20.03.1928 - 04.06.2007
Me datėn 04.06.2007 ndėrroi jetė
Mulla Selman Muzaqi nė moshėn 79 vjeēare. Mulla Selman Muzaqi i
takoi plejadės sė imamėve qė mbi supet e tyre me dekada bartėn
emanetin mė tė shtrenjtė pėr Islamin duke ia kushtuar tėrė jetėn
Islamit dhe edukimit fetar tė brezave tė rinj.
Mulla Selman Muzaqi u lind nė
fshatin Brusnik tė Vushtrrisė mė 20.03.1928, si i ri qė nga mosha 9
vjeēare filloi mėsimet e para te daja i tij mulla Ahmet ef. Mehana.
Lufta e dytė botėrore
pėrkohėsisht e ndėrpreu nga vijimi i mėsimeve. Pas pėrfundimit tė
luftės, i etshėm pėr dije fetare mėsimet i vazhdoi tė myrerrizėt e
njohur tė asaj kohe, tek imami i xhamisė Gazi Alibeg, mulla Ibrahim
Maxhuni dhe haxhi Sabit ef. Zajmi .
Me pėrkushtim pėr tė nxėnė dije,
fati e deshi qė mulla Selman Muzaqi tė jetė njė prej nxėnėsve tė
myderrizit tė Stambollit, mulla Mustafė Bares nga Mitrovica, emri i
tė cilit ishte i njohur nė mbarė Kosovėn.
Mulla Selman Muzaqi u inkuadrua
nė Kėshillin e Bashkėsisė Islame tė Vushtrrisė mė 01.05.1965 imam
pėr 6 fshatėra tė Vushtrrisė pėr 14 vite rresht. Mė vonė kaloi imam
nė xhaminė e ?arshisė dhe pas njė kohe tė shkurtėr kaloi nė detyrėn
e imamit nė xhaminė Gazi Ali Beg pėr 33 vite me radhė deri nė
pensionim.
Meritat e shumta tė kėtij imami
i cili 47 vite ia kushtoi islamit, e gjetėn nė pozita tė ndryshme
funksionesh pėrbrenda Bashkėsisė Islame; 21 vite kryetar i KBI-sė nė
Vushtrri, 20 vite anėtar i Kuvendit tė BI tė Kosovės, 6 vite anėtar
i Kryesisė sė BI tė Kosovės dhe 4 vite anėtar i Kuvendit Suprem tė
BI nė Sarajevė.
Hoxha i nderuar doli nė pension
tė pleqėrisė mė 30.09.1997.
Vdekja e ndau nga tė afėrmit dhe
kolegėt mė 04.06.2007 .
Nė shenjė respekti pėr vepren e
tij e lusim All-llahun e Madhėrueshėm ta shpėrblej hoxhėn tonė me
xhenet.
Basri Zekolli