garjani, Zėvendės i  Drejtorit pranė Komitetit pėr Fetwa, Konstruktor i Njėsisė Hulumtuese, Malajzi,

Punimi ėshtė publikuar ne: Buletin Infad, World Fatwa Management & Research Institute, dhjetor 2004, mbikėqyrur nga Islamic University College Of Malaysia, versioni ne gjuhen arabe, f:8

Pėrshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

19-8-2005, e xhuma

Brunei Darussalam