FAHRUD-DIN ERR-RRAZI
Jeta, Tefsiri Dhe Metodologjia E Tij
Hyrje
Falėnderimi i takon Allahut,Subhanehu ve
teala ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, shokėt,
familjen dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim, me pas:
Nuk ka dyshim se dituria dhe dijetaret ne
Islam kane pozite dhe nder te madh, si jo kur diturinė Allahu, subhanehu ve
teala, e beri atė atribut pėr Vete, prej se cilės edhe nxori disa emra te Tij,
si" El Alim (Dijetar), El Al-lam (Dijetar shume i madh), ndėrsa duke
sqaruar vlerėn dhe pozitėn e dijetareve ka thėnė"ķóŃśŻóŚö Ēįįųóåõ ĒįųóŠöķäó
ĀćóäõęĒ ćöäśßõćś ęóĒįųóŠöķäó ĆõęŹõęĒ ĒįśŚöįśćó ĻóŃóĢóĒŹņ ęóĒįįųóåõ ČöćóĒ
ŹóŚśćóįõęäó ĪóČöķŃń All-llahu i lartėson ata qė
besuan prej jush, i lartėson nė shkallė tė lartė ata tė cilėve u ėshtė dhėnė
dituri. All-llahu ėshtė i njohur mirė me atė qė punoni"..(Muxhadele, 11)
Nisur nga ky parim, pra parimi i pozitės
se dijetareve tek Allahu, subhanehu ve teala, patėm dėshirė te shkruajmė pėr
jetėn e njė imami te madh, njė shkencėtari me renome botėrore, njė dijetari qe
rralle ia gjen shoqin, njė gjenie ne shkenca te ndryshme, njeriut, te cilin nuk
mundi ta harroi historia, faqet e se cilės i mbushi me drite dhe me pune te
madhe; nxori gjenerate dijetaresh, emrat e te cilėve janė te pashlyer ne
regjistrin e shėrbėtoreve te fesė sė Allahut, Subhanehu ve teala, ėshtė ky
Imami i Ndritur, Shejhul Islami ne Hera, Fahrud Din Err Rraziun, Allahu e
mėshiroftė!
Pėr te mos e zgjatur shume, ne kėtė punim
tonin modest jemi munduar ta ndriēojmė jetėn e kėtij dijetari te madh, tefsirin
dhe metodėn e tij ne kėtė tefsir, duke mos anuar ne asnjė mendim pa argument
dhe duke mos qene fare i nxitur nga fanatizmi medh'hebor. Qėllimi i pare dhe i
fundit i kėtij punimi ėshtė ndriēimi i thėnieve dhe lajmeve, te cilat na u janė
transmetuar duke komentuar dhe studiuar aq sa na u ėshtė dhėnė mundėsia.
Punimin e kemi ndare ne dy kapituj:
Ø
Ne kapitullin e pare kemi folur pėr jetėn e tij, prej lindjes gjer ne
vdekje,
Ø
Ne kapitullin e dyte kemi folur pėr tefsirin e tij dhe mendimet e
dijetareve pėr te, si dhe pėr metodologjinė e tij ne kėtė tefsir.
E lus Allahun, subhanehu ve teala, qe te
me bekoje pėr kėtė pune, ta vendose kėtė angazhim dhe mund timin modest ne
peshoren e veprave te mia te mira ne ditėn kur nuk do te beje dobi as pasuria e
as fėmiu, pėrveē ai qe shkon tek Zoti me zemėr te pastėr
Pėrshėndetjet
qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, familjen dhe shokėt e tij!!!
Sedat Gani
Islami
30 tetor
2005, e diele
26 Ramazan
1426
Brunei
Darusalam
|
Kapitulli i parė: |
Jeta e Fahrud Din Err Rrazit
Emri dhe prejardhja e tij: Muhammed Bin Omer Bin El Husjen Bin El
Hasen Bin Alijj Et Tejmijj, El Bekrijj([1]),
Err Rrazi El Mevlid([2]),
El Fekih Esh Shafiij (jurist shafiit)([3]),
El Mufesssir (komentator), El Mutekel-lim (teolog)([4]),
El Usulijj([5]),
El Mutetabbib (mjek)([6]).
Ështė thėnė: Ebu Abdullah Muhammed
Bin Umer Bin El Husjen Bin Alijj, Et Temimijj, El Bekrijj, Et Taberistanijj, El
Kureshijj, Err Rrazijj([7]).
Ështė thėnė se ėshtė nga pasardhesit e Ebu Bekrit([8]),
Allahu qofte i kėnaqur me tė.
Lindja e tij: Ka lindur me 25 Ramazan 543 ose 544([9]).
Opsioni i dyte ėshtė me i qėlluar([10]).
Llagapi (ofiqi) i tij: Dijetaret e
Usuli Fikhut e kishin nominuar me "El Imam"([11]).
Ështė thėnė se kėtė nominim e ka nga ithtarėt e tij shafiit dhe esh'arijj,
dhe mu pėr kėtė, kur ne librat e tyre usuliste, fik'histe dhe apologjetike,
pėrmendet llagapi Imam, pėr qellim ėshtė Fahru Rraziu([12]).
Shkaku se perse ėshtė nominuar me kėtė
epitet qėndron ne faktin se ai ishte qendėr e studenteve, te cilėt i vinin nga
vende te ndryshme dhe qe te gjithė gjenin tere atė qe iu nevojitej([13]),
ndėrsa ne Hera mbiquhej Shejhul Islam([14]).
Allahu, subhanehu ve teala, kishte pėrmbledhur apo bashkuar ne personalitetin e
kėtij njeriu pese gjera, me te cilat nuk kishte begatuar askėnd tjetėr gjate
kohės se tij: Mundėsia e madhe pėr shprehje ne te folur, shendoshmeria mentale,
dituri qe nuk mund te merrej me shume, dhe memorie te kthjellte-pastėr, e cila
i ndihmonte pėr aprovimin e argumenteve dhe dėshmive"([15]).
Kunja (epiteti) i tij: Kishte disa sosh,
si "Ebu Abdullah", " Ebu El Meali", njihej me te dyja se
bashku "Ebu Abdullah Ebu Meali", " Ebu El Fadl", "Ibnu
Hatib Err Rrijj", Ibnul Hatib"([16]).
Dijetaret janė munduar qe emrin, llagapin
(llagapet), kunjen (epitetin) e tij dhe lindjen e tij, t'i bashkojnė ne njė
fjali e kane thėnė: Ai ėshtė Muhammed Bin Omer Bin El Husjen Bin El Hasen Bin
Alijj, El Mulekkab Bi (i mbiquajtur me) Fahruddin, El Mukna Bi (me kunje, mbiemėr)
Ebu Abdullah Err Rrazijj, El Mevlid Et Taberistanijj (i lindur ne Taberistan),
El Kureshijj Et Tejmijj El Bekrijj([17]).
Koha e tij: Ka lindur dhe ka jetuar ne gjysmėn e dyte te
shek: VI h., i cili shquhej si shekull i rende pėr jetėn e muslimaneve, si ne
aspektin politik poashtu edhe ne atė shoqėror, shkencor dhe besimor. Shteti
Abasit ishte dobėsuar shume ndėrsa lajmet pėr kryqėzatat([18])
ne Sham dhe Tataret ne lindje kishin shqetėsuar shume muslimanet([19]).
Fėmijėt e tij: Nga jetepershkrimi i tij me ėshtė bere e qarte
se Shejhu kishte katėr fėmijė; tre djem dhe njė vajze. Sa iu pėrket djemve ata
ishin:
§
Dijaud-Dini,
§
Shemsud-Dini. Ndoshta ky ėshtė ai, pėr te cilin Shejhu aludoi ne porosinė e
tij dhe te cilit ia dha kunjen "Ebu Bekir". Shquhej me
mendjemprehtėsi, inteligjence dhe mendjezgjuarsi te rralle. Shejhu pėr te
kishte thėnė: "Nėse ky bir imi jeton, do te jete me i ditur se unė!".
§
Fahrud Dini, dhe
§
Vajza, cila ishte e martuar me ministrin, Alaud Din([20]).
Allahu e di me se miri!
Pėrshkrimi i tij: Ishte shtat mesatar, trup gjere (i shėndoshė),
mjekrėn e kishte te madhe dhe kishte zė tė thekshėm-tingėllues([21]).
Interesimi i tij pėr dituri: Thoshte, Allahu e mėshiroftė: "Pėr
Zotin! Mua me vie keq kur gjate kohės se ushqimit nuk mund te merrem me
kėrkimin e diturisė, sepse koha ėshtė shume e shtrenjte"([22]).
Mėsuesit e tij: Fillet e para te diturisė Rraziu i kishte marrė
nga i ati, Dijauddin, ndėrsa pas vdekjes se tij kishte vazhduar tek Kemal Es
Semnani, tek i cili mėsoi kohe te gjate, pėr tu kthyer me pas ne Rrijj tek
Mexhd El Xhijli, njeri prej nxėnėsve te Gazaliut([23]).
Disa dijetare kane cekur zingjirin e mėsuesve te tij ne Shkencėn e Usulit
derisa kane arritur tek Shejhu Eh Hasen El Esh'arijj.
Ka thėnė Ibni Halkani: Fahruddini, ne
librin e tij, te cilin e quajti "Tahsilul Hakki", ka pėrmend se ai
Shkencėn e Usulit e ka mėsuar te babai i tij, Dijaud Din Umeri, ndėrsa babai i
tij tek Ebu El Kasim Sulejmna Bin Nasir El Ensari, ndėrsa ky tek imami i dy
haremeve, Ebu El Meali El Xhuvejni, ndėrsa ky tek profesori Ebi Is'hak El
Isfirajiini, ndėrsa ky tek hoxha El Husejn El Bahilijj, ndėrsa ky tek hoxha i
sunnetit, Ebu El Hasen Alijj Bin Ismail El Esha'rijj
"([24]).
Pozita e tij ne dituri: Fahruddini ishte dijetar qe nuk kishte
shok, ishte i pari i kohės se vet, ishte teologu i kohės se vet, kishte mėsuar
shume shkenca dhe ne shume sosh ishte pjekur, ka qene imam ne Shkencen e
Tefsirit([25]).
Ishte dijetari me i madh i kohės se vet ne Shkencen e Fik'hut, Shkencat e
Gjuhės, Logjikes, Lėvizjet Kelamiste, pastaj ishte shume i njohur edhe ne
Mjekėsi dhe Filozofi. Emri i tij ishte pėrhapur shume dhe mu pėr kėtė shume
studente nga vende te ndryshme pėr te mėsuar prej tij
([26]).
Vet Shejhu pėr vete thoshte: Nuk me ėshtė
lejuar mėsimdhėnia e Shkencės se Kelamit (Apologjetikes) derisa kam mėsuar
12.000 fleta pėrmendėsh([27]).
Argument tjetėr qe tregon pėr diturinė e tij te shumte ėshtė edhe fakti se ne
ndejat apo tubimet shkencore te tij ne Hera prezantonin udhėheqės te
fraksioneve te ndryshme, te cilėt e pyesnin pėr gjera te ndryshme ndėrsa ai iu
pėrgjigjej ashtu siē ėshtė me se miri, edhe pse ata ishin njerėz me ide te
ndryshme.
Ne tubimet e tij shkencore prezantonin
edhe pushtetarė, princa dhe mbretėr. Ishte njeri i urte, kur shkonte diku, pas
tij ecnin afėr 300 studente, te cilėt mėsonin shkenca te ndryshme prej tij,
duke filluar prej Fik'hut, Usulit, Mjekėsisė, etj, dhe falė ndihmės se
Allahut,Subhanehu ve teala, si rezultat i diturisė se Shejhut Fahruddin, njė
numėr i madh i fraksioneve te devijuara, si Keramitet, etj, janė kthyer ne
Drejtimin Sunnit([28]).
Rraziu filozof: Pas njė studimi te disa librave, te cilat
trajtojnė jetėn e Imamit Fahruddin, erdha ne pėrfundim, e Allahu e di me se
miri!, se Fahruddini nuk ka qene filozof siē ishin Ibni Sinai, Farabiu, etj,
por qėndrimi i tij ishte qėndrim kritiku, duke pasuar kėshtu Imam Gazaliun,
Allahu e mėshiroftė. Argument me te fuqishėm pėr kėtė kam vet thėnien e Fahruddinit:
"Ne filim te mėsimit te Shkencės se Kelamit (Apologjetikes) mėsonim
librat e tyre qe t'iu bėjmė reagime (kundėrshtime) duke kaluar kėshtu
njė pjese te ndershme te jetės sonė ne kėtė...derisa Allahu, subhanehu ve
teala, dhe na bekoi pėr pėrpilimin e librave, te cilat pėrmbajnė reagim dhe
kundėrshtime atyre, filozofeve
"([29]).
Rraziu tefsirolog (komentator i Kur'anit): Nuk ka dyshim se
Fahruddinni ishte tefsirolog, por ajo qe ėshtė polemizuar rreth tij ėshtė se ne
cilėn shkence ka qene me i njohur. Ne vazhdim, nėpėrmjet thėnieve vijuese, do
ten a u behet e qarte se ne cilėn shkence ka qene me i njohur:
Ø
Ka thėnė Ibni Halkani: Ebu Abdullah Muhammed Bin Umer
fekih shafijj,
i pari i kohės se tij, i vetmi i kohės se vet, ka ngadhėnjyer bashkėkohėsit e
tij ne Shkencėn e Kelamit (Apologjetikes), Filozofisė; ai ka libra te dobishėm
ne shkenca te ndryshme, si: Tefsirul Kur'anil Kerim, ne te cilin ka mbledhur
gjera te ēuditshme. Tefsiri ėshtė bukur i madh por Shejhu nuk e ka
kryer-pėrfunduar te tėrin". Siē po shohim, Ibni Halkani, autoritetit ne
Shkencėn e Fik'hut, Kelamit dhe Filozofisė, i dha pėrparėsi ndaj autoritetit te
tij ne Tefsir, duke e llogaritur Tefsirin e tij vetėm si njė nder veprat e
shumta te tij.
Ø
Ka thėnė Dhehebiu: Fahruddin Err Rrazi, shkencėtar,
shafiijj
(fikhist), komentator (tefsirolog), kelamist; autor i librave te njohura.
Dhehebiu Shkencen e Fik'hut e perparesoi ndaj Shkencės se Tefsirit, ēka d.t.th
se Fahruddini ka qene me shume i njohur ne Fik'h se sa ne Tefsir([30]).
Ø
Ka thėnė Jafi'iu: El Imam El Kebir, (imami i madh), ekspert,
usulist, kelamist, debatues-diskutues, komentator (tefsirolog),
ka shkruar
libra te dobishme ne shkenca te ndryshme, si: Tefsirul Kur'anil Kerim,
i cili
ėshtė bukur i madh por te cilin nuk e ka kompletuar([31]).
Nga shprehjet e Jafi'iut kuptojmė se ai, sa i pėrket personalitetit shkencor te
Rraziut, i ka dhėnė pėrparėsi Shkencės se Usulit dhe Kelamit (Apologjetikes)
ndaj Shkencės se Tefsirit.
Ø
Ka thėnė Sebkiu: Imam i kelamisteve
Sa i pėrket Shkencės se Kelamit,
te gjithė janė te heshtur pas tij
Sa i pėrket shkencave filozofike, ai ėshtė
veshur me mantelin e tyre dhe ėshtė mbuluar me rrobat e tyre
ndėrsa sa i pėrket
shkencave fetare, (ai shquhet ne) Tesfir, Fik'h, Usul,
Siē po shohim Sebkiu,
Shkencėn e Kelamit dhe Filozofisė e ka konsideruar me te theksuar tek Rraziu.
Ø
Ka thėnė Davudiu: Imami Shkencėtari, Mbreti i kelamisteve te kohės
se tij
komentator, kelamist,
Prej veprave te tij ėshtė edhe Et Tefsirul Kebir
(Tefsiri i Madh), te cilin nuk e ka kompletuar. Nga kjo thėnie kuptojmė se
autoriteti dhe fama e tij ne Shkencėn e Kelamit kane qene mbi famėn e tij ne
Shkencėn e Tefsirit, edhe pse asnjeri prej te lartpėrmendurve nuk dyshoi ne
qenėsinė e Rraziut i denje pėr tefsir
([32])
Rraziu kėshilltar: Rraziu ne kėtė aspekt ishte shume i dalluar;
fliste dhe kėshillonte ne dy gjuhe, arabe dhe persiane, dhe kur mbante ligjėrata,
kishte pasion keshtuqe qante shume([33]).
Forma e mėsimdhėnies se tij: Kur Rraziu mbante ligjėrata, studentet i
ndante ne rreshta, safa, ne xhami, duke i vene ne rendin e pare studentet e tij
te mėdhenj, si: Zejnud Din El Keshijj, El Kutb El Misrijj, Shihabud Din En
Nejsaburi, pastaj pasonin studentet, te cilėt nuk ishin te njė rangu ne dituri
dhe te kuptuar me te paret, pastaj vinin te tjerėt e kėshtu me radhe. Kur
ndokush pyeste diē, i pėrgjigjeshin studentet, nėse ata nuk dinin atėherė iu
pėrgjigjeshin studentet e mėdhenj, e nėse as kėta nuk dinin iu pėrgjigjes vet
Rraziu, i cili fliste fjale qe nuk mund t'i pėrshkruash([34]).
Veprat e tij: Te flasėsh pėr veprat e tij nevojitet kohe e
gjate, sepse atyre iu ėshtė kushtuar rėndėsi e madhe, gjė qe nuk iu ėshtė
kushtuar librave tjera te bashkėkohėsve te tij. Njerėzit iu qasen atyre, i mėsonin
dhe refuzonin libra tjera, saqė thuhet se nganjėherė njė libėr i tij shitej nga
500 deri ne 1000 dinar te arit([35]).
Dijetaret, librat e tij, i kane ndare ne tri grupe:
§
Libra, te cilat i ka pėrfunduar,
§
Libra, te cilat nuk i ka kryer, dhe
§
Libra, ne gjuhen persiane.
Se pari: Librat, te cilat i ka kryer:
1. Et Tefsirul Kebir([36])
2. Tefsirul Fatiha([37])
3. Et Tefsir Es Sagir, i cili
quhet" Esrarut Tenzil Ve Envarut Te'vil
4. Nihajetu Ukul
5. El Mahsul (ne shkencėn e
Usuli Fik'hut)
6. El Mebahith El Mashrikijje
7. Lubabul Isharat
8. El Metalib El Alije Fil
Hikme
9. El Mealim (ne shkencėn e
Usulit)
10. El mealim (ne Usuluddin)
11. Tenbihul Isharat
12. El Erbeine (Usuluddin)
13. Siraxhul Kulub
14. Zubdetul Efkari Ve Umdetun
Nedhari
15. Sherhul Isharat
16. Menakibu El Imami Esh
Shafiijj
17. Tefsiru Esmail-lahi El Husna
18. Te'sisut Takdis
19. Et Tarika
20. Risaletun Fis Suali
21. Muntehib Tenkilusha
22. Mebahithul Vuxhudi Vel Ademi
23. Mebahithul Xhedel
24. En Nebdu
25. Et Tarikatu El Alaijje
26. Levamiu El Bejjinat F Sherhi
Esmail-lahi Ves Sifat
27. Fedailus Sahabeti Err
Rrashidine
28. El Kadau Vel Kader
29. Risaletun Fil Huduth
30. El Letaif El Gajaijje
31. Shifaul Ijj Minel Hilaf
32. El Haklu Vel Ba'thu
33. El Ahlak
34. Err Rrisaletu Es Sahabijje
35. Err Rrisaletu El Mexhdijje
36. Ismetul Enbija'
37. Musadirat Iklidis
38. Fil Hendese
39. Nefthetun Masdurun
40. Risaletun Fi Dhimmi-d-Dunja
41. El Ihtijarat El Alaijje Fit
Te'thirati-s-Semavijje
42. Ihkamul Ahkam
43. Err Rrijad El Muneka
44. Risaletun Fin Nefsi
45. El Mahsal
46. Tarikatun (Fil Hilaf)
47. El Mahsulu (ne Fik'h)
48. El Milel Vne Nihal
49. El Ajat El Bajjinat
50. Risaletun Fit Tenbihi Ala
Ba'dil Esrari El Muveddeati Fi Ba'di Suveri El Kur'anil Kerim
51. Sherhu Ujun El Hikme
52. Risaletu-l-Xhevheri-l-Ferd
53. Fi-rr-Rremli
54. Mesail-ut-Tibb
55. Ez Zubde (ne Shkencėn e
Kelamit)
56. El Ferase
57. El Mulehhas Fil Felsefe
58. El Mebahith El ImadijjeFil
Metalibi El Meadijje
59. El Hamsine (Usuluddin)
60. Risaletun Fin Nubuvvat
61. Nihajetul Ixhazi Fi Dirajeti
I'xhazi
62. El Bejanu Vel Burhanu
Fi-rr-Rreddi Ala Ehli-z-Zejgi Vet Tugjani
63. Ujunu El Mesail En Nexhxharijje
64. Tahsilul Hakki
65. Muahadhatun Ala En Nuhat
66. Tehdhibu-d-Delail Ve Ujunu
El Mesail (Ilmul Kelam)
67. Irshadun Nedhair Ila Letaifi
El Esrar
Se dyti: Librat, te cilat nuk i ka kompletuar:
1. Sherhu Sakti-z-Zend
2. Sherhu Kul-lijati El Kanun
3. Sherhu Vexhizil Gazalijj
4. Fi Ibtali El Kijas
5. Sherhu Nehxhi El Belaga
6. El Xhaiu El Kebir Fit Tibb
7. Sherhul Mufessal te
Zemahsheriut([38])
8. Et Teshrihu Min Err Rre'si
Ila El Halk([39])
Se treti: Librat ne gjuhe persiane:
1. Err Rrisaletu El Kemalijje
2. Tehxhinu Ta'xhizi-l-Felasife
3. El Berahinu El Behaijje([40]).
Fahruddini ishte i nderuar edhe ne mesin e
mbretėrve: Kur kishte
shkuar tek Shihabuddin El Gurijj-i, Sulltani i El Gazene-s, ishte respektuar
shume, saqė Sulltani i kishte dhėnė pasuri te shumtė. Kishte patur kontakte te
mira edhe me Sulltanin Alauddin Havarizm Shah
([41])
Vdekja e tij: Imami Fahruddin kishte raporte te kėqija me
keramitet, te cilėt edhe i sulmonte ne ligjėrata e tij por edhe ata ia kthenin.
Armiqėsia ne mes tij dhe tyre kishte arritur deri ne atė mase saqė thuhet se
ata e kishin helmuar dhe si rezultat kishte vdekur([42]).
Sido qe te jete, Shejhu, Allahu e
mėshiroftė, kaloi ne fqinjėsi te Allahut, Subhanehu ve teala, me 1 Shevval 606
h.([43])
(ditėn e pare te Bajramit te Ramazanit), ditėn e hėnė, ne Hera. Ështė
thėnė se Shejhu atė dite qėlloi ne pallatin e Sulltanit([44]).
Ështė thėnė poashtu se ka vdekur ne muajin Dhil Hixhxhe te po kėtij viti([45]),
por mendimi me i qėlluar ėshtė i pari. Allahu e di me se miri!
Asketizmi dhe sofizmi i tij: Ështė transmetuar se imami shume
shpesh e pėrmendte vdekjen, madje vet kishte thėnė: "Unė kam mėsuar
prej shkencave atė qe njeriu mund ta mėson, ndėrsa tani nuk preferoj asgjė
tjetėr pėrveē takimit te Allahut,Subhanehu ve teala dhe shikimin ne Fytyrėn e
Tij, i Madhėruar qofte!([46]).
Pendimi i tij pėr shkak te marrjes me
kelam: Ka thėnė Ibni
Salahi: Me ka informuar El Kutbu Et Tugani dy here se e ka dėgjuar Fahruddin
Err Rrazin duke thėnė: Ah sikur mos te merresha me Shkencėn e Kelamit, dhe
qante"([47]).
Ështė transmetuar poashtu prej tij se ka thėnė: "I kam provuar rrugėt
kelamiste dhe metodat filozofike por kam pare se ato as nuk shuajnė etjen e te
eturit dhe as nuk shėrojnė te sėmurin, ndėrsa rrugėn me te vėrtet e kam pare
rrugėn e Kur'anit. Lexo ne Kur'an pėr zhveshjen e Allahut, Subhanehu ve teala
nga te metat " ęóĒįįųóåõ ĒįśŪóäöķųõ ęóĆó䜏õćõ ĒįśŻõŽóŃóĒĮõ All-llahu ska farė
nevoje, e ju jeni tė varfėr (keni nevojė)".(Muhammed, 38), pastaj " įóķśÓó ßóćöĖśįöåö ŌóķśĮń
Asnjė send nuk ėshtė si Ai".(Shura, 11), pastaj " Žõįś åõęó Ēįįųóåõ ĆóĶóĻń Thuaj: Ai, All-llahu
ėshtė Njė!". (Ihlas,
1).
Pastaj lexo pėr vėrtetimin e cilėsive te
Allahut,Subhanehu ve teala " ĒįŃųóĶśćóäõ Śóįóģ ĒįśŚóŃśŌö ĒÓśŹóęóģ
(E Ai ėshtė) Mėshiruesi qė qėndron mbi Arshin ".(Taha, 5), pastaj " ķóĪóĒŻõęäó ŃóČųóåõćś ćöäś
Żó꜎öåöćś I frikėsohen Zotit tė tyre qė ėshtė mbi ta".(Nahl, 50), pastaj "Åöįóķśåö ķóÕśŚóĻõ Ēįśßóįöćõ
ĒįŲųóķųöČõ Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe veprimi i mirė,
e Ai i pranon"(Fatir,
10).
Pastaj lexo se ēdo gjė ėshtė prej
Allahut,Subhanehu ve teala " Žõį ßõįųń ćöäś ŚöäśĻö Ēįįųóåö
Thuaju: Tė gjitha janė nga All-llahu!".(Nisa, 78), pastaj ka thėnė: Them prej
thellėsisė se zemrės dhe brendėsisė se shpirtit: Unė pranoj se ēdo gjė qe ėshtė
e pėrkryer, e mirė, e madhe, e ndritshme, i takon Atij, ndėrsa ēdo gjė qe ėshtė
e mete, Ai ėshtė i pastėr prej saj"([48]).
Megjithė kėto argumente, prapėseprapė disa thonė se Shejhu nuk ėshtė penduar
nga marrja me Ilmul Kelam dhe se kėto informata me shume janė te pavėrteta se
sa te vėrteta([49]).
Allahu e di me se miri!
|
Kapitulli i dytė: |
TEFSIRI I TIJ DHE METODOLOGJIA E TIJ NE TE
Rreth tefsirit te tij: Ky tefsir ėshtė i botuar, ėshtė disa
vėllime dhe fale ndihmės se Allahut, Subhanehu ve teala ėshtė i qarkulluar ne
mesin e dijetareve. Para se te hyjmė ne disa detaje te librit, e shohim te
rrugės t'i cekim dy gjera, qe kane te bėjnė me kėtė libėr:
1. Imami nuk e ka pėrfunduar kėtė libėr([50])
2. Shume dijetare i kane dhėnė njė sere vėrejtjesh
kėtij tefsiri, si: zgjerimi ne mes'ele (problematika) te Ilmul Kelamit
(Apologjetikes), shkenca metafizike dhe matematiko natyrore, te cilat nuk kane
fare lidhje me tematiken e tefsirit dhe pėr te cilat Libri i Allahut (Kur'ani)
nuk ka fare nevoje
Prej kritikave me te mėdha qe i jane dhėnė ka qene ajo pėr
te cilėn na lajmėron Ibni Haxheri: "Ështė gjykuar se ka sjellur
dyshimin (e armiqve te fesė) ne mėnyrėn me te forte, ndėrsa ne momentin kur e
ka demantuar nuk ėshtė treguar shume serioz". Kjo vėrtet ėshtė e qarte ne
tefsirin e tij, madje ėshtė thėnė se ai aprovonte drejtimin e kundėrshtarit aq
bukur saqė as vet kundėrshtari i tij nuk mund ta bėnte, ndėrsa kur kthehej ta
aprovonte te vėrtetėn, tregohej i dobėt dhe nuk ia epte hakun pėrgjigjes. Mu
pėr kėtė, disa njerėz e akuzonin Rraziun ne fe dhe dyshonin ne besimin e
tij"([51]).
Nga ajo qe kaloi, ne mes tjerash pame se Rraziu
nuk e ka pėrfunduar tefsirin e tij. Ky nuk ėshtė i vetmi qe e ka thėnė kėtė,
sepse ekzistojnė edhe dijetare dhe mendimtarė tjerė, te cilėt e kane pohuar njė
gjė te tille, si:
Ka thėnė Mennaul Kattani: Thėniet
argumentojnė se Fahru Rraziu nuk e ka kompletuar atė, pėr tu komplikuar me pas
se kush e pėrfundoi atė pas tij. Shejh Dhehebiu ne lidhje me kėtė thotė: Atė qe
mund ta them si zgjidhje te kėtij problemi ėshtė se Imami Fahruddin e ka
shkruar tefsirin e tij deri tek Sureja El Enibija', pastaj e ka vazhduar
Shihabuddin El Hubijj, por as ky nuk e ka pėrfunduar, keshtuqe erdhi pas tyre
Nexhmud Din El Kamuli dhe e plotėsoi pjesėn e mbetur. Mund te themi se Shihabi
e kishte pėrfunduar dhe se Kamuli ka bere tjetėr plotėsim. Kjo kuptohet prej
formės sipėrfaqėsore te thėnies se autorit te librit Keshfu-dh-Dhunun([52]).
Ka thėnė Ibni Halkani: Ebu Abdullah
Muhammed Bin Umer
Ka libra te dobishme dhe atė ne shkenca te ndryshme, prej
tyre: Tefsirul Kur'anil Kerim; ne te cilin ka tubuar gjera te ēuditshme
ėshtė
shume i madh por nuk e ka pėrfunduar te terin
([53]).
· Ka thėnė Jafiu': Imami i Madh,
Shkencėtari,
ka shkruar libra te dobishme ne shkenca te ndryshme, si: Tefsirul
Kur'ani El Kerim...i cili ėshtė i madh shume por nuk e ka kompletuar"([54]).
Ka thėnė Davudiu: Imami,
SHkencetari, Mbreti i kelamisteve te kohės se tij
komentatori, kelamisti
prej
veprave te tij ėshtė edhe Et Tefsirul Kebir, te cilin nuk e ka
kompletuar
"([55]).
Ka thėnė El Kadi Shehbeh: Ai nuk e
ka kompletuar atė([56]).
Imam Dhehebiu ka pėrmendur njė argument, pasi qe ka cekur polemikat se cila
ishte sureja e fundit, tek e cila arriti, se ai gjate leximit ne kėtė tefsir,
respektivisht ajetit " ĢóŅóĒĮš ČöćóĒ ßóĒäõęĒ ķóŚśćóįõęäó ".(Vakia, 24), ka hasur
ne kėtė shprehje: Mes'eleja (ēėshtja) e pare ėshtė usuliste; e ka pėrmendur
Imami Fahrud Din, Allahu e mėshiroftė, ne shume vende, ndėrsa ne e cekim
kėtu
"([57]).
Ne njė artikull, te publikuar ne www.islamweb.net, thuhet: Nuk e ka
pėrfunduar tefsirin e tij gjer ne fund, por atė e pėrfunduan ata qe erdhėn pas
tij
duke mos harruar se lexuesi i kėtij tefsiri shume rėnde e ka te gjej dallim
ne metodologji dhe shtjellime te temave; libri nga fillimi e gjer ne fund i
pėrmbahet njė parimi, stili apo metode([58]).
Unė pėr vete si njė studiues i ri,
student, them ne baze te asaj qe me ėshtė lehtėsuar prej Allahut, subhanehu ve
teala, dhe kam pėrfituar si rezultat te studimit te kėtyre mendimeve, Imami
Fahruddin Err Rrazi e ka kompletuar tefsirin e tij dhe kėtė pėr arsyet vijuese:
Ø
Te gjithė dijetaret nuk janė te kėtij mendimi. Siē pame me larte, kur cekem
librat e tij, disa jetepershkrues, Tefsirin e tij, e kane konsideruar ne mesin
e librave te cilat Shejhu i ka pėrfunduar, dhe pot e mos ishte kėshtu,
sigurisht se do ta venin kėtė libėr ne rangun e dyte, respektivisht ne listėn e
librave te cilat nuk i ka pėrfunduar.
Ø
Shejhu Mennaul Kattan sikur ka dyshuar ne faktin se Shejhu nuk e ka
pėrfunduar tefsirin e tij dhe mu pėr kėtė tha: Lexuesi i kėtij tefsiri nuk mund
te gjen dallim ne mėnyrėn dhe metodologjinė e tij si dhe nuk ka mundėsi ta
dalloje origjinalin (atė qe e shkroi Shejhu) prej plotėsimit (atė qe e
plotėsuan nxėnėsit e tij)([59]).
Pėr ēudi njė gjė te tille e ka thėnė edhe vet Dhehebiu([60]) dhe
te tjerėt([61]).
Vėrtet kėto thėnie na bėjnė te dyshojmė deri diku ne rrėfimet se Shejhu nuk e
ka pėrfunduar atė, sepse nuk ka mundėsi te mos kėtė dallime ne mes
metodologjive dhe mėnyrave te njerėzve, madje qofte edhe pak, ndėrsa kur te
kthehemi dhe ta meditojmė personalitetin e Shejhut, me nuk te mbetet vend te
besosh ne kėto rrėfime, sepse ai ka qene dijetar, qe asnjė njeri i kohės se vet
nuk ka qene i barabarte me te, e ne kėtė kontekst, as nxėnėsit e tij, te cilėt
e plotėsuan tefsirin e tij pas tij. Madje vet Dhehebiu pėr mendimin e tij
kishte thėnė s ai ėshtė vetėm supozim([62]).
Ø
Atė qe tha Dhehebiu se kinse ai ka arritur gjer tek Sureja Enbija', edhe
pse vet pranoi se nuk ka dallime ne metodologji, dhe se mendimi i tij ėshtė
supozim, i cili mund te jete por mund edhe te mos jete i vėrtet([63]),
mund ta komentojmė se ekziston mundėsia qe Imami ua ka diktuar Tefsirin e tij
nxėnėsve, siē ka qene zakon tek gjeneratat e para, dhe ata janė qe e shkruajtėn
kėtė tefsir, keshtuqe mund te hasesh me vone se "Shejhu nuk e ceku kėtė
ndėrsa ne po e cekim.." e te ngjashme. Ka mundėsi qe te jene shumuar
ekzemplaret pas vdekjes se tij prej ndonjėrit nga nxėnėsit e tij, dhe me atė
rast, nxėnėsi e ka pare te nevojshme shtimin e ndonjė shtese, qe Shejhu i tij
zakonisht e ka cekur ne raste te tilla dhe ndoshta nga harresa nuk e ka cekur
ne vendin tjetėr, pėr t'i dhėnė tefsirit njė forme me te pėrkryer. Allahu e di
me se miri!
Ø
Thotė Shejhu Halil El Mejsi, drejtor i Az'harit ne Liban dhe Myfti i
Libanit, ne parathėnien e tij bėrė Tefsirit te Fahruddin Err Rrazit: Njeri prej
hulumtuesve te denje, Dr: Muhammed Hasen El Imari, ne librin e tij rreth jetės
se Rrazit, pas studimit tė tė gjitha sureve, ka ardhe ne pėrfundim se Imami
Fahruddin Err Rrazi e ka kompletuar komentimin e tere Kur'anit Famėlartė"([64]).
Allahu e di me se miri!
Metodologjia e Rraziut ne kėtė tefsir: Rraziu ne Tefsirin e tij gjate
argumentimeve apo konkluzioneve kelamiste (apologjetike) dhe logjike ndjek
metode filozofike teologjike, interesohet shume pėr hulumtime te natyrės
(kozmosit), si dhe me rastin e komentimit te ajetit, bėn ndarje te tij ne shume
me'ele (ēėshtje) pėr t'iu kėsyer komentimit te tij me pas duke mbrojtur Kredon
(besimin) e Ehli Sunnetit dhe Xhematit (sunnive)([65]).
Rraziu poashtu interesohet edhe pėr
munasebatet (lidhjet kuptimore) ne mes ajeteve dhe sureve si dhe e tepron ne
kalimin nga tema ne teme, e sidomos shkenca matematiko natyrore, astronomi,
filozofi, pastaj hulumtime teologjike ne forme te konkluzioneve te filozofeve
racionaliste, pastaj pėrmend drejtimet e juristeve, pėr shumicėn e te cilave,
Shkenca e Tefsirit nuk ka fare nevoje([66]).
Tefsiri i tij poashtu pėrmban edhe thėnie
dhe mendime te komentatoreve, si: Ibni Abbasit, Kelbiut, Muxhahidit, Katades,
Sudijj-it, Seid Bin Xhubejr-it.
Ne ēėshtjet gjuhėsore transmeton nga
transmetuesit e mėdhenj, si: Esmeiu, Ebu Ubejde dhe nga dijetare, si:
Ferr-rrau, Zuxhaxhai dhe Mebredi.
Poashtu ka transmetuar edhe komentatore
tjerė, si: Mukatili, Tha'lebiu, Vahidiu, Ibni Kutejbe, Taberiu, El Bakilani,
Ibni Fureku, te cilin Rraziu e quan "Profesor (ustadh)", Kaffal Esh
Shashi El Kebir dhe Ibni Arefe.
Poashtu ka transmetuar edhe nga
Mu'tezilitet, si: Esfehani, Kadi Abdul Xhebbari, Zemahsheriu, por me qellim
demantimi dhe kundėrshtimi e jo argumentimi([67]).
Tefsiri i tij ehte i zhveshur prej
israilijateve, te cilat edhe nėse i pėrmend i pėrmend sa pėr t'i demantuar e jo
pėr te argumentuar. Poashtu demanton edhe thėniet, te cilat njollosin
personalitetit e cilitdo pejgamber te Allahut,subhanehu ve teala,([68]).
Qėndrimi i tij ndaj Mu'tezileve: Rraziu, Allahu e mėshiroftė, nuk ka lėnė
shanse qe i ka ardhur pa e shfrytėzuar pėr demantim dhe kundėrpėrgjigje
Mu'tezileve. Disa dijetare mendojnė se Rraziu ne kėto raste nuk ėshtė treguar i
suksesshėm dhe se demantimi nuk ka qene i kėnaqeshe. Ibni Haxheri ne Lisanul
Mizan ka thėnė: "Ështė akuzuar pėr cekjen e dyshimit (argumentit te
kundėrshtarėve te sunnive S.I) ne mėnyrėn me te fuqishme dhe pėr anashkalimin
ose lėshimin pe gjate kundėrshtimit apo demantimit te saj".
Disa kane thėnė: "Dyshimet i sjell ne
te holla ndėrsa demantimet me kamate". (d.t.th: nuk ia jep hakun
demantimit apo kundėrpėrgjigjes ndaj kundėrshtareve te sunnive). Ibni Haxheri
ne "Lisanul Mizan" pasi qe e lėvdon tefsirin e Kurtubiut dhe te
Rraziut, bėn njė vėrejtje e thotė:
pėrveē se tefsiri i tij (Rraziut) ka shume
te meta. Me ka treguar Sherefuddin En Nesibi se Shejhu i tij, Siraxhud Din Es
Sermijahi El Magrebijj kishte shkruar njė libėr dy vėllimesh, ku kishte
pėrmendur te gjitha vėrejtjet e tij pėr tefsirin e Rraziut. Shpeshherė e
akuzonte dhe thoshte: I sjell dyshimet e kundėrshtarėve te fesė dhe aprovon ato
ne formėn me te mire ndėrsa kur sjell mendimet e Sunnive, i sjell ne formėn me
te dobėt"([69]).
Pastaj ėshtė e pamundur te kaloje pranė
ndonjė ajeti, qe pėrmban dispozita e te mos pėrmend mendimet e juristeve
(fukahave), duke mbrojtur me argumente dhe dėshmi drejtimin shafiit, te cilin e
pason. Poashtu pėrmend mes'ele (ēėshtje( usuliste, gjuhėsore, retorike, edhe
pse ne kėto nuk thellohet shume siē thellohet ne mes'ele te Shkencave
Metafizike dhe Matematikore.
Me njė fjale, libri me shume i ngjanė njė
enciklopedie te Shkencės se Kelamit (Apologjetikes) dhe Shkencave Metafizike,
gjė, e cila ka mbizotėruar me se shumti ne tefsirin e tij, dhe gje e cila deri
diku ia humb vlerėn kėtij libri si tefsir (koment) i Librit te Allahut,
(Kur'anit)([70]).
Poashtu Rraziu cek edhe lexime te ndryshme
te ajeteve kur'anore, ku pėr secilėn sjell domethėnie dhe ndoshta edhe ajet
vokalizon ne baze te atyre leximeve (kiraeteve) dhe pėr te cilat dėshmon me
thėnie te gjuhėtarėve.
Njė e mete tjetėr e madhe e tefsirit te
tij ėshtė se nuk pėrmend hadithe, madje edhe ne rastet kur ka polemike mes
juristeve (fukahave) islame, ne kohen kur ai argumenton me poezi pėr
konkluzione gjuhėsore, retorike-elokuence, ose ne ndonjė rast letrar, moral a
fetar. Tefsiri i tij ėshtė i stėrmbushur me shkaqe te zbritjeve te ajeteve ose
sureve (esbabun nuzul), me sened e pa sened (varg transmetuesish), te cilat
zakonisht ua atribuon ndonjė sahabiu (shoku te Pejgamberit,Alejhi selam,) ose
tabiiu (gjenerata e dyte pas Pejgamberit,Alejhi selam,)([71]).
Ndoshta mu pėr kėtė ka thėnė Ebu Hajjani
ne tefsirin e tij El Bahru El Muhit: Imami Fahruddin Err Rrazi ka tubuar ne
tefsirin e tij gjera te shumta dhe te gjata, pėr te cilat nuk ka nevoje ne
Shkencėn e Tefsirit, dhe mu pėr kėtė kane thėnė disa dijetare: Net e ka ēdo gjė
pėrveē tefsirit"([72]).
Sido qe te jete dhe ēkado qe te thuhet,
Lavdim apo qortim pėr kėtė libėr, ne nuk mund ta mohojmė faktorin tefsir, i
cili nuk ėshtė i pakte ne kėtė libėr dhe i cili i bėn shume dobi kėrkuesit te
diturisė. Ne te ka te qėlluara por ka edhe gabime, dhe kjo nuk ėshtė ēudi sepse
Rraziu ishte njeri dhe siē thotė Imam Maliku, Allahu e mėshiroftė!,: Te
gjithė njerėzve iu merret dhe iu refuzohet fjala, pėrveē pronarit te kėtij
varri", duke pėrqėllimuar me kėtė Muhammedin, Alejhi selam([73]).
Mu pėr kėtė, Nejsaburi duke lėvduar
Rraziun dhe tefsirin e tij ka thėnė: "
pėrmban aq shumė tematika dhe
fetva e kėshilla tė vlefshme, saqė ėshtė e pamundur edhe tė numėrohen, por,
meqenėse pėr fillestarėt ky tefsir ėshtė paksa i gjatė, atė e kishte shkurtuar,
duke u pėrpjekur qė gjatė kėtij shkurtimi tė theksonte edhe mendimet e veta
personale ([74]).
|
Pasthėnia |
Falėnderimi i takon Allahut, subhanehu ve
teala ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, lejhi selam, me pas:
Ne vijim, ne mėnyrė te pėrmbledhur,
pėrmendim rezultatet me te rendesishme te kėtij punimi:
Ø
Ne Filozofi ndiqte metodėn e Imam Gazaliut, Allahu i mėshiroftė te dyte!,
Ø
Tefsirin e tij, pėr te cilin ėshtė diskutuar shume, e ka kompletuar.
Kėto ishin nder rezultatet me te
rėndėsishme te kėtij punimi.
Falėnderimi
i takon Allahut ne fillim e fund!
Sedat Gani
Islami
30 tetor
2005, e diele
26 Ramazan
1426
Brunei
Darussalam
|
Literatura e konsultuar: |
1. Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i
njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi,
Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie
te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, botimi ri, 1995, Darul Fikr, Bejrut,
Liban.
2. Tabekatul Mufessirine, El
Imam El Hafidh Xhelalud Din Abdurrahman Bin Ebi Beker Es Sujuti, botimi i pare,
Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban,
3. Et Tesfirul Kebir, Imam
Fahrud Din Err Rrazi, botimi i trete, Daru Ihjai Et Turathi El Arebijji,
Bejrut, Liban, Mektebetul Mearif, Er Rrijad, Saudi,
4. Et Tefsir Vel Mufessirune,
Dr. Muhammed Husjen Edh Dhehebijj, botimi i trete, 1985, Mektebetu Vehbe,
Egjipt,
5. Mir'atul Xhinan Ve Ibretul
Jakdhan Fi Ma'rifeti Ma Ju'teberu Min Havadithi Ez Zeman, El Imam Ebu Muhammed
Abdullah Bin Es'ad Bin Alijj Bin Sulejman El Jafiijj, El Jemenijj El Mekkijj,
botimi i dyte, 1993, Darul Kutub El Islamijj, Kajro, Egjipt,
6. El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El
Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr.
Xhabir Fejjad El Alevanijj,
7. El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El
Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, botimi i pare, 1988, Darul
Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban,
8. Et Tefsirul Kebir, botimi i
pare, 1995, Darul Kutub El Ilmije, Bejrut, Liban,
9. El Iberu Fi Haberi Men
Gabere, El Hafidh Edh Dhehebijj, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban,
10. Dr: Subhi Salih, Mebahith Fi
Ulumi El Kur'an, botimit i 15-te, 1983, Darul Ilmi Lil Melajine, Bejrut, Liban
---------------------------------------------------------
[1]
Me prejardhje Bekrijj
[2] I
lindur ne Rrazi
[3]
Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i
Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si
Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, botimi ri,
1995, Darul Fikr, Bejrut, Liban, vell: 1, f:3.
Shėnim: Pėr jetėn e kėtij dijetari te madh kemi pėrdorur disa botime te ndryshme
te tefsirit te tij, me parathėnie te dijetareve te ndryshėm, keshtuqe ne
fusnota ose e kemi shėnuar me parathėnie te filanit, nėse emir i librit ėshtė i
njėjtė, ose kemi mjaftuar vetėm me emrin e librit, nėse emir ėshtė pak me
ndryshe, si: Et Tefsirul Kebir, i cili ėshtė i njėjti libėr por me emėr paksa
ndryshe. Pra kjo le te mbetet njė sqarim.
[4]
Tabekatul Mufessirine, El Imam El Hafidh Xhelalud Din Abdurrahman Bin Ebi Beker
Es Sujuti, botimi i pare, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban, f: 100
[5]
Usulist-dijetar i shkences se Usuli fikhut, e cila merret me argumentet, nga te
cilat perfitohen rregulla fetare
[6]
Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, botimi i trete, Daru Ihjai Et
Turathi El Arebijji, Bejrut, Liban, Mektebetul Mearif, Er Rrijad, Saudi, pjesa
I-II, f: c (parathėnia e librit)
[7]
Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr. Muhammed Husjen Edh Dhehebijj, botimi i trete,
1985, Mektebetu Vehbe, Egjipt, vell: i, f: 276
[8]
Tabekatul Mufessirine, El Imam El Hafidh Xhelalud Din Abdurrahman Bin Ebi Beker
Es Sujuti, f:100
[9]
Mir'atul Xhinan, f: 11.
[10]
Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: c (parathėnia e
librit)
[11]
Mir'atul Xhinan Ve Ibretul Jakdhan Fi Ma'rifeti Ma Ju'teberu Min Havadithi Ez
Zeman, El Imam Ebu Muhammed Abdullah Bin Es'ad Bin Alijj Bin Sulejman El
Jafiijj, El Jemenijj El Mekkijj, botimi i dyte, 1993, Darul Kutub El Islamijj,
Kajro, Egjipt, pjesa: IV, f:7
[12]
El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi,
studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 35
[13]
El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi,
botimi i pare, 1988, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban, vell: i, f: 7-8
[14]
Mir'atul Xhinan, f:8
[15]
El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi,
studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 35
[16]
Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i
Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si
Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1,
f:3.
[17]
El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi,
studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 31-33
[18]
El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi,
vell: i, f: 7-8
[19]
Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i
Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si
Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1,
f:3.
[20]
Et Tefsirul Kebir, botimi i pare, 1995, Darul Kutub El Ilmije, Bejrut, Liban,
vell: I, f:10
[21]
El Iberu Fi Haberi Men Gabere, El Hafidh Edh Dhehebijj, Darul Kutub El Ilmijje,
Bejrut, Liban, pjesa: III, f:142.
[22]
El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi,
studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 34
[23]
Mir'atul Xhinan, f:11, reference e mėhershme.
[24]
Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: c-d (parathėnia e
librit)
[25]
Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr. Muhammed Husjen Edh Dhehebijj, vell: i, f: 276
[26]
Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: d (parathėnia e
librit)
[27]
El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi,
studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 34
[28]
Mir'atul Xhinan, f:8
[29] Tefsirul
Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit
Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si
Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1,
f:3.
[30]
Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i
Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si
Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1,
f:7-8.
[31]
Mir'atul Xhinan, f:8
[32]
Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i
Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si
Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1,
f:7-8.
[33]
Mir'atul Xhinan, f:8
[34]
Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: (parathėnia e
librit)
[35]
El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi,
studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 37
[36]
Ne te vėrtet, rreth kėtij libri ka divergjenca mes dijetareve, siē pame me
larte, ku disa thane se Rraziu nuk e kishte pėrfunduar. Gjate shtjellimit te
tefsirit te tij, do te zgjerohemi ne kėtė pike ku ne baze te argumenteve do te
mundohemi ta mbrojmė teorinė se Shejhu e ka pėrfunduar kėtė libėr.
[37]
Thotė Dhehebiu: Ndoshta ky libėr tani ėshtė brenda kopertinave te Tefsirul
Kebir-it. Et Tefsiru Vel Mufessirune, Edh Dhehebijj,pjesa:i, f: 276 Ekziston
mundėsia se Shejhu me pare e ka komentuar Suren Fatiha, me pastaj kur ka bere
tėrė komentin e Kur'anit, e ka futur ne kuadėr te kėsaj pune edhe kėtė koment.
Allahu,subhanehu ve teala, e di me se miri!
[38]
El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi,
vell: I, f: 7-8
[39]
Ne disa libra tjera qėndron: Min Err Rre'si Ila El Halijje. Shif: Tefsirul
Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit
Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, vell: 1, f:6.
[40]
Et Tefsirul Kebir, vell: I, f:12-14
[41]
El Iberu Fi Haberi Men Gabere, El Hafidh Edh Dhehebijj, pjesa: III, f:142.
[42]
Ibid
[43]
Mir'atul Xhinan, f:11
[44]
El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi,
vell: I, f: 6
[45]
Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: (parathėnia e
librit)
[46]
Ibid
[47]
El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi,
vell: I, f: 6
[48]
Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: (parathėnia e
librit)
[49]
Shif artikuj te botuar te Jusuf Ebu Halilit ne
http://www.alriyadh.com/2005/08/21/article89023.html
[50]
Ky nuk ėshtė mendim i joni. Ne tani jemi duke transmetuar thėnie te
mendimtarėve dhe dijetareve.
[51]
Ky artikull ėshtė huazuar nga interneti, www.islamweb.net,
i publikuar me 15-6-2004
[52]
Mennaul Kattan, Mebahith Fi Ulumil Kur'an, botimi i 19-te, 1983,
Muessesetu-rr-Rrisale, Bejrut, Liban, f:367-368
[53]
Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i
Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si
Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1,
f:7-8
[54]
Mir'atul Xhinan, f: 8
[55]
Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i
Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si
Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1,
f:7-8
[56]
Et Tesfiru Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebijj, pjesa;I-II, f:
277
[57]Et
Tesfiru Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebijj, pjesa;I-II, f: 278
[58]
Artikull i publikuar ne www.islamweb.net,
ditėn e marte, me 15/ 6/ 2004
[59]
Mennaul Kattan, Mebahith Fi Ulumil Kur'an, f: 368
[60]
Et Tesfiru Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebijj, pjesa;I-II, f:
279
[61]
Artikull i publikuar ne www.islamweb.net,
ditėn e marte, me 15/ 6/ 2004
[62]
Et Tesfiru Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebijj, pjesa;I-II, f:
279
[63]
Ibid
[64]
Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i
Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si
Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1,
f:10
[65]
Dr: Subhi Salih, Mebahith Fi Ulumi El Kur'an, botimit i 15-te, 1983, Darul Ilmi
Lil Melajine, Bejrut, Liban, f:293
[66]
Mennaul Kattan, Mebahith Fi Ulumil Kur'an, f: 368
[67]
Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i
Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si
Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1,
f:9
[68]
Shiko: http://www.islamgjakova.net/Kurani_/tefsiri%20i%20racionalisteve.htm
[69]
Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebi, pjesa: i, f: 280
[70]
Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebi, pjesa: i, f: 281
[71]
Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i
Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si
Hatibu-rr-Rrij, me parathėnie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1,
f:9
[72]
Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebi, pjesa: i, f: 281
[73]
http://www.islamweb.net/ver2/archive/readArt.php?lang=A&id=38861
[74]
http://www.dituriaislame.net/arkiva/nr172/sabribajgora.html