HASSAN EL-BOLKIAH, MBRET VIZIONAR
Brunei ėshtė njė shtet monark([1]),
i cili udhėhiqet nga familja mbretėrore. Brunei ėshtė mbretėri qysh qe 600 vite
dhe konsiderohet ndėr me tė vjetrat nė botė([2]).
Gjatė
kėtyre shekujve Brunein e kanė udhėhequr 29 mbretėr, duke e konsideruar nė
mesin e tyre edhe sulltanin aktual, Hassan El Bolkia-n.
Le
ta bėjmė njė sheti tė shkurtėr historike pėr t'u njohur kalimthi me Sulltanet e
Bruneit.
Ndoshta
tė kujtohet, i nderuari lexues, se nė fillim tė kapitullit tė dytė pata cekur
se si Sulltani i parė Awang Alak Betatar kishte pranuar Islamin dhe kishte
ndėrruar emrin e tij nė Muhammed Shah. Me kėtė mbret fillon
historia
e shkruar e Bruneit.([3]).
Lista
e emrave tė Sulltanėve tė Bruneit
1- Sulltan Muhammed
Shah ( 1363-1402)
2- Sulltan Ahmed (
1408-1425)
3- Sulltan Sherif
Ali([4])
(1425-1432)
4- Sulltan Sulejman
(1432-1485)
5- Sulltan Bolkiah
(1485-1524)
6- Sulltan Abdul
Kahar ( 1524-1530)
7- Sulltan Saiful
Rijal ( 1533-1581)
8- Sulltan Shah
Brunei ( 1581-1582)
9- Sulltan Hassan (
1582-1598)
10- Sulltan Abdul
Jalilul Akbar (1598-1659)
11- Sulltan Abdul
Jalilul Jabbar (1659-1660)
12- Sulltan Muhammed
Ali ( 1660-1661)
13- Sulltan Abdul
Mubin ( 1661-1673)
14- Sulltan
Muhyiddin ( 1673-1690)
15- Sulltan
Nasaruddin ( 1690-1710)
16- Sulltan
Kamalauddin ( 1710-1730 & 1737- 1740)
17- Sulltan Muhammad
Aliuddin ( 1730-1737)
18- Sulltan Omar Ali
Saifuddin 1( 1740-1795)
19- Sulltan Muhammad
Tajuddin ( 1795-1804 & 1804-1807)
20- Sulltan Muhammad
Jamalul Alam ( 1804)
21- Sulltan Muhammad
Kanzul Alam ( 1807-1826)
22- Sulltan Muhammad
Alam ( 1826-1828)
23- Sulltan Omar Ali
Saifuddin 2 ( 1828-1852)
24- Sulltan Abdul
Mu'min ( 1852- 1885)
25- Sulltan Hashim
Jalilul Alam Aqamaddin (1885- 1906)
26- Sulltan Muhammad
Jamalul Alam 2 ( 1906- 1924)
27- Sulltan Ahmad
Tajuddin ( 1924-1950)
28- Sulltan Haji Sir
Muda Omar Ali Saifuddin 3 ( 1950 -1967)
29- Hirėsia e tij,
Haji Sulltan Hassan El Bolkiah, Sulltani aktual (1967-) ([5])
1.a Jeta e sulltanit Hassan El Bolkiah dhe roli i tij nė pushtet.
Hirėsia e tij, Sultan Haji
Hassanal Bolkiah Mu'izzaddin Waddaulah dhe Yang Di-Pertuan([6])
i Brunei Darussalam, ėshtė sulltani i 29-tė me radhė. Si fėmiu mė i madh, nė vitin
1961, nė moshėn 15 vjeēare([7])
ishte kurorėzuar me kurorėn mbretėrore, gjegjėsisht ishte caktuar pėr tė ardhur
nė front pas babait tė tij, tė ndjerit Sulltan Omerit.
Mė
5 tetor tė vitit 1967 morri postin e mbretit tė Bruneit. Atėbotė Sulltani ishte
vetėm 21 vjeēar. Konform traditave tė lashta tė Bruneit, Sulltani kurorėzimin e
tij mbretėror e bėri me 1 gusht 1968([8]).
Sulltani
ka lindur mė 15 korrik 1946([9])
nė pallatin e quajtur Istana Darussalam nė kryeqytet([10]),
(ish) Brunei Town ( tani Bandar Seri Begawan).
Shkollimin
e hershėm e kishte marrė nė mėnyrė private nė pallat, respektivisht nė
musal-lane (dhomėn e faljes) sė pallatit([11])
.Nė moshėn 9 vjeēare, pas mėsimit privat nė pallat, kishte kaluar nė shkollėn
melaje nė Bandar Brunei, tani Bandar Seri Begawan. Mė vonė kishte shkuar nė
Kuala Lumpur, nė Malajzi, ku kishte mėsuar nė shkollėn" Rruga Gurney"
(Jalan Gurney) pėr tė vazhduar mė pas, nė tė njėjtin shtet, nė institutin e
famshėm Viktoria mė 1963([12]).Mė
1964 ishte kthyer nė vend dhe kishte vazhduar studimet nė kolegjin e babait tė
vet" Omar Ali Saifuddien", nė kryeqytet, ish-Bandar Brunei.
Nė Angli ishte kualifikuar si oficer nė Sandhurst Royal
Military Academy dhe nė vitin 1967 ishte ngarkuar me detyrėn e kapedan-it. Nė
tetor tė kėtij viti, ai lėshoi Sandhurst-in pėr tė ardhur nė Brunei pėr ta
trashėguar fronin([13]).
Njė profesor i tij, duke e pėrshkruar sulltanin gjatė
jetės sė tij studentore kishte thėnė" Ishte modest, i shoqėrueshėm
me tė tjerėt duke mos ndikuar nė te aspak statusi i tij social... Ishte
shembull pėr tė gjithė studentėt si dhe respektonte shumė profesorėt e
oficerėt"([14])
Sa i pėrket funksioneve, tė cilat i ushtron Sulltani, nuk
ėshtė lehtė t'i definosh, meqė nga koha nė kohė i ka ndėrruar, madje tani kur
edhe ka caktuar djalin e tij si trashėgimtar, nuk na mbetet shumė vend pėr
diskutim. Sido qė tė jetė ne po cekim funksionet qė i ka ushtruar dhe i ushtron
aktualisht.
Funksionin mė tė lartė e ka si Sulltan dhe Yang Di
Pertuan (Kryetar i Shtetit). Ky funksion i njihet nė bazė tė ligjit tė themeluar
nė vitin 1959([15]).Pastaj
kryeministėr, Ministėr i Mbrojtjes, Kryetar i Fesė nė Brunei. Do theksuar kėtu
se nė fillim, kur Sulltani morri pushtetin, detyrėn e Ministrit tė Mbrojtjes e
kryente babai i tij, Ish-Sulltani Omer Ali Saifuddien, ndėrsa pas vdekjes sė
tij, kėtė post e trashėgoi Sulltani Hassan([16]).
Mė parė ushtronte edhe detyrėn e Ministrit tė Financave,
por pas njė kohe kėtė post ia dha vėllait tė vet([17]).Pas
rėnies marramendėse tė ekonomisė nė Brunei gjatė viteve tė 90-ta e kėndej,
Sulltani vendosi prapė t'a marrė kėtė post nėn mbikėqyrje([18]).
Nė vitin 1998, gjegjėsisht mė 3 nėntor, kishte futur nėn
udhėheqjen e Zyrės sė Kryeministrit, tė cilin post e gėzon vet Sulltani, edhe
Ministrinė e Drejtėsisė([19]).
Vlen
tė ceket se nėn patronatin e Sulltanit funksionojnė kėto kėshilla:
1-Kėshilli
fetar, i cili pėrmban anėtarė tė zgjedhur nga Sulltani. Kėshilli tė
gjitha ēėshtjet islame apo qė kanė tė bėjnė me fenė, ia shtron pėr shqyrtim
Sulltanit, meqė ai konsiderohet Kryetar i Fesė, siē pėrmenda mė parė.
2- Kėshilli
i Kryeministrisė. Pėr kėtė folėm mė parė.
3- Kėshilli
Parlamentar apo siē
e quajnė Mexhlisu Shura. Roli
i kėtij kėshilli zakonisht pėrqendrohet nė kėshillat qė i jepen Sulltanit pėr
ndryshimet nė ligje, ngritja dhe zhvillimi i ligjeve, dhėnia e ēmimeve tė
nderit, etj.
4- Kėshilli
i Trashėgimisė (nė fron).Ky kėshill cakton pasardhėsin e Sulltanit,
nėse Sulltani vdes befasisht([20]).
Krahas kėsaj, Sulltani ėshtė Komandant Suprem i Forcave
Ushtarake dhe Policore tė Bruneit([21]).
Sikurse edhe babai i tij, i cili me plotė tė drejtė
meriton tė quhet Arkitekt i Bruneit Modern([22]),
pokėshtu edhe ky punon shumė nė kėtė drejtim qė Brunei tė jetė nė mesin e
shteteve tė pėrparuara nė ēdo aspekt.
Sulltani shquhet si njeri shumė energjik. Çdoherė
e mban vendin nėn kontrollė; viziton ministritė, mbikqyrė punėt administrative,
forcat e rendit, fshatrat, etj. Kjo gjė ka bėrė qė Sulltani tė jetė shumė i
afėrm me popullin, tė cilėt e dojnė dhe e ēmojnė shumė([23]).
Sulltani ėshtė dekoruar me disa ēmime, si: Njeriu i
Paqes,nga" Sė bashku pėr themelimin e Paqes" nė Itali, pastaj ėshtė
dekoruar me disa ēmime tjera tė nga
universitete tė shumta botėrore, si: Oksfordi, Aberdeen-i, Malaya dhe UBD
(University Brunei Darussalam)([24]).
Sulltani pėr tė promovuar dhe pėrforcuar lidhjet me botėn
kishte udhėtuar rreth e pėrqark botės. Prej Azisė nė Evropė dhe prej Evropės nė
Amerikė. Nė shtator tė vitit 1984, Brunein e kishte anėtarsuar nė Kombet e
Bashkuara.
Sulltani ėshtė shumė i interesuar pėr sport, e nė veēanti
pėr vaterpolon. Sulltani ėshtė i martuar me Mbretėreshėn: Anak Hajjah Saleha
dhe ka 10 fėmijė, 4 princa dhe 6 princesha.
Me parė Sulltani ka qenė i martuar edhe me njė grua
tjetėr, prej sė cilės ėshtė ndarė, pėr tu martuar pėrsėri kėtė vit, 2005, me
njė grua tjetėr. Pra pėr momentin, Sulltani ka dy gra nėn kororė([25]). Zyra rezidente e Sulltanit
ėshtė pallati i tij Istana Nurul Iman, i cili njėherit ėshtė edhe qendra
administrative e shtetit([26]).
1.b Jeta e princit Muhtedee Bil-lah (Sulltani i ardhshėm)
Mė 10 gusht,1998, Brunei
shėnoi njė datė tė rėndėsishme nė historinė e tij. Nė kėtė ditė u proklamua
zyrtarisht qė princi Muhtedee Billah do tė jetė princ trashėgimtar([27]).Sipas
kėsaj, princi do tė jetė sulltani i 30 i
Bruneit. Princi ka lindur mė 17 shkurt 1974 dhe ėshtė fėmiu i tretė me radhė i
Hirėsisė sė tij, Sulltanit Hassan Al Bolkiah dhe mbretėreshės:Anak Hajah
Saleha. Gjatė jetės sė tij akademike, princi nuk ishte i zellshėm vetėm nė
studimet e tij akademike, por krahas kėsaj ai ishte shumė i zellshėm edhe nė
aktivitete, edukatė dhe lėndet fetare.
Mė 1998 e kishte bėrė hatme Kur'anin ( e kishte lexuar tė
tėrin), kishte mėsuar pėrmendėsh disa sure tė nevojshme, qė sipas traditave tė
tyre i lexojnė nėpėr mbledhje e ndodhi, si suren Sexhde, Rrahman, Jasin, Kehf, tere suret e xhuz'it te
fundit (pjesės sė fundit apo pjesės se 30 te Kur'anit), e kėshtu me radhė.
Poashtu kishte mėsuar edhe shumė gjėra qė kanė tė bėjnė me Islamin. Tė
gjitha kėto ishin bėrė nėpėrmjet
mėsuesve,te cilėt shkonin nė pallat dhe e mėsonin.
Jeta e tij edukative fillon herėt nė
shkollėn Putera Puteri (Shkolla e princave e princeshave) nė Pallatin Mbretėror
Istana Darul Hana. Mė pas, princi kishte vazhduar studimet duke u diplomuar mė
1988 me Brunei Junior Çertifikatė, pastaj nė Cambridge ( Kembrixh) mė
1991, kishte marrė diplomė gjenerale pėr edukatė nė nivelin "O",
pastaj mė 1994 nė po tė njėjtėn lėmi ishte diplomuar prapė nė njė nivel mė tė
lartė, dhe atė "A". Mė 1995 princi kishte filluar tė vijoj mėsimet nė
Universitetin e Bruneit dhe nė Oxford pėr studime islame. Nė pėrgatitje pėr tė qenė sulltani i
ardhshėm nga Bruneit, princi ka qenė dhe
ėshtė pėrherė nė lidhje me tėrė instancat e shtetit. Nuk janė tė rralla vizitat
e tij qė ua bėnte ministrive, objekteve
fetare, shkollave,universitetit etj([28]).
[25] Shėnim: Kjo informatė
nuk ka qenė gjatė kohės sė mbrojtjes sė punimit, sepse nė atė kohė Sulltani nuk
ka qenė i martuar. Pas mbrojtjes sė punimit nė Prishtinė dhe kthimit tim nė
Brunei, Sulltani ėshtė martuar, keshtu qė e shtuam edhe kėtė informacion, se punimi te jete nė
hap me rrjedhat e kohės.