IBRAHIM B. ED'HEM

"Nuk jam prej tė devotshmėve por i dua ata"
Imam Shafiu

Tė shkruash pėr Ibrahim b. Ed'hemin pėrveē asaj kėnaqėsisė shpirtėrore qe arrin duke pare ēudira nga besimi dhe shėmbėlltyra e njė muslimani te ndershėm, gjithashtu arrin edhe deri tek disa te vėrteta tė rėndėsishme se misticizmi i vėrtetė nuk pengon nga jeta aktive; qofte pune, qofte xhihad. Ibrahimi ne vete pėrmblodhi cilėsitė e njė asketi punėtore pėr kafshatėn e gojės dhe luftėtarė ne rrugėn e Allahut, ku edhe e pėrfundoi jetėn e tij. 
Artikulli ynė pėr Ibrahim b. Ed'hemin ėshtė pėrshkrues me porosi te fshehura brenda rreshtave dhe thėnieve te tij pėr ata qe kane keqkuptuar asketizmin (zuhdin) dhe i kane dhėnė forme dhe pamje te jashtme qe nuk pėrputhet assesi me shpirtin e tij te vėrtetė. Zuhdi nuk d.t.th.: te largohesh nga urdhėrimi pėr te mire dhe ndalimi nga e keqja, zuhdi nuk d.t.th.: te mos punosh, te mos luftosh ne rrugėn e Allahut por vetėm te shtrihesh ne ndonjė qoshe dhe te kėrkosh nga njerėzit ndonjė cope buke.
Emri: Ibrahim b. Ed'hem b. Mensur b. Jezid b. Xhabir el-Ixhli apo et-Temimi me prejardhje prej Horasanit dhe pastaj banor i Shamit(1).
Lindi: Ibrahimi lindi ne Mekke kur babai dhe nėna e tij kishin shkuar pėr ta kryer haxhin(2). Lindja e tij ndodhi aty kah vitet 100 sipas hixhrit. Thuhet se babai i tij e mori dhe e dėrgoi nė Qabe dhe iu thoshte njerėzve: Luteni Allahun qė djalin tim ta bėjė njė rob tė sinqertė! (3)
Transmetoi prej: Babait tė vet, prej Muhammed b. Zijad el-Xhemhiut, shoqėruesit tė Ebu Hurejres, Ebu Is'hak es-Sebiit, Mensur b. Mu'temirit, Malik b. Dinarit, Ebu Xha'fer b. Muhammed b. Alijj-it, Sulejman el-A'mesh-it, Ibni Axhelanit, Mukatil b. Hajjanit(4).
Transmetuan prej tij: Damreh b. Rebiiah, Bekijjeh b. Velid, Muhammed b. Humejr, Halef b. Temim, Muhammed b. Jusuf el-Ferjabi, Ibrahim b. Besh-shra el-Hurasani, shėrbėtor i tij, Sehl b. Hashim, Utbe b. Seken, Imam Evzaiu dhe Ebu Is'hak el-Fezzari.
Grada e tij nė transmetime: Imam Nesaiu ka thėnė se ėshtė i besueshėm (thikah)(5).
Jeta: Babai i tij ishte prej mbretėrve dhe njerėzve mė tė pasur tė Horasanit. Nė fillim bėri jetė luksoze(6); hante ushqimet mė tė mira, vishte rrobat mė tė shtrenjta dhe kalėronte kalin mė tė mirė. Njė ditė u ndesh me njė plak i cili e morri frerin e kalit tė tij dhe me njė zė qortues i tha: "Ibrahim a ėshtė kjo pėr tė cilėn je krijuar ose je urdhėruar qė tė bėsh kėtė?" Fjalėt e plakut gjetėn rrugėn pėr nė zemrėn e Ibrahimit. Qė nga ky moment ai u betua se do tė jetonte pėr qėllimin e krijimit(7) meqė All-llahu, subhanehu ve teala, thotė nė Kur'anin Famėlartė:
"Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė". (edh-Dharijat, 56)
Nė librat e asketėve (sufistėve) kjo ngjarje rrėfehet mė ndryshe se kinse atij i ka ardhur njė zė prej qielli e ė ka thėnė nuk tė kam krijuar pėr zbavitje, etj (8).
Ibrahimi nuk ishte njė asket qe te veēohej vetėm me adhurim e mė pas te jetonte nga mėshira e njerėzve, jo, ai krahas adhurimit, punonte dhe hante prej dorės se vet. Punonte nė ara; korrte, fshinte, vjelke, barte, dhe ishte shume i gjalle ne pune saqė njė dite kishte punuar sa punojnė dhjete veta dhe recitonte:
Merre Allahun pėr ndihmėtarė e lėri njerėzit anash
Modestia e tij: Ishte i modest dhe mjaftohej me ushqim tė thjeshtė bukė dhe vaj ulliri. Thoshte Kam frikė se All-llahu, subhanehu ve teala, nuk do tė mė shpėrblen pėr lėnien e ushqimit tė mirė sepse unė me tė vėrtetė nuk e dua.
Kur punonte i recitonte kėto fjalė:
Merre All-llahun pėr mik dhe lėri njerėzit anėsh(9).
Rrobat e tij ishin tė thjeshta, agjėronte edhe gjatė udhėtimit, natėn nuk flinte mendonte shumė, paratė qė i fitonte me punė nuk i prekte me dorė…
Sufjan b. Ujejne rrėfen: U pyet Ibrahimi: Sikur tė martoheshe? Tha: Do ta bėjė njė gjė tė tillė po tė kisha mundėsi ta shkurorėzoja veten time(10).
Kur ulej me Ibrahim Ed'hemin Sufjani fliste shumė pak.
Thoshte: Nuk ėshtė i sinqertė robi qė dėshiron tė jetė i njohur. Imam Dhehebiu duke i komentuar kėto fjalė tha: Ndodhė qė robi i sinqertė tė sprovohet me popullaritet dhe kur t'i pėrmenden kėto fjalė ai nuk i refuzon e as qė e arsyeton vetėn dhe thotė: All-llahu e mėshiroftė njeriun qė mi tregon mangėsitė. Atė nuk e mashtron vetja…(11)
Ka thėnė: Mbreti i padrejtė ėshtė i njėjtė me vjedhėsin, dijetari jo i devotshėm ėshtė i njėjtė me ujkun, ai qė e nėnshtron vetėn para tjetėrkujt pėrpos All-llahut ėshtė si qeni(12).
Nė nje natė tė ftohtė u ndal me shokėt e tij pranė njė xhami tė braktisur dhe tė gjithė u shtrinė pėr tė fjetur pėrpos Ibrahimit i cili me trupin e tij e mbyllte derėn qė t'i mbron shokėt nga ftohti.
Gėzimi mė mi madh pėr shokėt e tij ishte ēasti kur Ibrahim ibėn Ed'hemi pranonte diē nga malli i tyre.
Ka thėnė Halef b. Temimi: E pyeta Ibrahimi: Sa u bėn qė je nė Sham? Tha: 24 vjet. Nuk kam ardhur as pėr lufte dhe as pėr xhihad por kam ardhur ta ngopi barkun tim me bukė hallall(13).
Thoshte: Nuk ėshtė i sinqerte me Allahun ai qė e do popullaritetin dhe famėn(14 ).
Rrėfen Ibni Besh-shari: Njė mbrėmje unė dhe Ibrahimi nuk kishim ēka tė hamė. Erdhi njė njeri na solli 8 buke te vogla (kifle) dhe shume hurma. Hyri njė lypės dhe kėrkoi buke. Ibrahimi ia dha tri buke dhe njė hurme, mua m'i dha tri buke ndėrsa vet i ngrėni dy bukė tė vogla. Isha me tė dhe kaluam pranė njė varri kur ja Ibrahimi qau dhe e luti Allahun ta mėshironte atė njeri tė vdekur. Ky ėshtė varri i Humejd b. Xhabirit, vali i tė gjitha kėtyre vendeve kėndej. Ishte i zhytur nė kėnaqėsitė e kėsaj bote por Allahu e shpėtoi prej tyre. Jam informuar se ai njė dite ishte gėzuar me diē dhe kur ra tė flejė pa nė ėndėrr njė njeri me njė libėr tė artė nė dorė, tė cilin e hapi dhe ku qėndronte: Mos e favorizo njė gjė kalimtare ndaj asaj tė pėrhershmes, mos u mashtro me pushtetin tėnd ngase ky do tė ishte i mirė po tė mos kishte fund, ky ėshtė gėzim dhe kėnaqėsi po tė mos ishte mashtrim, kjo ėshtė dite (kur ti je i fortė) po tė dihej sigurte se e ka edhe tė nesėrmen (qė t'i nuk do tė mposhtesh, vdesėsh apo mbytesh), andaj shpejto dhe nxito tek Allahu ngase Allahu thotė:
Dhe ngutuni (me punė qė meritoni) nė falje mėkatesh nga Zoti juaj dhe pėr njė xhennet, gjerėsia e tė cilit ėshtė si gjerėsia e qiejve dhe e tokės, i pėrgatitur pėr tė devotshmit". (Ali Imran, 133).
U zgjua i frikėsuar dhe tha: Kjo ėshtė njė vėrejtje dhe kėshille prej Allahut. E lėshoi mbretėrinė e vet dhe shkoi nė kėtė mal ku e adhuroi Allahun derisa vdiq(15).
Bekijje b. Velid rrėfen: Mė ftoi Ibrahim b. Ed'hemi nė ushqim dhe shkova. Erdhi e tha: Hani me bismilah! Kur e kryem ushqimin i thashė shokut tė Ibrahimit: Mė trego pėr ndonjė rast qė ka qenė mė i vėshtirė prej se ti e shoqėron Ibrahimin!
Ishim nė njė mėngjes dhe nuk kishim me ēka tė hamė -filloi tė tregonte shoku i tij- kėshtu qė i thashė: O Ebu Is'hak, a tė shkojmė e te punojmė nė ara nė Rresten, vend nė Sham nė mes Hamat-it dhe Himsit, qė tė hamė? Shkojmė- tha Ibrahimi.
Erdhi njė njeri dhe mė mori mua por jo edhe Ibrahimin me arsyetim: Nuk kam nevoje pėr tė, qenka i dobėt. Pas pak kohe bisede e binda njeriun kėshtu qė derisa mua mė mori pėr njė dėrhem atė e mori pėr 2/3 e dėrhemit. Kur e pėrfunduam punėn bleva ushqim me paratė e mia dhe kreva nevojat tjera ndėrsa me pjesėn e mbetur iu bėra mirė nevojtarėve. E shtrova bukėn pėr ta ngrėnė por Ibrahimi qau e tha: Ne e morėm shpėrblimin por a thua e kryem punėn siē duhet? U hidhėrova. Mė tha: A mė garanton se ne ia kemi dhėnė hakun punės sė tij? E mora ushqimin dhe e dhashė sadaka (lėmoshė) (16). 
Ibrahimin e urrente mendjemadhėsinė dhe thoshte: Keni kujdes nga mendjemadhėsia dhe mashtrimi me vepra tuaja. Shikoni nė ata qė janė nėn ju e jo nė ata qė janė mbi ju. Kush pėrulė veten e tij Allahu do ta ngrije, kush i nėnshtrohet Allahut Allahu do ta bėjė krenar, kush ia ka frikėn Allahut Allahu do ta ruaj dhe kush e respekton Allahun Allahu do ta shpėtojė.
Ibrahimi e pyeti Shekikun: Nė ēfarė bazash e keni dertuar drejtimin tuaj asketik? Nėse kemi ēka tė hamė hamė e nėse nuk kemi durojmė. Kėshtu janė qentė e Belhit- i tha Ibrahimi. Kur tė kanė hanė e kur nuk kanė durojnė. Bazat tona janė: Kur tė kemi ua japim tė tjerėve e kur nuk kemi falėnderojmė. Shekiku erdhi iu ul para dhe i tha: Ti je mėsuesi jone(17).
Njė dite derisa Ibrahimi ishte duke ruajtur njė vreshtė kaloi pranė tij njė njeri dhe i tha: Ma jep pak rrush! Zotėriu i kopshtit nuk mė ka dhėnė leje pėr kėtė -i tha Ibrahimi. U bė gati t'i binte me shkop nė kokė. Ibrahimi e uli kokėn dhe i tha: Godite njė kokė qė kohė tė gjatė i bėn mėkat Allahut. Njeriu e la dhe shkoi.
Ka thėnė Alijj b. Bekari: Ishim duke ndejtur nė Meisah dhe nė mesin tonėe ishte Ibrahimi. Erdhi njė njeri prej Horasanit dhe tha: Cili prej jush ėshtė Ibrahimi? Ky, ky-i thane. Vėllezėrit tu mė kanė dėrguar tek ti. Kur ia pėrmendi vėllezėrit Ibrahimi e kapi pėr dore dhe e afroi: ?farė tė solli tek unė? Unė jam rob dhe me vete kam dhjetė mijė dėrhem, njė kali dhe njė mushkė, tė cilat t'i kanė dėrguar vėllezėrit tu. Nėse e thua tė vėrtetėn ti je i lirė dhe tėrė atė qė solle merre por mos i trego askujt(18).
Dijetaret pėr tė: AbduRrahman b. Mehdi ka thėnė: E pyeta Ibėn El Mubarekun prej cilit ka dėgjuar Ibrahim ibėn Ed'hemi? Mė tha: Ka dėgjuar prej shumė njerėz. Ishte njeri me vlerė, nga pamja e jashtė nuk dallohej me ndonjė adhurim tė veēantė. Nuk hante me njerėz dhe atėherė kur ulej me ta ishte i fundit qė fillonte me ushqim…
Bishr el-Hafiu rrėfen: Na ka rrėfyer Jahja b. Jemani se kur Sufjani ulej me Ibrahim b. Ed'hemin nuk fliste (por dėgjonte atė) (19).
Ibėn Rexhebi thotė: Shembulli i haxhxhit tė pranuar ėshtė haxhxhi i Ibrahimit dhe shokut tė tij me tė cilin udhėtuan prej Horasanit deri nė Mekke. Pas haxhxhit ai u largua nga pasuria dhe fama qė e pati, zgjodhi jetėn modeste duke u vetmuar pėr tė adhuruar All-llahun, subhanehu ve teala. U pajtua me furnizimin e pakėt qė e fitonte duke punuar gjatė korrjeve dhe duke ruajtur kopshtet(20 ).
Sufjani Eth Theuri shoku i tij kėshtu e pėrshkruante: Ibrahimin e pėrngjasonin me Ibrahimin, alejhi's selam. Po tė ishte prej gjeneratės sė as'habėve do tė ishte prej tė dalluarve (21).
Halef b. Temimi rrėfen: E kam dėgjuar Ibrahimin duke thėnė: Mė pa Ibni Axhlani dhe u kthye kah kibleja e bėri njė sexhde e mė pas tha: E bėra njė sexhde falėnderimi pėr Allahun kur tė pashė(22).
Urtėsi tė tij: Erdhi njė njeri te Ibrahim ibn Ed-hemi dhe i tha: "O Ebu Is-hak, e kam tepruar nė mėkate… Mė trego diēka qė tė largohem nga kėto mėkate dhe ta ndriēoj jetėn! I tha Ibrahim Ed-hemi: Nėse i pranon pesė kushte, tė cilat do t'i veprosh para se tė biesh nė mėkate atėherė mos u mėrzit nga demi i mėkatit.
I tha njeriu: M'i trego ato o Ebu Is-hak!
Ibrahimi tha: Sa i pėrket tė parit, kur dėshiron t'i bėsh mėkat All-llahut tė Lartėsuar mos u ushqe nga rrisku i Tij!
Tha njeriu: E nga te ushqehem unė, kurse ēdo gjė qe ėshtė ne toke ėshtė nga furnizimi i Tij?!
Ibrahimi iu pėrgjigj: Vallė, a rehatohesh qė tė ushqehesh nga rrisku i tij dhe t'i t'ia kthesh me mėkat?!
Tha njeriu: Jo. Mė trego pėr kushtin e dytė!
I tha Ibrahimi: Kur dėshiron t'i  bėsh mėkat All-llahut mos bano nė tokėn e Tij!
Iu pėrgjigj njeriu: Kjo qenka mė e rėndė se sa e para, e ku tė banoj unė pra?!
I tha Ibrahimi: O ti njeri, a je i rehatshėm tė banosh nė tokėn e Tij dhe aty t'i bėsh mėkate Atij?!
Tha njeriu: Jo. Me trego pėr kushtin e tretė!
I tha Ibrahimi: Kur dėshiron qė t'i bėsh mėkate Atij, dhe tė ushqehesh nga furnizimi i Tij dhe tė banosh nė tokėn e Tij, atėherė shko nė njė vend qė nuk tė shikon as All-llahu dhe bėre mėkatin.
Tha njeriu: O Ibrahim ēka ėshtė kjo?! Si mund ta bėjė kėtė kurse Ai sheh atė qė ėshtė nė fshehtėsi?!
Ia ktheu Ibrahimi: O ti njeri, si ke mundėsi qė tė ushqehesh nga furnizimi i Tij, tė banosh nė tokėn e Tij dhe ti i bėn mėkate Atij kur e din qė Ai tė sheh ty kur bėn mėkate nė fshehtėsi dhe haptazi?!
Tha njeriu: Jo. Mė trego pėr kushtin e katėrt!
I tha Ibrahimi: Kur tė vjen meleku i vdekjes qė tė ta merr shpirtin tėnd, thuaj atij: "Mė vone pak, derisa tė pendohem sinqerisht dhe tė bėj vepra tė mira"!
Tha njeriu: Po ai nuk do ta pranoje kėtė gjė nga unė!
I tha Ibrahimi: Si ke mundėsi qė tė vazhdosh nė mėkate pasi e di qė pėr ty do tė ketė fund dhe nuk ke mundėsi qe ta shtysh vdekjen deri qe te pendohesh, dhe se meleku nuk e pranon nga ti kėrkesėn pėr vonim?!
Tha njeriu: Mė trego pėr kushtin e pestė!
I tha Ibrahimi: Kur te vijnė Zebanijte (Melaiket e xhehennemit) Ditėn e Kiametit qe te marrin pėr ne zjarr, ti mos prano qe te shkosh me ta!
Tha njeriu: Ata nuk do te me lejojnė, dhe nuk do te pranojnė kėtė nga unė!
Ne fund iu drejtua Ibrahimit dhe i tha: O Ibrahim, me mjafton... me mjafton kaq, kėrkoj falje nga All-llahu dhe pendohem tek Ai.
U pendua ky njeri dhe u largua nga te gjitha mėkatet dhe iu nėnshtrua All-llahut me adhurim derisa u nda nga kjo bote.
Allahu nuk do ta ndėshkoje robin, te cilin e ka inspiruar me istigfar-kėrkim falje te mėkateve.
Kush nuk ngushėllon dhe ndihmon njerėzit me pasuri, ushqim dhe pije atėherė te paktėn le ta beje kėtė me buzėqeshje dhe moral te mire.
Dėshiron te lutesh?! Ha ushqim hallall dhe lutu ēka te duash!
Ibrahimi lutej shpesh: O Zoti im! Me bart nga poshtėrimi i mėkatit ndaj teje ne krenarinė e adhurimit pėr Ty!
Te jesh i devotshėm ne post udhėheqės ėshtė me vėshtirė se sa te jesh i tille ne ar dhe argjend ngase ti i shpenzon kėto dyja pėr arritjen e atij posti.
?udi me njeriun; bėhet koprrac me dunja ndaj shokėve te tij ndėrsa behet bujar me xhennet ndaj armiqve (djallit) te tij.
Njė njeri iu ankua Ibrahimit shume pėr anėtarė te shumte te familjes. Ibrahimi i tha: Ma dėrgo secilin anėtarė qe nuk e ka furnizimin e caktuar tek Allahu. Njeriu heshti.
U pyet: Cilat janė shenjat e pendimit? Tha: Qajtja pėr atė qė ke bere, frika e ankthshme pėr rėnien ne mėkate, largimi nga vėllezėrit e kėqij dhe shoqėrimi i njerėzve te mire(23).
Fjala qet ne shesh mendjelehtėsinė e mendjelehtit dhe menēurinė e te menēurit(24).
Tevekkuli ėshtė qetėsimi i zemrės me caktimin (premtimin) e Allahut.
Kush ankohet pėr njė fatkeqėsi qė i ka ndodhur tek dikush pėrveē Allahut kurrė nuk do ta gjeje kėnaqėsinė e adhurimit.
Nėse ke dėshirė te jesh i qete ha ēka te fitosh, vesh ēka tė gjesh de pajto me atė qe Allahu ka caktuar pėr ty. 
Askush nuk ėshtė me i dashur pėr mua se sa mysafiri ngase furnizimi i tij ėshtė  tek Allahu ndėrsa shpėrblimi me mbetet mua.
Vdekja: 140(25), 161(26) ose 162 hixhrijj(27). ?shtė thėnė edhe ndryshe: Ibni Asakiri mendon se ai ka vdekur me 194 h. derisa Ibnu'l Xhevzijjeh mendon se ai ka vdekur mė 153 h (28).
Ibrahimi vdiq duke qene ne lufte-xhihad ne njė prej ishujve te detit te mesėm. Kur pa se po vdes kėrkoi nga shokėt t'ia sjellin harkun dhe ia sollėn. E kapi ne dore dhe vdiq ashtu. ?shtė thėnė se ai ka vdekur gjate njė ekspedite detare kundėr bizantineve. U varros ne qytetin Xhebele ne bregdetin sirian. Ne "Mu'xhemu'l buldan" thuhet se ai ka vdekur ne njė kala ne vendet romake(29 ).
Sedat G. ISLAMI
27-7-2007, e xhuma
Vushtrri, Kosovė

------------------------

  1. Tehdhibu't tehdhib, pjesa 1, f. 88.
  2. Sijeru a'lami'n nubela, vell. 7, f. 387-396
  3. El vafi bi'l vefejat, es-Safdijj, pjesa 2, f. 205.
  4. Tehdhibu't tehdhib, pjesa 1, f. 88.
  5. El iber fi haberi men gaber, Imam Dhehebiu, vell.1, f. 44
  6. http://www.arab-ency.com/index.php?module=pnEncyclopedia&func=display_term&id=1457
  7. http://www.albislam.com/alim/
  8. http://www.alfeqh.com/montda/index.php?shoėtopic=11517
  9. Sijeru a'lami'n nubela, vell. 7, f. 387-396
  10. http://www.alfeqh.com/montda/index.php?shoėtopic=11517
  11. http://www.albislam.com/alim/
  12. Sijeru a'lami'n nubela, vell. 7, f. 387-396
  13. Ibid.
  14. Ibid.
  15. El vafi bi'l vefejat, es-Safdijj, pjesa 2, f. 205.
  16. Sijeru a'lami'n nubela, vell. 7, f. 387-396
  17. Vefejatu'l a'jan, vell.1, f. 31-32
  18. Ibid, vell.1, f. 442
  19. Sijeru a'lami'n nubela, vell. 7, f. 387-396
  20. http://www.albislam.com/alim/
  21. Sijeru a'lami'n nubela, vell. 7, f. 387-396
  22. Ibid.
  23. Tabekatu'l evlija, Ibni el-Mulekkan, v.1, f. 6
  24. http://www.islamselect.com/php2/article.php?ln=1&ref=39242
  25. Vefejatu'l a'jan, vell.1, f. 31-32
  26. Tabekatu'l evlija, Ibni el-Mulekkan, v.1, f. 1
  27. Tehdhibu't tehdhib, pjesa 1, f. 89.
  28. Tabekatu'l evlija, Ibni el-Mulekkan, v.1, f. 4
  29. http://www.arab-ency.com/index.php?module=pnEncyclopedia&func=display_term&id=1457

Ibrahim b. Ed'hemi