EBU BEKRI, JETA DHE SUNDIMI I TIJ

 

 

Parathėnia

Falėnderimi i takon Allahut, Subhanehu ve teala ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Pejgamberin Alejhi selam, mė pas:

Nuk ka pejgamber, te cilin e dėrgoi Allahu, subhanehu ve teala, e te mos ketė patur ithtarė dhe kundėrshtarė. Pokeshtu edhe zotėriu ynė, Muhammedi, Alejhi selam, kishte ithtarė e kundėrshtarė. Ne mesin e ithtarėve te tij ka qene njė njeri, i cili e shoqėroi Pejgamberin, Alejhi selam, qysh prej ditėve te para te shpalljes, madje ai ishte i pari qe besoi ne revelaten e Muhammedit Alejhi selam…Ai ishte qe vėrtetoi Mi'raxhin, shoqėroi Pejgamberin, Alejhi selam, ne Hixhret…Ai ėshtė Ebu Bekri, Allahu qofte ndare i kėnaqur prej tij…

Vlerėn e tij nuk mund ta pėrshkruaj lapsi e as gjuha. Mjafton argument pėr vlerėn e madhe te tij se ai ėshtė, ai prej te cilit Allahu,subhanehu ve teala, dhe Pejgamberi Alejhi selam u ndanė te kėnaqur.

Pejgamberi Alejhi selam e pėrgėzoi me Xhennet madje ai ėshtė i pari qe do te hyje ne Xhennet…

E pėrkrahu Pejgamberin, Alejhi selam, ne kohen kur nuk kishte pėrkrahės tjetėr pėrveē Allahut,Subhanehu ve teala, shpenzoi pėr Islamin dhe muslimanet kur ata ishin te dobėt, luftoi pėr Allahun, subhanehu ve teala, derisa vdiq…

E veēanta e kėtij shkrimi ėshtė se ne vend te lodhjes gjate punės kam ndier gėzim, rehati dhe qetėsi te madhe shpirtėrore sidomos kur pėrkujtoja faktin ose thėnė me mire fakte se ky sahabi i nderuar vėrtet ishte i dashur dhe i afėrm tek Pejgamberi, Alejhi selam.

Punimi im ne esence ėshtė njė ese[1] e shkurtėr e jetėpėrshkrimit te Ebu Bekrit, Allahu qofte ndare i kėnaqur prej tij.

Punimin e kam ndare ne dy kapituj:

Ne kapitullin e pare kam folur pėr jetėn e tij prej lindjes e gjer ne hilafet ndėrsa ne kapitullin e dyte kam folur pėr jetėn e tij pas kėsaj periudhe e deri ne vdekje.

Ne fund e lus Allahun, subhanehu ve teala, ta vendoje kėtė vepėr timen ne peshoren e veprave te mira te mia dhe ta beje pėr hire te Tij, subhanehu ve teala, ngase Ai ka mundėsi pėr njė gjė te tille!

Sedat Gani Islami

21/2/2004, e shtune

Brunei Darussalam

 

KAPITULLI I PARË

EMRI: Abdullah Bin Ebi Kuhafe, ndėrsa emri i Ebu Kuhafes ėshtė Uthman Bin Amir Bin Amr Bin K'ab Bin S'ad Bin Tejm Bin Murr-Rre Bin K'ab Bin Luejj Bin Galib Et Tejmi El Kureshijj.

Gjenealogjikishte me Pejgamberin, Alejhi selam, takohet tek Murr-rre Bin K'ab[2].

EPITETI (Kunja): Ebu Bekir

LLAGAPI  : Atik, Siddik

Thuhet se llagapin Atik e ka marre pėr atė se:

  1. Ka qene i bukur
  2. Ishte fytyrelire (i buzėqeshur)[3]
  3. Ishte i hershem ne te mira
  4. Thuhej se nėnės se tij nuk i jetonin fėmijėt. Kur e lindi Ebu Bekrin shkoi me te tek Qabeja  dhe u lut: O Zoti im! Le te jete ky i faluri( liruari) Yt prej vdekjes dhe ma fal ( jep) mua kėtė!

Ka edhe variante tjera…

Ndėrsa sa i pėrket llagapit Siddik, u gradua me te sepse ishte i pari qe vėrtetoi udhėtimin e Pejgamberit, Alejhi selam, pėrmbi shtate pale qiej pėr tek Allahu, subhanehu ve teala.

Kur u kthye Pejgamberi Alejhi selam dhe i lajmėroi njerėzit pėr kėtė disa u tallen me te. Duke menduar se me kėtė ngjarje do te arrinin ta ndanin Ebu Bekrin prej tij shkuan herėt tek ai ne mėngjes dhe i thane:

Shoku yt po pretendon se ka udhėtuar ( pėrmbi qiej ) ?

Pa u hutuar aspak iu tha: Nėse e ka thėnė kėtė ai atėherė e ka thėnė te vėrtetėn!

Allahu, subhanehu ve teala, e quajti poashtu me kėtė emėr ne Kur'an. Thotė Allahu,subhanehu ve teala,

" ęóÕóĻųóŽó Čöåö ĆõęśįóĘößó åõćõ ĒįśćõŹųóŽõęäó ęóĒįųóŠöķ ĢóĒĮ ČöĒįÕųöĻśŽö

E ai qė e solli tė vėrtetėn dhe ai qė e vėrtetoi atė, tė tillėt janė tė ruajturit[4]".

Ështė thėnė ne koment te kėtij ajeti "Ai, i cili erdhi e te vėrtetėn ėshtė Pejgamberi Alejhi selam ndėrsa ai, i cili ia vėrtetoi atė (dhe besoi ne te ) ėshtė Ebu Bekri, Allahu qofte ndare i kėnaqur prej tij.

Llagapin Siddik e morri sepse ishte i pari prej burrave qe vėrtetoi misionin e Pejgamberit, Alejhi selam dhe njeherit besoi ne te. Mu pėr kėtė Pejgamberi Alejhi selam e quajti Siddik.

Buhariu transmeton nga Enes bin Maliku r.a se Pejgamberi Alejhi selam sebashku me Ebu Bekrin, Omerin dhe Uthmanin u ngjiten ne Uhud. U dridh (Uhudi) ndėrsa (Pejgamberi Alejhi selam ) tha:

ĒĖČŹ ĆõĶĻ ” ŻÅäćĒ Śįķß äČķ ęÕĻķŽ ęŌåķĻĒä

Mbahu o Uhud se mbi ty janė Pejgamberi Alejhi selam, Siddku dhe dy dėshmorėt (shehidėt)".

Ebu Bekri poashtu quhej El Evvah- i dhimbshėm si rezultat i butėsisė dhe dhimbshmerise se madhe te tij.

LINDJA: Lindi 2 vjet e 6 muaj pas vitit te Elefantit.

JETA: Jetoi 63 vite[5].

ISLAMI: Do te ishte mire dhe me vend kėtu te cek faktin se Ebu Bekri asnjėherė asnjė idhulli nuk i beri sexhde. Transmetohet te ketė thėnė" Nuk i kam bere sexhde asnjė idhulli asnjėherė. Kėtė e kam bere sepse unė kur pata arritur pjekurinė me morri Ebu Kuhafeja[6] dhe me dėrgoi ne njė vend ku kishte idhuj. Me tha: Kėta janė zotėruat tu! Me la dhe shkoi. Iu afrova njė idhulli e thashė: Unė jam i uritur me ushqe! Por nuk mu pėrgjigj. Thashė: Unė jam i zhveshur me vesh! Por prape nuk mu pėrgjigj keshtuqe ia hodha njė guri ne fytyre[7].

SI E PRANOI ISLAMIN? Kur u dėrgua Muhammedi, Alejhi selam shkuan disa njerėz prej kurejsheve tek Ebu Bekri dhe i thane: O Ebu Bekir! Vėrtet shoku yt… (Ua ndėrpreu te folurit e) Tha (i frikėsuar):  Çfarė ėshtė puna e tij?

Thane: Ai ėshtė atje ne Xhami (Qabe), thėrret ne adhurimin e njė Zoti dhe pretendon se ėshtė pejgamber.

Tha Ebu Bekri: A kėtė e ka thėnė?

Thane: Po.

Shkoi Ebu Bekri tek Pejgamberi Alejhi selam, ia trokiti derėn dhe kėrkoi qe te dale. Kur doli Pejgamberi Alejhi selam i tha: O Ebul Kasim! Çfarė ėshtė ajo qe jam njoftuar pėr ty?

Tha Pejgamberi Alejhi selam: Po ēfarė te ka arritur pėr mua?

Tha: Jam njoftuar se ti thėrret ne Njeshmerine e Allahut dhe pretendon se je i dėrguar i Allahut.

Tha: Po o Ebu Bekir. Zoti im me beri pėrgėzues e qortues. Me beri pėrmbushje te duasė se Ibrahimit, Alejhi selam[8] dhe me dėrgoi pėr te gjithė njerėzit.

Tha Ebu Bekri: Pasha Allahun! Unė nuk e di nėse ti ke gėnjyer ndonjėherė dhe ti vėrtet e meriton revelaten pėr (hire te) amanetit tėnd te madh, mbajtjes se lidhjeve familjare dhe sjelljen tende te mire. Shtrije dorėn tė tė besatohem!

Ka thėnė Pejgamberi Alejhi selam"

ćĒ ĻŚęŹ ĆĶĻĒ Åįģ ĒįÅÓįĒć  ĒįĒ ßĒäŹ ćäå ŚäĻå   ßČęÉ ę äŁŃ ĒįĒ ćĒ ßĒä ćä ĒČķ ČßŃ ,ćĒ Śßć  Śäå  Ķķä ŠßŃŹå  ę ćĒ ŹŃĻĻ Żķå

Nuk kam ftuar ndoke ne Islam e te mos ketė ngecur dhe menduar[9]  pėrveē Ebu Bekrit, te cilit posa ia kam pėrmendur nuk ka pritur dhe as nuk ka dyshuar".

Ai ishte burri i pare qe e pranoi Islamin[10], duke mos harruar se Aliu r.a ishte i pari mashkull qe pranoi Islamin, pastaj atė e pasoi Zejd Bin Harithe, shėrbėtori i Muhammedi, Alejhi selam[11]

KUSH E PRANOI ISLAMIN PREJ TIJ: Prej tij pranuan Islamin personalitete te rėndėsishme prej sahabeve. Prej tyre ka madje qe janė te pėrgėzuar edhe me Xhennet, si: Uthman Ibniaffani, Zubejr Bin El Avam, Abdurrahman Bin Avf, S'ad Bin Ebi Vekkas, Talha Bin Ubejdullah…

Ndoshta nuk do te ishte e tepėrt sikur ta ceknim tregimin se si e pranoi Talhaja Islamin?

Kur kurejshitet panė se shume njerėz po e pranojnė Islamin prej Ebu Bekrit thane: Dėrgojani njė njeri Ebu Bekrit! Ia dėrguan Talhane (i cili atėbotė ishte pabesimtar). Derisa Ebu Bekri ishte ne mesin e popullit erdhi Talhaja dhe i tha: Ngritu me mua o Ebu Bekir!

Tha: Pėr ēfarė me thėrret?

Tha: Te thėrras ne ibadet pėr Latin dhe Uzzane.

Tha: Po kush janė Lati dhe Uzzaja?

Tha: Vajzat e Allahut.

Tha: Po kush ėshtė nena e tyre?

Heshti Talhaja dhe iu tha shokėve te vet: Pėrgjigjuni shokut tuaj.

Heshtėn.

Tha Talhaja: Ngritu o Ebu Bekir se unė dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Allahut.

E mori Ebu Bekri pėr dore, e dėrgoi tek Pejgamberi Alejhi selam dhe e pranoi Islamin[12]

FËMIJËT E TIJ: Ai kishte tre djem dhe tri vajza.

Sa iu pėrket djemve ata ishin:

Ndėrsa vajzat ishin:

Disa historiane thonė se numri i fėmijėve te tij ishte shumėfish me i madh se ky. Allahu e di me se miri!

MORALI i TIJ: Nuk ka dyshim se siē thotė Pejgamberi Alejhi selam " ĪķĒŃßć Żķ ĒįĢĒåįķÉ ĪķĒŃßć Żķ ĒįÅÓįĒć  ÅŠĒ ŻŽåęĒ  I zgjedhuri i juaj ne xhahilijet ėshtė i zgjedhuri juaj ne Islam, nėse bėhen te perkushtueshem", dhe nisur nga ky fakt zotėriu ynė Ebu Bekri ishte njeri me moral te larte madje ishte prej njerėzve me te devotshėm. Nuk e mashtronin humbjet e injorancės, si: adhurimi i putave, konsumimi i alkoolit, edhe pse kėto gjera pėr bashkekohaniket e tij ishin normale...

Ka thėnė Aisheja r.a" Ebu Bekri ia ndaloi vetes konsumin e alkoolit ne periudhėn paraislamike keshtuqe nuk e piu as ne kėtė periudhė dhe as ne periudhėn e Islamit. Kėtė e beri i shtytur nga fakti se ai kishte pare njė te dehur, i cili vendoste dorėn ne ndyrėsire, te cilėn e afronte tek goja, por kur ndiente erėn e keqe e largonte dhe mu pėr kėtė ia ndaloi vetes pirjen e alkoolit[13].

Ishte burrė qe fliste mire dhe kishte shoqėri te mrekullueshme.

DEVOTSHMERIA E TIJ: Vdiq Ebu Bekri duke mos lėnė as dinar dhe as dėrhem.

Hasan bin Aliu r.a rrėfen se me rastin e sėmundjes pėr vdekje, Ebu Bekri e kishte thirrur Aishen dhe e kishte urdhėruar qe te gjitha gjerat shtetėrore gjate kohės sa ishte halife t'ia dorėzojė pas vdekjes se tij Omerit r.a.

Kur vdiq Ebu Bekri,Aisheja ia dėrgoi ato gjera Omerit r.a, i cili kur i pa kėto gjera tha: Allahu qofte i kėnaqur me ty o Ebu Bekir se vėrtet i ke lodhur (ngarkuar) prisat pas teje.

Ebu Bekri edhe me herėt ne kohen kur morri postin e halifes punonte pėr te jetuar. Omeri e ndaloi nga kjo duke i dhėnė page nga Bejtul Mali konform punės qe kryente si halife.

Ebu Bekri nuk hante nga harami. Transmetohet se njė djalosh i ri mblidhte haraqin. Njė dite erdhi me diē, prej se cilės ngrėni Ebu Bekri.

I tha djaloshi: A  e di ē'ėshtė kjo?

Tha: Jo. Ç'ėshtė?

Tha: Ne periudhėn paraislame i bėra fall njė njeriu, te cilin e mashtrova (tradhtova). Ky njeri me takoi dhe ma dha kėtė (si shpėrblim), te cilėn ti je duke e ngrėnė.

Ebu Bekri e futi dorėn ne fyt, vjelli dhe e nxori atė qe kishte ngrėnė[14].

CILESITE ME TE CILAT ESHTE SHQUAR EBU BEKRI R.A: Askush nuk mundi te vjele dhe te pajiset me cilėsi dhe virtyte te larta siē beri Ebu Bekri. Ne vijim disa prej cilėsive te tij:

1.      Ishte prej muslimaneve te pare qe pranuan Islamin.

2.      Ishte njeriu me i mire i kėtij ummeti pas Pejgamberit, Alejhi selam. Ka thėnė Ibni Omeri r.a" Ne kohen e Pejgamberit, Alejhi selam, bėnim vlerėsimin e njerėzve. Se pari e zgjidhnim Ebu Bekrin pastaj Omeri bin Hattabin pastaj Uthman bin Affanin r.a".[15]

3.      Ishte shoqėrues i Pejgamberit, Alejhi selam, gjate migrimit prej Mekkes pėr ne Medine.

4.      Kur migroi me Pejgamberin, Alejhi selam, tere pasurinė e dha ne rrugėn e Allahut, subhanehu ve teala.

5.      Ishte halifi i pare i muslimaneve pas vdekjes se Pejgamberit,Alejhi selam,

6.      Ishte prej atyre qe epnin fetwa gjate kohės se Pejgamberit, Alejhi selam. Buhariu dhe Muslimi transmetojnė se njė grua erdhi tek Pejgamberi Alejhi selam dhe i foli pėr diē, te cilėn me pastaj Pejgamberi Alejhi selam e urdhėroi me diē. I tha gruaja: Çfarė te bej nėse nuk te gjej ty o i dėrguar i Allahut? Nėse nuk me gjen mua shko tek Ebu Bekri-ia ktheu Pejgamberi Alejhi selam ".

7.      Kur Pejgamberi Alejhi selam nxiti pėr te shpenzuar ne rrugėn e Allahut, Subhanehu ve teala shpenzoi tere pasurinė e tij. Omeri r.a thotė "Pejgamberi Alejhi selam na urdhėroi te epnim sadaka (lėmoshė)! Thashė: Nėse ndonjėherė do te mund ta mundi[16] Ebu Bekrin sot ta bej atė. Tha: Erdha me gjysmėn e pasurisė sime. Me tha Pejgamberi Alejhi selam: Çfarė iu le familjes sate? Thashė: Kaq (sa solla kėtu, dtth gjysmėn). Erdhi Ebu Bekri me tere atė qe kishte. I tha (Pejgamberi Alejhi selam ): Çfarė iu le familjes sate o Ebu Bekir? Ua lashė Allahun dhe te dėrguarin e Tij-ia pėrgjigj Ebu Bekri. Omeri thotė: Thashė: Pasha Allahun! Nuk mund ta kaloje ne asgjė[17].

8.      Ishte prej njerėzve me te dashur tek Pejgamberi Alejhi selam. Muslimi transmeton nga Amr bin El Asi, i cili e ka pyetur Pejgamberin, Alejhi selam, se cilin njeri e do me se shumti? Tha: Aishen. Thashė: Po prej burrave? Tha: Babain e saj". (  dtth Ebu Bekrin).

9.      Pejgamberi Alejhi selam u vėllazėrua me te. Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Eu Seid el Hudriu se Pejgamberi Alejhi selam ua mbajti njė ligjėratė njerėzve e tha" Njė robi Allahu,subhanehu ve teala, ia mundėsoi te zgjedhe ne mes dunjase dhe asaj qe ėshtė tek Ai keshtuqe zgjodhi atė qe ėshtė tek Allahu,subhanehu ve teala. Tha: Qau Ebu Bekri. U ēuditem se perse qau pėr njė njeri qe lajmėroi Pejgamberi Alejhi selam se i ėshtė dhėnė (ne mundėsi) zgjedhja. (me vone kuptuam se) Ai rob ishte Muhammedi, Alejhi selam. Ebu Bekri ishte me i dituri ynė. Pejgamberi Alejhi selam tha: Prej njerėzve me besnik me shoqėrinė dhe pasurinė e tij ndaj meje ėshtė Ebu Bekri. Po te merrja mik-dost (Halil) ndoke tjetėr pėrveē Allahut,Subhanehu ve teala do ta merrja Ebu Bekrin por (kjo le te mbetet) vėllazėri dhe dashuri islame. Le te mos mbetet dere ne xhami pa u mbyllur pėrveē derės se Ebu Bekrit".

10.  Allahu, subhanehu ve teala, gjykoi pėr te se ėshtė i pastėr dhe shpirtēiltėr. Thotė Allahu, subhanehu ve teala, "Ndėrsa ai qė ėshtė mė i devotshėm do tė jetė larg tij.18.Ai qė e jep pasurinė e vet e pastrohet, 19.E jo pėr ta shpėrblyer ndokė qė i ka bėrė mirė mė parė.20.Por vetėm pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit tė vet, mė tė lartit, 21.Pėr Zotin, ai do tė gėzojė atė kėnaqėsi! (Lejl 17-21)

11.  Ebu Bekri ishte prej njerėzve me imanin me te madh ne bote. Pejgamberi Alejhi selam tha se" Po ta vendosnim imanin e tere ummetit ne njė ane dhe imanin e Ebu Bekrit ne anėn tjetėr do ta peshonte imani i Ebu Bekrit".

12.  Ebu Bekri do te thirret prej te gjitha dyerve te Xhennetit. Kur Pejgamberi Alejhi selam lajmėroi se namazlinjte do te thirren nga dera e namazit, agjėruesit nga dera rejjan…Ebu Bekri atėbotė pyeti se a ka ndokush qe thirret prej te gjitha kėtyre dyerve? Pejgamberi Alejhi selam tha: : äŚć ” ęĆŃĢę Ćä Źßęä ćäåć ķĒ ĆČĒ ČßŃ Po, shpresoj qe te jesh ti prej tyre o Ebu Beker[18].

13.  Ishte njeriu qe pėr njė dite te vetme fitoi shume cilėsi te mira. Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi Alejhi selam njė (dite) tha:  Kush prej jush u zgjua sot agjerueshem?Tha Ebu Bekri: Unė.Tha: Kush prej jush pėrcolli sot ndonjė xhenaze?Tha Ebu Bekri: Unė.Tha: Kush ushqeu sot ndonjė te varfėr?Tha Ebu Bekri: Unė.Tha: Kush vizitoi sot ndonjė te sėmurė?Tha Ebu Bekri: Unė.Tha Pejgamberi Alejhi selam: Nuk bashkohen (ne dike kėto cilėsi) e te mos hyje ne xhennet".

14.  Ebu Bekri ishte i njohur pėr moralin, bujarinė dhe guximerine e tij. Ai shoqeroi Muhammedin, Alejhi selam gjate hixhretit. Transmetohet se njė dite Aliu r.a ne njė grup njerėzish tha: Kush ėshtė njeriu me guximtar? Thane: Ti o pris i besimtareve. Tha: Sa me pėrket mua nuk me ka ndodhur ta dyluftoje dike e te mos dale fitimtar. Ndėrsa me guximtari ėshtė Ebu Bekri. Ne ditėn e Bedrit Pejgamberit, Alejhi selam, ia bėmė njė tende dhe thamė: Kush do te rrije me Pejgamberin, Alejhi selam, qe te mos arrije tek ai asnjė politeist. Pasha Alahun askush prej nesh u afrua pėrveē Ebu Bekrit, i cili mbante shpatėn mbi kokėn e Muhammedit, Alejhi selam (qe ta ruante)

15.  Ishte pris i besimtareve pėr ne Haxh gjate kohės sa ishte gjalle Pejgamberi Alejhi selam

16.  Ishte imam kur Pejgamberi Alejhi selam mungonte pėr shkak te sėmundjes prej se cilės edhe vdiq

17.  Kur Pejgamberi Alejhi selam beri M'iraxhin ishte i pari i cili e besoi kėtė lajm.

KONTRIBUTI I TIJ GJATE JETES SE PEJGAMBERIT, alejhi selam: Me pare cekem se ai ishte prej njerėzve qe me se shumti shpenzonin pėr Islamin por ajo qe kėtu dua ta cek ėshtė diē qe nuk e cekem me larte dhe qe vėrtet meriton t'i kushtohet jo njė nėntitull siē po bėjmė ne por njė libėr komplet. Ne vazhdėn e te mirave te tij pėr Islamin dhe muslimanet ka bere njė pune te madhe,e cila ka shkruar emrin e tij me ar ne faqet e historisė. Ajo ēėshtje apo pune ėshtė se ky fatbardhe pagoi ēmimin e truallit pėr xhami te Pejgamberit,Alejhi selam. Po, pagoi ēmimin e  truallit pėr xhaminė e Pejgamberit Alejhi selam[19], pėr xhaminė ne te cilėn edhe sot e kėsaj dite falen miliona  njerėz…Xhaminė, pėr ne te cilėn ėshtė i ligjėsuar udhėtimi…Xhaminė qe falja ne te vlen sa 1000 falje[20] ne xhamite tjera…Allahu qofte ndare i kėnaqur prej teje o Ebu Bekir!

EBU BEKRI DHE HADITHI I PEJGAMBERIT,ALEJHI SELAM: Ebu Bekri transmetoi 142 hadithe. Ebu bekri ishte i pari qe vuri bazat e pėrforcimit (tethbit) ne marrjen e hadithit dhe kujdesin ne transmetimin e tij, saqė Hafidh Edh Dhehebiu thotė ne librin e tij "Tedhkiretul Huffadh" se ai ėshtė i pari i cili i kushtoi rėndėsi pranimit te haditheve.

SAHIFEJA E EBU BEKRIT: Ebu Bekri tuboi 500 hadithe ne njė sahife (fletushke) por i dogji. Hakimi me senedin e tij transmeton nga Kasim Bin Muhammedi se Aisheja r.a ka thėnė" Babai im tuboi hadithin nga Pejgamberi Alejhi selam. Ishin gjithsej 500 hadithe. Bujti atė nate duke u rrotullar ne shtrat (shume). Me beri te ndihem keq pėr te. I thashė: A rrotullohesh nga ndonjė dert apo te ka ndodhur diē? Kur u zgjua tha: Oj bija ime! M'i sjell hadithet te cilat i ke ti. Ia solla ndėrsa ai kėrkoi zjarre dhe i dogji. I thashė: Perse i djege? Tha: U frikėsova te vdes e ato te mbesin tek unė. Ndoshta ka hadithe nga njerėz qe iu kam zėnė bese por nuk ka qene ashtu siē me ka transmetuar keshtuqe bėhem bartės i saj ndėrsa lajmi nuk ėshtė i vėrtetė. Allahu e di me se miri!

Ebu bekri i shkroi Amr Bin El Asit njė letėr ne te cilėn thoshte se Pejgamberi Alejhi selam ne lidhje me ensaret kishte thėnė" Pranoni nga te mirėt e tyre ndėrsa anashkaloni nga te keqinjte e tyre. Poashtu i shkroi edhe Enes Bin Malikut, i cili ishte mekembes i tij ne Bahrejn rreth obligimeve (farzeve) qe i obligoi Allahu,subhanehu ve teala, dhe i dėrguari i Tij. Supozohet te ketė qene e vulosur kjo letėr me unazėn e Pejgamberit,Alejhi selam[21].

 

KAPITULLI I DYTË

SUNDIMI I TIJ:

Parashenjat E Sundimit Te Tij: Te gjithė e dimė se kur Pejgamberi Alejhi selam u sėmur pėr vdekje e urdhėroi Pejgamberin, Alejhi selam, t'ua fale njerėzve namazin. Ne kėtė ka argument se Pejgamberi Alejhi selam ua beri me dije njerėzve dėshirėn e tij pėr te qene Ebu Bekri udhėheqės pas tij[22].

Buhariu & Muslimi transmetojnė nga Xhabir Bin Mut'am se njė grua i kishte ardhur Pejgamberit,Alejhi selam, dhe e kishte urdhėruar qe (pas njė kohe) te kthehet prape tek Pejgamberi Alejhi selam. Tha gruaja: Me trego ēfarė te beje nėse nuk te gjej ty? Me kėtė sikur e kishte pėr qellim vdekjen e Pejgamberit,Alejhi selam. Tha: Nėse nuk me gjen mua atėherė shko tek Ebu Bekri.[23] Ne kėtė ka argument poashtu se Pejgamberi Alejhi selam e favorizoi atė ndaj te gjithė sahabeve. Pastaj Pejgamberi Alejhi selam u fal duke qene Ebu Bekri imam i tij dhe muslimanve[24]. Kur Pejgamberi Alejhi selam vdiq, Omeri u ngrit me shpate ne dore dhe kėrcėnonte me vdekje ēdo ke qe thotė se Pejgamberi Alejhi selam ka vdek. Pas pak erdhi Ebu Bekri dhe pasi qe pa se Pejgamberi Alejhi selam kishte vdekur i tha Omerit: Hesht! Omeri nuk heshtte. Filloi Ebu Bekri te flasė ndėrsa njerėzit u braktisen atė dhe iu drejtuan Ebu Bekrit. Ne kėtė poashtu ka argument se Ebu Bekri ishte me meritori prej sahabeve dhe ishte me i respektuari ne mesin e tyre sikurse qe ka argument te fuqishėm pėr vendosmėrinė e tij ne fatkeqėsi dhe kohėra te liga.

SI U BE ZGJEDHJA?: Ende pa u vorrosur Pejgamberi Alejhi selam njė grup sahabesh nga ensaret u tubuan ne shtėpinė e Beni Saade ndėrsa muhaxhiret u tubuan rreth Ebu Bekrit pėr te diskutuar pėr ēėshtjen se kush do te vie si Halife i muslimaneve. Çėshtja sa vinte e komplikohej saqė gati sa edhe u pėrēanė muslimanet, por, fale ndihmės se Allahut,Subhanehu ve teala, i Cili inspiroi Omerin ta merrte Ebu Bekrin dhe te shkonte tek ensaret, ku pas njė konsultimi, arritėn te gjithė ne pėrfundim se janė te kėnaqur qe Ebu Bekri te jete halifeja i tyre. Ky ishte betimi i pare qe iu be halifes ndėrsa te nesėrmen Ebu Bekri derisa dėshironte te ngritej ne minber ta njoftonte masėn e gjere pėr kėtė, ia parapriu Omeri ne te folur e tha: Ensaret dhe Muhaxhiret u dakorduan qe Ebu Bekri te jete halifeja i tyre. U ngriten te gjithė njerėzit dhe ia dhanė besėn. Ky besatim njihet si i pėrgjithshėm derisa ai i pari njihet si i veēante.

Çėshtjen e pare, te cilėn e beri Ebu Bekri pas vdekjes se Pejgamberit, Alejhi selam, ishte dėrgimi i Osames pėr t'i luftuar romaket edhe pse sahabet nuk u pajtuan te jene nen komandėn e Osames, i cili atėbotė ishte shume i ri. Por Ebu Bekri dha urdhėr te prere qe te jete ai komandant sepse ai ishte zgjedhur nga Pejgamberi Alejhi selam.

Pas njė kohe te shkurtėr Ebu Bekri ishte njoftuar se disa fise kane refuzuar pėr ta dhėnė zekatin keshtuqe vendosi t'i luftoje edhe pse Omeri ne fillim nuk ishte i ketij mendimi por kur pa se Ebu Bekri ishte i vendosur ne te tha: Kuptova se Allahu,subhanehu ve teala, ia kishte hapur gjoksin dhe se ai ishte ne te vėrtetėn keshtuqe pajtova me te.

SHËNIMET ME TE RËNDËSISHME HISTORIKE NE KOHEN E TIJ: Luftimi i atyre qe refuzuan dhėnien e zekatit,

  1. Lufta e Jemames kunder Musejlemes, i cili pretendonte se ėshtė pejgamber,
  2. Lufta kundėr njė gruaje, e cila poashtu pretendonte pejgamberllekun. Emri i saj ishte: Sexhah bint El Harith.
  3. Çlirimi i Irakut,dhe
  4. Luftimi i romakeve.

VDEKJA E TIJ: Ne kohen kur Halid Bin Velidi luftonte romaket, Allahu,subhanehu ve teala, caktoi njė urdhėr tjetėr. Ai urdhėr ishte sėmurja e Ebu Bekrit pėr vdekje. Kur pa se ai se afėrmi do te kaloje ne fqinjėsi te Allahut, Subhanehu ve teala i thirri shokėt e vet, sahabet, dhe ua paraqiti dėshirėn e tij pėr zgjedhjen e Omerit pas tij si halife te muslimaneve. Kėtė gjė e pranuan te gjithė sahabet duke e lėvduar Omerin.

Vdiq Ebu Bekri ne muajin Xhumadel Ahire, tri net pa u mbushur 13 vite te hixhretit. Sundimi i tij zgjati: 2 vjet, 3 muaj dhe 10 net. Vdiq duke qene 63 vjeēar.

Porositi qe te varrosej pranė Pejgamberit, Alejhi selam. Namazin e xhenazes ia fali Omeri r.a.

Transmeton Aisheja r.a se "Ebu Bekri vdiq natėn ndėrsa u varros para agimit. Xhenazen ia fali Omeri".

MËSIMET DHE KËSHILLAT QE I PËRFITOJMË PREJ JETËS SE TIJ: Respektimi i udhėheqėsit siē e respektoi ai Pejgamberin,Alejhi selam,

  1. Shoqėria e vėrtet siē e shoqėroi ai Pejgamberin, Alejhi selam, madje duke vene edhe jetėn e tij ne rrezik
  2. Stimulim pėr sadaka
  3. Stimulim pėr ndėrtimin e xhamive
  4. Stimulim pėr ndihme muslimaneve pėr hire te Allahut,Subhanehu ve teala
  5. Moslakmia e pozitės
  6. Lejimi i te qenurit pris i atij qe nuk ėshtė me i miri, sepse Ebu Bekri nuk ishte me i mire sesa Pejgamberi Alejhi selam edhe pse ai doli imam i Pejgamberit Alejhi selam.
  7. Domosdoshmėria e konsultimit te kryetarit me shokėt e vet ne ēėshtjet shtetėrore
  8. Mosmashtrimi me pozitėn e kryetarit
  9. Vendosmėria dhe paluhatshmeria e muslimanit ne fatkeqėsi dhe kohe te liga.

Mėsimet dhe kėshillat, te cilat nxirren prej jetės se tij, qofte private apo zyrtare janė te shumta por ne do te mjaftojmė me kaq.

PËR FUND:

Vėrtet ėshtė kėnaqėsi te shkruash pėr te mirėt sepse edhe nėse nuk je prej tyre ndien thelle ne shpirtin tėnd njė dashuri dhe iman,e aq me tepėr kur shkruan pėr jetėn e njė sahabiu siē ishte Ebu Bekri, i cili me veprat e tij dėshmoi sinqeritetin, vendosmėrinė, trimėrinė dhe modestinė e tij qe kishte. Dėshmoi se vėrtet meritonte kėnaqėsinė e Allahut, Subhanehu ve teala dhe te Pejgamberit, Alejhi selam.

Neve nuk na mbetet tjetėr veē ta lusim Allahun,subhanehu ve teala, te na fale mėkatet, te na shtoje te mirat si dhe te na ringjalle ne turmėn e te devotshmeve! Amin

14/korrik/2004

 

Literatura E Konsultuar:

  1. Siretun Nebijji ve As-habuhu El Ashreti, El Hafidh Ebi Muhamed Abdul Gani El Makdesi El Xhemailijj El Hanbelijj, Bot: i pare,1986, Darul Xhinan
  2. Es Siretu En Nebevije, Ibni Hisham, Bot: i pare, Darul Xhijl, Bejrut, Liban,
  3. Kitabetul Hadithi Bi Aklamis Sahabeti, Dr: Saxhidu Rrahman Es Siddiki, Darul Hadith, 2001, Kajro, Egjipt
  4. Hajatu Ebi Bekrin, Mahmud Shelebi, Darul Xhijl, Bejrut, Liban
  5. Muhammedun Resulullah, Menhexhun Ve Dirasetun, Bahthun Ve Tahkikun, Muhamed Es Sadik Ibrahim Urxhun, bot: i pare, 1985, Darul Kalem,
  6. Hajatus Sahabe, Muahmed Jusuf El Kendehlevi, bot: i pare 1987, Daru Rrejjan Lit Turath, Kajro, Egjipt
  7. Sherhul Akideti el vasitijjeti, Muhammed Bin Salih el Uthejmin, Botimi i pare, 2002, Mektebetus safa, Kajro, Egjipt
  8. El Kabesat Es Sennije Min Sherhi Akideti Et Tahavijjeti, Dr/Salah Abdel Fettah El Halidi, Botimi i pare, 2000, Darul Kalem, Dimeshk, Siri

 

 

 



[1] Tema ne esence eshte marre nga pjese te shkeputura te nje punimi tim seminarik ne gjuhen arabe ne lenden e Siretu en Nebevijje, ne vitin e dyte akademik ( 2003-2004) ne Universiti Brunei Darussalam,te cilin e kam mbrojtur para hiresise se tij,Dr: Sahibud- din Laming.

Nga deshira e madhe per t'a njohur kete personalitet te madh islam vendosa te paktėn,me gjithe kohen e pakte qe kemi ne keto vite studentore t'a sjell nje version te punimit tim edhe ne gjuhen shqipe,duke shkeputur pjese te cilat per publikun shqiptar me jane dukur se jane mė me rendesi.Mu per kete ne ceshtjen e zgjedhjes se Halifes dhe gjerat tjera perkitazi me Hilafetin nuk jam ndalur shume,sepse nuk me eshte dukur e arsyeshme t'ua prezentoje nje gje te tille publikut,prej te cileve ka madje qe as nuk e njohin Ebu Bekrin e si te hyje ne detaje per kete ceshtje.Ne kete rast kam mjaftuar me njohurite elementare,duke lene detajet anash.Ndoshta ne te ardhmen do t'a sjellim edhe Hilafetin e tij ne detaje ne ndonje punim te vecante per te nese per nje gje te tille ndihet nevoje.

[2] Siretu En Nebijji ve As-habuhu El Ashreti,El Hafidh Ebi Muhamed Abdul Gani El Makdesi El Xhemailijj El Hanbelijj,Darul Xhinan,bot: i pare,1986,f:61

Es Siretu En Nebevije,Ibni Hisham,Darul Xhijl,Bejrut,Lubnan,bot:i pare,vell:1,f:231

[3] Ibid,F;231,

Kitabetul Hadithi Bi Aklamis Sahabeti,Dr:Saxhidu Rrahman Es Siddiki,Darul Hadith,2001,Kajro,Egjipt,f:45

[4] Zumer 33

[5] Siretu En Nebijji Ve As-Habuhu El Ashreti,El Hafidh Ebi Muhamed Abdul Gain El Makdesi El Xhemailj El Hanbelijj,f:61

[6] Babai i tij

[7] Hajatu Ebi Bekrin,Mahmud Shelebi,Darul Xhijl,Bejrut,Lubnan,f:13

[8] i cili e pat lutur Allahun,subhanehu ve teala,qysh heret duke i ngritur muret e Qabese per t'a derguar nje pejgamber nga mesi i ketij populli dhe ashtu ngjau.Kete e shenoi edhe Kur'ani.Thote Allahu,subhanehu ve teala, "ęóÅöŠś ķóŃśŻóŚõ ÅöČśŃóĒåöķćõ ĒįśŽóęóĒŚöĻó ćöäó ĒįśČóķśŹö ęóÅöÓśćóĒŚöķįõ ŃóČųóäóĒ ŹóŽóČųóįś ćöäųóĒ Åöäųóßó ĆóäŹó ĒįÓųóćöķŚõ ĒįśŚóįöķćõ {127} ŃóČųóäóĒ ęóĒĢśŚóįśäóĒ ćõÓśįöćóķśäö įóßó ęóćöä ŠõŃųöķųóŹöäóĒ ĆõćųóÉš ćųõÓśįöćóÉš įųóßó ęóĆóŃöäóĒ ćóäóĒÓößóäóĒ ęóŹõČś ŚóįóķśäóĒ Åöäųóßó ĆóäŹó ĒįŹųóęųóĒČõ ĒįŃųóĶöķćõ {128} ŃóČųóäóĒ ęóĒČśŚóĖś Żöķåöćś ŃóÓõęįĒš ćųöäśåõćś ķóŹśįõę Śóįóķśåöćś ĀķóĒŹößó ęóķõŚóįųöćõåõćõ ĒįśßöŹóĒČó ęóĒįśĶößśćóÉó ęóķõŅóßųöķåöćś Åöäųóßó ĆóäŹó ĒįŚóŅöķŅõ ĒįĶóßöķćõ  <